Hoxha, prifti dhe ateisti

Arfenilla

Themelues i Forumit
Prostitucioni, bigamia, homoseksualizmi janë temat që “Zëri” ka përballur hoxhën, priftin dhe ateistin, në 11 pyetjet që tregojnë të përbashkëtat dhe dallimet mes tyre

Kosova, si rrallë ndonjë vend tjetër në botë, është e pasur me të gjitha llojet e besimeve. Ky nuk do të ishte lajm sikur të gjitha këto besime të mos kishin një harmoni me njëra-tjetrën për t’i lakmuar. Megjithëse, në Kosovë dominon feja myslimane, edhe ajo krishtere nuk është e vogël, nuk janë të paktë edhe ata që kanë një qasje tjetër, ndryshe nga çfarë predikohet me religjion. Në jetën e përditshme edhe mund të flitet shumë për dallimet e ndjeshme që kanë islami me krishterimin, mirëpo nëse analizojmë më thellë do të kuptojmë qëndrimet e tyre të njëjta e sidomos rreth çështjeve të ndjeshme të shoqërisë. Për ta parë më detajisht këtë konstatim, “Zëri” ka realizuar një intervistë përballëse dhe krejt të veçantë me hoxhë Bekim Jasharin, Don Jeton Thaqin dhe ateistin Yll Rugova.

Pro apo kundër luftës dhe pse?

Hoxhë Bekim Jashari: Kundër luftës. Lufta është një veprim i dëmshëm, por nëse detyrohen njerëzit ta mbrojnë atdheun, vendin dhe nderin e tyre, atëherë është e mirëseardhur, të reagojmë. Fjala “luftë” nga gjuha arabe rrjedh nga fjala “harb” që vjen nga shprehja “harebe” dhe d.m.th. shkatërrim.

Don Jeton Thaqi: Kundër luftës. Urdhri i pestë i Zotit (mos vrit) ndalon shprehimisht shkatërrimin e qëllimshëm të jetës njerëzore; ndalon vrasjen që bëhet me vetëdije dhe me një synim të caktuar. Prandaj duke pasur parasysh të këqijat, dëmin, padrejtësitë, plagët, vuajtjet, si dhe të gjitha tragjeditë e tjera që sjell lufta dhe mbart brenda vetes, Kisha vazhdimisht u bën thirrje të gjithëve për lutje dhe veprime dashurie në mënyrë që Zoti të na largojë nga skllavërimi i tmerrit të luftës (krhs. KKK , 2307).

Yll Rugova: Jam kundër luftës. Po e pranoj që për ta ndalur luftën, nuk mund të ndalet vetëm nga një shtet, duhet të ndodhë një ndryshim rrënjësor global. Iniciativë për diçka të tillë nuk po duket që dikush e ka ndërmend të nisë.

Pro apo kundër emigrimit ilegal?

Hoxhë Bekim Jashari: Emigrimi ilegal nuk është i mirë ngase ka shumë dëme në të, familjare dhe shoqërore, dobësime të fuqisë punëtore të vendit që rrjedhimisht mund të sjellë dëme për vendin. Por kur ai bëhet i nxitur nga diktatorët, luftërat, apo gjendja e rëndë ekonomike, atëherë arsyetohet, si në rastin e sirianëve, dhe jo shumë vonë edhe të vetë kosovarëve që ikën nga mosperspektiva, arsyetohet.

Don Jeton Thaqi: Kundër emigrimit ilegal, mbron të drejtën e gjithsecilit person për të emigruar, lëvizur lirshëm (E Drejta e Azilit – DDUN2, nr.14), por nuk e nxit, as nuk e këshillon askënd asnjëherë për një gjë të tillë. Përballë kësaj plage Kisha qëndron afër me

aktivitete të ndryshme të bamirësisë, për t’u dalë në ndihmë dhe për të pranuar njerëzit në nevojë, duke mbrojtur dinjitetin e çdonjërit, pa dallime në përkatësinë e tyre fetare, racore, gjinore e të tjera.

Yll Rugova: Emigrimi ilegal definitivisht nuk është diçka që mund të mbrohet me lehtësi. Por duhet ta kemi parasysh që janë rrethanat shoqërore-ekonomike dhe politike që shtyjnë individët në emigrim ilegal. Nuk besoj që dikush me kushte të mira ekonomike dhe shoqërore do të rrezikonte emigrimin ilegal në një shtet tjetër.

Pro apo kundër dënimit me vdekje?

Hoxhë Bekim Jashari: Kundër dënimit me vdekje. Dënimi me vdekje nuk është zgjidhje. Arsimi dhe edukata e mirë, civilizimi janë zgjidhja e vetme përmes të cilave vjen qetësia e mbarë rruzullit tokësor.

Don Jeton Thaqi: Kundër dënimit me vdekje. Meqenëse, jeta e njeriut është e shenjtë, që nga ngjizja e deri tek shuarja e saj natyrore, dhe që njeriu është i krijuar në shëmbëlltyrën e Hyjit, dënimi me vdekje nuk gjen asnjë bazë përligjje dhe s’është në përputhje me dinjitetin njerëzor (krhs. KKK, 2267). Në Kishë dënimi ka për qëllim dëmshpërblimin e dëmit dhe shëndoshjen shpirtërore, por jo hakmarrjen.

