Hotel sekretesh

eGo0sTyle

System Engineer
20110613125021hotel03.jpg


Vertet Dominik Stros-Kahn nuk do te mbetet ne histori si presidenti i ardhshem i Frances, por fare mire ai mund te kujtohet si njeriu qe e beri “industrine e mikpritjes” shume me pak mikpritese. Nuk jane te pakte udhetaret e biznesit qe e mendojne seksin si nje asortiment te hotelit, thuajse si shampot falas apo bonbonet; dhe perpara se Stros-Kahn te akuzohej per agresion seksual ndaj gruas se pastrimit, shumica e hoteleve e benin nje sy qorr e nje vesh shurdh. Por jo me. Pasi nje afarist egjiptian u debua jashte hotelit te fisem Pierre te Nju Jorkut nga policia muajin e kaluar, pas akuzave se kishte sulmuar seksualisht sherbyesen, menaxheret e hotelit deklaruan se do t’i pajisin te gjitha dhomat me butona lajmerues, “panic button”. Hoteli Ritz-Carlton ne Central Park South mendon te beje te njejten gje; madje, menaxheri i pergjithshem Skot Xheroti tregon se, ne mbledhjet e perditshme, menaxhimi po “siguron udhezime te posacme sigurie per te gjithe stafin tone te mikpritjes dhe perserit vazhdimisht rendesine e te qenurit vigjilent dhe raportimin e gjithckaje qe mund te jete e dyshimte gjate orarit te punes”. Nderkohe, sindikata me e madhe ne industrine e hotelerise, UNITE, u kerkon hoteleve qe te sigurojne trajnime kunder ngacmimeve seksuale per te gjithe punonjesit e tyre.

E gjithe kjo i ka frikesuar disi udhetaret e biznesit, ndersa ata perpiqen te kuptojne se cfare percaktohet si sjellje e mire. A eshte mire te lejosh nje punonjese te sherbimit ne dhome te te sjelle mengjesin me derwn e mbyllur? A ngre dyshime rezervimi i nje masazhi ne dhome sepse portieri mund te mendoje se po kerkon dicka me shume se aq? Por, a eshte mire t’u flasesh punonjeseve qofte edhe ne ashensor? Ndoshta jo, nese degjon nje punonjese te Regency Hotel ne Nju Jork, e cila thote se te ftuarit meshkuj ndonjehere e kuptojne si flirtim miqesine dhe buzeqeshjet e tyre, te cilat jane kerkesa te punes.

Nese keto pyetje jane me spec, kjo ndodh sepse meshkujt kane prirjen te jene te piste kur udhetojne. Nje sondazh i ri i revistes Newsweek, me 400 burra te martuar, ka treguar se 21 perqind e tyre pranojne se duan ta tradhetojne bashkeshorten kur udhetojne per pune dhe 8 perqind e tyre e kane bere kete (shumica e tyre ne menyre te perseritur). Gjashte per qind e te pyeturve pranuan se kane paguar per te bere seks gjate udhetimeve per pune. Te tjere kane pranuar se kane qene te ndihmuar: 3 perqind e burrave ne sondazhin e Newsweek-ut thane se e kane hedhur hapin te paret kundrejt nje punonjese hoteli (gjysma e tyre jane kundershtuar), dhe 2 perqind kane bere seks me to. Edhe duke mos bere seks, shume biznesmene lene gjithcka te hapur kur udhetojne: duke gjykuar nga 12 perqind e burrave te martuar qe thone se nuk jane gjithmone te veshur kur lejojne punonjeset ne dhomat e tyre. Po per ate masazhin? Njembedhjete perqind e burrave te martuar, te cilet e kane marre nje te tille, thone se ka pasur edhe kontakt seksual; megjithese asnje nga te pyeturit nuk ka pranuar te thote nese ka qene ai qe e ka nisur ate.

