Humor Shkodran

alfonci

Veri investigatio
Te ndajme disa nga pjeset me te mira te ajkes se humorit shqipetar. Besoj se sdo mend per ta ditur se per origjinen e tij.

Jeni te ftuar te sjellni pjese humoristike te humoristeve shkodrane.

Ja disa prej tyre:


Pjesë nga libri "Qesh e njesh" i Gezim Krujes



Hapja
Një ditë, një tip i çuditshëm më ndalon:
"اfarë teme ka ai libri yt?" Unë i thashë:
"Kam mbledhur gazmoret e dialogjet ma të mira, që i kam shkruar prej vitesh, e tashti në demokraci."
"Ashtu, - më tha. Po a të del ndopak libër i trashë?" Po libri, mor i dashur, nuk vlerësohet nga trashësia, po ç'ka kanë shpikë trutë e mia. Ti Po ja ban si ja bani një përgjegjës i vatrës së kulturës në fshat, që shkon me ble pllaka gramafoni, se në atë kohë nuk kishte magnetofon, e i thotë shitësit, "M'i jep 200 pllaka gramafoni." Shitësi i thotë: "A don muzikë të lehtë apo të randë?" Fshatari i përgjigjet: "اfarëdo muzike, se gomari ka me i bajtë."

Komisari
E more shoku Komisar, 45 vjet që e ke kullotë Partinë e Punës, vetë shkruj e vetë vulos, e njeri mos me të thënë mos. Tashti të kanë ra puplat, re nga fiku...
- Gabohesh djalosh, unë jam ai që kam qenë, unë nuk kam ra nga fiku, por ç'ti bësh, ka ra fiku...

Edukatorja
- O mami, o mami, du dy gurabija sot.
- Për ç'farë të duhen dy gurabija?
- Se njërën ma han edukatorja...

Transferimi
Dëgjo moj bijë, tani jam transferuar në Shkodër. Ti je vajzë e re, 17 vjeçe, e ke mendjen taralele. Shkodra është qytet i madh, qytet me kulturë, janë njerëz të humorit, janë qejfli. Ti, të pastë mamaja, shoqëroju me vajza e mos u ndalo me asnjë djalë, se kaq bukur ta prishin mendjen shkodranët, sa nuk ke qejf me u thanë Jo...

Doktori i psikiatrisë
- Doktor, po më merren mendt.
- A e din pse të merren mendt?
- Pse? - Ke kokën e madhe e trutë e vogla, e të sillen nëpër kokë. Derisa të zajnë vend trutë, mos u shqetëso.

Doktor ekspres
Burrë e gru shkojnë tek doktori: Doktor a mund t'ju shqetësojmë?
Doktori: Zhdeshu zojë!
Gruja: Burri ashtë i sëmurë, zotni doktor...
Doktori: Ashtu, atëherë burri juaj të nxjerrin vetëm gjuhën.
 
ME TE DREDHUR
Më falni shok se po ju shqetsoj, a e pini duhanin?
- Po - u përgjegj shoku - me të dredhun...
- A keni një letër duhani se më mungon?
- Posi urno, me gjithë qef.
- Po duhan a keni?
- Sigurisht po.
- A ma mbështjell një fije se nuk po di.
- Po mor zotni urno!
- Po me e ndez a keni?
- Po! tjetër gja a ju duhet?
- Jo, të tjerat i kam vetë...

Sa mendjemadh je mor Gëzim!
Gëzimi: Pse?
Të pashë mbramë në televizion, dhe s'më fole me gojë!...
 
VIZITA
Grueja me burrin krah për krah. I thot gruja:
Ah sa të shkon ky kostumi! E gëzosh! E din si me dukesh... si Alen Daloni i ri...
- Ja kam këput kryet (qeshet), Ec të shkojmë se po bahemi vone!
- Uuuupo cka të ra në xhaketë ashtu? - e pyet gruja.
- Një zog ka lëshue një glacë!
- Po kështu nuk shkohet në vizitë, hajde kthehena. Sa pa mend ece rrugës!
- Mir moj gru, po unë nuk mundem me ec me kryt përpjete.
- Jo, jo, hajde shpejt ndërro kostumin...
- Gru, mos e ban kaq alarmante, një zog lëshoi një glacë. Thuj shyqyr që nuk fluturojnë lopët se mandej do kishe pa, se cka ishte ba!
 
[ame="http://www.youtube.com/watch?v=y9wTyxyTH2Y"]YouTube - fotografija[/ame]



I paperseritshmi i skenes shqipetare, Tano Banushi


 
Redaktimi i fundit:
# Kush dreqin hyp atje nalt!

