Horoskopi: Parashikimi Serioz

ik se te grisa andej, se edhe horoskopin e beni me hile lool
Kësaj i thon të të dal huq roroskopi ? moj të më përkëdhelësh jo të më grisësh ?
Ps: do e ket bërë Rudina këtë roroskopin ,Virgo dhe ajo ??
 
he he he , ashu posi
per tekanjoze se vrasim mendjen, o cdo gje e justifikime lool
Shigjetarit i paska ngec ora se tani jemi ne Maj, horoskopi fliska akoma per Marsin. ?‍♀️
Kush i ka fut ne pune kta te Klanit xhanëm?!
 

Horoskopi 14 Maj 2021​



Dashi- Ditët e fundit nuk jeni të kënaqur me qëndrimin që keni mbajtur ndaj situatave të caktuara. Përpara keni një periudhë të favorshme për ju për të rivendosur rregull. Reflektoni dhe përfitoni nga kjo kohë.

Demi- Pjesa më e madhe e ditës do të jetë e lidhur me problemet financiare. Është e rëndësishme që të përqëndroheni në gjërat kryesore. Gjatë pasdites suksesi material është shumë i mundshëm.

Binjakët- Tashmë nuk jeni më të interesuar për marrëdhënie sipërfaqësore ose jo serioze. Do të takoni shume njerëz dhe do të zgjidhni miq të vërtetë. Në këtë moment të jetës, marrëdhëniet me të tjerët i konsideroni shumë të rëndësishme dhe nuk do t’i lini pas dore.

Gaforrja- Është shumë e mundur një kthesë e papritur e ngjarjeve që nuk do të jenë në favorin tuaj. Mos u nxitoni në vendime që mund të rezultojnë për keq. Ndoshta do t’ju duhet të bëni disa përpjekje në mënyrë që të mbroni stabilitetin dhe pozitën tuaj.

Luani- Keni mundësinë të vendosni rregull jo vetëm në shtëpi, por edhe për ndjenjat tuaja. Gjatë pasdites mund të hasni në surpriza dhe jo të gjitha do të jenë të mira. Ndoshta do t’ju duhet të kushtoni gjithë vëmendjen tuaj për të afërmit.

Virgjëresha- Sot pritet që dita të jetë mjaft pozitive, sidomos në planin profesional, ku ju presin iniciativa të reja. Një takim i ri sot mund të bëjë të ndryshoni një program të mëparshëm.

Peshorja– Motoja juaj në jetë është që gjithçka është relative. Sidoqoftë, duke i kushtuar vëmendje detajeve nuk do të thotë domosdoshmërisht se ju harroni gjërat themelore.

Akrepi- Nuk është koha e përshtatshme për të marrë vendime të mëdha. Nëse po mendoni që të filloni një marrëdhënie të re, apo nëse jeni të angazhuar në një lidhje të martoheni, do të jeni disi konfuz për këtë vendim. Rivlerësoni gjërat dhe mendoni me objektivizëm. Mund të ketë disa çështje që duhen zgjidhur para se të vendosni.

Shigjetari- Planifikoni një ditë miqësore dhe vlerësoni gjendjen tuaj. Mënyra juaj e veprimit dhe mendjekthjelltësia do të jenë në qendër të vëmendjes. Mund të keni marrëveshje për një biznes fitimprurës. Në gjysmën e dytë të ditës do të forconi gjendjen tuaj shëndetësore.

Bricjapi- Do të jeni të tunduar nga një ofertë apo propozim që ju bëhet, por duhet që t’i shihni gjërat me qetësi. Eshtë momenti më i përshtatshëm për të reflektuar.

Ujori- Sot do të ktheheni pas në kohë dhe do të sillni në vëmendje kujtime nga e kaluara, qoftë të mira apo të këqija. Është momenti ideal për të ndërprerë disa nga lidhjet negative me të shkuarën.

Peshqit- Ky është një moment shumë i mirë për të bërë ndryshime në karrierë. Deri në fund të ditës ju do të jeni në gjendje që të bëni plane të guximshme. /tvklan.al
 
Parashikimi i horoskopit për ditën e HËNË
parashikimi i horoskopit 17 maj 2021


Dashi-Me partnerin do kuptoheni me se miri gjatë kësaj dite. Te dy do jeni edhe me tolerantë dhe te kuptueshëm. Kjo do iu afrojë edhe me tepër. Beqarët me shume gjasë do fillojnë histori dashurie sekrete me persona qe ne fakt nuk iu përshtaten sa duhet. Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar ne mënyrë qe te mos keni vështirësi as me vonë.

Demi-Nëse dashuria është gjithë çfarë dëshironi të keni, këshillohet që të bëni pak durim, pasi kjo e hënë pritet të jetë mjaft interesante. Kjo periudhë është ideale për gjithë ata që kanë dëshirë që të dashurohen. Venusi është mjaft i favorshëm dhe stimulon emocione të forta.

Binjakët-Një ditë reflektimesh të mëdha për shumë nga Binjakët, por për të shmangur marrjen e vendimeve të acaruara më mirë largohuni nga njerëzit që ju bëjnë të vuani në mënyrë të panevojshme. Për beqarët do të ketë takime të reja, disa do të jenë interesante.

Gaforrja-Mos lejoni që të pushtoheni nga ankthi dhe sigurohuni që gjithçka është mënyra që dëshironi në dashuri. Sot ju mund të kuptoni një dëshirë të vogël dhe madje edhe mbrëmja me partnerin/en premton të jetë e qetë! Kush është vetëm nuk do të duhet të bëjë gjë, por të ndjekë zemrën për të shmangur gabimet.

Luani-Kjo ditë është e favorshme për ju. Mund të nisni diçka të re ose mund të mbaroni një projekt që e keni nisur me kohë. Qejf dhe lojëra rezervon mbrëmja. Lidhuni me miqtë, të rinj dhe të vjetër. Shijojini momentet me ta.

Virgjeresha-Nëse nuk jeni të sigurt se si ta trajtoni një situatë të caktuar që është shumë delikate për kohën kryesore, mos ia përmendni askujt atë. Ju jeni në ndryshim dhe e dini këtë gjithashtu. Në dashuri do të ndiheni të plotësuar.

Peshorja-E vetmja gjë që mund të jepni lirisht është dashuria juaj. Tregoni njerëzve në jetën tuaj se sa shumë kujdeseni për ta me një përqafim të fortë. Fjalët mund të përcjellin ndjenjat tuaja, por nuk ka asgjë si kontakti fizik.


