alfonci
Veri investigatio
Një tjetër “big” evropian është vënë në gjurmët e Lorik Canës. Bëhet fjalë për Interin, kampionen (dhe aktualisht kryesuesen) e Serisë A italiane.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare mund të kalojë te zikaltërit si pjesë e marrëveshjes që do të transferonte Hernan Krespo tek Olimpiku i Marsejës.
Lajmin e ka bërë të ditur “football.fr”, e cila bazohet te zërat pranë klubit të Masimo Moratit. Sulmuesi argjentinas aktivizohet “me pikatore” dhe nuk shihet si i nevojshëm nga Murinjo, që shpeshherë është ankuar se ka në kontingjent më shumë lojtarë nga sa i nevojiten.
Një prej pistave për të vazhduar karrierën është edhe Liga 1 franceze dhe këtu ka dalë në skenë emri i Canës. Në fakt, tekniku luzitan është një adhurues i lojës së mesfushorit kuqezi, të cilin e ka vëzhguar edhe në periudhën kur drejtonte اelsin.
Shkëmbimi
Largimi i Krespos në janar duket fakt i kryer, por sulmuesi ende nuk ka gjetur një skuadër tjetër ku mund të luajë. Pista që e transferonte te Reali i Madridit u zbeh pasi “merengues” blenë Huntelar, ndërkohë që klubet e tjera të interesuara nuk arrijnë të përmbushin kërkesat financiare të amerikano-latinit.
Gjatë orëve të fundit, ka dalë opsioni për të luajtur në Francë, ku Olimpik Marseja, Lioni, PSG dhe Monako duken të interesuara. Deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt nga këto katër skuadra, por marzejezët mund të favorizohen nga Interi. “Olimpiku mund të jetë në avantazh, sepse trajneri portugez, Hoze Murinjo, kërkon të ketë nën urdhrat e tij dy lojtarë të kësaj skuadre”, citonte “football.fr”.
“Nëse marsejezët pranojnë, Interi është i gatshëm të bëjë një sforco dhe të transferojë aty Hernan Krespon në këmbim të kapitenit Lorik Cana dhe Sharl Kabores, dy lojtarë që Murinjo i kërkonte edhe në periudhën kur ishte te اelsi”. Me forcën fizike dhe lojën plotë grintë, Cana do t’i shërbente shumë mesfushës zikaltër, e cila po vuan mungesën e një “shkatërruesi” të mirëfilltë.
Dëmtimet e francezit Patrik Vieira nuk japin asnjë siguri, ndërkohë që nga skuadra mund të largohet Kambiaso (për të cilin Mançester Siti është gati të shpenzojë miliona euro).
Ofertat
Largimi i Lorik Canës nga kampionati francez duket pothuajse i sigurt. E ardhmja e zv/kapitenit të Kombëtares lidhet me disa prej ligave dhe klubeve më të forta në “kontinentin e vjetër”. Në listën e pritjes për 25-vjeçarin janë gjermanët e Bajernit të Mynihut, spanjollët e Realit të Madridit, anglezët e Everton dhe Arsenal dhe italianët e Romës.
top-channel