I kalon makina përsipër, vogëlushi shpëton për mrekulli

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një fëmijë dhe gjyshja e tij shpëtuan mrekullisht me lëndime të lehta, edhe pse sipër tyre kaloi një makinë.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ngjarja e jashtëzakonshme ka ndodhur në Brazil dhe gjithcka është filmuar nga një kamera sigurie. Gjyshja dhe nipi i saj po lëviznin qetësisht në anë të rrugës, kur përballë tyre një automjet po vinte me shpejtësi të madhe.

Për t’iu shmangur automjetit, që të dy ata lëvizin drejt trotuarit, por fatkeqësisht mjeti në lëvizje godet me forcë një tjetër makinë të parkuar në krah. Makina e parkuar godet dy këmbësorët. Nga pamjet, duke qartë që njëra prej rrotave të saj i kalon mbi shpinë vogëlushit dhe gjyshes së tij.

Por për cudi, vogëlushi është i pari që ngrihet në këmbë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa gjyshja e tij mori veten pak minuta më vonë. Ata u shoqëruan që të dy në spital. Mjekët thanë se bëhej fjalë për një mrekulli pasi nga gjithë ajo përplasje, që të dy ata kanë shpëtuar paq vetëm me disa plagë të lehta.B.tribuna
 
Titulli: I kalon makina përsipër, vogëlushi shpëton për mrekulli

Po e pash diku ne tv shume interesante...por aty duket qe goma e pare ja kap koken femijes
 
Back
Top