I madhi KIM MEHMETI

fshatari

Anetar
Kim Mehmeti ka lindur në fshatin Gërçec, Shkup në vitin 1955. ثshtë i njohur si romansier, tregimtar, eseist, polemizues, publicistë dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.

ثshtë një ndër themeluesit e së përjavshmes “Lobi” e cila botohej në Shkup nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ka qenë redaktor i revistës për kulturë “Jehona” (Shkup), redaktor i veprimtarisë botuese pranë SH.B. “Flaka e vëllazërimit” (1991-1992). Në Institutin Shoqëria e Hapur – Maqedoni ka punuar si koordinator i veprimtarisë botuese. Pastaj ka punuar si kryeredaktor për Maqedoninë i Rrjetit Informativ Evropian (AIM) dhe ka qenë edhe koordinator i këtij rrjeti për Ballkanin Perëndimor (1993-2003). Nga viti 1997 deri në vitin 2003 ka qenë drejtor ekzekutiv i Qendrës për Bashkëpunim dhe Mirëkuptim Multikulturorë në Shkup.

Kim Mehmeti është nismëtarë i më shumë iniciativave qytetare në Maqedoni dhe në rajon.

Tani punon si përgjegjës i zyrës së TV Top-Channel në Shkup.

Përpos në gjuhën amtare, Kim Mehmeti shkruan dhe boton edhe në gjuhën maqedonase. Punimet e para letrare i ka botuar në fillim të viteve të shtatëdhjetë të shekullit të njëzet nëpër revistat kroate. Kim Mehmeti është rrëfimtarë i lindur, ai nuk u nënshtrohet shablloneve, por i dorëzohet qëndismës së lëndës së vet rrëfyese. Andaj proza e tij është e veçantë dhe tërheqëse. Thjeshtë ajo e rrëmben lexuesin dhe e shpie drejtë thellësive joshëse nga shkon imagjinata e tij e bujshme, e cila shtrihet nga fantazmagoria e së vërtetës dhe reales deri te irealja dhe fantastikja. Fati, si peshore e jetës, është ai që përcakton krijimtarinë e këtij autori.

Veprat e Kim Mehmetit janë përkthyer në gjuhën gjermane, franceze, bullgare, turke, kroate dhe në gjuhë tjera

Përmbledhje me tregime:

* “Pluhuri që mbin” (Flaka e vëllazërimit, Shkup,1986.)



* “Dënesje” (Rilindja, Prishtinë, 1988.)



* “Bolero” (Rilindja, Prishtinë, 1991.)



* “Fati” ( Flaka e vëllazërimit, Shkup,1992.)



* “Fati i Fatushes” (FI-GA, Tetovë, 1994.)



* “Vdekja e magjistares” (Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë, 1994.)



* “Mbledhësit e luleve të vyshkura” ( FI-GA, Tetovë, 1995.)



* “Lulehëna” (Dukagjini, Pejë, 1997.)



* “Fshati pa varreza” (Dukagjini, Pejë, 2000.)



* “Shtëpia në fund të fshatit” (Toena, Tiranë, 2006.)



* „Në xhepin e jelekut të gjyshes” (Toena, Tiranë, 2007)



Romane:

* “Shtatë net dënesje” ( Rilindja, Prishtinë, 1990.)



* “Fshati i fëmijëve të mallkuar” (Dukagjini, Pejë, 1998.)



* “Atje dhe dikur” (Dukagjini, Pejë, 2002.)



* “Ritet e Nishanes” (Dukagjini, Pejë, 2004.)



* “Vitet e urithit” (Toena, Tiranë, 2008, “Koha”, Prishtinë, 2008)



* “Kulla dykatëshe” (Koha, Prishtinë, 2009)



Libra me ese dhe tekste publicistike:

* “Kështu ecën njeriu” (Toena, Titanë, 2007, Logos-A, Shkup, 2008)
* “Prej kalit të bardhë deri te rrugaçëria partiake” (Logos – A, Shkup, 2007)



* “Fara e bimës së keqe” (Toena, Tiranë, 2008)





Vepra të botuara në gjuhë të huaja:

* “Das Haus am Ende des Dorfes” (Zeitgenِssische Erzنhlungen aus Mazedonien, Drava Verlag, Klagenfurt, 2001.)