Akrepi-Sot do keni ndikime ideale për të bërë një ndryshim vendimtar dhe për të zgjidhur çështje që lidhen me një trashëgimi. Do jeni në gjendje të rifreskoni veten fizikisht dhe shpirtërisht dhe të jeni të gatshëm të përballeni me provat e ndryshme ditore, me aftësi dhe shkathtësi.

Shigjetari-Do të lini pas krahëve disa ditë stresuese, duke shënuar rikuperim të ndjeshëm në sferën profesionale dhe sentimentale gjatë kësaj dite. Megjithatë humori nuk do të jetë në kulmin e tij.

Bricjapi-Ditë pozitive. Kontakte të dobishme për të ardhmen. Lajm i mirë për çiftet e qëndrueshme, pasioni mbretëron sonte.

Ujori-Hëna në Binjakë ju garanton humor, entuziazëm dhe dinamizëm të shkëlqyeshëm. Puna vazhdon me një ritëm të shpejtë, kështu që ecni përpara dhe merruni me trajtimin e pyetjeve praktike dhe lini mënjanë mendimet negative … Një mbrëmje e gjallë në frontin emocional: mund të mbështeteni në një komunikim të efektshëm që do ju bëjë të kaloni momente të bukura me partnerin.

Peshqit-Hëna ju bëjë të ndjeheni, optimistë dhe sensual. Atraksione të dukshme priten për Peshqit beqarë të cilët do jenë të disponueshëm për kontakte. Suksese e shkëlqyeshme në të gjitha llojet e projekteve.
 
Shigjetari-Do të lini pas krahëve disa ditë stresuese, duke shënuar rikuperim të ndjeshëm në sferën profesionale dhe sentimentale gjatë kësaj dite. Megjithatë humori nuk do të jetë në kulmin e tij.
amin ishalla
 
Peshqit-Hëna ju bëjë të ndjeheni, optimistë dhe sensual. Atraksione të dukshme priten për Peshqit beqarë të cilët do jenë të disponueshëm për kontakte. Suksese e shkëlqyeshme në të gjitha llojet e projekteve.
Hajde ishalla po me vjen dita dhe mu ????
 
Luani-Kjo ditë është e favorshme për ju. Mund të nisni diçka të re ose mund të mbaroni një projekt që e keni nisur me kohë. Qejf dhe lojëra rezervon mbrëmja. Lidhuni me miqtë, të rinj dhe të vjetër. Shijojini momentet me ta.


? ate po bej.
Pas vitesh e vitesh zbulova qe me kolegun tim DeliriumMind2 (jo i forumit) jemi 'komshi' ???????
 

Horoskopi 21 Maj 2021​



Dashi-Kjo nuk do të jetë një ditë e lehtë për ju. Do të zgjidhni të gjitha problemet financiare e rrjedhimisht do jeni të ngarkuar me stres. Bëni kujdes nga mashtrimet, shikojini dy herë faturat. Edhe situata në lidhje, nëse jeni, nuk do të jetë e qetë.

Demi-Do t’ia dilni me sukses për t’u përballur me çdolloj situate sot. Mos ngurroni që t’i bëni të qarta mendimet dhe idetë që keni. Të lidhur ose jo, sot dikush do t’ju tërheqë vëmendjen.

Binjakët-Mund të themi se kjo do jetë shenja e ditës. Një ditë spektakolare për të lindurit me këtë shenjë, me diellin në favor. Në dashuri kjo shihet si një ditë mjaft e mirë ndaj duhet ta shijoni. Në punë do keni më shumë kënaqësi se sa e prisnit. Çdo problem ju do ta zgjidhni me qetësi dhe inteligjencë.

Gaforrja-Për të lindurit e kësaj shenje, humori do të ketë luhatje, por edhe gjendja fizike nuk paraqitet e mirë. Bëni kujdes.

Luani-Sot do të kaloni disa probleme dhe do të duhet të ruani qetësinë për t’u marrë me çfarëdo që të ndodhë. Është mirë të jesh i hapur për mendime të reja të gjesh disa zgjidhje.

Virgjëresha-Do të jetë një ditë që do pushoni. Do zgjidhni disa aktivitet që nuk do t’ju krijojnë lodhje fizike. Është mirë të mos merrni përsipër projekte. Shijojeni ditën me njerëzit tuaj të afërt. Kujdes bëni me ushqimet.

Peshorja-Do ta keni tepër të vështirë për të mbajtur të fshehura ndjenjat sot, sidomos ato që shtypni prej kohësh. Ngjarje nga e shkuara mund t’ju përndjekin sot. Bëni kujdes nga ajo që po ndodh dhe kërkoni të gjeni arsyen përse.

Akrepi-Kjo ditë do të nisë pozitivisht për juve, e në fund të ditës do ndjeni kënaqësi të mëdha. Sa i takon dashurisë, yjet do ju ndihmojnë për të gjetur ekuilibrin e brendshëm. Pritet të jetë ditë e ekuilibrave të rinj për të lindurit e kësaj shenje. Merrni më seriozisht mirëqenien fizike tuajën. Në punë kjo do jetë një ditë e mirë dhe me mundësi për marrëveshje të reja.

Shigjetari-Këshillohet që të shmangni dekurajimet, pasi mund të hasni në momente të forta tensioni. Do të mbartni me vete situata të vështira, të cilat do e keni të vështirë t’i menaxhoni.

Bricjapi-Sot kushtet janë pak të çuditshme për ju dhe ngjarjet e këndshme do të pasojnë ato të pakëndshme me ritme shumë të shpejta, si rezultat i të cilave do të jeni në një acarim të vazhdueshëm, por edhe në një humor shumë dinamik.

Ujori-Sot do të keni mundësinë që të largoheni nga stresi e puna e të shijoni një ditë me miqtë. Argëtohuni dhe mos u shqetësoni për të nesërmen. Çfarëdolloj gjëje që mund t’ju presë, nuk do ta keni të vështirë për t’ia dalë mbanë.

Peshqit-Bëni kujdes në raportin në çift, sidomos me ata të shenjës së Luanit dhe Akrepit. Keni nevojë për pak ngrohtësi, pasi nëse do të ndiheni pozitiv do të arrini të kapërceni disa kriza të mbartura në kohë./tvklan.al
 
Luani-Sot do të kaloni disa probleme dhe do të duhet të ruani qetësinë për t’u marrë me çfarëdo që të ndodhë. Është mirë të jesh i hapur për mendime të reja të gjesh disa zgjidhje.


