Dashi
Vit i plotësimit të ëndrrave:
Yjet e këtij viti do të ndikojnë tek ju duke ju bërë ndonjëherë ledhatar e shumë herë të tjera inatçi, por gjithsesi ato do t’ju japin mundësinë të jeni i suksesshëm në pothuajse të gjitha fushat.
Karriera: Nga ju pritet që t’i gjeni zgjidhjet më të mira dhe t’i ideoni aksionet e përbashkëta, ndërkaq në rastin e parë të merrni rolin organizativ do ta keni që në fillim të vitit. Do të arrini rezultate të shkëlqyeshme për të cilat me respektin më të madh do të flitet në qarqet afariste në periudhën e fundit të janarit, pastaj posaçërisht nga 9 marsi deri më 21 prill, si edhe nga 16 maji deri më 19 qershor. Mundësi të mira që të zgjeroni suksesin tuaj në shumë drejtime apo që të orientoheni për ndonjë formë të re të afarizmit, do të keni në periudhën nga 27 gushti deri më 18 tetor, si edhe në periudhën nga 7 dhjetori deri në fund të vitit. Me rëndësi është që të zhvilloni aktivisht ambiciet tuaja të larta, posaçërisht nëse merreni me punët në fushën e punëve publike, politike, të mediave, edukimit dhe me disa aktivitete sportive dhe artistike, sepse ju pret sukses i konsiderueshëm na mesi i vitit dhe në pjesën e dytë të vitit.
Partneri: Krahas suksesit të madh dhe jehonës së popullaritetit që do t’ju shoqërojnë, nuk duhet t’i lini anash as ngjarjet në jetën tuaj private, sepse e gjithë ajo që jua do zemra, do të jetë e afërt dhe e realizueshme. Kënaquni me shumë gëzime të cilat do t’i keni bashkë me familjen tuaj, si edhe me marrëdhëniet me partnerin apo me miqtë në periudhën gjatë shkurtit, pastaj nga 5 marsi deri më 21 prill, dhe posaçërisht gjatë tërë muajit maj. Pavarësisht nga statusi juaj emocional apo mosha, do të ndieni një entuziazëm të madh dhe nevojë që ta bëni të lumtur personin e dashur, si edhe të gjithë të afërmit tuaj në periudhën nga 19 qershori deri më 27 korrik. Ju presin ngjarje të reja të cilat do ta avancojnë jetën tuaj shoqërore, dashurore dhe familjare, sërish gjatë muajit gusht dhe në fillim të shtatorit, mbase edhe kulmi i lumturisë suaj në marrëdhëniet me partnerin do t’ju shkëlqejë në periudhën nga 5 tetori deri më 7 nëntor dhe gjatë dhjetorit.
Shëndeti: Aspektet e volitshme me Jupiterin dhe Uranin do t’ju plotësojnë me energji, por edhe herë pas herë irritime, që mund të shprehen nëpërmjet gjendjes së ndryshueshme psiko-fizike. Shmanguni situatave të cilat ndikojnë negativisht në stabilitetin tuaj të brendshëm, bëhuni i kujdesshëm në komunikimet dhe mendoni për mënyrën e shëndetshme të ushqimit.
Demi
Vit i sukseseve dhe ndryshimeve:
Ky është viti juaj, përderisa yjet do të ndikojnë që të keni vetëm sukses në çdo fushë. Nga mesi i vitit parashikohet të ndryshoni statusin shoqëror dhe të filloni një jetë të re, duke patur një krah një njeri që e doni shumë.
Karriera: Kushtoni kujdes çdo rasti të cilin mund ta shndërroni në rezultate afariste apo publike dhe në kënaqësi në jetën tuaj private, posaçërisht në periudhën gjatë janarit dhe shkurtit, pastaj edhe nga 14 prilli deri më 10 maj. Falë aftësive tuaja të jashtëzakonshme dhe iniciativës këmbëngulëse me sukses do t’i zgjidhni çështjet më të ndryshme që kanë të bëjnë me interesin e përbashkët nga mesi i vitit, si edhe nga 18 tetori deri më 10 dhjetor. Nga fundi i vitit nëpërmjet bashkimit apo partneritetit me disa persona të rëndësishëm, ju presin raste të reja që të shton mundësitë tuaja financiare apo aspektet pronësore. Sukses i posaçëm dhe përkrahje e gjerë do t’ju përcjellin nëse keni pozitë udhëheqëse apo nëse merreni me disa profesione publike, politike, me ekonomi, mjekësi apo tregti.
