Titulli: Pe: Hoxha: Nuk është mëkat të martohesh me kushërinjtë e parë
@Vvetoni, do diskutoja me shume qefe dhe ne menyre krejt te qete, kete dhe mjaft gjera te tjera per sa i perket librave te shenjte.
Kur them qe Kurani eshte kopje, kuptohet qe nuk do thote qe eshte si nje fotokapje. Por, Kurani prek te gjitha cfare eshte shkruar ne Bibel, te Re dhe te Vjeter. Dhe me shume ne te Vjetren.
Bibla, e Re dhe e Vjeter perbehet nga rreth 100 librave te shkruar nga Profet te ndryshem eskluzivisht ebrej. Dhe per popullin e tyre, ne fakt Bibla eshte ebrajke. Per Biblen e Vjeter Zoti eshte vetem njerzit ebrej. Ne Biblen e Re, me Jezu Krishtin, Zoti eshte i te gjithe njerzimit pa perjashtim.
Kurani i ka marre versetet e Profeteve te Bibles, duke ja pershtatur situatave te momentit gjate veprimtarise se Muhametit.
Nje shembull i vogel: Prezantimi i Zotit nga Profeti Zekharia si Zot gjykues, ndeshkues, i rrepte ndaj ebrejve. Mjaft nga keta versete Muhameti i perdori gjate betejave kunder ebrejve, si ajo ne beard ku shfarosi komplet nje tribu, sikur po i vinin ne ate moment nga Allahu. psh: Sura 8. 17 Sura II, 244 e mjaft te tjera. Jane te njejta gjykime.
Nuk e di se ku e ka qellimin nje liber i shenjet i nje feje, Kurani, ti riferohet komplet verseteve te nje libri te shenjet te nje feje tjeter si Bibla. Pervecse nje qellimi te pervetsimit te komplet historise ebrajke, Zhdukjen e tyre si popull dhe kulture. Ne mos gaboj ne te gjithe Kuranin nuk emrohet fjala Izrael (vendi Izrael, jo Profeti). Ne fakt, shum eprej jush deshiron te mos jete fare ne harten gjeografike...! Por Kultura e lashte, toka, pasuria, Profetet dhe historia e tyre ne librin e shenjet Biblen, gjindet ne Kuran.
Përshendetje Lauri, edhe unë po diskutoj me ju qetë, sigurisht nuk mundëm të ju ndryshoj bindjen tuaj sepse ajo është e florinjë por do të doja vetëm të shprehja mendimet e mia në ketë diskutim që u zgjerua në debat midis feve dh, mua me pelqen forma e debatit hegelian ku njeri paraqet mendimin(tezën) , tjetri kundërmendimin (antitezën) dhe në fund po aritem diçka të perbashket e kemi një sintezë e cila në ketë rast mund të themi se është e veshtirë për të u aritur sepse bindjet fetare janë dogmatike dhe si të tilla veshtirë që preken.
Ajo që neve Islami si fe na mëson është se na tregon si më poshtë:
‘ثshtë Ai që të dërgoi ty nga lart (hap pas hapi), në të vërtetë, Librin, duke konfirmuar atë që ishte përpara tij dhe Ai dërgoi nga lart përpara kësaj Ligjin (e Moisiut) [Tevratin] dhe Ungjillin [Inxhilin] (e Jezusit) si udhëzues për njerëzimin dhe ai dërgoi nga lart kriterin (e gjykimit midis të drejtës dhe të gabuarës).’
Nga kjo mund të konkludojmë lirshëm se kemi tre libra të shpallur nga Zoti e që ishin udhëzim për popujt, po ashtu kam bindjen se ekzistojnë dyshime se Islami e mohon Jesusin( Isain) , por që kjo nuk është aspak e vertet, në Kuranin Famëlartë
(Ai tha: “Në të vërtetë, unë jam vetëm një i dërguar i Zotit tënd, që të të dhuroj ty një djalë të pastër.”Ajo tha: “Si mund të kem unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur e nuk jam as e pacipë?!” Iu përgjigj: “Kështu është! Zoti yt ka thënë: ‘Kjo për Mua është e lehtë. Ne do ta bëjmë atë shenjë për njerëzit dhe mëshirë nga ana Jonë’. Dhe kjo është punë e kryer.” (Merjem, 16-21) )
Për ne myslimanet Isai është vetëm i derguar i Zotit, dhe të njejtën gjë e pohon dhe Bibla :
"Gjon 5:30 Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar "
Po ashtu Lauri o mik, do më thuash sa versione të Bibles janë deri më tani , sa janë ndryshuar dhe shkruar nga vet dora e njeriut e Kurani as që u prek e as që u ndryshua, po ju shpallë profetit Muhamed, e sa e sa mrekulli janë deshmi se ai nuk ka mundur të kopjohet aq mirë , sepse kopjuesi i saj duhet të ishte njohës i mirë i të gjitha shkencave, por pa gjykuar ato që the, kush e kopjoi Biblen nga muslimanet dhe e beri Kuranin sipas juve?
Në bibel shkruan se Zoti fle, se ai mund të shihet, dhe se femrat duhet të heshtin, dhe se në luftë duhet të vriten po ashtu dhe gra e femijë , madje se ne duhet të kemi një gjuhë të vetme, sigurisht të lutëm mos i mer keto si gjykim sepse nuk jam unë dikush që mund të gjykoj , vetëm po debatojmë madje nese replikat e mia nxisin ndonjë perçarje ndalemi ketu.
Shendet dhe respekte Vetoni