Andria Babington, e cila ka punuar per 17 vjet si mikpritese hoteli dhe tani eshte perfaqesuese e nje sindikate ne Toronto, thote se ende e mban mend heren e pare qe i ka ndodhur asaj. Ne moshen 18 vjecare dhe vetem per 95 paund, ate e kishin derguar ne nje dhome per te cuar nje batanije, dhe shkoi atje per ta gjetur te ftuarin teresisht lakuriq, i shtrire ne krye te krevatit. “Me kerkoi qe t’i prekja organet gjenitale, me ofroi leke per kete. I thashe, ‘Jo, puna ime nuk shkon kaq larg’. Ai u perpoq disa minuta per te me bere te afrohesha dhe ta mbuloja… Perfundimisht une lashe batanijen ne cepin e krevatit dhe vrapova jashte”. Edhe kur Babington kerkoi ndihmen e eproreve te saj, gjeti pak mbeshtetje. “Ata qeshen”, kujton ajo. “Te gjithe menduan se ishte gallate, dhe arsyeja pse ata menduan se ishte per te qeshur eshte se nuk ishte hera e pare qe degjonin te tilla gjera. Mbajten nje qendrim i llojit ‘mire se erdhe ne klubin tone’”.

Sigurisht, burra te fuqishem qe sillen keq neper hotele nuk eshte dicka e re. Superylli i NBA-se Kobi Brajant u arrestua per ngacmim me sulm seksual ndaj nje punonjeseje hoteli 19 vjecare ne Eagle, Kolorado, ne vitin 2003 (rasti u zgjidh jashte gjykates). Ne 2006 ish zevendes-presidenti Al Gor u akuzua se mesyu dhe puthi nje terapiste masazhi ne nje hotel te Portlandit, ne Oregon. Dhe ndodhi ne hotelin Ritz-Carlton ku komentatori sportiv Marv Albert sulmoi dashnoren e tij dhe e detyroi ate t’i bente seks oral pasi ajo refuzoi te benin nje treshe (u denua si fajtor).

Zyrtarisht operatoret e hoteleve thone se ata nuk nxisin sjellje te papranueshme ne mjediset e tyre. Por shume biznesmene qe udhetojne e dine se mund te marrin thuajse cdo aktivitet jashte programit pa e lene fare dhomen e hotelit. Fillon me recepsionistin e dobishem i cili eshte gati te te jape rekomandime per klube striptizmi, te te siguroje kanale porno lart ne dhome, dhe perseri poshte ne holl ka prostituta qe punojne ne bare ku menaxhimi mbyll njerin sy. Kristin Devis, ish “zonja” e zgjedhur per Eliot Spitzer dhe kompozitorin e ndare nga jeta se fundi, Jozef Bruks, thote se kur ishte ne pune te plote kishte lidhje me njerez te stafit ne hotelin Ritz-Carlton dhe Gansevoort ne Manhatan qe punonin si ndermjetes per te (Ritz-Carlton mohoi te dijeni per kete ceshtje; Gansevoort refuzoi te komentonte). Ne Atlanta, nje portier qe ka punuar per afersisht 25 vjet ne nje hotel shik thote se ka zhvilluar nje biznes fitimprures me 200 dollare per cope, duke i’u dhene prostitutave dhe “grupeve” te femrave numrat e dhomave te yjeve te NBA dhe NFL qe rrinin ne hotel (lojtaret duket se nuk jane ankuar kurre). “Ky eshte biznesi i hoteleve ne fjale” thote portieri Entoni, qe kerkoi te mos ia publikojme mbiemrin. “Ata i injorojne shume gjera qe u ndodhin te ftuarve dhe punonjesve”.

Eshte e lehte te kuptosh pse. Ne nje industri ku klienti ka gjithnje te drejte, hotelet nuk mund te perballojne te jene te paster per mekatet e vogla te te ftuarve te tyre; vecanerisht per burrat e pasur dhe te fuqishem qe harxhojne mijera dollare per suitat presidenciale. Dhe ne nje epoke ku cdo i ftuar qe ka nje ankese, me te drejte apo jo, mund ta transmetoje ate tek miliona kliente potenciale ne uebsite si TripAdvisors dhe Travelocity, menaxheret e hoteleve behen copash vetem per t’i bere ata te lumtur.

