"I vdekuri" zgjohet në tavolinën e operacionit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Një burrë i cili kishte pësuar sulm në zemër në Paris, është këndellur vetëm pak sekonda para se kirurgët të fillonin të largonin organet e tij, për t’i dhuruar ato si donacion.

Doktorët kanë thirrur kirurgët e transplantimit pasi që nuk kanë arritur të ringjallin burrin 45-vjeçar, raporton gazeta Le Monde.

Sipas një raporti nga këshilli spitalor i Universitetit të Parisit, doktorët vazhduan t’i jepnin pacientit masazhe të zemrës për një orë e gjysmë, derisa prisnin që kirurgët të arrinin.

Kur kirurgët filluan operimin e burrit për të larguar organet e tij, ai filloi të merrte frymë, bebëzat e tij të syve filluan të jepnin shenja jete dhe ai reagoi në një test të dhimbjes.

"Pas disa javësh të ndërlikuara me komplikime serioze, pacienti tani po ecën dhe po flet", thuhet në raportin mjekësor.

Nuk dihet nëse burri është i vetëdijshëm se ka qenë afër humbjes së organeve të tij.


Spektër
 
qyqe qa jon kto gjona:eek:hh::eek:hh:veq shyqyr Zoti t'pakten nuk ka vdek krijesa..si mu kthy nga bota e te vdekunve, brrrrr si horrorr dyqysh...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top