Oh oh

Aty mahu.
Le te shkoj cdo gje ne djall.

Don't care anymore.
 

HOROSKOPI i Paolo Fox, e shtunë 22 maj 2021​


Dashi

Eshtë një javë emocionuese. Ftesat sociale dhe profesionale janë norma tani, kështu që mësohuni të argëtoheni me më shumë se një në ditë. Mos prisni që ndjenjat tuaja të jenë të qeta. Ju mund të keni probleme në gjetjen e ekuilibrit midis punës dhe shtëpisë, ose thjesht do ta gjeni veten të lodhur nga e njëjta rutinë e dikurshme. Nuk mjafton thjesht të fitosh para tani. Ju duhet të provoni se çfarë mund të bëjë kjo për ju, në aspektin e kohës.

Demi

Këtë javë keni shumë mundësi të reja për të fituar më shumë. Jini të përgatitur për të vendosur një plan afatgjatë në zbatim. Endrrat tuaja kanë një shans shumë të mirë për t’u realizuar, për sa kohë që veproni në çdo gjë që del. Aktiviteti astral në shtëpinë tuaj të borxheve paralajmëron që të mos i shtoni ato.

Binjakët

Eshtë një javë e shkëlqyer për të menduar për fillimin e një biznesi të ri. Puna juaj po ndryshon, dhe po ashtu edhe imazhi juaj i parave. Të ecësh me rrjedhën do të thotë që duhet të pranosh atë që po ndodh tani në vend që të përpiqesh të rezistosh. Marrëdhëniet tuaja nuk janë vetëm të rëndësishme por edhe perfekte për këtë moment në jetën tuaj.

Gaforrja

Ju keni disa sfida këtë javë. Edhe nëse do të ndiheni të ngazëllyer për t’i bërë të gjitha, mund të keni disa probleme në vendin tuaj të punës, ose kur bëhet fjalë për qëllimet tuaja kryesore në karrierë. Kjo pengesë e vogël është pikërisht e tillë. Ajo do të zhvendoset në të kaluarën pothuajse sikur nuk ka ndodhur. Universi ju kërkon të jeni të mprehtë dhe të përqendruar tani.

Luani

Eshtë një javë shumë e mirë për të shkruar atë plan biznesi dhe për të menduar se si të mblidhni para për një biznes të ri. Ju mund të jeni duke menduar se si të grumbulloni para përmes përfitimeve, huave, granteve, madje edhe donacioneve në natyrë nga ndërmarrjet më të mëdha. Ju keni më shumë të ngjarë se kurrë të merrni një përgjigje pozitive. Universi tregon një moment të zgjerimit në rrethin tuaj shoqëror.

Virgjëresha

Do të përballeni me disa sfida këtë javë. Marrëdhëniet ka të ngjarë të përjetojnë ndarje për shkak të punës ose arsyeve personale. Lajmi i mirë është që jeni shumë të angazhuar. Lajmi i keq është se kjo situatë kërkon më shumë diplomaci dhe durim se zakonisht. Sektori i biznesit tuaj mund të jetë pak i paqëndrueshëm. Lëvizni ngadalë dhe me kujdes dhe mos bëni kërkesa të panevojshme.

Peshorja

Kini kujdes për ndryshime të befasishme në jetën tuaj të përditshme. Në këtë udhëtim përpiquni të jeni vigjilent, pasi jeni një person shumë impulsiv. Mos u përpiqni të vazhdoni të grindeni me partnerin tuaj për tema të parëndësishme. Dijeni që një bashkëjetesë e mirë fitohet me një qëndrim pajtues. Ju mund të zgjidhni një problem parash që është zvarritur për një kohë të gjatë. Relaksohuni, do të gjeni një mënyrë për të mbuluar shpenzimet tuaja.

Akrepi

Mundohuni të jeni më të qartë kur vlerësoni secilin nga vendimet tuaja. Shumë nga dyshimet dhe konfuzioni juaj mund të dëmtojnë inteligjencën tuaj natyrore. Partneri juaj do të vendosë kufij të veçantë në frymën tuaj aventureske. Mos u ofendoni dhe pranoni se keni nevojë për të, përndryshe do të mbeteni vetëm. Disa probleme financiare do t’ju shqetësojnë shumë. Shmangni përdorimin e kokëfortësisë dhe kërkoni këshilla nëse keni nevojë.

Shigjetari

Kur bëhet fjalë për sentimentalizmin, mos u mashtroni nga paraqitja. Ju do të shijoni një ton të mirë jetësor. Përgatituni, pasi në këtë udhëtim do të ndiheni plotësisht të çliruar dhe do të jeni në gjendje t’i përkushtoheni plotësisht qëllimeve të reja që i keni vendosur vetes. Dëshira juaj për liri mund të dëmtojë ndjenjat e partnerit tuaj, pasi ai mendon se po e tradhtoni. Shpjegoni nevojën tuaj të vërtetë për pavarësi. Kujdes me bujarinë tuaj, mos harroni se nuk është gjithmonë e mundur të huazoni para, por gjithashtu ju duhet që të jeni në gjendje të shlyeni borxhet tuaja të papaguara. Mundohuni të ushqeni qetësinë tuaj me aktivitete që ju relaksojnë çdo ditë.

Bricjapi

Karakteri juaj pozitiv ju ndihmon të krijoni miq të rinj. Ndihmoni financiarisht atë person që ka nevojë. Mos i merrni në shtëpi problemet tuaja të punës. Mos harroni të mos i neglizhoni çështjet e biznesit. Dijeni se do të jetë e rëndësishme të përpiqeni të vazhdoni në rutinën tuaj. Për sa kohë që jeni të respektueshëm dhe serioz me partnerin tuaj, mund të krijoni një lidhje të shkëlqyeshme. Nëse nuk e bëni, shoku juaj i shpirtit do t’i japë fund marrëdhënies.

Ujori

Dijeni që do të jetë një ditë e vështirë, gjëja më e mirë është të mbylleni në vetmi. Shmangni marrjen e vendimeve të nxituara, do ta shihni veten shumë nervoz. Eshtë koha që ju të filloni një marrëdhënie me synimin për një të ardhme të përbashkët. Ndaloni së luajturi me ndjenjat e të tjerëve nëse ai person nuk ju intereson. Do të duhet të parandaloni ndërhyrjet personale në vendin e punës. Mundohuni të lini mënjanë problemet që sillni me vete nga shtëpia.

