Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Horror në Korcë

Në rrugën që lidh qytetin e Korcës me fshatin Ravonik gjendet trupi i pajetë i një femre me kokë e gjymtyrë të prera.

Kufoma e seksit femër me kokë, këmbë dhe krahë të prera u gjet rreth orës 23:00 të ditës së enjte nga kalimtarë të rastit që kanë njoftuar policinë.

Nuk dihet identiteti i viktimës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e saj. Sipas policisë, mosha e viktimës është mbi 30 vjec.
tch
 
Pe: Horror në Korcë

Shum c´njerzore kjo! shpresoj te zbardhet sa me shpejt dhe autori te mar denimin qe meriton!

Sipas asaj qe kuptoj une nga pershkrimi i shkurter i lajmit,,kemi te bejm me nje rast qe ngjason shum me rastet kur lindit serialkillersat! dhe mundesia qe ky te jet nje i till esht shum e madhe,prandaj me te vertet kjo ngjarje duhet te mar nje vemendje te madhe nga autoritetet,por edhe nga qytetaret e thjesht!
 
Titulli: Horror në Korcë

VK dhe kjo pune mire qe vrau po leri te pakten te drejten familjes ta qaj ate te shkrete
 
Pe: Horror në Korcë

Sa gjynah ....sa frike .....
 
Pe: Horror në Korcë

,,,,,,,,,,,,,,,,,,

 
Pe: Horror në Korcë

kohet e fundit shume gjera po degjoj per korcen dhe vertete me vjen cudi si ka mundesi ne nje qytet kaq te vogel :S
 
Pe: Horror në Korcë

E vret me thikë e më pas e shpërfytyron deri në gjymtim total të trupit.I gjithë vendi u trondit dje nga masakra e zbuluar fare rastësisht në vendgrumbullimin e mbeturinave të Korçës, pranë fshatit Ravonik. Askush nuk do të kishte mësuar për ngjarjen horror, parë vetëm nëpër filma, nëse kërkuesit e kanoçeve nuk do të dallonin shenjat e gjakut. Një grua rreth 30-35 vjeçe është viktima ende e paidentifikuar. Autori i masakrimit e gjymtimit të saj, i cili endet i lirë akoma, i ka shkaktuar vdekjen duke i prerë njërën pas tjetrës gjymtyrët, kokën, madje dhe organet gjenitale. Mungesa e kokës e ka bërë të paidentifikueshme për momentin kufomën, e cila mendohet se është bërë shënjestër e vrasësit vetëm pak orë para se të gjendej. Policia vuri mbrëmë në dispozicion 10 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm për këtë ngjarje. Copat e trupit u gjetën rreth orës 23:00 të së enjtes, në dy thasë plastmasi, në vendin e hedhjes së plehrave. Kanë qenë disa persona, të cilët e sigurojnë jetesën përmes seleksionimit të mbeturinave, ata që kanë konstatuar njërën prej qeseve ku ishin hedhur krahët. “Ne ishim duke punuar këtu, ashtu si çdo mbrëmje. Po mblidhnim kapaçka. Pasi punuam për rreth një orë, u mblodhëm të gjithë pranë zjarrit. Vetëm njëra prej grave ishte duke punuar kur na thirri të gjithëve, pasi kishte gjetur diçka. Sapo u afruam, pamë se ajo kishte hapur një qese plastmasi të zi, prej nga kishin dalë një dorë dhe një këmbë. Në fillim kujtuam se ishin plastike, por më tej vumë re gjakun dhe nisëm t’i ngacmonim me shkopinj. Vetëm atëherë e kuptuam se ishin pjesë të ndonjë trupi njerëzor. Unë u nisa menjëherë në drejtim të komisariatit, ku njoftova policinë për këto pjesë që kishim gjetur. Sapo mbërritën, drejtori i policisë dhe të tjerë nisën të kërkonin kur njëri prej oficerëve shkeli një qese nga ku dolën gjymtyrë të tjera. As nëpër filma nuk e kam parë një gjë të tillë. Kur gjetëm trupin, ai ishte i zhveshur, ndërsa rrobat i kërkuam deri vonë, por vetëm në mëngjes u gjetën”, tregon Guri S. Nga verifikimi i pjesëve të trupit, grupi hetimor konfirmoi faktin se bëhej fjalë për një femër. Ajo ishte pa kokë, duar e këmbë të prera, si dhe trup të përgjysmuar. Me gjithë kërkimet intensive të policisë, nuk është gjetur koka e kufomës. Policia tha se pas këqyrjes së kufomës ka rezultuar se ajo është goditur me dhjetëra herë me thikë dhe më tej është copëtuar me mjete të mprehta. Sipas drejtuesve të Komisariatit të Policisë së Korçës, për vrasjen e gruas është përdorur një thikë, ndërsa për gjymtimin dhe copëtimin e saj, një sëpatë. Ngjarja tronditëse është zbuluar pak para mesnatës së të enjtes. Skena makabër ka tronditur edhe vetë blutë e Korçës, të cilët, pavarësisht tentativave për ngritjen e ndonjë piste, vijojnë të mos kenë as identitetin e viktimës, dhe asnjë të dyshuar për autorësinë e kësaj ngjarjeje. Deri në mbrëmje nuk ka pasur asnjë familjar të denoncojë person të zhdukur.


