Hyrje ne "Kursim"

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Kursimi nuk duhet menduar kurrsesi si diçka e vështirë, mjafton
të kuptosh dobinë e tij! Sa më shpejt të vendosësh për të kursyer, aq më i vlefshëm do të jetë ai për jetën tuaj! Shpikja më fantastike është interesi i përbërë – Albert Einstein.
Kur vendosni para në një llogari kursimi, banka ju paguan interesa mbi shumën fillestare. Sa më gjatë t’i lini paratë në llogarinë e kursimit, aq më shumë do të grumbullohet interes i përbërë. Le të shohim se çfarë do të thotë konkretisht interes i përbërë për një depozitë kursimi 1- mujore, 3- mujore dhe 6- mujore:

Elementet që veprojnë në një depozitë kursimi janë interesi i thjeshtë, i cili në gjuhën financiare njihet si APR (annual percentage rate) apo norma e interesit vjetor, interesi i përbërë dhe afati i maturimit. Në rastin kur vendosni të keni një depozitë me periudhë maturimi 1-mujore, ja se si llogaritet interesi i përbërë që përfitoni:


Depozitë kursimi 1-mujore:

i= APR= 12%
m = afati i maturimit

1 muaj interesi i përbërë:

[( i x m/12) + 1] (12/m)- 1 [(12% x 1/12)+1] 12/1- 1 = (1%+1)12- 1= 12,68%

Depozitë kursimi 3-mujore:

i= APR= 12%
m= afati i maturimit= 3 muaj

interesi i përbërë:

[(12% x 3/12)+1]12/3- 1= (3+1)4- 1= 12, 55%

Depozitë kursimi 6-mujore:

i= APR= 12%
m= afati i maturimit = 6 muaj
interesi i përbërë:

[(12% x 6/12)+1]12/6- 1= (6%+1)6/12- 1=12. 36%

Interes i përbërë:
Interes i fituar mbi interesat e fituar më parë dhe mbi shumën fillestare të vënë në një llogari kursimi. Interesi i përbërë vepron në rastet kur ju e riinvestoni shumën në depozitën e kursimit për të njëjtën periudhë maturimi.
Për të kuptuar se si interesi i përbërë ndikon në të ardhurat tuaja, po ju japim një shembull fare të thjeshtë:

"Sapo që Gjergji mbushi tre vjeç, prindërit filluan t’i derdhnin atij në llogarinë e kursimit nga 2500 lekë për çdo muaj, me interes vjetor 3%. Falë interesit të përbërë të llogarisë së kursimit, pas 15 vjetësh ata jo vetëm që arritën të kursenin 450000 lekë, por edhe të merrnin nga banka 560000 lekë, duke fituar kështu mbi 100000 lekë. Në këtë mënyrë, ata siguruan një shumë të mjaftueshme për të mbuluar taksat shkollore dhe librat për vitin e parë të studimeve universitare të djalit të tyre, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit."

.... Punësimi gjatë pushimeve të verës
• Filloni kërkimet që në fillim të vitit (gjatë muajve janar-mars). Informoni familjen, miqtë dhe mësuesit mbi punën që do t’ju interesonte të bënit.
• Interesohuni mbi punën që bëjnë të njohurit tuaj apo të prindërve tuaj. Krijoni lidhjet e duhura dhe paraqituni në intervista informale. Kështu do të kuptoni më shumë mbi një sektor prodhimi apo institucion.
• Punoni si vullnetarë, mbasi kjo është një mundësi e mirë për të fituar referenca dhe përvojë.
• Përgatisni një CV dhe mbajeni një kopje të saj me vete. Kurrë nuk i dihet se çfarë mund t’ju sjellë rastësia!

.... Përmbajuni buxhetit personal
Disa këshilla të vogla se si t’i përmbaheni buxhetit personal gjatë viteve të shkollës:
• Vlerësoni përparësinë që ju sjell sigurimi i një depozite personale. Depozitimin e rregullt në llogarinë e kursimeve vlerësojeni si një shpenzim të pashmangshëm, njëlloj si pagesën e faturës së energjisë elektrike.
• Pajisuni me kartën e “Studentit Ndërkombëtar” dhe mundohuni të gjeni dyqane, të cilat ofrojnë çmime të ulura për studentët.
• Shfrytëzoni transportin publik. Kështu do të shpenzoni më pak se sa të përdorni një makinë personale.
• Përpara se të dilni në treg, bëni një listë të sendeve që vërtet ju nevojiten. Kjo ju jep mundësi që t’i shmangeni blerjeve impulsive, për rrjedhojë edhe të shpenzoni më pak.
• Kur dilni me miqtë, në bare apo diskoteka, mos i mbani të gjitha paratë me vete dhe nëse keni një kartë krediti, lëreni atë në sirtar!
• Mundohuni t’i paguani faturat pak e nga pak, çdo javë ose çdo dy javë.
• Kur të dilni për darkë me miqtë, mendohuni përpara se të shkoni qoftë edhe për “kafen e mbasdarkës”.