Peshqit

Sigurohuni që të komunikoni me të dashurit tuaj. Përfitoni nga kjo ditë, sepse do të jetë një ditë e mirë për të forcuar miqësitë. Ju do të duhet të pranoni se romanca është aroma e domosdoshme në jetën e dashurisë. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë me shpirtin tuaj binjak. Shmangni tërheqjen në vetvete. Dijeni që do të keni një aftësi të madhe për të gjeneruar burime të reja dhe për të filluar një biznes, i cili do t’ju ndihmojë të përparoni.
 

Horoskopi për ditën e sotme, 23 maj 2021​


Shiko fotografinë 1920103

Dashi​

Sikur çdo ditë të ishte si sot, jeta do të ishte parajsë. Kjo është potencialisht një kohë e mrekullueshme për ju. Ju mund të gjeni përgjigjet për problemet që ju shqetësojnë për disa javë. Mbani sytë dhe veshët hapur në të gjitha bisedat.


Demi​

Sot mund të tundoheni të jeni pak më pak sharmantë dhe joshës me njerëzit përreth jush. Disa madje mund të thonë që ju nuk po tregoheni vetvetja. Injorojini ato. Pak vetëkënaqësi kurrë nuk lëndon askënd.

Binjaket​

Ka ditë kur pak përulësi mund të jetë e mirë për ju dhe kjo mund të jetë një nga ato ditë. Gjërat që janë të rëndësishme për ju sot janë koncepte shumë më të thella të njerëzimit dhe dhembshurisë. Në aspektin ekonomik gjërat do jenë stabël.

Gaforrja​

Vullneti juaj i zjarrtë mund t’ju ndihmojë të lëvizni male, por ju tashmë e dini atë. Kur kombinohet me optimizmin tuaj legjendar, është një mjet i fuqishëm pa të cilin thjesht nuk mund të bëni. Sot do të korrni shpërblimet për punën tuaj të palodhur

Luani​

Dita e sotme mund të dekurajojë edhe pasionet më të zjarrta. Edhe nëse disa njerëz thonë se jeni pak i ftohtë, dijeni se nën të gjithë atë akull digjet një vullkan i vërtetë. Sot mund të gjendeni edhe një herë në një distancë nga ndjenjat tuaja.

Virgjeresha​

Ju duhet të përpiqeni të jeni tolerantë ndaj pozicioneve shoqërore dhe politike të njerëzve të tjerë. Ju mund të duhet të merreni me njerëz të caktuar, planet personale të të cilëve rrezikohen nga ngjarje përtej kontrollit të tyre. Mos i gjykoni ata.

Peshorja​

Kjo është një ditë për dyshime dhe për të bërë pyetje të vështira. Nëse ju pëlqen të meditoni, mendoni të kaloni pak më shumë kohë me këtë sot. Ju mund të mësoni shumë për veten tuaj. Do të shihni të gjithë gamën e emocioneve njerëzore tek njerëzit e tjerë.

lg.php

Akrepi​

Mund të duket se keni akumuluar shumë tension të tepërt nervor dhe stres. Fatkeqësisht, nuk do të jeni në gjendje të mbështeteni tek njerëzit përreth jush për ta bërë atë më mirë. Ajo që partneri juaj dëshiron dhe ajo që ju dëshironi mund të mos përkojnë.

Shigjetari​

Sot mund të ndjeni tension fizik dhe emocional. A po merrni kohë të kujdeseni për trupin tuaj? A ju ka bërë dikush shumë presion kohët e fundit? A jeni një person i kënaqur emocionalisht? Mënyra se si ndiheni fizikisht është një tregues i mirë i gjendjes suaj mendore.

Bricjapi​

Njerëzit duan të jenë me ju sepse keni një bukuri kaq natyrore. Por sot mund të mos ndiheni veçanërisht simpatik ose të pëlqeni të flisni me askënd. Ju mund të keni një sekret brenda që bërtet për të dalë.

Ujori​

Partneri juaj mund të jetë gjithçka për ju sot. A keni humor për të dëgjuar? A jeni i interesuar për ndonjë dashuri? Mos u ndjeni sikur nuk jeni në lartësinë e kërkesave që partneri juaj mund t’ju bëjë. Ju nuk keni nevojë të shqetësoheni për këtë.

Peshqit​

Ju pëlqejnë situatat që ju bëjnë të ndiheni të gjallë. Sot jeta juaj e dashurisë mund t’ju japë pikërisht atë lloj ndjenje aventureske. Sa i përket aspektit profesional, do të merrni informacione shumë pozitive që do ju vlejnë.
 
Dita e sotme mund të dekurajojë edhe pasionet më të zjarrta. Edhe nëse disa njerëz thonë se jeni pak i ftohtë, dijeni se nën të gjithë atë akull digjet një vullkan i vërtetë. Sot mund të gjendeni edhe një herë në një distancë nga ndjenjat tuaja.


Edhe sot nje vrim ne uje ?

E ftoht thot ? o po iceberg fare
 

Peshqit​

Ju pëlqejnë situatat që ju bëjnë të ndiheni të gjallë. Sot jeta juaj e dashurisë mund t’ju japë pikërisht atë lloj ndjenje aventureske. Sa i përket aspektit profesional, do të merrni informacione shumë pozitive që do ju vlejnë.
Varja profesionit ishalla po me del ky llafi i dashnise ??
 

Horoskopi, 24 maj 2021​


Dashi
Sot thuajse të gjithë yjet janë me ju, prandaj edhe dita pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndërsa edhe gjendja juaj shpirtërore është në përmirësim të plotë. Hëna stimulon erosin.

Demi
Qielli sot tepër i “turbullt” sot nuk ju favorizon, prandaj është më mirë që të mos ndërmerrni iniciativa me shumë rrezik për aktivitetet tuaja. Edhe në dashuri nuk jen aq të favorizuar.

Binjakët
Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje janë shumë yje që ju favorizojnë, duke “vulosur” një periudhë mjaft pozitive të kohëve të fundit. Marsi është në pozicion shumë stimulues.

Gaforrja
Sektori i punës, pas një momenti apatie të shkurtër duket se do të gjallërohet pasi është Mërkuri “katalizatori” i kësaj fushe. Por, nuk duhet t’i merrni gjërat me lehtësinë që ju karakterizon.

