Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hoxha Omer Berisha: Shqiptarët që po luftojnë në Siri, janë injorantë.

Lufta në Siri ka devijuar, duke u përhapur edhe mes grupeve të ndryshme, të cilat për cak kanë rrëzimin nga pushteti të presidentit Bashar Al Asad. Në këtë luftë ndodhen edhe shumë shqiptarë, nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Kryetarët e bashkësive Islame të Kosovës dhe Maqedonisë, u kanë bërë thirrje besimtarëve mysliman, që të mos shkojnë në këtë luftë, por ka nga ata që tani më ndodhen atje, e të cilët këta hoxhallarë i quajnë ‘monafika’ që shikojnë vetëm karrigen e tyre.
Por është hoxha Omer Berisha i cili përmes një ligjërate në “Radio Pendimi”, këta luftëtarë i quan njerëz të paditur që janë mashtruar nga grupe islame që kanë qëllime të këqija.
“Këta me dhëmbë të qumështit, që janë fëmijë të mashtruar, që mendojnë që me filma aksion të mbërrijnë cakun, janë njerëz të mirë por të mashtruar. Këta nuk janë dijetar, por janë injorantë të pikës së parë, që nuk dinë asgjë për fe e xhihad... Një pjesë e madhe e shqiptarëve që kanë shkuar për të luftuar në Siri, janë injorantë të mashtruar. Këta janë njerëz që nuk i dëgjojnë hoxhallarët e dijetarët”, thotë hoxhë Omeri, duke iu referuar fjalëve të një luftëtari shqiptar në Siri i cili u shfaq ditë më parë në një video duke kritikuar hoxhallarët që ftojnë myslimanët shqiptarë të mos shkojnë për të luftuar atje.
Fjala është për Lavdrim Muhaxherin, i cili thuhet se është komandant i muxhahidave shqiptarë në Siri, e i cili në një video të fundit, ftonte myslimanët që t’u bashkëngjiten atyre për ta krijuar shtetin islam në Siri.
“Ne nuk kemi dije, por me atë dije të pakët që kemi po mundohemi që gjaku jonë me rrjedh në Tokën e Shamit, vetëm që të ngritet fjala e Allahut. Ndërsa ju të diplomuar të magjistruar, keni bërë dije por kurrë një fjalë nuk guxoni ta nxirrni për fjalën e Allahut”, thotë ndër të tjera Muhaxheri. (reporteri.net)
Për më tepër shikoni dy videot e më poshtme:
/Presheva Jone

 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back