I alkoolizuari më i vogël në botë është vetëm 2 vjeç

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
I alkoolizuari më i vogël në botë është vetëm 2 vjeç


Cheng-Cheng-500x381.jpg


Cheng Cheng është i alkoolizuari më i ri në botë. Ai është vetëm 2 vjeç. Gjithçka duket se ka nisur kur ai ishte 10 muajsh dhe babai i tij i vendoste në gojë shkopinj të ngjyer me verë, në mënyrë që ai të ndalte së qari.

Më pas nisi që të konsumonte alkool në sasi. Në fillim prindërit dhe familjarët e fëmijës që jetojnë në lindje të Kinës, e konsideronin çështjen mjaft qesharake; u dukej argëtuese që ai pinte një shishe birrë pa asnjë efekt anësor.

Pasi ai e përfundonte shishen, kërkonte sërish birrë. Por kur historia doli jashtë mureve të shtëpisë, familja u kritikua shumë që kishte inkurajuar për nxitjen e sjelljes së fëmijës: pediatrit i vinë në dukej rreziqet e shkaktuara nga konsumi i alkoolit, për një trup ku organet ende nuk janë zhvilluar. Familja duket sikur e ka kuptuar rëndësinë e sjelljes së papërgjegjshme pas presionin publik dhe kërcënimeve nga autoritetet ligjore që mund t’i marrin kujdestarinë mbi fëmijën.

Por t’i heqësh fëmijës 2-vjeçar, diçka që ai e dëshiron “është një makth”, sidomos pa terapitë e duhura. Duket se prindërit ende vazhdojnë që t’i japin birrë dhe verë kur ai fillon me skenat e tij:- “Ndonjëherë vërtetë që bën shumë zhurmë dhe nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç se t’i japim pak verë. Sytë e tij janë gjithmonë nga shishet e alkoolit”.
g.shqip
 
Titulli: I alkoolizuari më i vogël në botë është vetëm 2 vjeç

qyqa kaq i vogel imagjino kur te rritet :(
prinderve mund tju duket per tu qeshur por ne fakt pas ca viteve do i dalin efektet e alkoolit Ncncncncnc
 
Titulli: I alkoolizuari më i vogël në botë është vetëm 2 vjeç

I alkoolizuari më i vogël në botë është vetëm 2 vjeç[/

Cheng Cheng është i alkoolizuari më i ri në botë. Ai është vetëm 2 vjeç. Gjithçka duket se ka nisur kur ai ishte 10 muajsh dhe babai i tij i vendoste në gojë shkopinj të ngjyer me verë, në mënyrë që ai të ndalte së qari.
g.shqip


Eshte per tu dhimbsur femija ku gjendja ka perceptuar kaq rende por kshu si menyre nuk duket dhe aq e padegjuar dhe patrajtuar nga ne.

Po ju nuk keni pyetur gjyshet tuaja se cfare benin veres, ne pikun e zhegut, ne vlugun e punes e femija merrte vajin e nuk ndalej?
 
Titulli: I alkoolizuari më i vogël në botë është vetëm 2 vjeç

E une i droguar kam qene femije kur bera te 10 vite,por e kisha me vajzat.

:foot:foot

Nje grope ne bark me behej kur i shihja ashtu te bukura:happy:


Prinder te papergjegjshem.
Kam pare gjithandej qe u japin e cigare femijve te tyre.
 
Back
Top