Arfenilla
Themelues i Forumit
Pavarësisht kritikave në shtyp, yndyra e deponuar në trup është gjë e mirë. Nëse trupi nuk do të kishte kapacitetin e deponimit të energjisë në formë të yndyrës, njeriu nuk do të mund t’i mbijetonte miliona viteve të evolucionit dhe mënyra se si dukemi sot do të ishte shumë më ndryshe.
Ne kemi nevojë të rezervojmë energji për periudhat e krizës (kur eventualisht mungon ushqimi) dhe yndyra është një mënyrë shumë e ndjeshme për ta bërë këtë.
Edhe një individ me peshë prej 75kg në kushte normale i ka të deponuara rreth 100,000 kilokalori në formë të yndyrës. Nëse do të duhej ta ruanim këtë energji në formë p.sh. të glikogjenit, pesha jonë do të shtohej prej 40-60kg më tepër për arsye se glikogjeni ka më pak veti energjetike dhe ruhet në kombinim me ujin.
Kështu, kur në shumicën e rasteve yndyra demonizohet, kjo dëshmon që ka qenë në të njëjtën kohë edhe miku ynë për miliona vite të evolucionit.
Tani, marrëdhënia jonë me yndyrën ka ndryshuar. Perderisa një masë e caktuar yndyrore është esenciale për shëndetin tonë, grumbullimi i sasive të mëdha të yndyrës ka efekt të dëmshëm për shëndetin tonë duke e rritur rrezikun e sëmundjeve kronike dhe kështu ruajtja e sasive të mëdha të energjisë në formë të yndyrës nuk është gjë e mirë. Fatkeqësisht, shumica e njerëzve janë duke ruajtur sasi të mëdha të energjisë në këtë formë dhe kjo është duke i çuar ata tek mbipesha dhe obeziteti.
Shtimi i tepërt i yndyrë është në fakt problematik për t’u zgjidhur me lehtësi pasi që trupi jonë ka krijuar procese të tilla të sofistikuara për t’i mbrojtur rezervat e yndyrës pasi t’i grumbullojmë ato.
Njëra nga sistemet fiziologjike më të mira për ruajtjen e energjisë e përfshinë leptinën, një proteinë e cila sekretohet nga rezervat e yndyrës në trup (indi dhjamor), i cili e informon trurin se kur është ruajtur energji e mjaftueshme në formë të yndyrës në trup. Kjo ishte një informatë me rëndësi për mënyrën e trajtimit të obezitit pasi që ishte menduar se injektimi me leptinë mund ta parandalonte obezitetin duke e shmangur apetitin. Për fat të keq kjo metodë nuk doli të jetë efektive për këtë qëllim dhe arsyeja është kjo.
Sa më shumë yndyrë që deponojmë, niveli i leptinës në gjak rritet proporcionalisht me rritjen e yndyrës. Truri ynë adaptohet me nivelet më të larta të leptinës dhe menaxhimi i niveleve të leptinës për secilin nivel të rritjes së yndyrës nuk ndihmon. Në fakt, kur niveli i leptinës bie, atëherë kjo substancë bëhet sinjal shumë i rëndësishëm. Kur tentojmë të humbim peshë, ka ulje disproporcioanle të niveleve të leptinës në krahasim me humbje modeste (shumë të vogla) të yndyrës.
Parandalimi i shtimit të sasië yndyrore është gjithmonë më efektiv sesa humbja e saj pastaj, e në anën tjetëe ata të cilët veçse kanë vlera të rritura të yndyrës në trup, duhet të kenë qëndrueshmëri në përpjekjet e tyre dhe metoda me efektive deri me tani është një stil aktiv i jetës dhe ushqimi i shëndetshëm.b expres