arber b_fier
Anëtar i ri
Studimet më të fundit tregojnë se marrëdhëniet seksuale me vonesë çojnë në probleme shëndetësore. Tani ekspertët këshillojnë se nuk është e nevojshme të presësh shumë gjatë për të patur marrëdhënien e parë seksuale. Studimi hedh poshtë të gjitha studimet e mëparshme të cilat tregonin se marrëdhëniet seksuale të hershme ishin me probleme.
Humbja me vonesë e virgjërisë lidhet me mosfunksionimin seksual gjatë jetës.
Ata që e humbin virgjërinë midis moshës 21 deri në 23 vjeç tentojnë të kenë më shumë probleme seksuale më vonë kur martohen. Studimi është bërë nga Universiteti i Kolumbisë dhe qendra HIV.
Meshkujt që humbin virgjërinë në moshën 20 vjeçare, kanë probleme në eksperiencën e tyre seksuale në martesë, e cila përfshin vështirësi në ereksion si dhe në arritjen e orgazmës.
Studimet e bëra më parë kanë dalë në konkluzionin se adoleshentët të cilët bënin seks që në moshë të vogël kishin probleme me sëmundjet seksualisht të trasmetueshme. Kjo pasi shumicën e herëve seksi vinte pas influencës së alkoolit apo dhe drogës. Ata ishin më të rrezikuar nga SIDA apo STI.
“Por sot, ne shohim shumë individë të cilët martohen me vonesë dhe s’kanë pasur marrëdhënie seksuale të mëparshme, se kanë vështirësi në arritjen e kënaqësisë seksuale” – thotë Eli Coleman, ekspert në shëndetin seksual në Universitetin e Minnesotas.
‘Vajzat e mira’ të cilat duhet të forcojnë veten për të mos patur marrëdhënie seksuale deri në martese përfundojnë shpesh në çrregullime seksuale në jetën e mëvonshme bashkëshortore.
“Një nga çrregullimet është se këto vajza nuk dinë çfarë duan, nuk dinë dëshirat e tyre dhe për më keq ato kërkojnë dhunë për të arritur në orgazëm” – thotë Coleman.
“Kur virgjëria humbet me vonesë hyjnë në lojë faktorët psikologjikë të cilët e ndrydhin njeriun dhe e çojnë në marrëdhënie seksuale të vakta, me efekte negative që zgjasin gjithë jetën” – tha Patti Britton, president në American Association of Sexuality Educators.
“Marrëdhënia seksuale është komplekse dhe momenti i martesës nuk është e thënë të sjelli magji”.
“Në vend që ti këshillojmë të rinjtë që të mos bëjnë marrëdhënie seksuale deri në martesë, e mira do ishte ti këshillonim të bëjnë seks të sigurtë, të kërkojnë intimitet dhe një marrëdhënie të shëndetshme”- tha Coleman.