Luani
Situata yjore duket se do të ndryshojë për mirë, por “Marsi” kokëfortë vazhdon të hedhë “vickla” duke ju penguar në ndonjë rast. Kujdes sepse Hëna ju stimulon egoizmin.

Virgjëresha
Do të fillojë një periudhë relativisht e gjatë nën dominimin e Marsit, i cili, në më të shumtën e rasteve do të jetë nxitës dhe pozitiv. Një Hënë e qetë do të thotë kthjelltësi në mendim.

Peshorja
Edhe për ju, prania në shenjë e Marsit, megjithë “telashet”që ju sjell do të ketë anën e vet të mirë, pasi ju shton vendosmërinë dhe duket se ju shkund nga apatia. Kjo vlen edhe për dashurinë.

Akrepi
Fakti që ndikimi i Marsit për ju është gjithnjë e më i zbehtë është në vetvete shumë domethënës, pasi nën “hijen” e planetit të kuq keni ndërmarrë veprime të nxituara. Mirë erosi.

Shigjetari
Qielli juaj është i tranzituar nga një numër planetësh “të mirë” prandaj parashikohet njën ditë pozitive bë shumë drejtime. Fryma e pajtimit duket se do të mbizotërojë në raportet ndërpersonale.

Bricjapi
Edhe pse nuk parashikohet ndonjë ditë e shkëlqyer, në përgjithësi jeni të asistuar nga yje të mirë. E vetna “njollë’ mund të jetë Hëna, që mund t’ju bëjë herë melanklolikë e herë nervozë.

Ujori
Edhe për ju “trafiku” qiellor është shumë i ngarkuar, por do të jeni të “privilegjuarit” e Marsit “luftarak” dhe Afërditës “së ëmbël”. Sot do të gëzoni edhe për gjëra fare të vogla.

Peshqit
Ndjeheni të plogët, të rëndë e pa shumë dëshirë për të punuar? Nuk ka si të ndodhë ndryshe me Marsin hijerëndë që sot ka ndikim kryesisht negativ. Por është një periudhë kalimtare.
 

Horoskopi për ditën e martë, 25 Maj 2021​


Dashi

Do të jetë një javë e mrekullueshme aventurash. Edhe nëse do të udhëtoni, edhe nëse do të qëndroni në shtëpi, do të argëtoheni pamasë. Megjithatë, bëni kujdes të mos shqetësoni të tjerët pranë jush, pasi mund të rrezikoni të përfshiheni në debate.

Demi

Sigurohuni të kontrolloni dyfish buxhetin, në mënyrë që të mos shpenzoni aksidentalisht më shumë seç duhet për aktivitete të ndryshme. Për pjesën më të madhe prej jush, kjo e hënë do të kalojë ashtu sikurse e keni planifikuar. Përpiquni të kaloni sa më shumë kohë në natyrë.

Binjakët

Nesër do të keni dëshirë vetëm të relaksoheni. Ka gjasa të nisni një romancë të re, të gjeni miq të rinj ose të nisni një punë të re me një pagesë më të mirë. Pasdite mund të dilni një shëtitje ose të bëni joga.

Gaforrja

Nuk është dita e duhur për ta çuar marrëdhënien romantike në një nivel tjetër, ndaj kjo lloj bisede mund të konsumohet një ditë tjetër. Aktualisht, është koha e duhur të zgjidhni problemet në qarkun shoqëror dhe të mendoni rreth një buxheti të qëndrueshëm.

Luani

Do t’ju duket koha e duhur për aventura të reja dhe për miq të rinj. Ka gjasa të vizitoni vende të reja nesër. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, mendoni rreth mënyrave më të mira për të kaluar një pasdite të këndshme dhe për të rimarrë energjitë për javën në vijim.

Virgjëresha

Mund t’ju duhet ta kaloni mëngjesin duke përfunduar disa detyra, të cilat nuk keni pasur kohë t’i mbaroni gjatë javës. Kjo do t’ju sjellë rezultate pozitive, pasi do të vlerësoheni edhe nga shefi juaj, i cili ka gjasa t’ju promovojë më pas. Beqarët e kësaj shenje rekomandohet të mos refuzojnë një ftesë mjaft interesante.

Peshorja

Bëni kujdes me gjendjen tuaj emocionale këtë të martë. Nëse ndiheni të acaruar, rekomandohet të shkoni në palestër ose të bëni vrap në mëngjes, përndryshe do të përfundoni duke thënë diçka që do të nxisë debat në familje.

Akrepi

Nesër ka gjasa të ndiheni pesimist. Do të ishte mirë të merreshit me punë krijuese, pasi kjo do të ndikonte mjaft mirë në gjendjen tuaj emocionale. Mund të keni nevojë të qëndroni vetëm disa momente për t’u qetësuar dhe për të larguar mendimet që ju bëjnë të ndiheni keq.

Shigjetari

Do të takoheni me disa miq, të cilët keni kohë pa i parë. Mund t’ju mungojë dikush që iu fal shumë dashuri. Parashikohet fat në dashuri. Nesër ka gjasa t’i përkushtoheni edhe shtëpisë dhe të kryeni ato punë që nuk keni mundur t’i bëni gjatë javës.

Bricjapi

Përpiquni të mendoni pozitivisht, në mënyrë që të shmangni konfliktet gjatë ditës. Kaloni më shumë kohë me miqtë e ngushtë dhe familjarët tuaj. Ata që janë në një marrëdhënie, bëjnë mirë t’i tregojnë partnerit, partneres sesi ndihen në lidhje me të.

Ujori

Gjatë kësaj dite do t’ju befasojë një surprizë mjaft e këndshme. Mund të bëhet fjalë për një lajm të mirë, për një dhuratë domethënëse ose dikush mund t’ju shpreh dashurinë. Gjatë kësaj mbrëmjeje do të jetë momenti i përshtatshëm për një bisedë të rëndësishme.

Peshqit

Është dita e duhur për të bërë një udhëtim të shkurtër, të mësoni më shumë rreth kulturës, të shkoni në një koncert ose të shihni një film. Pjesa më e madhe e ditës do t’ju sjellë vetëm kënaqësi dhe argëtim. Sa i përket marrëdhënies romantike, është dita juaj me fat.
 

Horoskopi për ditën e martë, 25 Maj 2021​


Dashi

Do të jetë një javë e mrekullueshme aventurash. Edhe nëse do të udhëtoni, edhe nëse do të qëndroni në shtëpi, do të argëtoheni pamasë. Megjithatë, bëni kujdes të mos shqetësoni të tjerët pranë jush, pasi mund të rrezikoni të përfshiheni në debate.