Partneri: Përpiquni që në harmoni me statusin emocional dhe afinitetet tuaja të ndërtoni marrëdhënie të harmonishme me partnerin. Ngjarjet të cilat do të ndikojnë gjithsesi pozitivisht në humorin dhe në vullnetin tuaj ta kënaqin familjen tuaj dhe partnerin, do t’ju përcjellin në faza të ndryshme gjatë tërë vitit vijues. Mbase do të befasoni rrethin tuaj apo personin e dashur me sjellje të pazakonshme që në fillim të vitit, pastaj në periudhën gjatë muajit mars dhe posaçërisht nga 10 prilli deri më 18 maj. Studioni mirë nevojat tuaja në marrëdhënie të harmonishme me partnerin, sepse në periudhën nga 2 qershori deri më 28 korrik, do të keni rastin që të ndryshoni statusin tuaj emocional apo që më aktivisht t’i përkushtoheni harmonizimit dhe rregullimit të jetës së përbashkët. Kënaquni me gjithë atë që ju plotëson me lumturi të paskajshme edhe në periudhën nga 4 nëntori deri në fund të vitit. Mos harroni që keni privilegj të veçantë që ju sjell prania e Venerës në yjësinë tuaj, madje në periudhë të gjatë do të përjetoni kënaqësinë më të bukur dashurore dhe lumturinë nga 29 maji deri më 24 qershor.
Shëndeti: Do të jetë një vit që do merrni veten dhe shumë prej jush do ta ndiejnë veten në formë perfekte fizike. Por duhet të keni kujdes dhe të parandaloni teprimet me ushqimin, pasi Jupiteri mund t’ju bëjë të humbisni kënaqësitë e tavolinës dhe ta vendosni stomakun tuaj në stres. Pra, kini kujdes nëse nuk do të doni të shtoni ndonjë kilogram më tepër.
Binjakët
Vit i kontrasteve:
Mos mendoni se gjithçka qëndron mbi themele të palëkundura. Dhe si për t’jua provuar diçka të tillë vjen ky vit, i cili do t’ju përmbysë disa plane që keni hartuar si në sferën profesionale, por jo edhe në atë të ndjenjave.
Karriera:Do të keni raste të mira dhe të shumta në të cilat do të mund të afirmoni shumicën e ideve tuaja afariste që nga janari dhe gjatë shkurtit. Përpiquni që suksesi juaj të marrë kuptimin e vërtetë dhe insistoni në përmirësimin e të gjitha kushteve në rrethin tuaj në periudhën nga 11 marsi deri më 25 prill. Nëse merreni me disa aktivitete publike, mediatike dhe artistike, apo me biznes privat, ju presin ndryshime të konsiderueshme nga mesi i vitit dhe në pjesën e dytë të vitit. Me mjeshtri do t’i kombinoni metodat më të ndryshme të punës dhe kjo gjë do t’ju sjellë pozitë të lakmueshme në qarqet afariste në periudhën nga 27 maji deri më 21 qershor, si edhe nga 25 gushti deri më 29 tetor. Në natyrën tuaj është që aktivisht t’i përcillni të gjithë trendët pozitivë dhe të veproni me shpirt të hapur drejt mësimit të pandërprerë i cili do t’ju sjellë përsosmëri, andaj mos e lini t’ju ikë nga dora rasti i shkëlqyeshëm për avancim në nivelin profesional dhe statusor në periudhën nga 3 dhjetori deri në fund të vitit.
Partneri: Me rëndësi është t’i dalloni momentet e kënaqësisë dhe të lumturisë në një sërë ngjarjes të reja të cilat ju presin. Nganjëherë kënaqësia mund të jetë e shkurtër, mirëpo njëkohësisht të jetë edhe shumë e dëshirueshme. ثshtë mençuri të dish që çdo gjë vjen në kohën e vet, si edhe që faktori kohë dhe lumturia dashurore janë në anën tuaj. Ngjarjet në jetën dashurore mund t’ju ngrenë në qiell dhe deri në lartësitë e papritura, pra mos ia mohoni as vetes lumturinë e cila është para jush. Kushtoni kujdes përmbajtjeve të ndryshme, ngjarjeve të cilat do t’ju përcjellin në jetën shoqërore, dashurore apo familjare në periudhën nga 7 janari deri më 4 mars, posaçërisht derisa Venera të qëndrojnë në yjësinë tuaj, si edhe nga 19 marsi deri më 21 prill. Do të përjetoni vrullin e një energjie të magjishme dhe emocione të ngrohta në periudhën nga 7 maji deri më 19 qershor, pastaj posaçërisht nga 23 qershori deri më 31 korrik. Në qoftë se jeta juaj dashurore apo marrëdhëniet me personat e afërt nuk ju janë mjaft të përsosura, përpiquni që të ndryshoni qëndrimet në periudhën nga 3 gushti deri më 19 shtator, si edhe nga 1 tetori deri më 13 nëntor.
Shëndeti: Në përgjithësi shëndeti nuk paraqet probleme të mëdha, por bëni kujdes të mos nënvlerësoni shqetësime të vogla dhe mbi të gjitha mos çoni në një të nesërme hipotetike problemet e lidhura me dhëmbët dhe me shtyllën tuaj kurrizore, pasin mund të krijojnë më shumë shqetësime nga sa kishit menduar, pastaj dhe me kosto më të mëdha për t’i zgjidhur.