* “Das Dorf der verfluchten Kinder” (Drava Verlag, Klagenfurt, 2002.)



* “Nishane” ( në gjuhën bullgare Sofje, 2008)





Përkthime:

Nga më shumë përkthimet që ka bërë Kim Mehmeti nga gjuha shqipe në atë maqedonase dhe anasjelltas, vlen të veçohet përkthimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit” në gjuhën Maqedonase, i botuar nga SH.B: FI-GA, Tetovë në vitin 1994 dhe nga SHB “Logos-A” Shkup, në vitin 2008.



Shpërblime:

* اmimin kombëtarë për vepër më të mirë në prozë në vitin 1994 për përmbledhjen me tregime “Fati i Fatushes” - Tiranë, 1994.



* Tregimi “Peshku ekstasis” është zgjedhur ndër 10 më të mirët në Evropë në konkursin për prozë të shkurtër në Arnsberg Gjermani, në vitin 1994.



* اmimin kombëtarë “Rexhai Surroi” për roman më të mirë të vitit, “Vitet e urithit” – 2008 Prishtinë.
 
thumbnail.php
Kuptohet, shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nguten të shërojnë plagën më të madhe që ua la dekadat e socializmit: mosmundësin të arsimohen. Pastaj shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nxitojnë të ngjiten në shkallën e arsimimit të bashkëkombësve të tyre në Shqipëri e Kosovë dhe duan të mos mbeten pjesa më e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga më e rëndë në trupin e shqiptarëve të Maqedonisë e marrë gjatë dekadave të socializmit nga mospasja mundësi të arsimohen në gjuhën amtare, nuk shërohet ashtu siç vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim të ngutshëm.
Njeriu i paarsimuar sheh qartë dhe njeh vetëm vetvete dhe gjerat rreth tij, gjysmë i arsimuari nuk e sheh vetëm atë që shikon por edhe hijet që i duken se ecin pranë tij, ndërsa i arsimuari i mirëfilltë nuk e lodh shikimin me gjërat që ka pranë vetes, por donë t’i sheh largësitë, jeton me bindjen se gjithmonë do mbetet vetëm një nxënës që duhet të mësojë. Por, mes këtyre tri kategorive, ekziston edhe një grup tjetër i të arsimuarve, një lloj i ri i tyre që e pollën dy dekadat e demokracisë, e numri i të cilëve u rritë në përmasa të turpshme mes shqiptarëve të Maqedonisë: shkencëtarët me tituj doktorësh e magjistrash e që këto tituj i morën duke mbrojtur temat shkencore në vendkalimin kufitar të Qafë - Thanës. Aty ku "mentorët" nga përtej kufirit ua sillnin diplomat, e kandidatët e tyre ua dorëzonin punimet shkencore të shkruar në bardhësitë e dhjetëra monedhave evropiane me ngjyrë të kuqe. Dhe kështu, shqiptarët e Maqedonisë sot kanë aq shkencëtarë sa do mjaftonin për t’u kompletuar me kuadër arsimorë e shkencorë të gjitha institucionet shkencore e universitare të Ballkanit Perëndimorë. Pra, të gjithë universitetet e kësaj pjese të Ballkanit që u ngjajnë vetëshërbimeve ku mund të blesh atë diplomë që ta lejon xhepi. E me çka u krijua bindja se arsimimi nuk ka të bëjë me atë që ke në kokë dhe në bërthamën njerëzore, por me atë që ke në xhep dhe me thellësinë e tij.

Kuptohet, shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nguten të shërojnë plagën më të madhe që ua la dekadat e socializmit: mosmundësin të arsimohen. Pastaj shqiptarët e Maqedonisë me të drejtë nxitojnë të ngjiten në shkallën e arsimimit të bashkëkombësve të tyre në Shqipëri e Kosovë dhe duan të mos mbeten pjesa më e paarsimuar e popullit ton. Por, nga ngutja, disa nga ata, mbase harruan se plaga më e rëndë në trupin e shqiptarëve të Maqedonisë e marrë gjatë dekadave të socializmit nga mospasja mundësi të arsimohen në gjuhën amtare, nuk shërohet ashtu siç vepron i urituri – duke mos e zgjedh ushqimin dhe me gatim të ngutshëm.

