Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

I bën 130 vjet pa ilaçe e ëmbëlsira

Në Kazakistan është gjetur një grua e cila besohet të jetë më e vjetra në botë. Emrin e ka Sahan Dosova, derisa ka lindur më 27 mars të vitit 1879. Kjo nënkupton se kjo grua së shpejti do të mbush 130 vjet jetë.

Gazetat ruse shkruajnë se Dosova është zbuluar rastësisht gjatë regjistrimit të atjeshëm të popullsisë, se jeton me nipin e saj 42-vjeçar, dhe se fëmijën e fundit prej 10 sa kishte gjithsej e kishte lindur në moshën 64 vjeçare. Ka tetë nipër, 12 stërnipër dhe 24 stër-stërnipër.

E pyetur se ku është fshehtësia e jetëgjatësisë së saj, plaka është përgjigjur: "Nuk kam ndonjë lloj fshehtësie. Thjesht, kurrë nuk kam pirë ilaçe, e kur sëmuresha, atëherë shërohesha me mjekësi popullore. Tërë jetën e kam agjëruar Ramazanin. Kam qenë e kujdesshme me ëmbëlsira, por e dua djathin e freskët, grurin..."

I vetmi problem që e mundon të moshuarën Dosova është dëgjimi. Ajo ka treguar se për herë të parë është martuar në moshën 18 vjeçare, dhe se si i ka varrosur të dy bashkëshortët e saj. I pari kishte vdekur në Stalingrad, derisa i dyti në vitin 1954.

Plaka gazmore ka porositur se njerëzit duhet t’i gëzohen jetës dhe se vallëzimi e bisedat me njerëzit që i kemi për zemër janë ilaçet më të mira.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back