korce-policia-ne-vendin-ku-u-gjet-kufoma1-300x225.jpg
Karakteristikat

Seksi – femër

Gjatësia – 160-162 cm

Mosha – 30-35 vjeçe

Veshja: Një palë tuta sportive, material sintetik, me ngjyre blu dhe me shiritat anash rozë dhe jeshile, si dhe një kanotierë bojë qielli me mbishkrimin
“AC ORIGINAL”

Vrasja, dyshime për motive xhelozie

Edhe pse nga specialistë të hetimit pohohet se mungesa e kokës e bën thuajse të pamundur identifikimin e gruas, baza kryesore do të mbështetet te shenjat e tjera dhe ndoshta te një denoncim. Nga burime të tjera të policisë bëhet e ditur se prerja e organeve gjenitale të viktimës ngre dyshimet për një motiv xhelozie, duke bërë që autori të dyshohet si një person, i cili ka pasur lidhje me viktimën. Veshja me rroba shtëpie e saj ngre mundësinë që ajo të jetë nga qyteti i Korçës apo rrethinat, dhe se mund të ketë dalë nga banesa për pak kohë dhe të jetë takuar me një person me të cilin ka pasur njohje. Trupi mendohet se pas masakrimit të jetë hedhur në kontejnerët e mbeturinave e më tej është transportuar drejt vendgrumbullimit në dalje të qytetit. Policia ka vënë në dispozicion për çdo lloj informacioni numrat e telefonit të saj: 129, 0694106891 dhe 0694103550.

Precedenti i viktimës në Lezhë

Një 25-vjeçare nga Fieri u gjet e masakruar në pyll, në afërsi të plazhit të Shëngjinit. Anisa Opingari, nënë e dy fëmijëve të mitur ishte qëlluar mbi 20 herë me thikë në trup. Trupi ishte në gjendje dekompozimi, pasi krimi kishte ndodhur rreth 1 javë para se kufoma të pikasej nga kalimtarë të rastit. Ende nuk ka asnjë person të ndaluar për këtë krim makabër ndaj nënës së re, ndërsa hetimet po kryhen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
panaroma
 

Attachments

  • korce-policia-ne-vendin-ku-u-gjet-kufoma1-300x225.jpg
    korce-policia-ne-vendin-ku-u-gjet-kufoma1-300x225.jpg
    11.3 KB · Shikime: 0
Masakra në Korcë, 84-vjecari: Vrava partneren time

Zbardhet ngjarja makabre e masakrimit të një gruaje në Korcë. Personi me të cilin bashkëjetonte viktima 42-vjecare pranoi të ketë kryer aktin kriminal.

Policia-naten.jpg

Policia ka bërë të ditur se viktima quhet Liljana Arapi, ndërsa autori është Gaqo Dumka 84 vjec, i cili është arrestuar dhe ndodhet ne komisariatin e Korcës.

Gjatë rrëfëmit në polici i moshuari ka treguar se e ka vrarë gruan në banesë, më pas e ka copëtuar dhe e ka hedhur në plehra të ndarë në pjesë. Dyshimet e para të cojnë në konkluzionin se krimi i rëndë është kryer për motive xhelozie.

Ndërkohë ende nuk është gjetur koka e gruas, e cila bashkë me duart dhe këmbët ishte e ndarë nga trupi.

