I pakënaqur me faturën e martesës, e djeg hotelin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një i porsamartuar e shprehu tërë mllefin e vet i pakënaqur me faturën e martesës, në një mënyrë të çuditshme, ia vuri flakën njërit ndër hoteleve më të vjetra në Britani të Madhe.

Bëhet fjalë për oborrin e shekullit 19 Peckforton në afërsi të Chesire, të cilin më pas mezi arritën ta shuajnë më shumë se 100 zjarrfikës.

Më shumë se 100 mysafirë u detyruan ta lirojnë hotelin dhe atë në ora 5.30 të mëngjesit.

Vlerësohet se vlera e dëmit mund të arrijë më shumë se 1 milion funte, sepse zjarri ka djegur çerekun e oborrit si dhe 3 dhoma.

E gjithë ngjarja ka filluar kur i sapomartuari kishte filluar debatin me udhëheqësit e hotelit rreth faturës së dasmës.

Ndërsa siç njofton gazeta "The Telegraf", tash për tash personi i paidentifikuar,i sapomartuari është arrestuar dhe gjendet në paraburgim.


B;gjuha shqipe
 
Pe: I pakënaqur me faturën e martesës, e djeg hotelin

Cf muaj mjalti do beje ky :D, per nje shume parash ncnc

Tani le te mesojne edhe hotelet e tjera :P
 
Pe: I pakënaqur me faturën e martesës, e djeg hotelin

Imagjinoj nusen :) hahhahahahhah kushedi sa se eshte tmerruar :P
 
Pe: I pakënaqur me faturën e martesës, e djeg hotelin

LOL

Po ku gjejne Britanine e Madhe per te ndodhur gjithe keto çudira LOL
 
Pe: I pakënaqur me faturën e martesës, e djeg hotelin

Ky po qe paska qene burre hahahhahhahhahahha me dy R. :P hahahhahahah :P
 
Back
Top