Hypotiroidizmi - Ulja e Funksionit te Tiroides

sensuu

sweet
V.I.P
Gjendra tiroide eshte nje gjender e vogel qe peshon 15 gr e vendosur ne pjesen e perparme te qafes dhe prodhon dy hormone T3 ( Trijodotrionine) dhe T4 (Tiroroksine).

Roli i hormoneve te tiroides eshte ti njohe dhe te veproje mbi receptoret e tyre neqeliza ne menyre qe te rregulloje metabolizmin e cdo qelize. Kane dhe funksione te tjera si ne procesin e rritjes dhezhvillimit mendor dhe fizik, ndihmon organizmin ne adoptimin me temperaturat e jashtme, ndikojne ne forcimin e kockave, shtojne oksigjenimin e cdo qelize. Pa prezencen e hormoneve te tiroides asnje qenie njerzore nuk do te jetonte dot, apo trupi yne nuk do te ishte ne gjendje te kryente asnje veprim fizik apo mendor.

Tiroidja si gjender endokrine i hedh direkt ne gjak substancat qe ajo prodhon. Me shume se 99% te hormoneve te tiroides jane te lidhura me proteina dhe nuk jane aktive, vetem pjesa e lire e tyre eshte active.

HYPOTIROIDIZMI
Eshte semundje qe prek 2-3 % te popullates, me shume prek ****in femer me raportin 3/1 me meshkujt. Ne baze te kesaj semundje qendron ulja e prodhimit te hormoneve te tiroides e cila mund te jete e pjesshme, e plote. kur kemi deficence te plote i semuri eshte ne gjendje komatoze dhe rrezikon shume per jeten.

Zakonisht kjo semundje shkaktohet nga demtimet kronike te gjendres tiroide, shkaku me i shpeshte eshte tiroiditi kronik qe eshte me baze autoimmune dhe quhet Tiroiditi Hashimoto. Shkaktare te tjere jane demtimet e tiroides nga viruset, medikamentet sic mund te jete Kodaroni, Litiumi, kirurgjite shpesh here, kanceri i gjendres tiroide, dhe kirurgjia qe kerkohet ne te tilla raste con ne mos prodhim te hormoneve, edhe rrezatimet me jod radioaktiv e demtojne shume gjendren tiroide dhe predispozojne per ulje te funksionit te saj.

Kjo semundje haset me shume ne moshat mbi 50 vjec por mund te ndodhe edhe tek femijet e porsalindur. Kjo e fundit eshte gjendje e rende qe duhet te diagnostikohet dhe trajtohet shpejt, maksimumi brenda vitit te pare te jetes sepse keto femije per ndryshe do mbeten me prapambetje mendore ose sic njihet ndryshe me emrin Kretinizem.


Gjendra tiroide stimulohet per te prodhuar hormonet e saj nga nje hormone tjeter qe quhet TSH( Thyroid Stymating Hormon) ky hormon vjen nga gjendra e hipofizes. Kur kjo gjender nuk e prodhon sic duhet hormonin kemi te bejme me mos stimuli te tiroides dhe hypotireoze dytesore. Kur demtimet jane vetem ne gjendren tiroide kemi te bejme me hypotireoze primare.

Shenjat dhe simptomat e hypotiroidizmit

Ankesat e medha jane:
- Lodhje
- Letargji
- Ndjesia e te ftohtit (kane shume ftohte)
- Lekure e thate
- Rritje e peshes
- Oreks te dobet
- اrregullime te memories
- Konstipacion (kapsllek)
- Trashje zeri

Mund te kemi edhe ulje te perkoshme te degjimit, dhimbje artikulare, kercitje te duarve. Tek te moshuarit me shume hasen crregullimet e memories, crregullimet e emocioneve, depression,stres, ankth etj. Si shenja ne pergjithesi tiroidja e ketyre te semureve eshte e zmadhuar me gushe, me dhe pa noduj(fryrje), por kjo semundje mund te jete present edhe tek personat qe nuk e prekin fare gjendren tiroide. Ne ditet tona zakonisht diagnoza vendoset me shpejt per shkak te ndergjegjsimit te njerezve dhe teknikave te avancuara laboratorike.