Horror në Korcë

Gruaja është masakruar pa mëshirë dhe është hedhur në fushën e mbetjeve urbane në periferi të qytetit të Korçës. Që nga orët e mbrëmjes të ditës së enjte, kur janë zbuluar rastësisht gjymtyrë të prera të një kufome të seksit femër në fushën ku hidhen mbetjet urbane, rreth dy kilometra larg qytetit të Korçës, dhe në orët në vazhdim të ditës së premte kur kishte mbetur ende mister ky krim rrëqethës, vrasja me prerje të gjymtyrëve dhe kokës së një gruaje ka qenë ngjarja më tronditëse për opinionin vendas.

Zbulimi i kufomës së prerë në gjymtyrë dhe në kokë, është bërë fare rastësisht, nga banorë të periferisë që punojnë për të mbledhur kanaçe në vendin e hedhjes së mbetjeve urbane në Korçë. Policia tha se është sinjalizuar rreth orës 23:00 të së enjtes, nga persona që sistemojnë mbeturinat urbane të qytetit, për këtë ngjarje të pazakontë.

Në fakt, kanë qenë banorë të periferisë, ata të cilët duke gërmuar nëpër thasë kanë gjetur papritur pjesë të gjymtyrëve të një njeriu dhe pamja tronditëse nuk kishte se si të kalonte pa njoftuar policinë. Burime zyrtare të Policisë së Korçës, bënë të ditur se në afërsi të fshatit Ravonik, pranë fushës së mbetjeve urbane janë gjetur dy thasë të zinj plastikë me gjymtyrë të prera njeriu. Grupi hetimor që shkoi në vendngjarje, ka konstatuar se kufoma e prerë në pjesë i përkiste një njeriu të seksit femër, të moshës rreth 40 vjeç. E gjymtuar në pjesën e këmbëve dhe të duarve, si dhe me kokë të prerë, kufoma nuk është identifikuar edhe pas orë të tëra përpjekjesh dhe sensibilizimi nga policia.

Gjatë ditës së premte, kanë mbërritur në morgun e spitalit të Korçës ku do të kryhej autopsia, edhe mjekë nga Tirana për të bërë të mundur identifikimin e gruas së masakruar.

Policia bëri të ditur se nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se viktima nuk ka kryer më parë lindje fëmije. Sipas hetimeve gruaja është qëlluar para se të gjymtohej në gjymtyrë dhe kokë me disa thika në trup, dhe këto i kanë shkaktuar vdekjen. Më pas, i janë prerë me sëpatë gjymtyrët e këmbëve dhe duarve, si dhe koka.

Ka të dhëna të policisë, se mizoria e personit që ka kryer këtë akt, ka shkuar deri në prerjen e organit gjenital të gruas, duke bërë që të dyshohet se ka qenë një hakmarrje për motive xhelozie apo për lidhje intime të viktimës me ndonjë person tjetër.
tch
 
Pe: Horror në Korcë

gaqo_dumka-303x250.jpg

84-vjecari Gaqo Dumka

ky eshte vrasesi
 
Pe: Horror në Korcë

Ca denimi do i japin??Burgim i perjetshem??..Ky as nje maje gjilpere te atij denimi sdo e shlyeje,eshte mosha e tille...Ky rrezik sja mberrin as per seanca gjyqsore...
 
Pe: Horror në Korcë

e po me be e ca viktima vrasje horror e po kjo seshte pa u be jelos ky matufi... cfare burgim perjetshem aman ky do vrare
 
Pe: Horror në Korcë

Boh ca tjeter do na shohin syte , sa i pameshirshem ..

Ky do ne karrige electrike e pak e ka.
 
Pe: Horror në Korcë

Shteti shqiptar e ka te hequr ligjin e denimit me vdekje goca...Keshtu qe,max burgim te perjetshem do marre,vec nqs na del i semure psiqik dhe ja ulin vitet....Por koken se nxjerr koken jashte me...
 
Pe: Horror në Korcë

Vijon ende historia makabër e masakrimit të 42-vjecares në Korcë. Pas disa ditë kërkimesh, policia duket se është pranë gjetjes së kokës së Liljana Arapit, që mendohet të jetë fshehur pranë banesës së 84-vjecarit.

Sipas të dhënave të fundit policia po kryen kërkime intensive pranë banesës ku mendohet të ketë ndodhur krimi i rëndë që ka tronditur jo vetëm Korcën, por mbarë opinionin vendas.