Hyrje në “Shërbime bankare”
Pa dyshim që bankat tregtare përfaqësojnë biznese, të cilat janë të interesuara të fitojnë para. Megjithatë, konkurrenca e tregut bankar i bën ato po aq të interesuara që edhe ju të fitoni para dhe të mbeteni të kënaqur nga shërbimet e tyre. Pavarësisht se ku do t’i kryeni studimet universitare, në qytetin tuaj, në një qytet tjetër të Shqipërisë apo diku jashtë vendit, gjithnjë do të jeni të detyruar të kryeni shërbime bankare. Gjatë jetës universitare do të keni rast të udhëtoni me kursin tuaj, mund të jeni të detyruar të paguani qira dhe fatura, si dhe të kryeni transferta bankare. Në një botë ku lënda plastike përdoret pothuajse aq shpesh ose më shpesh se kartëmonedhat dhe monedhat, blerjet me kartat e kredit dhe kartat e debitit po zëvendësojnë përditë e më shumë blerjet me cash. Njëherë e një kohë, karta e kreditit ishte një instrument që u shërbente njerëzve me ekonomi të mirë apo me të ardhura të larta, por tani ajo përdoret më shumë se kurrë edhe nga njerëzit e zakonshëm. Ndërsa kartat e debitit mund të zotërohen pa asnjë lloj kriteri të të ardhurave.

Karta e kreditit:
Një kartë bankare me të cilën mund të kryhen pagesa jo në cash, si dhe tërheqje në cash prej bankomatëve dhe sporteleve të bankës. Kur kryeni blerje me kartë krediti ju nuk keni nevojë të keni para në llogarinë tuaj që në momentin e blerjes, pasi banka ju vë në dispozicion një shumë të caktuar për çdo muaj. Por, megjithëse shumica e llogarive të kartave të kreditit ju lejojnë të mbartni një shumë të papaguar nga një faturë mujore në tjetrën, ju do të paguani interesa për shumën e mbartur. Karta e kreditit është tepër praktike për të kryer blerje brenda dhe jashtë vendit (pagesa në shuma të vogla, por me frekuencë të lartë të jetës së përditshme), pa patur nevojë për para cash dhe duke përdorur paratë e bankës. Siç shihet edhe nga përkufizimi i mësipërm, në hapësirën informuese, përdorimi i një karte krediti është tepër komod. Në Shqipëri, vendet ku mund të paguani me kartë krediti nuk janë ende të shumta, por ato po shtohen dita-ditës. Me kartë krediti mund të paguani jo vetëm qiratë, faturat e ujit dhe të energjisë elektrike, por edhe faturën mujore apo vjetore të palestrës, produktet e blera në disa nga supermarketet më të mëdha të vendit, veshje dhe libra në disa nga libraritë apo butikët e kryeqytetit. Por nëse keni vendosur t’i kryeni studimet universitare jashtë, në vende me tregje financiare më të zhvilluara se Shqipëria, atëherë kartën e kreditit mund ta përdorni për të kryer gati çdo lloj blerjeje. “Pazari” kështu bëhet fare i lehtë, por jo vetëm kaq.


Mbasi, me anë të kartës së kreditit ju mund të krijoni një historik të dhënash financiare, i cili do të jetë tepër i rëndësishëm për një fazë tjetër të jetës tuaj, kur të keni nevojë të kryeni blerje të mëdha. Sidoqoftë, përdorimi i kartës së kreditit mban me vete edhe përgjegjësi jo të vogla. Ja disa këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë për të krijuar një “marrëdhënie të mirë” me kartën e kreditit: Miradministroni të ardhurat tuaja!
Nëse ende nuk zotëroni një kartë krediti, ka shumë gjasa që t’ju ofrohet një e tillë kur të filloni universitetin!

Përpara se të aplikoni për një kartë krediti, duhet të mbani parasysh:
• Zotërimi i një karte krediti nuk do të thotë të fitosh para “qyl”! Në rast vonese të shlyerjes së blerjeve me kartë, bankat mbajnë një përqindje (%) të konsiderueshme, të çmimit të artikullit apo shërbimit.
Imagjinoni për shembull, sikur me kartën e kreditit të keni blerë një palë pantallona me vleftë 12 000 lekë. Nëse kur ju mbërrin fatura për shlyerjen e tyre gjendeni pa para, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të prisni për të mbledhur sa ju nevojitet. Muajin në vazhdim paguani faturën fillestare (12 000 lekë), plus interesat (200 lekë), çka do të thotë se, pantallonat tashmë ju kanë kushtuar 12 200 lekë!