Dhe keshtu, deshirat e klientit mund te kerkojne gjithcka tjeter; perfshire edhe sigurine dhe miresjelljen baze. Nje mikpritese qe ka punuar per nje dekade ne nje hotel te Beverly Hills, ku dhomat kushtojne deri ne 2.200 dollare nata, thote se perpjekjet e saj per te raportuar incidente te perseritura ngacmimesh ka marre shume pak, ose aspak pergjigje. Pasi nje klient i preku gjoksin, shefi i saj i tha te rikthehej ne dhome dhe te mbaronte pastrimin. “Bera ate qe me thane”, thote ajo. Jazmin Vaskez, nje nene beqare, e cila ka punuar ne hotele te ndryshme ne vend, kujton se si nje kolege e saj ne hotelin California u sulmua seksualisht dhe ia raportoi ngjarjen menaxhereve, por keta ia kthyen se po genjente. Ajo eshte shume e qarte pse incidenti nuk u mor seriozisht. “Shoqja ime nuk kishte dokumente dhe hoteli e dinte se ajo ishte ilegale”, thote Vaskez.

Nje mbikqyres sigurie, punonjes per nje kohe te gjate ne nje resort te madh te Las Vegasit, i pershkruan sjelljet e menaxhimit kundrejt rasteve me ngacmime seksuale ne kete menyre: “Ne nuk jemi policia. Ne nuk kerkojme te cilesojme dicka si krim. Pervec rasteve kur dikush kerkon te beje denoncim, ne perpiqemi te mos njoftojme policine”. Kjo eshte sigurisht per eksperiencen e Xhek Taknerit, nje avokat nga Manhatani, nje nga figurat qe merret me organizatat lokale te te drejtave te femrave. “Une njoh njerez, ish zbatues te ligjit, te cilet punojne ne hotele, qe perpiqen te mbajne familjet me kete pune”, thote ai.

Por tani qe te palarat po dalin ne drite, menaxheret e hoteleve dhe klientet e tyre po detyrohen te pastrojne veprimet, te pakten per ca kohe. Bo Dietl, personalitet televiziv dhe keshilltar sigurimi per te pasurit dhe te famshmit, thote se tani po i keshillon klientet e tij te shmangin cdo lloj situate, kur jane ne udhetim, qe mund t’u duket seksualisht e papershtatshme. “Ne kete kohe dhe epoke, te duhet ta kesh mendjen per gjithkend”, thote ai. Por te mos ishte per median qe ndoqi sulmin e dyshuar te Stros-Kahn, thote ai, “a thua se ky tipi egjiptian (ne Pierre) do te kishte bere kaq buje? As qe behet fjale”.

Nga Newsweek



Etiketa e sotme e hoteleve

Te ftuarit jane ne siklet, menaxhimi eshte i frikesuar: Rregullat e reja per nje industri qe eshte ne rrethim

Per biznesmenet udhetues:

1. Mos e hapni deren nese nuk jeni plotesisht i veshur.

2. Mos beni pyetje ngacmuese lidhur me situaten personale ose financiare te punonjeses.

3. Mos i kerkoni ndihme punonjeses per kanalet pornografike.

4. Largohuni kur vjen punonjesja e pastrimit. Nese nuk mundeni, kerkojini te vije me vone.

5. Mos i jepni punonjeses bakshishe 100 dollareshe.



Per punonjeset:

1. Mbani me vete nje buton lajmerues “panic button”. Nese nuk keni te tille, mbani nje spraj djeges.

2. Nese eshte e mundur, rrini me koleget, dhe pastrojini dhomat dyshe.

3. Raportoni cdo lloj ngacmimi seksual tek menaxhimi, dhe tek perfaqesuesi i sindikates tuaj, nese jeni pjese e ndonjeres.

4. Mbajeni deren hapur kur pastroni.

5. Mos kini frike te therrisni per ndihme.
 
Back
Top