Gaforrja
Vit i shëndetit:
Vëmendja juaj gjatë këtij viti do të jetë e përqendruar tërësisht tek shëndeti. Lodhja dhe tensioni i vazhdueshëm në punë mund të bëhen shkas që të drejtoheni për kontrolle rutinore tek mjeku, të cilat nuk do të përfundojnë me kaq.
Karriera: Kushtoni kujdes kontakteve të ndryshme dhe pranoni rolin aktiv në punët të cilat ju presin në fund të janarit, posaçërisht në periudhën nga 2 shkurti deri më 22 mars. Mos e lëshoni rastin e mirë që të përmirësoni kushtet në rrethin tuaj afarist, si edhe që me sukses t’i zgjidhni disa çështje financiare në periudhën nga 30 marsi deri më 26 prill dhe gjatë tërë muajit maj. Nëse merreni me aktivitete në sektorin privat, viti vijues paraqet periudhë të shkëlqyeshme për ndryshime, si edhe në formësimin e një drejtimi të ri të afarizmit ose do të filloni diçka të re. Nga mesi i vitit dhe në pjesën e dytë të vitit do t’ju shoqërojnë një sërë rrethanash fatlume, pastaj do të bëni çdo gjë që është në aftësitë tuaja që të zgjeroni kontaktet tuaja afariste dhe të bashkoni interesat tuaja me disa bashkëpunëtorë të besueshëm dhe autoritarë. Përpiquni që me angazhimin tuaj të lini përshtypjen më të mirë në rrethin tuaj dhe mos ia lini asgjë rastit në periudhën nga 4 korriku deri më 2 gusht, pastaj nga 8 shtatori deri më 10 tetor, si edhe gjatë muajit nëntor. Sukses i konsiderueshëm ju pret në punët nga fusha e edukimit, medieve, modës, artit dhe mjekësisë.
Partneri: Jeta dashurore ju është e gërshetuar nga koloriti i pasur i emocioneve të llojllojshme dhe për këtë gjë do të bindeni që në fillim të vitit. Veprimet e një personi të afërt do të ndikojnë që të ndiheni jashtëzakonisht të lumtur, mirëpo duhet të keni edhe momente durimi. Lërini emocionet tuaja t’ju udhëheqin dhe kënaquni në të gjitha ngjarjet e lumtura të cilat do t’ju shoqërojnë në periudhën nga 14 shkurti deri më 4 prill. Ju presin marrëdhënie të harmonishme në periudhën gjatë muajit maj dhe posaçërisht nga 4 qershori deri më 8 korrik. Do të bindeni që dashuria është inspirim themelor dhe shprehje e lumturisë suaj të brendshme, posaçërisht derisa Venera të qëndrojë në yjësinë tuaj në periudhën nga 18 korriku deri më 13 gusht. Ngjarjet e reja në jetën tuaj shoqërore dhe në marrëdhëniet me të gjithë personat e dashur do t’ju plotësojnë me entuziazëm emocional apo me nevojën që të zbukuroni botën përreth vetes në periudhën nga 8 shtatori deri më 13 tetor, pastaj sërish nga 4 nëntori deri në fund të vitit.
Shëndeti: ثshtë me rëndësi ta ruani orientimin tuaj pozitiv dhe që ta kultivoni drejt, si edhe të bëni kontrollin e rregullt shëndetësor. Janë të mundshme dhembje koke herë pas herë, pastaj vështirësi kaluese me sistemin e tretjes, irritim i lukthit apo infeksione virusale. Kini kujdes në stabilitetin tuaj psikik dhe shmanguni situatave stresuese. Do t’ju bëjnë mirë mënyra e shëndetshme e ushqimit, dalja në natyrë dhe relaksimi psiko-fizik.
Luani
Vit i bashkëpunimit:
Në bashkëpunimet e reja të këtij viti, qoftë në sferën profesionale por edhe në atë të ndjenjave, do të tregoheni i matur dhe zemërgjerë. Gabimi që keni bërë gjatë vitit të kaluar ju kanë mësuar shumë gjëra.
Karriera: Para jush do të jetë një periudhë e re e avancimit personal dhe profesional, ndërkaq deri në cilin nivel do të arrini të avanconi shpesh do të varet pikërisht nga vullneti apo ambiciet tuaja. Mund të sforconi lirisht iniciativën personale para bashkëpunëtorëve dhe të theksoni qëllimet të cilat i dëshironi, sepse falë kualiteteve tuaja shumica e personave në rrethin tuaj bashkë me ju do të gëzojnë frytet e meritave tuaja. Do t’ju imponohen suksese të reja dhe popullariteti, mirëpo mos harronin që ekziston kufiri të cilin nuk duhet kaluar. Atë që ju mund ta shprehni dhe të realizoni në planin afarist apo edhe në planin privat mbase shumica e personave tuaj të afërt nuk munden, ndërkaq kjo ndonjëherë paraqet vlerë, mirëpo ndonjëherë edhe barrë të caktuar përgjegjësie. Mundësi të mira për sukses të madh apo për avancim në nivelin afarist apo statusor ju pret në fillim të vitit, pastaj posaçërisht gjatë muajve prill, maj, tetor dhe nëntor.
