Babushit me te MREKULLUESHEM qe mban kjo bote...
Te them qe te dua me shume se jeten time.E di?Shoqja me ka thene qe une kam ate sindromen e....ups nuk po me vjen emri tani, por eshte ajo qe vajza do ne max te atin apo nje gje e tille, dhe kerkon te shikoje tek djemt nje njeri si te atin.Eshte e vertete kjo, se une e dua burrin e jetes time si ty.Eh e di e di, eshte shume e veshtire te gjesh nje njeri kaq fantastik,unik,te mrekullueshem,etj etj se s'ka fjale per te pershkruar ty..Por do mjaftohesha edhe me nje qe te afrohet sado pak ty.Te them qe deri sa te marr fryme nuk do te rresht se falenderuari per gjithçka qe me ke dhene e qe me jep, edhe pse te kam larg tani (por shyqyr qe mungojne dhe pak dite e do te takoj serisht.Na pret xhiroja neper qytet, e na pret dhe birra Korca ose ndonje gje tjeter tek lokali ku shkojme vazhdimisht)...
Babushi, me duhet te falenderoj ty (edhe mamin se eshte e mile dhe ajo) per ate qe jam une. Me duhet te falenderoj ty per forcen qe me jep çdo dite per te ecur perpara...Me duhet te falenderoj ty qe me ke rritur ne nje ambjent ku mbizoteronte dashuria,mirekuptimi,miresjellja.Me duhet te falenderoj ty,qe nuk me ke bere te njoh urrejtjen per te tjeret, edhe per ata qe na kane bere keq...Eh babush ta dish ti sa shume me duhet te te falenderoj une...Shpresoj vetem te te mos zhgenjej asnjehere, se nuk do i falja vete nje gje te tille.
Babushi, kush eshte goca e mire e babit??? E vogla e babit?? Uneeeee...
Te puth e te perqafoj fooooooooooooooooooooort...TE DUA SHUUUUUUUME...
P.s. Me bej gati mishin siç di ta besh vetem ti dhe veren qe lashe pa pire ne prill...
