I shoqërueshëm apo i vetmuar? Lexoni shenjën tuaj të Horoskopit
Yjet na zbulojnë se cila është, në bazë të shenjës së zodiakut, prirja jonë në marrëdhëniet ndërpersonale
Në kontekste të ndryshme të jetës ne shpesh takojmë njerëz që nuk i kemi njohur më parë, por jo gjithmonë është e qartë nëse dëshira për të njohur njëri-tjetrin është reciproke. Si në dashuri, ashtu edhe në miqësi ka njerëz më të guximshëm dhe të shoqërueshëm ose më të rezervuar dhe të turpshëm (ose që thjesht preferojnë të rrinë vetëm). Horoskopi dhe yjet na ndihmojnë të kuptojmë, sipas shenjës sonë të zodiakut, prirjen tonë si dhe të njerëzve që kemi përreth.
DASHI – Jo vetëm që mund të thuhet që jeni të shoqërueshëm, por mund të thuhet se jeni ndër më të shoqërueshmit e zodiakut. Doni të festoni me shokë si fitoret, ashtu edhe humbjet tuaja (sepse ju jeni luftëtarë të vërtetë dhe e dini që nuk mund të fitoni gjithmonë). Shpirti juaj aventuresk bën që ju të jeni të rrethuar nga njerëz energjikë dhe entuziastë për jetën, ashtu si ju. Por kur jeni të zemëruar, do të ishte mirë t’ju linin vetëm për të paktën disa minuta.
DEMI – Venusi, udhëheqësi i planetit të shenjës suaj, ju bën njerëz të mirë dhe të dashur ndaj të tjerëve. Megjithatë, nuk jeni të shoqërueshëm me të gjithë, por vetëm me ata që mund të respektojnë kohën tuaj dhe vendimet tuaja. Mund të ndodhë që t’ju ngulitet në kokë që të bëni miqësi me dikë që ju ka lënduar dhe, në këtë rast, bëni gjithçka për të krijuar mundësinë për të folur dhe për t’u shoqëruar. Nëse, nga ana tjetër, dikush dëshiron të shoqërohet me ju, nuk është e thënë që t’ia dalë kaq lehtë.
BINJAKثT – Ju pëlqen të flisni shumë dhe, edhe në qoftë se ndonjëherë ju flisni me zë të lartë vetëm, ju preferoni të ndërveproni me këdo që ndodhet aty. Për ju çdo temë është e mirë për një bisedë të gëzuar dhe të gjallë. Ju shpesh e ngatërroni fjalën i shoqërueshëm me fjalën “flirtoj” dhe nuk do të kishte problem nëse nuk do ta bënit atë qetësisht para bashkëshortit/es tuaj. Megjithëse dukeni i shoqërueshëm me të gjithë, ju rrallë lidheni shumë me dikë.
GAFORRJA – Ideja e vetmisë ju frikëson, por ideja e frekuentimit të vendeve të mbushura me njerëz për t’u shoqëruar ju frikëson edhe më shumë. Doni një mënyrë jetese të qetë dhe të thjeshtë. Maksimumi i shoqërizimit për ju është të marrësh pjesë në të gjitha banketet, drekat, darkat, pagëzimet, konfirmimet, dasmat dhe funeralet e të gjithë familjes. Ju i njihni mirë zakonet dhe sekretet e xhaxhallarëve dhe kushërinjve të shkallës së parë, të dytë dhe të tretë. Mund të thuhet se i juaji është më shumë një shoqërizim familjar.
LUANI – Nuk ka asnjë mbret të vërtetë që populli i tij mos ta ndjekë: mbretëria e tij nuk mund të ketë jetëgjatësi. Ju keni nevojë të keni rreth vetes shumë njerëz që ju adhurojnë dhe që ju vënë në pah sa të mirë, të bukur, unik, të veçantë dhe të pazëvendësueshëm jeni. Kur ju jeni në një grup, ju e keni zakon që të bëni diçka për të tërhequr vëmendjen dhe për ta arritur këtë qëllim ambicioz, jeni të gatshëm të shoqëroheni edhe me njerëz me të cilët nuk keni afinitet.
