I love you dhe solli sërish në jetë

ida angel

:)
V.I.P
49 vjeçarja Lorna Baillie nga Skocia pësoi një atak në zemër dhe burri i saj, djali dhe tre vajzat nuk mund të ngushëlloheshin, kur pas tre orësh të vështira mjekët dështuan, që ta risjellin atë në jetë.
Gruaja u deklarua “teknikisht e vdekur” dhe gjëja e vetme që e mbante gjallë ishte goditja elektrike dhe doza të forta të adrenalinës.
Kështu, familja e shkatërruar nga dhimbja u mblodh rreth shtratit të 49 vjeçares për t’i thënë “lamtumirë”, transmeton BW.
Pasi fëmijët e përshëndetën për herë të fundit nënën e tyre, burri u përkul në pranë saj dhe i pëshpëriti duke u ngashëryer, “Lorna, të dua, ktheu tek unë”.
Të afërmit, infermierja dhe mjeku që u thirr me urgjencë, tregojnë se në këtë moment, gruaja filloi të marrë përsëri ngjyrën normale. Mjekët filluan me urgjencë një trajtim të veçantë dhe gruaja filloi të bëjë lëvizjet e para dhe të komunikojë me njerëzit e afërt.
“Ky lloj shërimi është diçka e rrallë dhe gruaja vazhdon të bëjë përparim,” tha mjeku David Farquharson, me siguri duke pranuar pa zë se “dashuria bëri atë që nuk mundi ta bëjë mjekësia”. gazetashqip
 

Attachments

  • 3176.jpg
    3176.jpg
    26 KB · Shikime: 11
Last edited by a moderator:
Pe: “I love you” e solli sërish në jetë

Sa e pabesueshme me duken keta,me nje fjale u kthye kjo te jetoje cncncnc...
 
Titulli: “I love you” e solli sërish në jetë

pffffff rrena sade
 
Titulli: Pe: “I love you” e solli sërish në jetë

Sa e pabesueshme me duken keta,me nje fjale u kthye kjo te jetoje cncncnc...

Pse Gloom edhe ndodh kjo gje, mesa kemi par dhe degjuar s'eshte hera e pare.Zakonisht ndodh te vdekjet klinike, ku personi me i dashur i therret duke ju lutur te rikthehet dhe personi reagon.
Nuk e di shpjegimin shkencor apo mjeksor, por di qe ndodhin dhe kto gjera .
 
Titulli: “I love you” e solli sërish në jetë

I ka ardhe keq zotit se e kan dasht shum dhe e ka kthy ne jete .Hajde lajm hajde tamam i pabesueshem u zju nga i love you .Robt po vrasin veten nga kjo fjal kohet e fundit .
 
Pe: Titulli: “I love you” e solli sërish në jetë

I ka ardhe keq zotit se e kan dasht shum dhe e ka kthy ne jete .Hajde lajm hajde tamam i pabesueshem u zju nga i love you .Robt po vrasin veten nga kjo fjal kohet e fundit .

Po ty, kush qe ai maskara qe te shpetoi qe se vrave...

Ps: lajm pa pik lidhje
 
Pe: Titulli: Pe: “I love you” e solli sërish në jetë

Pse Gloom edhe ndodh kjo gje, mesa kemi par dhe degjuar s'eshte hera e pare.Zakonisht ndodh te vdekjet klinike, ku personi me i dashur i therret duke ju lutur te rikthehet dhe personi reagon.
Nuk e di shpjegimin shkencor apo mjeksor, por di qe ndodhin dhe kto gjera .

Atehere eshte vdekje klinike e njohur nga mjekesia,kjo ka qene por jo fjala e tij e ka kthyer ne jete...
 
Pe: I love you dhe solli sërish në jetë

Se di pse saktesishte,por jam e prire ta besoj totalishte,..per te vetmen arsye,sepse nganjehere kur trupi eshte ne vdekje klinike,,disa qendra te trurit jane akoma si te thuashe ne fjetje,...tani nuk gjeje fjalet e pershtatshme mjeksore,,por qe nje dicka ngacmuese e forte (qe ka nje rendesi jetike,,per ate qe eshte ne ate gjendje,.) ne qenderen e emocioneve shpeshe ben te mundur reagimin dhe rikthimin e disa njerzve qe ndodhen ne kete gjendje..,,dhe besoj qe energjia e dy femijeve dhe burrit ,,qe burri saj ja ka percjell me shpirte drejt qenies se saj,ajo e ka ndjere,,dhe ka bere te mundur regimin e saj...mos harrojme se ,,qenja jone eshte nje mase energjie,,,qe jepet merret dhe tjetersohet nepermjet ketyre ndjenjave qe shpesh kulmi i tyre arrine ne situata te tilla,. skane novoj per fjale te shumta ,,por per afersi,,dhe ku ka me shume afersi se mes nje familje te dashur,,dhe fuqia e ndjenjes,.per ta mbajtur ate te plote,,dhe pa humbur Nene e femijeve,,dhe shoqen e jetes se tij.
 
Back
Top