• Kartat e kreditit janë shumë të vlefshme në raste urgjencash.
• Kartat e kreditit përdoren kudo.
• Ato janë shumë efikase kur udhëtoni ose studjoni larg familjes.
• Njihini mirë mundësitë tuaja dhe mos shpenzoni më shumë se sa keni nevojë.
• Shumë lloje kartash krediti ofrojnë bonuse, në varësi të blerjeve që kryhen me to. Këto pikë bonus mund të shpërblehen në formën e biletave gratis për udhëtime apo blerje.
• Kartat e kreditit janë një mundësi e mirë për t’u treguar bankave apo institucioneve të tjera huadhënëse se ju dini ta miradministroni paranë. Zgjidhni kartën më të volitshme për ju! Përpara se të zgjidhni një kartë krediti, duhet të mbani parasysh kërkesat tuaja. Për shembull, nëse do të lini një bilanc të papaguar (mosshlyerja e pagesave të kryera brenda muajit), atëherë zgjidhni kartën me normë interesi më të ulët në treg. Por duke qenë studentë, ju do të keni pa dyshim edhe kufij, për shkak të statusit dhe mungesës së një page mujore! Disa karta krediti kërkojnë një nivel minimal të ardhurash apo pagesën e një komisioni vjetor.
Kuptoni drejt pasqyrën e llogarisë tuaj! Pasqyrat e kartave të kreditit janë të ndryshme për banka të ndryshme dhe mund të jenë të vështira për t’u kuptuar.

Të gjitha bankat tregtare të vendeve me ekonomi të zhvilluara dhe disa nga bankat tregtare të Shqipërisë, i dërgojnë për çdo muaj zotëruesve të kartave bankare, nga një pasqyrë të
detajuar të blerjeve dhe shumave që duhet të paguajnë. ثshtë e rëndësishme që të dini ta lexoni pasqyrën e llogarisë tuaj.

Data e pasqyrës së shpenzimeve tuaja

Fatura e çdo shpenzimi apo interesi që ju mbahet nga karta e kreditit, ju vjen për çdo muaj.

Numri i llogarisë

Sapo të pajiseni me një kartë krediti, duhet të verifikoni së pari që numri i llogarisë së shënuar në pasqyrën e lëvizjeve të kartës t’i korrespondojë numrit të kartës së kreditit. Në rast të ndonjë gabimi të mundshëm, duhet të lajmëroni menjëherë bankën.


Kufiri i kartës

Përfaqëson shumën fikse që banka vë në dispozicionin tuaj. Shuma në dispozicion ndryshon aq herë sa ju paguani apo tërhiqni para nga karta dhe nëse jeni gjithmonë të rregullt me shlyerjen e bilancit, atëherë banka mund edhe t’ua rrisë vlerën e kufirit të kartës. Nëse keni probleme me shpenzimet e tepërta, ju mund t’i kërkoni bankës, që t’ua ulë shumën e kufirit të kartës.

Data e pagesës

ثshtë afati i shlyerjes së bilancit të kartës ose të paktën i pagesës minimale. Pagesat mund të kryhen nga llogaria rrjedhëse e pagës, duke i depozituar paratë në bankë drejtpërsëdrejti, me anë të telefonit apo me internet.

Pagesa minimale

ثshtë shuma që duhet paguar në rastet kur nuk mund ta shlyeni dot të gjithë bilancin tuaj. Pra, një pagesë me shumë minimale në krahasim me bilancin tuaj. Në raste të tilla, ju do të paguani interesa mbi bilancin e pashlyer. Shpenzimet e kryera që prej pasqyrës së fundit
Ju tregon se çfarë keni shpenzuar muajin e kaluar, përfshin blerjet, tërheqjet në cash dhe interesat e mbajtur.

Bilanci i mëparshëm (i muajit të kaluar)

Ju tregon sasinë e shpenzimeve të muajit që ka kaluar, nëse e keni shlyer të gjithë bilancin, nëse keni paguar vetëm pagesën minimale apo diçka në mes këtyre të dyjave.

Shuma që duhet shlyer

ثshtë vlera totale e parave që duhet të shlyeni. Ky bilanc llogaritet nga mbledhja e bilancit të vjetër me totalin e shpenzimeve për muajin aktual.