VIRGJثRESHA – Nuk duket, por do të donit që të ishit më të shoqërueshëm sesa jeni: është droja që ju bllokon! Ju nuk e keni problem që të shoqëroheni me kolegë për të diskutuar projektet e përbashkëta dhe, kur bëhet fjalë për çështje që ju i njihni në perfeksion, nuk hezitoni të shprehni mendimin tuaj. Por, nëse bëhet fjalë për të bërë miq ose për të flirtuar me dikë, emocionet tuaja janë të frikshme. Dhe, në vend që të punoni në to, ju preferoni t’i kritikoni të tjerët, duke justifikuar kështu faktin se nuk ishit të shoqërueshëm.
PESHORJA – Një jetë sociale intensive është një nga gurët e themelit të jetës tuaj dhe nuk ia dilni dot pa u shoqëruar dhe pa frekuentuar vende të mbushura me njerëz, ku ju mund të takoni njerëz të rinj. Vetmia ju frikëson: në qoftë se do të ishit gjithmonë vetëm, ju do të detyroheshit të merrnit vendime ose të bënit zgjedhje të lidhura me persona të tjerë. Ju jeni aq të shoqërueshëm, saqë jeni në gjendje të bisedoni dhe të krijoni miqësi me njerëzit më të vetmuar dhe më antipatikë.
AKREPI – Ju keni reputacionin e të qenit i mbyllur dhe kjo shihet në rrobat e errëta dhe zymtësinë në fytyrën tuaj. Në fakt, trimat që guxojnë të thellojnë njohuritë tuaja mund të zbulojnë se ju fshihni një anë shumë ironike, argëtuese dhe se jeni edhe të shoqërueshëm. Ju i tillë jeni: kur jeni në gjendje të mirë, jeni të dashur dhe të shoqërueshëm. Kur jeni në një gjendje të keqe, rrini në terezinë tuaj, kujtoni vuajtjet dhe mendoni për hakmarrje.
SHIGJETARI – Gjatë gjithë jetës ju keni krijuar miqësi nga e gjithë bota dhe ju pëlqen të përmendni miqtë/të njohurit tuaj kur tregoni aventurat tuaja fantastike. Në pikëpamjen tuaj optimiste për jetën, vetmia nuk është parashikuar dhe nëse udhëtoni vetëm, e bëni me qëllimin për të krijuar njohje të reja dhe nuk humbni mundësinë për të biseduar edhe në tren, avion apo anije. Arrini të komunikoni edhe nëse nuk e dini gjuhën e bashkëbiseduesit tuaj!
BRICJAPI – Si fëmijë të mirë të Saturnit, ju e doni vetminë dhe heshtjen. Ideja për të qenë në vende të mbushura me njerëz ose të jeni të detyruar të bisedoni me njerëz që i njihni pak, është një makth i vërtetë për ju. Në punë preferoni aktivitete që nuk është i nevojshëm bashkëveprimi me kolegë, sepse duke punuar në ekip, ka gjasa që dikush të ndërhyjë në planet tuaja. Nevoja për kohën dhe hapësirat tuaja ndihet edhe në jetën në çifti (nëse jeni çift).
UJORI – Fakti që keni miq dhe shokë të të gjitha moshave, të të gjitha orientimeve politike dhe seksuale, të të gjitha grupeve etnike dhe të të gjitha konteksteve shoqërore, mund t’iu çorientojë: ju në realitet, doni vetminë! Ju pëlqen t’i kaloni ditët tuaja në mesin e njerëzve, por është po aq themelore të ruani individualitetin tuaj, për t’u dalluar nga turma. Mund t’ju shohim që të shoqëroheni me njerëz në eventet më të bukura, ashtu siç mund t’ju shohim në male, duke medituar në vetmi.
PESHQIT – Megjithëse ndodh shpesh që t’ju shohim të distancuar gjatë një feste ose një mbledhjeje, ju i njihni shumë mirë të gjithë pjesëmarrësit dhe madje dini edhe sekretet e tyre më intime. Nuk ju pëlqen që ta tregoni shoqërinë tuaj dhe preferoni t’i kultivoni miqësitë tuaja në një mënyrë më të rezervuar. Ata që përpiqen t’ju njohin më mirë, janë të mirëpritur me ëmbëlsi dhe disponueshmëri. Zgjuarsia juaj shpesh ju bën që t’u jepni shumë hapësirë në jetën tuaj edhe atyre që nuk e meritojnë.
(gazeta-Shqip.com)