Një çift po dilte në qytet. Rrugë e gjatë, nxehtë i madh, para tyre ndodhet një pemë dhe ata bashkë vendosin m'u ul nën të. Pas një farë kohe gruaja çon kryet lart me pa, kur shef dy zogj sqep më sqep dhe i thotë të shoqit:
- Mor burrë ça janë ka bajnë njata zogj atje lart?
- I shoqi: janë ka puthen.
- Gruaja: po pse nuk me puth edhe ti mua?
- Burri ia kthen: po kush dreqin hyp atje nalt.
 
# اobani dhe vajza.

Nji çoban me bagti ishte afër nji prronit. Po binte shi pa masë. Mbas nji farë kohe prroni po fillon m'u shtu e me u shtu, kur çobani po ndin nji za, "u mbyta, u mbyta..." Vrapon bariu në drejtim të zanit kur shef nji vajzë që kishte mbet në prrua, e ndimon atë dhe mbas pak vajza i thotë atij se si mund t'ia shpërblente, pasi i shpetoi jetën. Bariu i thotë se nuk do asgja. Atëherë vajza fillon me u zhvesh e me u zhveshë. Kur shkon tek mbathjet vajza i thotë bariut: edhe i to kanë mbetë, dhe fillon me i heqë edhe ato, por bariu shumë zemër gjanë e ndërpret duke i thënë: a din ça, mos i heq fare se me bijnë të mëdhaja...
 
# Nexhoja në fabrikë të cigareve.

Kishte ardhë Nexhoja ne fabrikë të cigareve me taku nji shok të vetin, mirëpo roja nuk po e lente me hi brenda. Shoku i tij nuk po dilte me e taku kështu që nexhoja don me hi me forcë. Roja e kap për këmishe, dhe i mbet nji copë e këmishës në dorë. Roja e shef Nexhon të nevrikosun dhe të heshtun. Pas pak, roja i thotë Nexhos:
- Po më vjen keq për këmishën, ishte e bukur!...
Nexhoja: - Eeeeeeeedhe coooooopë e fortë... E ar a ban me kalu tesh?...


# Vajza me çorapë bakllave.

Do djem, po gacmoshin nji vajzë, e cila kishte veshë çorape me kallëp bakllave. Por kjo ishte e përditshme. Fjalët ishin: 'çdo të hamë sonte bakllavë!...'
Mirëpo vajza u mërzit për çdo ditë, i njëjti avaz. Një ditë kur djemtë po i thoshin 'çdo të hamë sonte bakllavë', ajo kthehet e u thotë:
- Po mire mor çuna vetem tek bakllava ju rri mendja?
Djemtë: - Po.
Vajza: - اfarë budadhenjsh?
Djemtë: - Pse?...
Vajza: - Se po të ngjiteni ma nalt do hanit kadaif...
 
# Hajduti dhe plaka.

Nji hajdut kishte hy me vjedhë kumbulla, mirëpo pa mbaru mirë mbushjen e gjinit, del nji plakë e i thotë:
- Ulu poshtë mor qafir, se po ta thërras policinë...
Mirëpo hajdutit nuk i pëlqejnë fjalët e plakës dhe ia kthen:
- O plakë, a po hyn brenda, a po ta baj?...
Plaka e ndigjon dhe hyn brenda. Kur hajduti mbush gjinin me kumbulla, ulet poshtë dhe ikën. Plaka e shef hajnin tuj ikë e bahet me nerva. Del jashtë e i thotë:
- I poshtëm! ti keke edhe hajn edhe rrenacak...


# hëndërri dhe nusja

Në disa fshatra të jugut, kur bahen dasma kane disa kange me ngacmime. Nji prej tyre - nga ana e dhëndërrit; nuse o nuse o, a e ke pa llozin e portës o nuse o nuse o...
Nga ana e nuses jane me te shkathët: dhëndërr o dhëndërr o, a e ke pa pusin e shpellës o dhëndërr o dhëndërr o...
 
# Tre djemtë

Tre djem ishin tuj u ngatërru me njeni-tjetrin e tuj i thanë njeni-tjetrit s'ke m'u rrit ma, ke me metë i shkurtun, etj. Kur mas pak kohe, i madhi prej ture thotë: unë kam m'u rrit ma shum se ju, i dyti pyet: pse? I madhi: se gjyshi jem asht i gjate sa kalaja. I dyti: oh une kam m'u rrit ma shume se ti. I vogli: e pse ke me rrit ma shum se ai? Ai i dyti: se gjyshi jem asht kaq i gjate sa prek ret me dorë. I vogli pyet: kur gjyshi jot ka prekë retë, si ishin të forta apo të buta? I dyti ia kthen: të buta. I vogli: he, ai pra ka kap topet e gjyshit tem!


