I ftohti moskovit ngrin edhe bankomatet

ida angel

:)
V.I.P
bankomat.jpg



Moskë – I ftohti polar në Moskë nuk ka kursyer as bankomatet, të cilët nuk funksionojnë duke krijuar kështu një kaos të vërtetë në kryeqytetin rus.
Këto ditë, temperaturat variojnë nga minus 20 deri në minus 28 gradë Celsius, dhe kjo ka bërë që mekanizmat e bankomateve të ngrijnë plotësisht. Bankomatet kryejnë çdo procedurë në mënyrë korrekte, por në momentin që duhet të nxjerrin paratë, klientët rrinë në pritje me duar bosh.

Ndërkohë sipas njoftimeve, në Siberi, Urale dhe në veri të vendit, temperaturat kanë arritur deri në minus 50 gradë Celsius. Temperatura më e ulët, minus 54 gradë Celsius është regjistruar të enjten në distriktin autonom Nenetski, që ndodhet në brigjet e detit Barenc.
GS
 
Back
Top