Demi

Sigurohuni të kontrolloni dyfish buxhetin, në mënyrë që të mos shpenzoni aksidentalisht më shumë seç duhet për aktivitete të ndryshme. Për pjesën më të madhe prej jush, kjo e hënë do të kalojë ashtu sikurse e keni planifikuar. Përpiquni të kaloni sa më shumë kohë në natyrë.

Binjakët

Nesër do të keni dëshirë vetëm të relaksoheni. Ka gjasa të nisni një romancë të re, të gjeni miq të rinj ose të nisni një punë të re me një pagesë më të mirë. Pasdite mund të dilni një shëtitje ose të bëni joga.

Gaforrja

Nuk është dita e duhur për ta çuar marrëdhënien romantike në një nivel tjetër, ndaj kjo lloj bisede mund të konsumohet një ditë tjetër. Aktualisht, është koha e duhur të zgjidhni problemet në qarkun shoqëror dhe të mendoni rreth një buxheti të qëndrueshëm.

Luani

Do t’ju duket koha e duhur për aventura të reja dhe për miq të rinj. Ka gjasa të vizitoni vende të reja nesër. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, mendoni rreth mënyrave më të mira për të kaluar një pasdite të këndshme dhe për të rimarrë energjitë për javën në vijim.

Virgjëresha

Mund t’ju duhet ta kaloni mëngjesin duke përfunduar disa detyra, të cilat nuk keni pasur kohë t’i mbaroni gjatë javës. Kjo do t’ju sjellë rezultate pozitive, pasi do të vlerësoheni edhe nga shefi juaj, i cili ka gjasa t’ju promovojë më pas. Beqarët e kësaj shenje rekomandohet të mos refuzojnë një ftesë mjaft interesante.

Peshorja

Bëni kujdes me gjendjen tuaj emocionale këtë të martë. Nëse ndiheni të acaruar, rekomandohet të shkoni në palestër ose të bëni vrap në mëngjes, përndryshe do të përfundoni duke thënë diçka që do të nxisë debat në familje.

Akrepi

Nesër ka gjasa të ndiheni pesimist. Do të ishte mirë të merreshit me punë krijuese, pasi kjo do të ndikonte mjaft mirë në gjendjen tuaj emocionale. Mund të keni nevojë të qëndroni vetëm disa momente për t’u qetësuar dhe për të larguar mendimet që ju bëjnë të ndiheni keq.

Shigjetari

Do të takoheni me disa miq, të cilët keni kohë pa i parë. Mund t’ju mungojë dikush që iu fal shumë dashuri. Parashikohet fat në dashuri. Nesër ka gjasa t’i përkushtoheni edhe shtëpisë dhe të kryeni ato punë që nuk keni mundur t’i bëni gjatë javës.

Bricjapi

Përpiquni të mendoni pozitivisht, në mënyrë që të shmangni konfliktet gjatë ditës. Kaloni më shumë kohë me miqtë e ngushtë dhe familjarët tuaj. Ata që janë në një marrëdhënie, bëjnë mirë t’i tregojnë partnerit, partneres sesi ndihen në lidhje me të.

Ujori

Gjatë kësaj dite do t’ju befasojë një surprizë mjaft e këndshme. Mund të bëhet fjalë për një lajm të mirë, për një dhuratë domethënëse ose dikush mund t’ju shpreh dashurinë. Gjatë kësaj mbrëmjeje do të jetë momenti i përshtatshëm për një bisedë të rëndësishme.

Peshqit

Është dita e duhur për të bërë një udhëtim të shkurtër, të mësoni më shumë rreth kulturës, të shkoni në një koncert ose të shihni një film. Pjesa më e madhe e ditës do t’ju sjellë vetëm kënaqësi dhe argëtim. Sa i përket marrëdhënies romantike, është dita juaj me fat.
Rrofsh per ket horoskop optimist
?
 

Horoskopi ditor, e mërkurë 26 Maj 2021​


Dashi


Në dashuri mund të deklaroheni para një personi që ju intereson, por nuk shpresoni në histori të pamundura ose kthim prapa po aq të largët. Në punë tani është e rëndësishme të analizoni situatën, mund të rigjeni besimin e humbur.
Demi

Sot Hëna nuk është më në anën e kundërt dhe kjo ju bën më të fortë. Në punë, nga ana tjetër, unë rekomandoj maturi për investimet dhe për situatën ekonomike në përgjithësi.

Binjakët

Me Hënën në favor, edhe marrëdhëniet në krizë do të jenë më të lehta për tu menaxhuar. Nga ana tjetër, në punë, priten propozime të reja, që mund të sjellin edhe ndryshime.

Gaforrja

Venusi dhe Jupiteri janë në favor që nga qershori, kështu që unë i këshilloj çiftet për një kohë të gjatë të jenë të sigurt. Në punë duhet të bëni zë për t’u dëgjuar.

Luani

Në dashuri me njerëzit e shenjës së Shigjetarit dhe Peshores është e mundur të bëni plane afatgjata. Sidoqoftë, në punë është e mundur që të humbni durimin, veçanërisht nëse keni të bëni me kontakte që vazhdimisht shtyjnë një përgjigje.

Virgjëresha

Hëna disonante sot ju fton të jeni të kujdesshëm. Nga pikëpamja e punës, kjo është koha për të pritur: kërkesat që do të përcillni në fakt do të përmbushen në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë.

Peshorja

Hëna në favor të ditës së sotme ju dhuron emocione të bukura. Nga ana tjetër, në punë, nëse kishte një krizë në Mars, tani keni një ide të qartë se si të filloni përsëri.

Akrepi

Në dashuri jeni shumë i sigurt dhe kjo ju çon të manifestoni lirshëm atë që ndjeni. Nga ana tjetër, në punë, nëse ekziston një person që nuk ju pëlqen veçanërisht, përpiquni të jeni tolerantë.

Shigjetari

Emocionet do të lulëzojnë përsëri nga qershori kur do të gjeni më shumë kohë. Megjithatë, në punë, Hëna e favorshme ju jep një forcë të mahnitshme.

Bricjapi

Fundjava tjetër do të jetë premtuese, takimet dhe njohjet me fat janë në rrugë të mbarë. Nuk përjashtoj mundësinë e krahasimeve, madje edhe më të kërkuara, me shefat apo persona të tjerë.

