I moshuari që jeton me 5 arinj

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
I moshuari që jeton me 5 arinj

Arinjte.jpg


Një ish-biolog ka realizuar ëndrrën e tij të përjetshme- që të ecë përkrah arinjve në pyll. Joel Rosenthal jeton me disa arinj të zinj në një fermë në Hillsboro, West Virginia dhe mund të kalojë muaj të tërë pa u takuar me qenie njerëzore. 74-vjeçari ka shpëtuar arinjtë e egër dhe është kujdesuar për 7 vjet. Ai i mbanë në fermën e tij dhe i mbrojti gjatë sezonit të gjuetisë dhe tani ka ndërtuar një marrëdhënie mjaft të ngushtë me kafshët e pyllit.

Arinjte-3.jpg


I moshuari i merr rregullisht gjatë shëtitjeve të tij në pyll, i ushqen ata me dorë dhe fle pranë tyre. Ai thotë:-“Asgjë në këtë botë, as seksi, as ushqimi dhe as një natë e mirë gjumi, nuk mund krahasohet me një shëtitje përkrah arinjve. Askush tjetër në këtë botë, mund ta bëjë këtë.

Arinjte-2.jpg


Unë kam fjetur me ata, ne luajmë në shtëpi dhe ata rriten pranë meje. ثshtë diçka e veçantë që të jesh në gjendje që të rrisësh 2-3 këlyshë ariu që të vijnë nga pas. Unë e pickoj veten gjatë gjithë kohës sepse nuk mund ta besoj se jam duke e bërë këtë gjë, që kam këtë lidhje me këto kafshë”.

Arinjte-4.jpg


g.shqip
 
Back
Top