I shpërthen “smartphone” në xhep, plagoset e reja

cent

...Lontano
samsung-1007.jpg

Një adoleshente zvicerane pësoi djegie të shkallës së tretë dhe plagë të thella në këmbën e saj të djathtë, teksa “smartphone” që mbante në xhep i shpërtheu në mënyrë të papritur dhe pa shkak.

18-vjeçarja Fanny Schlatter tashmë ka mbetur pa ndjesi në pjesën e dëmtuar të kofshës, pasi për arsye ende të paqarta, bateria e telefonit shpërtheu në xhepin e xhinseve, duke dëmtuar përveç të tjerave edhe nervat e kësaj pjese të trupit.

Sipas të përditshme zvicerane “Le Matin”, Schlatter ishte në një kurs të mësimit të pikturës, kur dëgjoi një shpërthim të fuqishëm.
samsung1-1007.jpg

“Papritmas dëgjova një shpërthim, pak a shumë si një fishekzjarr i fuqishëm. Në fillim m’u duk e habitshme që në atë ambient të mbyllur të ndodhte diçka e tillë, por në sekondë ndieva një therrje të fortë në këmbë e pashë që pantallonat e mia po merrnin flakë”, dëshmoi Schlatter.
samsung2-1007.jpg

Pasi fiku zjarrin në mënyrë rrethanore, adoleshentja u shoqërua me urgjencë në një spital, ku mori trajtimin e përshtatshëm mjekësor.
samsung4-1007.jpg

Tashmë ajo ndodhet në fazën e riaftësimit nga plagët e marra, ndërsa ka pajtuar një avokat, për të shqyertuar mundësinë e paditjes së “Samsung”-ut për dëmin e saj fizik.
/Top Channel
 
Titulli: I shpërthen “smartphone” në xhep, plagoset e reja

Lesh me te embel si historia me galaxy S III qe shpertheu dhe ne fund doli qe ishte futur ne mikrovale ca bejne njerzit per 5 min publicitet
 
Titulli: I shpërthen “smartphone” në xhep, plagoset e reja

Ta haje dreqi kemben ta haje se kam tj, pse sme shpertheu edhe mua keshtu lol (per lek behet fjale)
 
Titulli: I shpërthen “smartphone” në xhep, plagoset e reja

Cu ben keta telefonat ultramodern..ngelen duke shperthyer
opo ishin mire ata te paret..ku kishte me mire se ai nokia6310 lol
 
Titulli: I shpërthen “smartphone” në xhep, plagoset e reja

Paska shpetuar qe se ka futur ne xhepin mbrapa si e kan zakon gocat :po:

Po ku mos te digjet ne xhepin para aty jo ne pune :ole::ole:thuj si si beri vaki ndonje cuni se munde te kish psu lendime me pasoja :fiu::fiu:
 
Titulli: I shpërthen “smartphone” në xhep, plagoset e reja

Iphone-kur perdoret ne diell mbas disa min fiket, dhe thote mbi temperature,mua me ka bo vaki
kurse shpethimet ndodhin,tek smartphonat kinez ne pergjithsi
po kjo goca ne foto do e ket pas me dridhje Lol
:lex:
 
Titulli: I shpërthen “smartphone” në xhep, plagoset e reja

E si shpertheka kshu...pse ca u be smartphoni, bombe atomike!
 
Titulli: I shpërthen “smartphone” në xhep, plagoset e reja

Shpesh here nga temperaturatqe krijohet ne xhep,nga temoperatura e vete baterise me apps te hapura ne tel ndodh qe pikat e kontaktit te baterise polet qe jane te ndara ne njese apo ngjitese te holla te takohen njera me tjetren dhe te krijojne nje nxemje qe mund te shkaktoje dhe plasjen e baterise
 
Back
Top