Nga raportimet e fundit, mësohet se vetë i moshuari ka treguar për vendin ku është fshehur koka e viktimës, pasi ka ndryshuar deshmine e dhene paradite, duke pranuar se e ka vrare ai Liljanen. Sipas deshmise, autori e ka vrare gruan pasi dyshoi se ajo i kishte vjedhur 300 mije leke te reja.

Ndërkohë sot Gjykata e Korcës dha masën e sigurisë 'burg pa afat' për 84-vjecarin Gaqo Dumka, i cili është i akuzuari i vetëm per vrasjen dhe masakrimin e 42-vjecares Liljana Arapi.

Gjate seances, Dumka nuk pranoi ta kete vrare Liljana Arapin, por deklaroi se ajo u rrembye dhe u masakrua nga 3 persona

"Me detyruan te hedh pjesët e trupit në plehra, tre personat që nuk i njihja morën kokën me vete", mësohet të ketë deklaruar i pandehuri.

Hetimi për 84-vjeçarin konsiderohet si i përfunduar nga policia, që shprehet e bindur se nuk ka asnjë dyshim për faktin se Gaqo Dumka, është autori i vetëm i vrasjes dhe masakrimit të trupit të Liljana Arapit.

Ndonëse janë hedhur dyshime se në këtë krim mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë nga rrethi familjar i 84-vjeçarit, policia tha se i konsideron të mjaftueshme provat që vërtetojnë se Gaqo Dumka është autori i vetëm i vrasjes së bashkëjetueses së tij, 42-vjeçares Liljana Arapi.

Ndërkaq, policia sqaroi se shpërblimi prej 10 mijë eurosh i vënë në dispozicion nga Drejtoria Rajonale e Korçës për personat që do të bashkëpunonin për gjetjen e autorit, nuk është konsumuar pasi zbardhja e ngjarjes është kryer falë punës së vetë efektivave të kësaj policie.


Monstra i Korçës, merrte pension në Gjermani

Xhelozia dhe hakmarrja për “shpërdorimin” e lekëve të pensionit, janë motivet që kanë shtyrë 84-vjeçarin Gaqo Dumka, të masakrojë dhe gjymtojë 42-vjeçaren Liljana Arapi, me të cilën bashkëjetonte prej vitesh.

Kështu konfirmohet nga policia lokale, e cila dje ka zbardhur detaje të tjera të ngjarjes makabre që tronditi qytetin e Korçës, mbrëmjen e së premtes. Masakrimi i 42-vjeçares nga Bilishti, trupi i së cilës është tërhequr nga familja për t’u varrosur pa kokë, sipas burimeve të rezervuara të policisë lokale është kryer në mënyrë mizore nga autori, i cili, sipas të dhënave, ka qenë i dënuar në kamp përqëndrimi në Gjermani, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Dyshohet se periudha e internimit të tij në Gjermani, ka lënë tek i moshuari devijime psikike, që janë shfaqur në mënyrën se si është kryer masakrimi i 42-vjeçares Liljana Arapi. “Vrasja e 42-vjeçares nga Bilishti i Devollit, është kryer me gjakftohtësi dhe mandej 84-vjeçari me qetësi është përpjekur të fshijë gjurmët e krimit, por pa ia arritur të zhdukë çdo shenjë të tyre”, tha për gazetën "Shqip", një burim i grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e ngjarjes. Policia ka mësuar se 84-vjeçari Gaqo Dumka ka qenë në një kamp përqëndrimi në Gjermani dhe për këtë arsye, përfitonte pension në formë dëmshpërblimi nga shteti gjerman.

“Ai kishte krijuar dyshime se gruaja me të cilën bashkëjetonte e tradhtonte me persona të tjerë, ndaj 84-vjeçari ka vendosur që ta vrasë në ambientet e brendshme të shtëpisë ku jetonte me qira, në lagjen 4 të qytetit të Korçës”,
tch
 
Pe: Horror në Korcë

Eh medet....
 
Pe: Horror në Korcë

Me sa u deklarua dje ne seancen gjyqesore ky krimineli kishte pranuar autorsine e vrasjes por nuk pranonte se eshte ndihmuar nga dikush tjeter.
 
Pe: Horror në Korcë

Eshte paksa e cuditshme,pasi mund te jete ne gjendje valle kaq e moshe te veproje ne ate menyre??Ndoshta ka pase nje ndihme por sdo te tregoje,ku i dihet ndoshta e kane kercenuar per familjen apo njerez te tjere....
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back