Yll Rugova: Kundër dënimit me vdekje, por për dënim të përjetshëm.

Pro apo kundër eutanazisë?

Hoxhë Bekim Jashari: Kundër eutanazisë. Nga aspekti i islamit nuk lejohet që njeriu të kërkojë apo ta mbysë vetveten dhe nga kjo shpresojmë që ato vuajtje do t’i kompensohen në atë që besojmë, botën tjetër, me shumë shpërblime të mira.

Don Jeton Thaqi: Kundër eutanazisë. Ata, jeta e të cilëve është e dobët në shëndet dhe që kah fundi i jetës kërkon një përkujdesje të shtuar, duhet të mbështeten, në mënyrë që të kenë mundësinë e një ekzistence sa më normale të mundshme. Pa marrë parasysh mjetet ose arsyen, eutanazia e drejtpërdrejtë shkakton përfundimin e jetës së një personi, prandaj dhe moralisht është e papranueshme. Një akt i tillë përbën atë lloj vrasjeje, e cila është në kundërshtim me dinjitetin e personit njerëzor dhe në kundërshtim me Hyjin e gjallë që është Krijuesi i gjithsecilit njeri (krhs. KKK, 2276-2279).

Yll Rugova: Për eutanazinë. Përderisa ekzistojnë gjendje shëndetësore të cilat shkaktojnë vuajtje të mëdha për një pacient dhe ato nuk mund të trajtohen nga mjekësia e kohës tonë, besoj fuqishëm që eutanazia është e vetmja zgjidhje humane, shpirtërore, por jo hakmarrjen.

Pro apo kundër mbarsimit artificial?

Hoxhë Bekim Jashari: Pro mbarsimit artificial. Dhe kjo është e lejuar, ngase nuk kemi asnjë fakt, asnjë argument që në aspektin islam ndalohet, madje mund të them se duhet të i nxisim në mbarsim artificial ata që s’kanë mundësi në mënyrë natyrale të kenë fëmijë dhe kjo mirëpritet nga aspekti fetar, që është arritur një gjë e tillë në shkencë, dhe profeti na porosit që të mos jetohet në një vend ku nuk ka mjekë.

Don Jeton Thaqi: Kundër mbarsjes artificiale. Duhet sqarime shtesë. Teologjia morale katolike dallon mbarsjen artificiale heterologe dhe homologe. Në të parën, dhuruesi është një person tjetër (jo brenda çiftit), ndërsa e dyta, ajo artificiale homologe, që është moralisht e ligjshme, por me kusht që ky veprim të shërbejë për të lehtësuar aktin seksual natyror ndërmjet burrit dhe gruas (Donum Vitae, dokument i Kongregatës për Doktrinën e Fesë).

Yll Rugova: Shumë për. Madje mezi e pres kohën kur edhe mund të trajtohen dhe largohen sëmundjet gjenetike nga fetuset në mënyrë që fëmijët të lindin sa më të shëndoshë.

Pro apo kundër votimit të të burgosurve?

Hoxhë Bekim Jashari: Pro votimit të të burgosurve. Secili qytetar duhet ta ketë të drejtën e plotë të votës.

Don Jeton Thaqi: Kisha nuk e kundërshton pjesëmarrjen në votim të të burgosurve. Mendoj që kjo temë është diskutuar shumë pak në teologjinë morale të krishterë. Por kisha ushtron një kujdes të veçantë ndaj të burgosurve, duke u ofruar shërbime dhe mbështetje shpirtërore dhe, sidomos, duke realizuar projekte të ndryshme për rehabilitimin dhe integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

Yll Rugova: Natyrisht që jam për të drejtën e votës për secilin qytetar.

Pro apo kundër martesave të homoseksualëve?

Hoxhë Bekim Jashari: Kundër martesave të së njëjtës gjini. Nga aspekti islam një gjë e tillë është e ndaluar, duke pasur parasysh se nuk është natyrshmëri e krijesës njeri. Mirëpo, ata nuk duhet përjashtuar nga shoqëria, as izoluar, duhet trajtuar si çdo qenie njerëzore e barabartë, por islami nuk e lejon martesën mes tyre.

Don Jeton Thaqi: Kundër martesave homoseksuale. Homoseksualiteti mëton një relacion ndërmjet meshkujve ose femrave që provojnë një atraktivitet seksual, ekskluziv ndaj personave të së njëjtës gjini. ثshtë manifestuar në forma shumë të ndryshme gjatë shekujve. Tradita e krishterë gjithmonë është deklaruar së aktet e tilla janë akte të çrregullta. Janë kundër ligjit natyror. Përjashtojnë gjatë aktit seksual dhuratën e jetës, prandaj dhe nuk guxojnë të jenë të miratuara. Por ajo nuk e mohon që personat homoseksualë të jenë gjithnjë të shoqëruar nga Kisha dhe ndalon diskriminimin ose gjykimin e tyre. Kisha gjykon aktet, domethënë mëkatin, e jo personin. Personi duhet shpëtuar, shëruar (krhs. KKK, 2357).