Ujori

Sot ka një rikuperim të mirë psikofizik dhe mos harroni se me Hënën në shenjë nga e diela, ndjenjat do të dominojnë skenën. Nga ana tjetër, në punë me Jupiterin e favorshëm, ata që duan të heqin qafe një peng ose të kenë një blerje në duart e tyre do të marrin një lajm të mirë.

Peshqit

Në këtë periudhë, edhe historitë më solide dhe të rëndësishme duhet të ruhen. Sidoqoftë, në punë ka ardhur koha të mendojmë për hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë. /k.k/noa.al/
 
Shigjetari

Emocionet do të lulëzojnë përsëri nga qershori kur do të gjeni më shumë kohë. Megjithatë, në punë, Hëna e favorshme ju jep një forcë të mahnitshme.
nje horoskop ditor qe flet ne prespektive ...amin ishalla
 

Horoskopi ditor, e enjte 27 Maj 2021​



Dashi


Hëna është aktive dhe problemet në dashuri mund të kapërcehen. Me Ujorin dhe Luanin mund të përjetoni emocione të bukura. Kur bëhet fjalë për punën, tani mund të analizoni nevojat tuaja dhe të merrni masa në drejtimin e duhur.
Demi

Sipas horoskopit të nesërëm të Paolo Fox, ndonjëherë shpirti juaj kritik bëhet i tepërt, edhe nëse përpiqeni ta maskoni me ironi. Ka vonesa në disa projekte në punë.

Binjakët

Hëna e kundërt do të sjellë disa shqetësime sidomos në dashuri. Sa i përket punës, do të jetë një ditë pak e ashpër, do të duhet të mbani larg keqkuptimet e vogla.

Gaforrja

Do të ishte rasti të zgjidhnit një problem në dashuri por duhet ta bëni para të hënës. Në punë gjithçka duket mirë.

Luani

Sipas horoskopit të nesërm të Paolo Fox, Hëna do të jetë e favorshme, të dashuruarit tani do të jenë në gjendje të përjetojnë emocione të bukura, historitë që do të lindin në orët e ardhshme do të ngrihen në korrik kur Venusi është në shenjë. Sa për punën, ditë e shkëlqyeshme për të bërë plane të reja.

Virgjëresha

Hëna është disonante, gjërat do të përmirësohen nga e Premtja. Sa i përket punës, do të duhet të sqaroni shumë gjëra.

Peshorja

Idetë tuaja gjejnë moment. Ka njohje në sy dhe do të jetë mirë për egon tuaj! Është koha ideale për të rishikuar zakonet tuaja të ngrënies dhe për të mbajtur një dietë, për të rregulluar ritmet biologjike natyrore.

Akrepi

Lëreni veten të drejtohet nga intuita juaj. Nuk do t’ju zhgënjejë sot, thjesht bëni pyetjet e duhura. Ju mund të bëni disa ndryshime në zakonet tuaja të ngrënies, për të arritur ekuilibrin. Kjo është koha perfekte për të filluar një dietë, prandaj hani më shumë produkte të freskëta.

Shigjetari

Ju do të keni nevojë për një privatësi dhe njerëzit do të jenë çuditërisht të kuptuar. Ju jeni në gjendje të përsosur fizike, por trupi juaj kërkon një periudhë pushimi dhe do të ishte një ide e mirë për ta marrë atë.

Bricjapi

Ju keni një nevojë të jashtëzakonshme për t’u larguar nga rutina e përditshme dhe kjo ju çon të takoni njerëz të rinj interesantë. Duhet të ushtroheni. Merrni kontrollin e situatës, pa marrë rreziqe të panevojshme.

Ujori

Ju dëshironi të hiqni të gjitha pengesat e hasura në rrugën tuaj, por mos e vendosni “karrocën përpara kalit” dhe bëni gjërat siç duhet. Ka shumë stres përreth jush dhe ju keni arritur kufirin tuaj. Përkundrazi, kërkoni një atmosferë të qetë dhe pushim mendor.

Peshqit

Ju ndjeni nevojën të përqendroheni në atë që ka vërtet rëndësi. Mos kini frikë të tregoni talentin tuaj për improvizim. Sinqeriteti juaj do të paguajë dhe do t’ju lejojë të rriteni në vlerësimin e atyre përreth jush. /k.k/noa.al/
 

