Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

I Hedhin Fall Në Shtëpi,Duke Vjedhur 5 Mijë Euro

Fillimisht janë shtirur si lypëse dhe kanë kërkuar lëmoshë. Më pas duke parë se gruaja e shtëpisë mund të mashtrohej lehtësisht, janë prezantuar edhe si fallxhore. Më tej i kanë plaçkitur shtëpinë duke i marrë gjithë ç’kishte nga stolitë e arta me vlerë pesë mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën Lidhja e Prizrenit, në Prishtinë, raporton korrespondenti i agjencisë noa.al.

Policia lokale konfirmoi se ka pranuar një denoncim por nuk i ka kapur ende dy hajdutet mashtruese.

Gruaja e dëmtuar denoncoi se dy gratë rome, kishin shkuar në shtëpinë e saj dhe fillimisht kishin kërkuar lëmoshë.

Më pas kishin bërë fall në korridorin e banesës. Pasi dy fallxhoret u larguan, gruaja vërejti se i mungonin stoli ari në vlerë pesë mijë euro.

/ikub/

Lidhja-e-Prizrenit-Naten-nga-Kalaja11-300x200.jpg
 
Pe: I Hedhin Fall Në Shtëpi,Duke Vjedhur 5 Mijë Euro

Ska banke kjo gruaja ti mbaje parate atje po mban ate sasi ne shtepi??...Pastaj si fut nejrez te panjohur ne shtepi me ca truri beson e vepron??...Po mendje e shkreta thuaj,ka dashur te zgjidhe hallet me fall...
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top