Shqiptarët e Maqedonisë sot kanë në çdo lagje nga dy-tre doktorë shkencash dhe nga dhjetëra magjistra, kështu që mbase ka ardhur koha që të fillojnë të mësojnë, ka ardhur koha që disa nga këta shkencëtarë t’u kthehen librave të shkollës së mesme sa të mos duket aq qartë se janë prodhim i "katedrave" të shitblerjes së diplomave në Qafë të Thanës, Bllacë e Deve-Bair. Shqiptarët e këtushëm duhet ta kuptojnë se një inflacion i tillë i diplomave, për ata mund të ketë po të njëjtat pasoja si edhe mosarsimimi. Posaçërisht kur këta shkencëtarë bëhen ligjërues nëpër universitetet e këtushme, apo drejtues të institucioneve të pakta kulturore e shkencore. Sepse kur të arsimon analfabeti, dëmi është po aq shkatërrues sa edhe kur ta ndalojnë arsimimin. Andaj nëse deri dje ishte e domosdoshme një shfryrje e atyre që kanë pasur ambicie, por nuk u është dhënë mundësia ato t’i realizojnë me kohë, sot ka ardhur dita që ambiciet për tituj shkencorë të jenë në proporcion me atë që ke në kokë.

Se arsimimi i gjeneratave të reja të shqiptarëve të Maqedonisë sot është lënë edhe në duart e atyre që kanë doktoruar, por ende nuk kanë filluar të mësojnë, është diçka që e dinë të gjithë shqiptarët e këtushëm. Këtë e dinë edhe partitë e këtushme shqiptare, të cilat këtë brumë "shkencorë" e përdorin për t’i vënë nënë kontroll institucionet e këtushme arsimore në gjuhën shqipe. Atë që nuk e dinë as shqiptarët e këtushëm e as partitë e tyre, e që duhet thënë hapur, është vërteta se me këtë brumë mund të ngjeshësh vetëm të diplomuar të paditur. Një arsimim pa standarde vlerësuese, solli edhe deri te ajo, për shembull, që në Universitetin Shtetëror të Tetovës të ndërrohen ligjëruesit sezonalisht dhe varësisht nga partia shqiptare në pushtet. Apo në këtë universitet të kesh "komisarë partiak" që mbajnë "rendë" në punësimin e profesorëve, duke u dhënë përparësi atyre si vetvetja, atyre që marrin pagë mujore, por kurrë nuk dalin përpara studentëve, të vetëdijshëm se do përballen me studentët që dinë më shumë se profesorët e tyre.

Më në fund, sikur shqiptarët e Maqedonisë të kishin aq doktorë shkencash, aq magjistra dhe aq të diplomuar nëpër universitetet e kryeqendrave fqinje sa është numri i tyre, atëherë atyre nuk do u ndodhte kjo që është duke u ndodhur: që Gruevski t’i kullotë sikur bagëti pa bari. Pra, sikur shqiptarët të kishin aq shkencëtarë sa janë në numër, ata prej moti do ta merrnin në duar të veta edhe universitetin "Shën Cirili e Metodi" në Shkup, e jo më ato dy në Tetovës që janë bë thuajse pronë e partive politike shqiptare. Pra, sikur numri i atyre që mbajnë tituj të lart shkencorë të ishte proporcional me diturinë e tyre, shqiptarët e këtushëm qëmoti do dilnin nga gënjeshtra politike se barazia qytetare arrihet vetëm me pesë ministra në qeveri, do e kuptonin se problemi i tyre nuk është gjithaq ai se çka për ta shkruajnë akademikët shoven maqedonas, por pse ende mbetën popull "joinstitucional". Dhe ata shkencëtarë dhe elita të arsimuara do dilnin e do u thoshin partive politike: mjaftë më me këtë luftë ndërpartiake për të ardhur në pushtet që t'ia lehtësoni Gruevskit sundimin mbi ne! Do dilnin pra me ndonjë platformë të qartë politike ku do sqaronin se mbase ka ardhur koha të riaktuelizohet ideja e dikurshme e Ali Ahmetit që shqiptarët e këtushëm të kenë një këshillë koordinues që do jetë korrigjues i destruktivitetit partiak dhe do u prijë proceseve që do e çojnë përpara shoqërinë shqiptare në Maqedoni.

