I vdekuri kthehet në jetë

Lauri

Anunnak
U deklarua i vdekur, por një amerikan i moshës 78 vjeçare u zgjua pak para se të balsamosej. Ngjarja e rrallë ka ndodhur në Lexiongton të Mississippi-t, ku Walter Williams i cili ishte futur në qese plastike, gati për t’u varrosur, u zgjua pak minuta para se të futej në arkivol.

Trupi i tij ishte bërë gati për t’u varrosur kur njerëzit që ndodheshin në funeral vunë re që ky i fundit po shkelmonte qesen. Pasi gjuajti disa herë me shqelma pushoi, dhe më pas filloi të gjuante sërish.

Kjo ka bërë që të pranishmit të hapnin qesen dhe vunë re që Walter ishte gjallë. Më pas ai u dërgua në spital për t’iu nënshtruar një kontrolli mjekësor, dhe u shpreh se ndjehej i lumtur që ishte sërish me pjesëtarët e familjes së tij.
/Gazeta Express

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top