Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hudhra shëruese e ftohjes dhe gripit

Shiko fotografinë 1715407


Në sezonin e teshtimave dhe kollitjeve, shumë thirren në fuqitë çudibërëse të hudhrës për të cilën përgjatë historisë është besuar që shëron infeksionet, ndërsa është vërtetuar që ka veçori të forta antioksidante, ndikon mirë në imunitet, përmirëson qarkullimin e gjakut, redukton kolesterolin. Por çështja është se a mund të shërojë gripin dhe ftohjen.

Në folklor besohet edhe që mbron na vampirët, por me siguri edhe të dashurit tanë i mban të paktën një metër larg. Por a mund të na mbrojë nga ftohja gripi, apo madje edhe supa e përgatitur nga 50 grimca hudhre?


“Ky kompozim kimik njihet për një kohë të gjatë për veçoritë e veta antibakteriale dhe fungicidale”, tha Helen Bond, zëdhënëse e British Dietetic Association. “Për këtë arsye njerëzit supozojnë që hudhra mund të “forcojë” sistemin e imunitetit.

Shumë njerëz thjesht e grimcojnë hudhrën, e përzien me vaj ulliri dhe e lyejnë bukën. Por si ndihmon hudhra dhe a ndihmon fare, nuk është dëshmuar ende.”

Shkencëtarët janë të ndarë rreth qëndrimit nëse hudhra ka fuqinë për të luftuar kundër ftohjes dhe gripit. Studimi i fundit ka vërtetuar që konsumimi i rritur i hudhrës gjatë dimrit mund të reduktojë zgjatjen e simptomave të ftohjes.


Problemi është që kompanitë farmaceutike për momentin nuk janë të interesuara për investimin e parave për hulumtime të shtrenjta të hudhrës, sepse nuk ka asgjë në atë që mund të patentojnë dhe shesin.

Në sezonin e teshtimave dhe kollitjeve, hudhra është ushqim i lavdëruar për të cilin besohet që ka fuqinë të ndalë viruset, ndërsa reputacionin e luftëtarit kundër infeksioneve e ka marrë duke iu falënderuar alicinës, një nga përbërësit e saj.

Hudhra ka reputacion të gjatë si ilaç çudibërës. Egjiptianët e lashtë e kanë rekomanduar si ilaç për 22 sëmundje. Në një dokument të vjetër 1500 vjet para Krishtit shkruan se si skllevërit që kanë ndërtuar piramidat kanë ngrënë hudhër për të rritur qëndrueshmërinë dhe shëndetin.

Grekët e vjetër me hudhër kanë shëruar infeksionet, sëmundjet e mushkërive dhe gjakut, pickimet e insekteve, madje edhe leprozën. Romakët me hudhër kanë ushqyer ushtarët dhe marinarët për të përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre. //indeksonline

Dioskoridi, mjeku personal i perandorit Neron, ka shkruar studimin në të cilin lartëson fuqinë e hudhrës. Por tek në vitin 1858 shkencëtari francez Louis Pasteur ka zbuluar që hudhra vret bakteret.

Pasi që kishte vendosur hudhrën në një enë të mbushur me baktere, Pasteur ka vërtetuar që rreth çdo cope është formuar zonë pa baktere.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back