Nuk ka dyshim se shqiptarët e Maqedonisë mirë bëjnë që i përkushtohen shkollimit, që bëjnë çmos të kompensojnë të humburën. Por në ndërkohë, duhet ta kuptojnë se e humbura nuk kompensohet nëse nuk ke arsimim të shëndosh. Shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për fakultete në çdo lagje të tyre, që të shërojnë varrën nga e kaluara socialiste, por jo institucione arsimore ku partitë i punësojnë të paaftit e tyre, jo institucione ku kryesuesit e partive i kontrollojnë universitetet nëpërmjet "komisarëve partiak". Sepse nëse vazhdon ky proces, shqiptarët e Maqedonisë do bëhen populli i vetëm që do ketë më shumë doktorë shkencash e magjistra se sa të arsimuar me shkollim të mesëm. اka do shkojë në favor të autorit të këtij teksti.
 
Mbase ka ardhur koha kur shqiptarët e Maqedonisë do kenë gjithnjë e më shumë hapësirë që mëmëdheut t‘i rrëfejnë për vetveten. Dhe jo pse këtë ua mundësoi shteti ku jetojnë, apo pse u ndihmoi për këtë Tirana dhe Prishtina, por se lindi Tani i Topit, i cili investoi pasurinë e vet që shqiptarëve të këtushëm t‘u mundësojë vetë të rrëfejnë se kush janë. Dhe të dëshmojnë se jetojnë sipas bindjes se ai që nuk di të kujdeset për familjen e vet, nuk ka pse habitet kur e nënçmojnë të tjerët dhe s‘ka si të jetë i dobishëm për vendbanimin e përbashkët evropian dhe botëror. Pra, të dëshmojnë se e kanë kuptuar se duhet ta njohësh vetveten që të mund më lehtë të të njohin e t‘i njohësh të tjerët.
Shkruan: Kim MEHMETI

Shqiptarët e Maqedonisë janë si fëmija që ka prindër të ndarë e i cili fëmijë bën çmos që mos ta humbë as dashurinë e nënës - Shqipërisë, as atë të babit - Kosovës. Por njëkohësisht duke u kujdesur të jetë i respektuar në familjen multietnike shtetërore të Maqedonisë, ku ka bashkuar me të tjerët pronën e trashëguar nga prindërit e vet. Duke qenë i tillë, duke u përpëlitur mes dëshirës që prindërit të mos e harrojnë dhe duke u orvatur që bashkështetasit me të cilët bashkëjeton të mos e përbuzin, ashtu siç ndodh në këtë Ballkan me fëmijën e ndarë nga prindërit, shqiptarët e këtushëm shpesh vuajnë mallin për prindërit dhe duan ta dinë se ç‘mendon për ta mëmëdhe Shqipëria dhe atdhe Kosova. Dhe kuptohet, nuk ndjehen mirë kur Tirana e Prishtina dëgjojnë vetëm vajin e tyre, kur Shqipëria e Kosova interesohen për ta vetëm kur ndodh ndonjë Brodec ku vriten dhe burgosen shqiptarë të pafajshëm, apo kur botohet ndonjë Enciklopedi ku përbuzet çdo gjë shqiptare.
Andaj, për shqiptarët e Maqedonisë mund të thuhet se ata janë një pjesë e popullit tonë, që bën çmos ta mbrojë vetveten në shtetin ku jeton, e ku jo rrallëherë përballet me urrejtjen e qendrave sllave, dhe njëkohësisht mundohet t‘ia dalë në krye me mendjemadhësinë e Prishtinës që mendon se shqiptarët e këtushëm janë një grup vajtuesish që nuk dinë t‘i dalin zot vetvetes dhe arrogancës së Tiranës, e cila mendon se matanë Qafë-Thanës jeton pjesa injorante e popullit shqiptar, ajo pjesë e kombit që nuk di të lexojë kalendarin e shekullit të ri.

Cili është portreti i vërtetë i shqiptarëve të Maqedonisë?