Partneri: Ngjarje dinamike akoma do t’ju shoqërojnë në jetën shoqërore apo dashurore, kështu që me siguri nuk do t’ju jetë monotone duke pritur ndonjë momenti të ri apo mallëngjyes. Do të përjetoni momente të paharrueshme të entuziazmit emocional, epsh të sforcuar dhe lumturi të madhe posaçërisht nga 22 marsi deri më 15 prill, derisa Venera të qëndrojë në yjësinë tuaj. Kohë pas kohe duhet të kërkoni përgjigje të sinqertë dhe reale se sa mund të përcjellë partneri apo rrethi juaj atë që ndodh përreth jush apo juve vetë. ثshtë fat që falë disa rrethanave të mira, ndjenjave tuaja të sinqerta dhe optimizmit të cilin e bartni në vete do të mund arrini t’i tejkaloni të gjitha komplikimet dhe momentet dramatike. Do të kënaqeni në marrëdhëniet dashurore dhe epshore në periudhën gjatë shkurtit, prillit dhe korrikut, pastaj nga 16 shtatori deri më 14 tetor, dhe posaçërisht gjatë nëntorit. Nga mesi i vitit apo në pjesën e dytë të vitit, shumica jush do të marrin vendim të rëndësishëm për jetën e përbashkët, partneritetin apo martesën.
Shëndeti:
Shëndeti: Përpiquni që t’i ndryshoni disa shprehi të këqija siç janë: ushqimi i parregullt, lodhja e tepërt apo pjesëmarrja në situata garuese dhe stresuese. Kushtoni kujdes zemrës, nivelit të qarkullimit të gjakut. Janë të mundshme edhe irritime kaluese të stomakut, pengesa në tretjen e ushqimit dhe disa infeksione virusale.
Virgjëresha
Vit i përplasjeve shpirtërore :
Gjatë këtij viti do t’ju duhet të përballoni mjaft probleme, të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet tuaja me partnerin dhe kolegët. Sidoqoftë, mos u nervozoni por trajtohen i çështjen me gjakftohtësi.
Karriera: Që në fillim të vitit do të keni rastin e mirë që ta provoni veten në disa aktivitete të reja apo të ndryshoni mënyrën tuaj të zakonshme të afarizmit. Aftësia juaj që të bëni vlerësim të mirë me rastin e zgjedhjes së temave të dobishme apo të organizoni rrethin tuaj për aksion të suksesshëm do të vënë në pah vlerat tuaja, posaçërisht kur ekzistojnë kundërshti mendimesh apo interesash. Ju presin mirënjohje pikërisht për shkak të aftësive tuaja pragmatike që të realizoni pothuajse të gjitha qëllimet e caktuara, por edhe ndjenja për ndarjen e vlerave të përbashkëta apo frymës kolegjiale të cilën e posedoni. Kushtoni kujdes mundësive të bashkëpunimit apo avancimit të shpejtë në periudhën gjatë muajve janar dhe mars. Me rëndësi është që të keni shpirt të hapur, sepse me arritjen e njohurive të reja do të shtoni mundësitë tuaja për avancimin në nivelin afarist dhe statusor. Juve ju takon që të tregoni dijen dhe zotësinë tuaj në periudhën nga 20 prilli deri më 1 qershor, pastaj nga 15 tetori deri më 7 dhjetor.
Partneri: Që ndonjëherë suksesi dhe kënaqësia nuk paraqesin lidhjen më të bukur do të bindeni që në fillim të vitit, pastaj në pjesën e dytë të muajit prill dhe posaçërisht në periudhën nga 3 deri më 28 qershor. Ngjarje të reja në jetën shoqërore dhe dashurore do t’ju nxisin edhe të merrni vendime të reja, të cilat mbase nuk keni mundur t’i keni apo nuk i keni vërejtur në mënyrën e vërtetë. Krijoni vetes, partnerit tuaj dhe të gjithë të tjerëve që i doni emocione të shumta, në mënyrë që të mund të kënaqni sa më shumë pjesën e bukur të jetës. اdo gjë do të mund të ndryshoni në të mirë dhe do të mund të zbukuroni kur për të do t’ju inspirojë partneri juaj apo familja. Frymëzim të veçantë, kënaqësi dhe lumturi ju sjell prania e Venerës në yjësinë tuaj në periudhën nga 5 deri më 30 shtator. Lirisht besoni ndjenjave tuaja dhe dëgjojeni zemrën tuaj në periudhën nga fundi i tetorit, pastaj gjatë nëntorit dhe dhjetorit.
