How to..

Si të optimizoni website-n tuaj të biznesit që të keni më shumë trafik


Në librin e tij ‘Udhëzuesi bazë për optimizimin e uebsajtit tuaj’, eksperti i gjuhës SEO dhe marketingut online Jon Rognerud na tregon se si të ndërtojmë një uebsajt me performancë të lartë dhe të fitojmë vendet e para në motorrët e kërkimit. Në këtë fragment të formatuar, autori tregon një strategji të gjerë për të optimizuar uebsajtin tuaj në një mënyrë të suskesshme.

Qëllimi i optimizimit të motorrit të kërkimit është që “merimangat” e Google p.sh., jo vetëm të gjejnë faqen tuaj, por edhe të të rankojnë ndër të parët për nga rëndësia. Procesi i optimizimit është një proces që bëhet vetëm një herë por kërkon përkujdesje, rregullim, testim dhe monitorim të vazhdueshëm.
Më poshtë ju sjellim një strategji të cilën mund ta ndiqni për të optimizuar faqen tuaj.

  • Analiza e Website. Analiza e fjalëve më të përdorura, tekstit të dukshëm dhe kodit do determonijë çfarë pozite keni në motorrët e kërkimit. Për shembull, sa kod keni në një faqe krahasuar me tekst?
  • Analiza konkurruese. Ekzaminimi i fjalëve kyçe dhe rankimit prezent të uebsajteve konkurruese determinojnë strategjinë më efektive. Zgjidhni tre rezultatet kryesore që ju dalin në Google për të filluar këtë proces. Përdorni mjete si Semrush.com ose Keywordspy.com.
  • Nominimi i fjalëve kyçe fillestare. Zhvillimi i një liste prioritizuese të termeve të kërkimit që ka lidhje me bazën e konsumatorëve që do të kapësh dhe sektorin e tregut. Fillo kështu: Çfarë do shkruaje ti në Google për të gjetur uebsajtin ose faqen tënde? Pastaj pyet edhe konsumatorët!
  • Analiza e fjalëve kyçe. Nga nominimi, vazhdoni të identifikoni një listë të targetuar të frazave dhe fjalëve kyçe. Përdorni këtë listë për të determinuar një numër indikativ për kërkimet e fundit në motorret e kërkimi dhe sa shumë uebsajte po konkurrojnë për një fjalë kyçe.
  • Vlerësimi i rankimit bazë. Duhet të kuptoni se ku jeni tani në mënyrë që të vlerësoni si duhet rankimet e të ardhmes. Hapni një dokument në Excel për të filluar procesin, dhe përditsojeni çdo javë si fillim. Sapo të arrini një sukses, përditësojeni çdo 30 apo 45 ditë. Do shihni përmirësime në trafikun e uebsajtit, një tregues i progresit që vjen nga fjalët kyçe.
  • Synimet dhe Objektivat. Përcaktoni qartë objektivat tuaja fillimisht kështu që të mund të matni progresin që arrini. Filloni thjeshtë, por mos e kaloni këtë hap.
/TB
 

Ja si duhet të mbroheni online gjatë koronavirusit, sipas AKCESK​

Shiko fotografinë 1913628


Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), ka përgatitur për shtetasit shqiptarë një infografikë me udhëzime për disa ndryshime të sugjeruara në sigurinë kibernetike gjatë kësaj periudhe të izolimit për shkak të koronavirusit të ri.
Këto udhëzime janë posaçërisht të nevojshme në këto momente, pasi shumë prej nesh janë të izoluar dhe përdorimi i wifi-së në shtëpi, blerjet online, apo koha që shpenzojmë nëpër rrjete të ndryshme sociale është rritur jashtë mase.
Prandaj, sipas AKCESK, duhet të përditësojmë dhe të shtojmë masat e sigurisë në shtëpinë tonë, të jemi më vigjilentë ndaj gabimeve të shpeshta që mund të na kushtojnë humbje të mëdha, të mbrojmë fëmijët tanë, e shumë të tjera. Prandaj, ju ftojmë të ndiqni infografikun më poshtë.

Shiko fotografinë 1779436
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top