I injekton vajzës 7-vjecare botoks

Love

βeℓℓe â๓e
Kur thuajse të gjithë vajzat 7-vjecare kanë dëshirë që të përdorin fshehtas buzëkuqin e nënës së tyre, të voglës Bree Evans i injektohet një herë në dy muaj, botoks. Po ashtu Bree i ka vetullat e tatuuara.

vajzabotoks.jpg


Nëna e saj, Sharon, 33 vjec përdor procedura të rrezikshme kozmetike për vajzën e saj, pasi kërkon me cdo kusht, që e bija të jetë e famshme.

Sharon kërkon që vajza e saj të ketë një pamje sa më të bukur, me qëllim, që të triumfojë në sfilatat e bukurisë.

Kjo nënë e papërgjegjshme, e cila ka ndjekur një kurs bukurie disa muaj më parë, blen botoksin online dhe e injekton në fytyrën e 7-vjecares Bree. Po ashtu ajo ia ka tatuuar vetullat së bijës, pasi e mësoi si ta bënte prej një ish-të dashuri, i cili ishte profesionist i kësaj fushe.

"Ajo që po bëj unë me Bree, ka si qëllim shndërrimin e saj në një yll. Të gjitha vajzat e famshme e kanë nisur kështu. Bree është vajza ime dhe unë vendos për të. E gjithë kjo përgatitje do ta ndihmojë për jetën", thotë Sharon, e cila aktualisht jeton në San Diego, Kaliforni. Sipas saj injektimin me botoks e përdorin rëndom vajzat e vogla në Amerikë, sepse nëse kërkohet suksesi, gjithcka duhet të fillojë më pamjen.

Sharon thotë se fillimisht kontaktoi me 15 doktorë të ndryshëm, të cilëve u kërkoi që t'ia injektonin botoksin, por ata refuzuan. Megjithatë duke mos patur asnjë ligj, që t'ia ndalojë nënës të kryejë këtë akt ndaj së bijës minorene, Sharon e mori situatën vetë në dorë dhe filloi të blinte lehtësisht botoksin në internet dhe më pas, t'ia injektonte së bijës. Burimi: TCH


gocab1.jpg
gocabotoks.jpg
 
Titulli: I injekton vajzës 7-vjecare botoks

E kjo quhet nene :(
Po sikur ti vdiste goca ncncncn njerez te semure, edhe vajza e shkrete si rrin pa pike buzeqeshje.
Si behet kjo gje?
 
Pe: I injekton vajzës 7-vjecare botoks

ehh medet mjer vajza e shkret me mamin qe paska
 
Pe: I injekton vajzës 7-vjecare botoks

Sa gjynah po me vjen ...duket sikur e ka kundra deshires se vet :/ edhe sikur ajo ta deshironte ,nje nene e mire nuk do arrinte kurre te bente diçka te tille .Se kuptoj si e lejojne organet kopetente ate nene qe as emrin se meriton te rris nje femije ,ajo qe ne mimik tregon se ka aftesi mendore te kufizuara .
 
Pe: I injekton vajzës 7-vjecare botoks

Disa femra, nuk e meritojne te jene "nene" ... PIKE...
 
Pe: I injekton vajzës 7-vjecare botoks

Idiotsia s'ka brire.
 
Pe: I injekton vajzës 7-vjecare botoks

Sa gje e shemtuar.Nuk e mendoja kurre qe njerezit do arrinin deri ne keto lloj gjerash.Prandaj femrat ne perendim duken te plakura edhe kur jane te reja ne moshe.Me vjen shume keq per ate vajzen e vogel.Por mendoj se ne kete rast duhet te nderhyjne edhe institucione,qe mos te lejojne me te ndodhin te tilla abuzime nga prinderit e tyre.
 
Back
Top