Përmbledhje e normave të interesit

Janë interesat e përdorimit të kartës së kreditit, të cilët duhet t’i njihni detyrimisht. Normat e interesit mund të jenë më të larta për veprime të tilla, si tërheqja e parave nga karta e kreditit.
Duke i njohur këto vlera, ju mund t’i pakësoni tërheqjet dhe
shpenzimet impulsive me kartë krediti.
Tani jeni të përgatitur për miradministrimin e kartës tuaj të ardhshme të kreditit... Por, mbetet gjithsesi edhe diçka tjetër!
Pasi të zotëroni një kartë krediti duhet të keni parasysh që:
• Për të mbajtur nën kontroll paratë tuaja, si dhe për të ndërtuar një historik të mirë të marrëdhënieve tuaja me bankën, është më mirë që të paguani më shumë se pagesa minimale, për çdo muaj.
• Mbani vetëm një deri në dy karta krediti.
• Ruajini faturat e shpenzimeve për gjashtë muaj dhe kontrolloni pasqyrën e shpenzimeve të kartës.
• Mos i paguani asnjëherë detyirimet e një karte me një kartë tjetër.
• Shmangini sa më shumë tërheqjet në cash nga karta e kreditit - përveç rasteve urgjente!
• Mos e mbani kodin e kartës së kreditit dhe numrin e kontaktit të bankës për rastet urgjente (nëse e humbni apo jua vjedhin kartën) në të njejtin vend me kartën e kreditit.

Nëse pas gjithë këtij informacionit që lexuat mbi kartat e kreditit jeni të mendimit se nuk do të arrini ta mposhtni tundimin që ato paraqesin, atëherë ka një mundësi tjetër për ju, karta e debitit. Karta e debitit është një kartë bankare plastike, e cila përfaqëson një mundësi tjetër për të paguar, pa qenë nevoja e përdorimit të parave në cash. Paratë për blerjet me kartë debiti tërhiqen automatikisht nga llogaria rrjedhëse e zotëruesit të kartës dhe, në ndryshim nga kartat e kreditit, me anë të kartave të debitit nuk mund të shpenzohen më shumë para nga sa përmban llogaria juaj rrjedhëse.

Të përdor një kartë krediti apo debiti gjatë studimeve
universitare???
Në përmbledhje të informacionit të përgjithshëm që paraqitëm për dy llojet e kartave bankare, le të shohim se si ato krahasohen me njëra tjetrën dhe përdorimi i cilës prej tyre do të ishte më I përshtatshëm për një student.
Kartat e kreditit janë më praktike për përdorim. Ato ju lejojnë të kryeni blerje apo të tërhiqni cash pa patur nevojë të keni para në llogarinë rrjedhëse, pasi banka i ka siguruar ato për ju. Kjo është diçka tepër lehtësuese në ato raste, kur ju duhet të kryeni shpenzime të konsiderueshme dhe nuk keni para për momentin. Pas kësaj, sigurisht që ju duhet t’i paguani mbrapsht paratë e shfrytëzuara nga karta e kreditit, por nuk duhet harruar edhe çështja e interesit. Shumë karta krediti ofrojnë për klientët një periudhë “faljeje” për interesat. Kjo do të thotë se nëse e shlyeni shpenzimin në datën kur e kryeni atë apo brenda një harku kohor të caktuar nga banka (nga 25-30, sipas rregullave të bankës), ju nuk do të paguani interesa mbi shpenzimet. Sidoqoftë, nëse nuk do të jeni në gjendje të paguani brenda këtij harku kohor, do t’ju duhet të paguani interesa, të cilët në raste të caktuara mund të jenë të lartë (deri në 30%, për disa karta).
Në anën tjetër, kartat e debitit nuk janë aq praktike, pasi me to nuk mund të shpenzoni para që nuk i keni në llogarinë rrjedhëse. Me kartat e debitit ju duhet të vendosni para në llogarinë tuaj rrjedhëse dhe kur kryeni shpenzime këto para do të tërhiqen nga llogaria rrjedhëse, pa asnjë interes. Në shumë vende të botës duhet të paguani një komision vjetor për kartat e kreditit si dhe ato të debitit. Një ndryshim i madh midis këtyre dy kartave është edhe përgjegjësia. Zakonisht studentët zotërojnë karta krediti si bashkëpronarë me prindërit e tyre. Pra, prindërit janë jo vetëm garantuesit e kartës (ata mbajnë përgjegjësinë nëse bilanci i
kartës mbetet i pashlyer), por edhe pronarë të saj. Kjo do të thotë se ata janë jo vetëm përgjegjës për shpenzimet e kartës por kanë të drejtë dhe mundësi të informohen mbi shpenzimet e kryera me të.
Ndërsa për të patur një kartë debiti ju nuk do të keni nevojë për një garantues, do të keni nevojë vetëm për para në llogarinë rrjedhëse!

Nëse akoma keni dyshime se cilën nga këto dy karta të përdorni gjatë studimeve universitare, ju mund t’i përdorni edhe të dyja.
Përdorni një kartë debiti për shpenzimet e përditshme. Kështu nuk ka rrezik të shpenzoni më tepër sesa keni dhe nuk paguani asnjë interes, por mbani një kartë krediti për urgjenca dhe
mundohuni ta përdorni atë vetëm në këto raste!

Botime te Banka e Shqiperise...
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top