Mbase ai portret është i njëjtë me atë të shqiptarëve në hapësirat e tjera ku jeton populli ynë. Pra, edhe shqiptarët e këtushëm janë nevrikë, njësoj si ata të Shqipërisë, e të cilët kur vozisin, njësoj i nevrikos edhe rruga monotone pa kthesa, si edhe ajo që ngjitet maleve e të bën të ndjehesh thuajse të sillesh rreth vetvetes. Shqiptarët e këtushëm, njësoj si ata të Shqipërisë, xhindosen kur ua shan liderin e adhuruar partiak, thuajse ua ke sharë mamanë. Por, kur bëhet fjalë për përcaktimet partiake, përpos liderin e tyre të dashur vendor, ata kanë edhe nga një të adhuruar në Tiranë e Prishtinë. Andaj, nëse u ka ftuar në drekë ndonjë shqiptar i këtushëm, para se të uleni të drekoni, informohuni mirë se cili është i preferuari i tij, Berisha apo Rama, Hashim Thaçi apo Ramush Hajredinaj, sepse mund të ndodhë ta paguani drekën vetë nëse do ofendoni liderin e dashur të tij në Tiranë apo Prishtinë. Pra, duhet të mbani llogari se shqiptari i këtushëm jeton në trininë e vet partiake dhe ka edhe partinë e vet të preferuar në dy shtetet shqiptare. Kështu që shqiptari i Maqedonisë, me të njëjtën zjarrmi përjeton zgjedhjet e këtushme dhe ato që mbahen në Prishtinë e Tiranë dhe shpeshherë, i mllefosur nga parregullsitë zgjedhore që ndodhin atje dhe këtu, ngushëllohet me atë se edhe këto parregullsi vetëm dëshmojnë sa jemi të njëjtë, se çdokund ku votojnë shqiptarët, vlen i njëjti rregull: nuk janë të rëndësishëm votuesit, por numëruesit e votave.

Dhe shqiptarët e Maqedonisë mburren me këtë trini partiake që u ka rënë në hise ta jetojnë. Por mbi të gjitha ata mburren me trininë religjioze që ka populli i tyre. Andaj ata i ofendon rëndë kur debatues të ndryshëm nga Tiranë, shqiptarët e këtushëm i shohin si njerëz që edhe kokën e kanë në formë të minares së xhamive. I ofendon kjo, sepse ata e duan fenë myslimane që dominon te shqiptarët e këtushëm, por ata mburrshëm e bartin në qenien e vet edhe ylberin trengjyrësh të religjioneve që ka populli i tyre. Duke qenë të tillë, ata e dinë pse nuk u pëlqen shtëpia përkujtimore që qeveria e këtushme ia ndërtoi shenjtores Nënë Tereza, e të cilën shtëpi disa në Tiranë e marrin si shenjë nderimi të shtetit maqedonas ndaj shenjtores sonë.

Ata pra e dinë pse ky shtet nuk e rindërtoi shtëpinë e lindjes së Nënë Terezës mbi themelet ku ajo ka qenë, por e zhvendosi atje ku dikur ka qëndruar kisha katolike ku Gonxhja e re i ishte përkulur Zotit. Pra shqiptarët e këtushëm e dinë se shtëpia përkujtimore e shenjtores sonë u ndërtua aty ku ndodhet tani, vetëm që Shkupit t‘i shlyhen të gjitha shenjat e shqiptarisë, vetëm që përnjëherë të shlyhen tri shenja shqiptare të kryeqendrës së sotme të Maqedonisë, të humben gjurmët për prezencën e madhe të dikurshme të komunitetit katolik shqiptar, të cilët, në vitet ‘60 të shekullit të shkuar, u davaritën në Kroaci dhe atje humbën çdo gjë të vetën etnike. Njësoj siç humbën çdo gjë të vetën edhe qindra mijëra shqiptarë myslimanë që braktisën vendlindjen dhe u shpërngulën në Turqi, siç humbën gjuhën dhe përkatësinë etnike edhe ortodoksët shqiptarë nga Reka e Epërme në afërsi të Dibrës. Pra, shqiptarët e Maqedonisë u vunë në mbrojtje të shtëpisë së Nënë Terezës dhe kishës ku ajo ishte lutur, njësoj sa edhe të Burmali Xhamisë, sepse e dinë se trinia religjioze është begatia për të cilën të gjithë ia kanë zili.