Shëndeti: Janë të mundshme dhembje të kohëpaskohshme të kokës, nervozizëm i shtuar apo pengesa të kohëpaskohshme dhe presion. Situata stresi nëpër të cilat do të kaloni do të mund të kenë ndikim në gjendjen tuaj psiko-fizike, prandaj kushtoni kujdes mënyrës më të shëndoshë të ushqimit, pastaj kurim më të drejtë, si edhe kontroll të rregullt shëndetësor.
Peshorja
Vit i dashurisë:
Një dashuri e re lind gjatë këtij viti dhe ajo, sikurse do të konstatoni nuk është e rastit por do t’i rezistojë kohës. Lëshoheni veten në krahët e saj dhe harroni gjithçka për momentin.
Karriera: Do të keni para vetes një periudhë jashtëzakonisht të frytshme kur do të duhet që të angazhoheni maksimalisht në të gjitha fushat, sepse çdo gjë që do ta bëni në planin e suksesit personal apo të lumturisë personale, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju ngrohë edhe gjatë viteve të ardhshme. Nëse keni ide të qartë apo ndjenjën që dëshironi diçka, mos lejoni që dikush t’ju pengojë gjerësinë e shpirtit apo krahët emocionalë në të cilët mund të fluturoni deri pothuajse lartësitë qiellore. Megjithatë, asnjë sukses apo fat nuk janë të mjaftueshme, nëse pranë jush nuk janë të pranishëm personat e dashur dhe ata me të cilët mund të ndani çdo kënaqësi tuajën. Ju presin rezultate jashtëzakonisht të mëdha të cilat do t’ju imponohen që në fillim të vitit, si edhe në periudhën gjatë muajit shkurt dhe nga 22 marsi deri më 15 prill. Origjinaliteti me rastin e zgjidhjes së çështjeve të ndërlikuara afariste dhe financiare krahas aftësive të tjera të cilat i keni, te shumica e bashkëpunëtorëve do të krijojnë nevojën që t’ju konsultojnë dhe të kërkojnë përkrahje, ndihmë apo edhe këshillë të mirë. Orientojeni kujdesin tuaj drejt qëllimeve të dobishme në periudhën nga 31 maji deri më 13 korrik, pastaj posaçërisht gjatë shtatorit, nëntorit dhe dhjetorit.
Partneri: Pavarësisht statusit tuaj emocional apo moshës – fati është plotësisht në anën tuaj. Do të keni rastin të kënaqeni në role të ndryshme në jetën tuaj shoqërore dhe do të dëshironi ta sfidoni veten edhe në disa situata të reja dhe të pazakonshme. Të gjithë atë që do të dëshironi ta realizoni apo ta ruani bashkë me partnerin tuaj, me personat e afërt apo me familjen do të mund ta konsideroni edhe pasurinë tuaj më të madhe. Kur t’ju jenë të plotësuara zemra dhe shpirti juaj me emocione të ngrohta, atëherë bota përreth jush do t’ju duket e magjishme. Kënaquni me disa çaste të veçanta, të cilat do t’ju shoqërojnë në fillim të vitit, pastaj posaçërisht gjatë muajve prill dhe qershor. Lumturia dashurore dhe gëzimet më të bukura posaçërisht ju presin edhe derisa Venera të qëndrojë në yjësinë tuaj në periudhën nga 29 shtatori deri më 24 tetor. Do të ndieni elan të ri emocional edhe në periudhën gjatë nëntorit, ndërkaq kënaqësia e veçantë ju pret gjatë muajit dhjetor.
Shëndeti: Jeni në formë të mirë, mirëpo përpiquni që të kujdeseni drejt për shëndetin. Për shkak të presioneve psikologjiket, janë të mundshme nervozizmi kalimtar, problemet me stomakun apo problemet me metabolizmin.
Akrepi
Vit i tensionit në punë:
Familja nga njëra anë dhe karriera nga ana tjetër ju tërheqin me të njëjtën forcë. Mos braktisni asnjërën prej tyre por përpiquni të gjeni ekuilibrin e nevojshëm, i cili do t’ju ndihmojë ta keni mirë me të dyja.
Karriera: Nganjëherë përpjekja e madhe dhe durimi janë rruga më e sigurt drejt suksesit. Rezultatet pozitive, mirënjohjet dhe pikëpamjet e ndryshme të përmirësimit arrijnë valë-valë. Ju pret periudhë e afirmimit kur do të keni rastin që të filloni diçka të re në afarizmin tuaj apo të aplikoni disa vendime të rëndësishme në periudhën nga muaji shkurt. Me rëndësi është që të keni vetëbesim të mjaftueshëm, si edhe të pranoni sfidat të cilat do t’jua sjellë mundësia e avancimit në nivelin profesional dhe statusor nga 20 prilli deri më 1 qershor, pastaj posaçërisht në periudhën nga shtatori dhe nga tetori deri në fund të vitit. Pas definimit të disa marrëveshjeve afariste apo të statusit, situata rreth jush dukshëm do të ndryshojë në kuptimin e lehtësive të ndryshme, avancimit dhe privilegjeve të cilat do t’i fitoni në pjesën e dytë të vitit. Kushtoni kujdes periudhës nga 26 qershori, kur për ju fillon periudha e transformimeve pozitive, sukseseve dhe lumturisë në të gjitha fushat e jetës.