Yll Rugova: Jam pro martesave të së njëjtës gjini.

Pro apo kundër prostitucionit?

Hoxhë Bekim Jashari: Kundër. Prostitucioni është i ndaluar, madje edhe veprimet që dërgojnë te ky veprim janë të ndaluara për shumë arsye, duke filluar nga ato mjekësore dhe dëmet që vijnë nga prostitucioni, dhe po ashtu përmes këtij veprimi shkatërrohen familjet. Pra pasojat janë një zinxhir shoqëror që shkaktohen nga prostitucioni.

Don Jeton Thaqi: Kundër prostitucionit. Prostitucioni fyen dinjitetin e personit që prostituohet. Personi që paguan mëkaton rëndë kundër vetvetes, e shkatërron pastërtinë e vet dhe e ndyn trupin e vet, që për të krishterët është Tempull i Zotit. Prostitucioni krijon një plagë të madhe shoqërore. Kjo plagë prek femrat dhe meshkujt. Në këtë rast kemi një instrumentalizim të personit: subjekti shndërrohet në objekt. Në objekt që përmbush a kënaq epshin njerëzor. Te personat që prostituohen mund të ketë lehtësime në fajësi, sidomos në raste mjerimi dhe presionesh sociale, etj.

Yll Rugova: Nuk kam mendim.

Pro apo kundër abortit?

Hoxhë Bekim Jashari: Aborti në parim është i lejuar në rrethana të caktuara, kuptohet kur rrezikohet jeta e nënës apo kur ka anomali të fetusit dhe hetohet para kohës. Edhe nga aspekti fetar lejohet një gjë e tillë.

Don Jeton Thaqi: Kundër abortit. Për dallim me dukuritë e tjera që i përmendëm, aborti nuk konsiderohet vetëm mëkat, por edhe krim apo delikt. Për këtë krim ekziston edhe ndëshkimi i shkishërimit i quajtur latae sentetiae. Jeta njerëzore duhet të respektohet dhe të mbrohet në mënyrë absolute, duke filluar prej momentit fillestar të ngjizjes. Nga momenti i parë i ekzistencës së tij, qenies njerëzore, duhet t’i pranohen të drejtat e personit, ndër to edhe e drejta e pamohueshme për jetë.

Yll Rugova: Jam shumë për abortin. Mendoj që femra duhet vetë të pyetet dëshiron apo nuk dëshiron ta mbajë një fëmijë.

Pro apo kundër bigamisë?

Hoxhë Bekim Jashari: Martesa e një burri me dy gra nga aspekti islam është e lejuar, kuptohet në kushte të caktuara. Por edhe te ne në traditën tonë ka pasur raste kur ka ndodhur një gjë e tillë, s’mund të them se duhet bërë fushatë në një nxitje të tillë, por më mirë ta lëmë në dëshirën dhe pajtimet në mes bashkëshortëve.

Don Jeton Thaqi: Kundër bigamisë, poligamisë dhe gjithashtu kundër poliandrisë. Në martesën e krishterë njihet monogamia. Më fjalë të tjera, një mashkull mund të marrë vetëm një grua dhe, anasjelltas, një grua mund të marrë vetëm një burrë. Përveç kësaj martesa e krishterë është sakrament, është e pandashme, ekskluzive dhe unike, pra e papërsëritshme: “اka Hyji bashkoi, njeriu të mos guxojë të ndajë” – thotë Bibla.

Yll Rugova: Nuk kam qëndrim.

Pro apo kundër alkoolit?

Hoxhë Bekim Jashari: Alkooli nga aspekti islam është i ndaluar për shumë arsye. E të gjitha arsyet janë se alkooli e dëmton shëndetin dhe mendjen e njeriut, dhe, po ashtu, familjen dhe gjendjen ekonomike dhe shoqërore. Duke shikuar dëmet në shëndetin e njeriut që janë të tmerrshme, pastaj rreziqet nga aksidentet e ndryshme të alkoolistëve e shumë pasoja të tjera.

Don Jeton Thaqi: S’është kundër alkoolit, por kundër shpërdorimit me alkool. Kjo temë na shpie te shëndeti. Shëndeti fizik është e mirë e çmueshme dhe dhuratë prej Zotit. Për këtë arsye duhet të kemi kujdesin e nevojshëm, duke pasur parasysh nevojat e të tjerëve dhe të mirën e përbashkët. Virtyti i përmbajtjes duhet të na shtyjë që të evitojmë çdo ekzagjerim, teprim dhe shpërdorim, qoftë me alkool, duhan dhe ilaçe të ndryshme.

Yll Rugova: Jam pro alkoolit, njësoj siç jam edhe pro legalizimit të drogave të lehta, si marihuana.B zeri
 
Titulli: Hoxha, prifti dhe ateisti

Ne ca pika u bashkonkeshan :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top