Por dënesja e shqiptarëve të këtushëm për atë që u bë me shtëpinë e Nënë Terezës dhe pronës së shqiptarëve të këtushëm, thuajse nuk u dëgjua në Tiranë e Prishtinë. Njësoj siç nuk dëgjohet as zëri i tyre kur thonë se të këqijat që i ndodhin Shqipërisë dhe Kosovës ata i përjetojnë njësoj dhembshëm sa ato që u ndodhin këtu ku jetojnë. Mbase kjo dhembje vjen nga vetëdija se shtrirja e degëve varet nga forca e trungut kombëtar, se degët e trungut të lënduar shpejt veniten.
Shqiptarët e Maqedonisë e dinë se mëmëdheu ata nuk i njeh sa duhet. Andaj ndoshta do ishte mirë që televizionet e Tiranës të kishin nga një emision të llojit: "Njëqind leksione për fillestarët që nuk i njohin shqiptarët e Maqedonisë".

Mbase kështu Tirana do e kuptonte pse shqiptarët hidhërohen kur në mediat e atjeshme dikush ata i quan maqedonas, mbase debatuesit e shumtë nëpër televizionet e mëmëdheut do e merrnin vesh se emërtimi "maqedonas" nuk përcakton përkatësinë shtetërore, por atë etnike, dhe se për këtë nuk janë fajtorë shqiptarët, por disa qarqe politike dhe shkencore maqedonase që besojnë se edhe qielli mbi Maqedoni, edhe toka mbi të cilën qëndron ky shtet, kanë përkatësinë e tyre etnike. Andaj shqiptarët e këtushëm hidhërohen kur disa opinionistë të Tiranës, e të cilët sa nuk i kërcejnë në gojë bashkëbiseduesit të ardhur nga Maqedonia, shesin kozmopolitizëm si të ishin në ndonjë treg perëndimor, e jo në këtë tregun ballkanas, ku çdonjëri do që brirët e dashit të t‘i shesë si të ishin qiri që të bën dritë.

اka duan në të vërtetë shqiptarët e këtushëm t‘i tregojnë Tiranës arrogante? Mbase jo vetëm atë se qysh në mesditë ata e dinë se çka i ka thënë Rama Berishës në mëngjes, jo edhe atë se pa kaluar java e botimit ata e kanë në duar librin e cilitdo krijuesi në Tirana, por duan t‘ia përcjellin porosinë: mundohuni ta dëgjoni rrëfimin tonë se si dukemi, sepse kështu do e shihni më mirë se ç‘pamje ka portreti ynë grupor.

Mbase ka ardhur koha kur shqiptarët e Maqedonisë do kenë gjithnjë e më shumë hapësirë që mëmëdheut t‘i rrëfejnë për vetveten. Dhe jo pse këtë ua mundësoi shteti ku jetojnë, apo pse u ndihmoi për këtë Tirana dhe Prishtina, por se lindi Tani i Topit, i cili investoi pasurinë e vet që shqiptarëve të këtushëm t‘u mundësojë vetë të rrëfejnë se kush janë. Dhe të dëshmojnë se jetojnë sipas bindjes se ai që nuk di të kujdeset për familjen e vet, nuk ka pse habitet kur e nënçmojnë të tjerët dhe s‘ka si të jetë i dobishëm për vendbanimin e përbashkët evropian dhe botëror. Pra, të dëshmojnë se e kanë kuptuar se duhet ta njohësh vetveten që të mund më lehtë të të njohin e t‘i njohësh të tjerët.

Të dëshmojnë se ata nuk janë ata që ngandonjëherë i mendon Tirana arrogante: nacionalromantikë të vonuar të shekullit të nëntëmbëdhjetë, por popull që jeton kalendarin e internetit, popull që e di se para se të bashkohesh me familjen evropiane, duhet të bashkosh familjen tënde të ngushtë kombëtare. Edhe atë jo duke prishur kufij shtetërorë, por duke i rrënuar muret mentale që na i vulosi ndasia disadekadëshe, muret që na pengojnë të shohim më qartë vetveten.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top