# Gjahtari i fundit

N'andje heret, në nji klub gjahtarsh ishin mledhë nji grup shokësh, dihet gjahtarë, dhe po thoshin historitë e tyne që u kishin ndodhur gjatë natës. Fillojnë tuj tregu historitë me rradhë, kur vjen rradha e të fundit ça me ju diftu mor shokë, nuk më ka ndodhë ndoj herë si mbramë. Shokët: "pa he mor, ça te ka ndodh?" Gjahtari po më kalon para kamve nji lepur nja dhjetë a dymbëdhjetë kilesh edhe po ndalet në nji kaçube. Avash-avash e marr ne shenjë dhe e qëlloj bam!... - lepuri me kambë përpjetë. Në këtë kohë vjen kamarierja me marrë porositë dhe ikë prapë. Gjahtari thotë: "ku e lamë?" Shoku: "me kambë përpjetë..." Gjahtari vazhdon "e t'ja bana nja dy-tri herë..."

burimi: shkodra
 
Nje dite Shoku Enver u merzit shume dhe ata humoristat e vet nuk po e benin me per te qeshur. I thoti njeri nga keshilltaret te therasin nje humorist nga Shkodra. "Mir, thire" thote Enveri. Vjen humoristi dhe futet te dhoma Enverit, po u habit nga tapeti me lule se qe shume i bukur. E shef Enveri dhe i thote:
- Te pelqen tapeti ? Ashtu do e bejm edhe ne Shqiperine me lule....
Ja pret Shkodrani duke qeshur:
- Kam ardh un ketu qe te me besh ti per te qeshur apo une te te bej ty.
 
LOL LOL LOL

Fantastike Alfonc, faleminderit qe i ndave me ne.

Sa mendjemadh je mor Gëzim!
Gëzimi: Pse?
Të pashë mbramë në televizion, dhe s'më fole me gojë!...

LOL LOL LOL

- Po mire mor çuna vetem tek bakllava ju rri mendja?
Djemtë: - Po.
Vajza: - اfarë budadhenjsh?
Djemtë: - Pse?...
Vajza: - Se po të ngjiteni ma nalt do hanit kadaif...

LOL LOL LOL
 
nje dite shoku enver u merzit shume dhe ata humoristat e vet nuk po e benin me per te qeshur. I thoti njeri nga keshilltaret te therasin nje humorist nga shkodra. "mir, thire" thote enveri. Vjen humoristi dhe futet te dhoma enverit, po u habit nga tapeti me lule se qe shume i bukur. E shef enveri dhe i thote:
- te pelqen tapeti ? Ashtu do e bejm edhe ne shqiperine me lule....
Ja pret shkodrani duke qeshur:
- kam ardh un ketu qe te me besh ti per te qeshur apo une te te bej ty.
:haha::haha::haha::haha::haha:
 
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=zZFvWwVCEHw&NR=1]YouTube - [ALB - Shqip - Shkodra] Shoqet e Gruas - © by Redi[/ame]
 
Redaktimi i fundit:
[ame]http://www.youtube.com/watch?v=ur4yTOqrmeQ[/ame]
 
Redaktimi i fundit:
Shoqet e Gruas LOL LOL LOL

Humor i pavdekshem hahahahahaha
 
[ame]http://www.youtube.com/watch?v=wf6nW0AHaxA[/ame]

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=U_KsusJAiSA&feature=related[/ame]
 
Redaktimi i fundit:
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=q_4t7Zkepis&feature=related]YouTube - [ALB - Shqip - Shkodra] Krapi - Arapi - © by Redi[/ame]

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=xL9U4jPcxXE&feature=related]YouTube - [ALB - Shqip - Shkodra] Dasma dhe Refiku - © by Redi[/ame]
 
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=lGozFCItgqw&feature=related]YouTube - [ALB - Shqip - Shkodra] Grimca Humoristike Nr. 3 - © by Redi[/ame]

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=ScGq1aZjM5A&feature=related]YouTube - GEZIM KRUJA & DRANE XHAJA - Humor[/ame]
 
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=VUnz2eqGYhg&feature=related]YouTube - [ALB - Shqip - Shkodra] Ta kthej nesër n'mëngjes - © by Redi[/ame]

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=AM23rkXSKtE&feature=related]YouTube - [ALB - Shqip - Shkodra] Kartolinat Bejta - © by Redi[/ame]

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=qhB2mPlDJ28&feature=related]YouTube - [ALB - Shqip - Shkodra] Bejte - © by Redi[/ame]
 
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=7u6JSFjzb18&feature=related]YouTube - [ALB - Shqip - Shkodra] Romeo e Xhuljeta - © by Redi[/ame]

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=rNt-HASj9VU&feature=related]YouTube - [ALB - Shqip - Shkodra] Në hotel - © by Redi[/ame]
 
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=h1u8Z4JzzBA&feature=related]YouTube - [ALB - Shqip - Shkodra] Toka jonë Nr. 1 - © by Redi[/ame]

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=ENsvEshmg8g&feature=related]YouTube - [ALB - Shqip - Shkodra] Pronat Nr. 1 - © by Redi[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top