I shkoi gruas në vendin e punës dhe e masakroi me 10 goditje thike, çfarë u mësua për krimin e rëndë

Hera

Έτερος εγώ
Në gjendje arresti nga policia i shtruar në spital, 53-vjeçari shqiptar Eduart Zyberi, akuzohet për vrasjen e ndodhur këtë të premte në rrugën Furlani të Genovas në Itali, ku i mori jetën të shoqes Laureta Zyberi 42 vjeçe, në vendin e saj të punës, ku pastronte.

Muratori shqiptar në gjendje shoku, pranoi në polici vrasjen e gruas. Ai e qëlloi të shoqen me dhjetë goditje thike, ndërsa më tej me të njëjtën thikë qëlloi veten në bark, duke tentuar që ti japë fund jetës.

Ndërsa gruaja nuk arriti të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra, 53-veçari u dërgua në spitalin e San Martino, ku pas një operaciioni të cilit iu nënshtrua, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mbeten ende për tu sqaruar motivet e krimit tronditës, të zbuluar nga i zoti i apartamentit ku gruaja punonte, pasi u kthye në shtëpi.
Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur për motive xhelozie nga ana e burrit ndaj së shoqes.
Çifti ishte martuar 25 vite më parë dhe në vitin 1996 emigruan në Itali, ku dhe nisën të punonin. /a.y/noa.al


Eduart-dhe-Laureta-Zyberi.jpg
 

Attachments

  • Eduart-dhe-Laureta-Zyberi.jpg
    Eduart-dhe-Laureta-Zyberi.jpg
    139.4 KB · Shikime: 0
  • Eduart-dhe-Laureta-Zyberi.jpg
    Eduart-dhe-Laureta-Zyberi.jpg
    139.4 KB · Shikime: 0
Eh shqiptari. Kudo qe shkon e len nga i gjurme lol
Ky u desht t vdiste n vend!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top