Partneri: Që në fillim të vitit të ri do të viheni në kërkim të diçkaje që keni humbur shumë kohë më parë. Nuk është e çuditshme që mungesën e saj e vini re pikërisht gjatë muajve të parë. Do të ndieni kënaqësi të madhe nëpërmjet realizimit të dëshirave të shumta dhe jetës dashurore në fillim të vitit dhe posaçërisht gjatë muajit mars. Pa marrë parasysh statusin emocional apo moshën, lumturia ju buzëqesh në periudhën nga 15 prilli deri më 9 maj, si edhe gjatë muajve qershor dhe korrik. Nganjëherë edhe ëndrrat më të bukura mund të përjetohen edhe të bëhen realitet, kështu që ju presin gëzime të reja jetësore, elan emocional dhe harmoni familjare gjatë shtatorit, nëntorit dhe dhjetorit. Se lumturia dhe dashuria mund të jenë të magjishme dhe që jeta është e ëmbël nga disa “imtësi të magjishme” do të bindeni posaçërisht në periudhën derisa Venera të qëndrojë në yjësinë tuaj në periudhën nga 23 tetori deri më 17 nëntor. Gjithë atë që do ta realizoni gjatë vitit në vijim, do të ketë kuptim edhe më të bukur dhe epilog edhe më të lumtur edhe në periudhën gjatë tërë vitit 2015.
Shëndeti: Përsa i përket shëndetit kushtoni kujdes për të gjitha ato patologji që janë pasojë e stresit të punës, nëse mund të bëni një parapritë duke bërë vizita ta vazhdueshme tek mjeku për të mbrojtur dhe për të forcuar sistemin tuaj imunitar dhe t’iu bëjë më të fortë përballë sforcimeve që puna dhe përditshmëria ju rezervon.
Shigjetari
Vit i kënaqësive:
Melankolia që ju pushton në muajt e parë të vitit do t’ju largohet vetëm nëse dilni të argëtoheni, natyrisht duke patur në krah një shoqëri të mirë. Por mos harroni të kujdeseni pak më shumë për veten.
Karriera: Varësisht nga qëllimet të cilat ia keni vënë vetes vazhdoni të kombinoni punën individuale dhe ekipore, sepse stilet e ndryshme dhe metodat e punës më shumë i shtojnë mundësitë tuaja në drejtim të suksesit. Periudha e volitshme që të realizoni disa rezultate të arta dhe të përmirësoni pozicionin tuaj në nivelin profesional apo statusor ju presin gjatë muajit shkurt, pastaj nga 12 marsi deri më 20 prill, si edhe gjatë muajit qershor. Përpiquni që t’i bashkoni disa ide afariste me interesat private, apo praktikisht dhe në mënyrë të dobishme me kënaqësinë personale në rastet të cilat do t’ju shoqërojnë gjatë gushtit dhe shtatorit. Jehona momentale mund t’ju imponohet, mirëpo në kuptimin afatgjatë çdo hap afarist të cilin do ta bëni do të jetë i rëndësishëm. Do të keni rastin e mirë që me sukses t’i zgjidhni disa çështje afariste, financiare apo pronësore në periudhën nga korriku dhe gushti, posaçërisht nga tetori deri në fund të vitit.
Partneri: Patjetër duhet të tregoni më shumë durim dhe sens për ngjarjet të cilat do t’ju shoqërojnë në jetën private apo në marrëdhëniet me personin e dashur gjatë shkurtit dhe në fillim të marsit. Do të shkëlqeni nga lumturia dhe kënaqësia në periudhën gjatë muajve prill dhe qershor. Do të kaloni nëpër faza të ndryshme të emocioneve dhe të kënaqësisë në marrëdhëniet me partnerin, posaçërisht gjatë muajve korrik dhe shtator. Mos lejoni që disa situata të papritura t’ju pengojnë shumë apo t’ju zvogëlojë nevojën tuaj që ta bëni të lumtur personin të cilin e dashuroni. Ka mundësi që shumë herë të ndryshoni disa vendime në jetën tuaj dashurore apo në marrëdhëniet me partnerin në pjesën e dytë të vitit. Kënaqësitë e reja dhe shpërthimet e ngrohta të ndjenjave sërish ju presin gjatë muajve tetor dhe dhjetor. Shfaqja më e bukur e lumturisë dashurore ju pret në periudhën derisa Venera të qëndrojë në yjësinë tuaj nga 16 nëntori deri më 11 dhjetor.
Shëndeti: Angazhimi shtesë fizik, shëtitja dhe relaksimi ndikojnë pozitivisht në balancën Tuaj të brendshme dhe në organizëm, andaj ndiheni më i kënaqur dhe më i qetë. Janë të mundshme dhembje të herëpashershme të kokës dhe rënie e herëpashershme e imunitetit, apo ndjeshmëria nervore.
