“I preva dhe i hëngra buzët gruas që të mos puthë më kurrë”

Love

βeℓℓe â๓e
Një profesor i respektuar në Suedi, që i preu dhe më pas i hëngri buzët e gruas së tij pasi ajo i kërkoi divorcin, tha se e bëri këtë gjë që ajo të mos ketë mundësi të puthë më kurrë.

profesori.jpg

Akademiku 52 vjeçar u tha hetuesve se ai kishte në plan që të vriste veten pas këtij akti. Ai shtoi se vendimi për t’i prerë asaj buzët ishte spontan.

“Nuk doja ta vrisja. Doja që të vuante gjithë jetën për atë që kishte bërë”, tha ai.

Prokurorët thonë se profesori, që mendohet se është më origjinë nga Irani, u tërbua për shkak se ajo vazhdimisht i kërkonte divorcin.

Grindja e fundit mes tyre ishte kur ajo u kthye nga një udhëtim ku ai mendonte se ajo kishte shkuar me të dashurin e saj.

Profesori, një kërkues pranë Institutit Karloinska, tha: “Fillimisht mora një thikë, por nuk ishte e mprehtë sa duhet. Më pas mora një të mprehtë, nga ato që përdorin për operacione”.

Ai tha se fillimisht mendoi se ajo nuk do mund të puthte më, pastaj i shkoi në mendje se doktorët mund t’ia ngjisnin buzët. Kështu që i hëngri ato. “Jam njeri i shkencës. Kam një koeficient shumë të lartë të inteligjencës. Kam aftësinë që të zgjidh një problem në sekondë,” tha ai përpara hetuesve.
Burimi: realitetisot.com
 
Titulli: “I preva dhe i hëngra buzët gruas që të mos puthë më kurrë”

Intelligjenc djalli ,,ske cthua ,,,inteligjent eshte ai ncncnnc
 
Pe: “I preva dhe i hëngra buzët gruas që të mos puthë më kurrë”

Nuk qenka mire me komitetin qendror ky....
 
Back
Top