Trajtimi i hypotiridizmit
Si rregull trajtimi eshte medikamentoz, por rol te rendesishem luan dieta. Keto te semure duhet te ushqehen me produkte qe permbajne shume jod sic jane produktet e detit, frutat e detit, peshqit, mishi, te brendshmet e bagetive,qumeshti,kosi,djathi , fruta etj.

Nuk duhet konsumuar laker, lule laker, brokoli, fasule, bizele,etj.

Duhet te konsumojne rregullisht uje dhe kripra minerale me doza normale.

Mjekimi me hormone konsiston ne dhenien e Tiroksines, ne formen medikamentoze. Ky eshte mjekimi standart qe si rregull merret ne mengjes 30-60 minuta para ngrenies e shoqeruar me nje gote uje.

Ky medicament akumulohet dhe qendron 7 dite ne organizem, kohe kjo qe perkon me maksimumin e veprimit te tij. Qellimi i mjekimit eshte te ktheje apo te reduktoje simptomat e hypotiroidizmit, gje qe arrihet dhe ndiqet me matjen TSH, sa me te normalizuara te jene keto vlera aq me afer mjekimit ideal dhe funksionit normal te gjendres tiroide te demtuar ne jemi.

Si rregull TSH eshte gjithmone e larte ne fillim te mjekimit sepse e theksuam qe ne fillim qe kur tiroidja eshte e demtuar apo nuk pergjigjet ndaj stimujve TSH rritet shume per te tentuar normalizimin e funksionit te tiroides.


Matja e T4 dheT3 nuk rekomandohet rutine per shkak se marrja nga jashte e ketyre hormoneve ndryshon ne varesi te ushqyerjes, kohes se marrjes etj. Prandaj vlersimi i ecurise behet vetem me TSH.

Ka raste kur jepen ne forme medikamenti te dy hormonet e e tiroides,apo kur jepet tiroxina bashke me jodin por ne kete rast duhete te kemi parasysh qe gjendrra tiroide te mos jete totalisht e demtuar se per ndryshe jodi nuk do perpunoheshe dhe nuk jepte asnje efekt.

Hipotiroidizmi Subklinik
Hipotiroidizmi Subklinik ndodh kur tiroidja e ka ulur pjeserisht funksionin e saj dhe kur kemi rritje te lehta te TSH ose mund te themi kjo quhet forma e zbutuar e hypotiroidizmit. Sot ne bote diskutohet nese duhet ose jo mjekimi zevendesues ne te tilla raste, dhe shumica e autoreve jane dakort qe fillimi i mjekimit te nise tek subjektet qe kane TSH me te madh se 10mu/lit.

Rralle here ne mjekimin e hypotirozes perdoret T3, kjo sepse ai eleminohet shume shpejt nga organizmi, duhet te meret disa here dhe nuk arrin pikun fiziologjik ne serum. Eshte tentuar disa here te hidhen ne qarkullim produkte qe kane bashke T4 dhe T3 por nuk kane rezultuar te kene avantazh ne raport me mjekimin vetem me T4.

Duhet behet kujdes ne mjekimin me T4 sepse nese i tejkoalon dozat qe nevojiten kalojne ne nje semundje tjeter qe quhet hipertiroze apo mbi prodhim te gjendres tiroide qe shoqerohet me crregullime te ritmit te zemres, dobesi te fortesise se kockave etj.

Hormoni TSH duhet te kontrollohet cdo 3 muaj per te patur nje ekuiliber te mire te semundjes. Perdorimi i ekstrateve te tiroides te marra nga kafshet nuk eshte qe ka dhene rezultate te mira ne praktike. Megjithate ka te semure qe preferojne mjekimin "gjoja natyral" se sa ate sintetik.

Kjo semundje, hypotiroza duhet te ndiqet regullisht nga mjeku specialist endokrinolog ne menyre qe te modifikoje dozat dhe skemen e mjekimit, ne varesi te gjendjes klinike, ekzaminimeve laboratorike etj. Mjekimi i kesaj semundje eshte i veshtire dhe nuk duhet kurresesi qe keta te semure te vetetrajtohen apo te konsultohen nga jo profesioniste.

hyperthyroidism_1.jpg


hyperthyroidism_2.jpg



mjeket.al
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top