Bricjapi
Vit i prehjes:
Prania e njerëzve të dashur, bisedat filozofike rreth të sotmes apo të kaluarës, humori, shëtitjet çlodhëse apo udhëtimet e këndshme si dhe bilanci i kënaqshëm ekonomik e bëjnë këtë vit mjaft të këndshëm.
Karriera: Nëpërmjet iniciativës së sforcuar dhe përkrahjes së rrethit do të keni rastin ta avanconi pozitën tuaj afariste, statusore dhe tërë pozitës suaj shoqërore. Përpiquni që në mënyrën më të drejtë t’i zbatoni disa plane afariste, vendime apo qëllime të rëndësishme, posaçërisht në periudhën gjatë shkurtit dhe marsit. Do t’ju shoqërojnë rrethana dhe mundësi të mira që të arrini sukses në fushën e tregtisë apo në disa punë publike në periudhën gjatë pjesës së dytë të prillit, pastaj nga 13 korriku deri më 28 gusht dhe posaçërisht gjatë shtatorit dhe nëntorit. Rrethana të shumta do të jenë në favorin tuaj dhe do t’ju shoqërojnë lehtësi të caktuara në drejtim të zgjerimit të vëllimit të afarizmit apo nëpërmjet mundësive të reja të investimit në periudhën nga7 nëntori deri në fund të vitit.
Partneri: Do të bindeni sërish se sa është e rëndësishme përkrahja e familjes, e partnerit dhe e miqve, sepse ballafaqimi me disa dilema afariste apo me problemet private ata do t’ju jenë mbështetje e rëndësishme. Nganjëherë nga njohuritë jetësore arrihet nëpërmjet fazave graduale të përvojave dhe bashkë me angazhimet e përbashkëta, andaj mos lejoni që prirja për të bërë analiza, pa nevojë të ngarkojë marrëdhëniet dashurore. Përpiquni që t’i harmonizoni dëshirat dhe nevojat tuaja me të gjithë personat e dashur që nga fillimi i vitit, pastaj posaçërisht në periudhën nga 27 shkurti deri më 22 mars, si edhe gjatë muajve prill dhe qershor. Pavarësisht nga statusi juaj emocional apo mosha, ju presin ngjarje të këndshme të cilat do ta zbukurojnë jetën tuaj shoqërore, dashurore apo familjare në periudhën derisa Venera të qëndrojë në yjësinë tuaj nga 1 janari deri më 6 mars. Përpiquni të realizoni të gjitha planet tuaja dashurore apo familjare në periudhën nga 11 shtatori deri më 8 tetor. Do të ndieni harmoni emocionale, lumturi dhe kënaqësi, e cila do të krijojë te ju vetëbesim të madh në periudhën gjatë nëntorit dhe dhjetorit. Venera do t’ju sjellë lumturinë më të madhe dashurore dhe sërish do të qëndrojnë në yjësinë tuaj nga 10 dhjetori deri më 3 janar 2015.
Shëndeti: ثshtë e mundshme që problemet shëndetësore më së shpeshti të jenë të shkaktuara nga stresi i shtuar psikologjik. Dhembja e herëpashershme e kokës, rënia e imunitetit, pengesat me të parët dhe me përqendrimin janë dukuri që ju përcjellin, nëse e ngarkoni tepër organizmin tuaj.
Ujori
Vit i karrierës:
Gjatë këtij viti do të keni mundësi të dominoni në sferën profesionale dhe të arrini ato që gjithmonë keni dëshiruar. Përveç kësaj, kjo ngritje do të shoqërohet automatikisht edhe me përmirësim të dukshëm të nivelit të të ardhurave.
Karriera: Suksesin tuaj më së shpeshti e ndërtoni në bazat e përbashkëta madje nëpërmjet formave të ndryshme të bashkimit apo nëpërmjet aksioneve ekipore, megjithatë është e dëshirueshme që në periudhën e ardhshme të pranoni edhe një rol të ri afarist i cili nënkupton pavarësi më të madhe. Do t’ju shoqërojnë rrethana të mira bashkë me mundësinë e zgjerimit të njohurive shpirtërore dhe pikëpamjeve apo përvojave praktike në periudhën nga 2 shkurti deri më 9 mars, pastaj posaçërisht nga prilli dhe qershori. Kushtoni kujdes këmbimit të informacioneve apo kontakteve të dobishme të cilat do t’i keni me personat nga shtetet e jashtme. Ju presin avancimi i rëndësishëm dhe rezultate të mira në punët nga fusha e medieve, artit, argëtimit, modës, komunikimit, turizmit ose nëpërmjet angazhimit në sektorin privat.
Partneri: Në ngjarjet e ndryshme të cilat do t’ju shoqërojnë në jetën tuaj shoqërore apo në marrëdhëniet dashurore, pa marrë parasysh oscilimet e herëpashershme dhe disa probleme të papritura gjithmonë do të gjejnë zgjidhje të mirë. Për ju gjithmonë ekziston zgjidhje e mirë dhe epilog i lumtur, kështu që me buzëqeshje do t’i përcillni disa ngjarje të rëndësishme të cilat në momente të caktuara do t’ju brengosin. Përpiquni që t’i krijoni sa më shumë kënaqësi partnerit, familjes dhe të gjithë personave të dashur, në mënyrë që të kënaqeni në mënyrën më të mirë në ngjarjet e përbashkëta në periudhën gjatë shkurtit dhe posaçërisht nga 22 marsi deri më 17 prill. Gëzimet më të bukura të jetës ju presin në periudhën derisa Venera të gjendet në yjësinë tuaj nga 3 marsi deri më 6 prill. Do të ndieni entuziazëm emocional dhe nevojë që të ruani lumturinë tuaj intime nën periudhën nga 28 qershori deri në 29 korrik. Nëse do të dëshironi që diçka të ndryshoni në jetën tuaj dashurore apo në marrëdhëniet me partnerin, mbase do të keni rastin ideal në periudhën nga 7 tetori deri më 11 nëntor, si edhe në pjesën e hyrë të dhjetorit.
Shëndeti: Me rëndësi është që drejt të kuroni, të shfaqni kondicion të mirë psiko-fizik apo të praktikoni kontrolle të rregullta shëndetësore. Për shkak të angazhimit të madh apo edhe sforcimit të shtuar, janë të mundshme dhembje të herëpashershme të kokës, irritime të kohëpaskohshme të kanaleve të frymëmarrjes, infeksione virusale dhe inflamacioni.
Peshqit
Vit i ekuilibrimit ekonomik:
Shumë shpenzime dhe detyrime pune keni për të shlyer gjatë këtij viti. Dhe kjo pasi që nga viti i kaluar mbani mbi supe llogari të hapura, të cilat në përfundim të vitit të kaluar nuk arritët t’i mbyllnit dot.
Karriera: Ju presin rezultate pozitive dhe avancime në periudhën nga 11 janari, pastaj posaçërisht nga 26 shkurti deri më 24 mars. Megjithatë mos harroni që për fillim të mirë janë të nevojshme kushte të caktuara, kështu që në periudhën gjatë majit dhe qershorit do të jetë i domosdoshëm zbatimi i mirë dhe përkrahja e dikujt tjetër. Krahas tërë dijes apo përvojës që i keni, është e dëshirueshme që aktivisht t’u përshtateni disa formave bashkëkohore të afarizmit posaçërisht nga mesi i vitit dhe në pjesën e dytë të vitit. Kurdo që t’ju jepet rasti përpiquni që të kombinoheni me forma të ndryshme afariste dhe me metoda pune, sepse nganjëherë suksesi vjen nga situatat e papritura dhe nga kombinimet e pazakonshme, të cilat të tjerët nuk mund t’i kopjojnë apo t’ia atribuojnë vetes meritat. Do t’ju kënaqë një mirënjohje e caktuar apo shprehjet e popullaritetit në periudhën gjatë korrikut dhe posaçërisht nga 15 tetori deri më 8 dhjetor. Do të arrini sukses në edukim apo në disa punë publike, si edhe në aktivitetet nga fusha e mjekësisë, ekonomisë, tregtisë, komunikimit, mediave apo nëpërmjet investimeve.
Partneri: Në jetën dashurore mund t’u dorëzoheni ndjenjave, dëshirave dhe epsheve tuaja gjatë janarit, mirëpo mos merrni ndonjë vendim të rëndësishëm në periudhën nga 2 deri më 17 shkurt. Do t’ju plotësohen lumturia e re dhe nevoja që të kënaqeni bashkë me partnerin, posaçërisht gjatë marsit dhe në pjesën e dytë të prillit. Se lumturia mund të jetë e pashprehur apo e pakapshme ose e papërjetuar, do të bindeni në periudhën derisa Venera të qëndrojë në yjësinë tuaj në periudhën nga 5 prilli deri më 4 maj. Në jetën tuaj gjithmonë ekzistojnë mundësi të ndryshme për ndonjë gërshetim romance, kthesë të pazakonshme dashurore apo për entuziazëm të papritur të lumturisë, andaj mos i lëshoni disa momente të magjishme me kënaqësi të veçantë të cilat do t’ju shoqërojnë në përudhën nga 2 qershori deri më 1 gusht. Kënaquni bashkë me të gjitha lumturitë të cilat do t’i ndani me ata të cilët i dashuroni apo me familjen tuaj, posaçërisht në periudhën nga 4 nëntori deri në fund të vitit.
Shëndeti: Për shkak të ngjarjeve dinamike janë të mundshme dhembjet herë pas herë të kokës, nervozizmi kalimtar dhe irritimet e sistemit të frymëmarrjes apo infeksionet virusale.