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2021​

Shiko fotografinë 1920571

Dashi
Mundohuni të mos kapeni shumë nga ndonjë konflikt i mundshëm që krijohet rreth jush. Detyra juaj është qetësimi i gjërave dhe sjellja e një perspektive më praktike në një situatë. Nëse veproni pa menduar më parë se çfarë po bëni, mund t’i ngatërroni gjërat më shumë.
Demi
Kjo është një kohë e shkëlqyer për të ecur përpara në një projekt shkrimi. Çdo projekt i madh, afatgjatë, kërkon nga ju që të merrni masa. Mos vononi. Keni një forcë që ju nxit të ecni përpara. Shihni përpara me një qëndrim pozitiv në vend që të mendoni për të gjitha arsyet pse këto projekte nuk do të paraqiten siç dëshironi.
Binjakët
Kjo është një kohë e vlefshme për ju. Mund të bëni përparim të madh në qëllimet tuaja. Kryesorja është të sqaroni çdo keqkomunikim ose pandershmëri përpara se të ecni përpara me një vetëdije të qartë. Mbajtja e gjithçkaje në një rrugë të lehtë, fleksibël, do t’ju ndihmojë të punoni në mënyrë më efikase.
Gaforrja
Motori juaj është i gatshëm për t’u ndezur. Ju keni një rezervuar të plotë gazi. Fatkeqësisht, mund të ndiheni sikur ka një pengesë të madhe në rrugën tuaj. Ndoshta kjo pengesë është qëndrimi juaj mendor dhe paaftësia për të marrë vendime të sigurta. Përgjigjet do të vijnë kur t’ju duhen.
Luani
Askujt nuk i pëlqen refuzimi, por askush nuk e urren më shumë se ju atë. Ju mund të hezitoni të rrezikoni me të panjohurën. Ekziston një ndjenjë energjike dhe e shtrirë në ajër që ju inkurajon të ndërmerrni një hap besimi. Kjo energji mund të ndihet e huaj për ju, por është koha ta përqafoni atë.
Virgjëresha
Jini fleksibël në komunikimin tuaj dhe dyert do t’ju hapen menjëherë. Ka një sasi të jashtëzakonshme energjie fizike në dispozicionin tuaj. Mos e humbni kot. Duke qenë të ngurtë për mënyrat tuaja dhe duke këmbëngulur për t’i bërë gjërat vetëm sipas filozofisë suaj, e privoni veten nga aventurat spontane që i japin jetës erëzën dhe shumëllojshmërinë që doni.
Peshorja
Ju mund të jeni në një pozicion të vështirë; dëshironi të shpërtheni në një mënyrë të re jete, por ndiheni të mbërthyer. Ndoshta jeni të lidhur me rutinën tuaj aktuale. Ju mund të ndiheni sikur vërtet po bëni përparim në botë, por keni dëshirë të madhe për një çlirim gjigant.
Akrepi
Ju po merrni mbështetje dhe besim nga një aspekt i jetës suaj dhe energji fizike nga një tjetër. Edhe pse të dyja fushat mund të jenë në një pikë konflikti, keni aftësinë të merrni aspektet pozitive nga secila dhe t’i bashkoni ato së bashku për të krijuar diçka të re ose për të zgjidhur një problem.
Shigjetari
Suksesi do të vijë te ju kur të punoni me energjitë që keni. Shkoni me rrjedhën e situatës në vend që të përpiqeni ta minoni ose manipuloni atë. Ka një forcë të jashtëzakonshme në punë. Ndoshta e gjitha që ju duhet është pak drejtim për ta harmonizuar atë me qëllimet tuaja. Deklarojini qartë qëllimet tuaja.
Bricjapi
Ju mund të përfundoni në disa argumente sot. Natyra juaj është e shtrirë dhe bujare, por nëse të tjerët përfitojnë nga kjo natyrë e mirë, gjendja juaj shpirtërore kthehet në zemërim. Konflikti është shpesh një pjesë e natyrshme e një marrëdhënieje. Përdoreni atë si një përvojë e të mësuarit.
Ujori
Sot mund ta gjeni veten duke kërkuar ndihmën e dikujt edhe pse nuk do të donit ta bënit këtë. Mos u shpërqendroni nga synimet tuaja në aspektin profesional. Sot mund të merrni atë që kërkoni. Sa i përket aspektit emocional, mund të përfshiheni nga ankthi gjatë pjesës së parë të ditës.
Peshqit
Ju jeni në mes të një tranzicioni të mrekullueshëm vjetor. Keni shumë energji fizike dhe një mendje të orientuar drejt veprimit për të trajtuar gjithçka. Çelësi për të përfituar sa më shumë nga kjo periudhë fatlume është komunikimi. Tani për tani keni aftësi që mund t’i shfrytëzoni sapo të lidheni me të tjerët.
 
Ekziston një ndjenjë energjike dhe e shtrirë në ajër që ju inkurajon të ndërmerrni një hap besimi. Kjo energji mund të ndihet e huaj për ju, por është koha ta përqafoni atë.

Sakt ?
 
lg.php

Horoskopi 29 Maj 2021​



Dashi-Një person ju ka kërkuar një nder apo që të flisni, por ju në vend të jeni të gatshëm ta bëni këtë gjë, jeni mbyllur në vetvete duke e marrë kërkesën si një përballje personale. Do të zbuloni vonë që e keni tepruar.
Demi-Merrni pak më shumë kohë për t’u kujdesur për veten. Duke u ndjerë mirë dhe bukur, do të ndiheni më krenar për veten dhe të tjerët do t’ju shohin me sy tjetër.
Binjakët-Ka rrezik që të ngadalësoheni sepse keni arritur një pjesë të madhe të objektivave. Mirëpo, Dielli mbetet në shenjën tuaj edhe për tri javë në vazhdim, kështu që keni kohë të vendosni objektiva të reja.
Gaforrja-Ju do të jeni subjekt i sulmeve gjatë gjithë ditës. Pavarësisht kësaj keni zgjuarsinë të përballoni sulmet që mund t’ju dëmtojnë. Disa ide unike do bëjnë që të merrni në dorë një projekt të ri.
Luani-Ambienti në çift do të jetë shumë i ngrohtë sot. Do të jeni më të afërt me partnerin dhe do sqaroni disa keqkuptime të mbetura pezull. Sa i përket financave, situata do të jetë delikate për shkak te pakujdesisë së treguar kohët e fundit. Po vazhduat njësoj do të mbeteni pa para.
Virgjëresha-Jeni përmirësuar shumë ditët e fundit. Në harkun kohor të pak ditëve, keni arritur që të keni sukses, aty ku keni dështuar gjithmonë. Kjo gjë duhet t’ju motivojë shumë dhe t’ju bëjë që të shikoni të ardhmen me pozitivistet.
Peshorja-Do t’ju bëjë përshtypje përse sot të tjerët nuk do ta kenë vëmendjen tek ju. Kjo padyshim do t’ju mërzisë dhe do t’ju bëjë me nerva. Bëni kujdes pasi në këtë mënyrë do t’i largoni ata edhe më shumë. Provoni të tregoheni të butë e të duruar e do të shihni se kjo situatë do të kalojë.
Akrepi-Nëse instinktet ju thonë se dikush po përpiqet t’ju tradhtojë, duhet të bëni diçka. Nëse nuk veproni, ata do ta marrin sjelljen tuaj për dobësi dhe si një të shenjë që ata mund t’ju tradhtojnë kur të duan.
Shigjetari-Mos planifikoni asgjë. E gjithë ditë do të jetë me të papritura. Njerëzit e familjes i keni lënë pas dore. Në fund të ditës shijoni kënaqësi pa fund me shoqërinë.
Bricjapi-Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë kujdes me sjelljen sot. Mos bëni veprime për të cilat do të pendoheni më vonë. Ndërsa financat do të jenë të mira, kështu që mund të kryeni disa shpenzime më shumë se zakonisht.
Ujori-Planeti i Mërkurit në shenjën tuaj e bën më të lehtë të justifikoni veten para të tjerëve për gjithçka keni zgjedhur të bëni dhe të mos bëni. Duhet t’ia nisni punës.
Peshqit-Do të jetë një ditë plot surpriza për ata që janë në një lidhje. Debatet do ja lënë vendin harmonisë në çift. Sa i përket buxhetit, do të ketë përmirësime të vogla. /tvklan.al
 
Sa i përket financave, situata do të jetë delikate për shkak te pakujdesisë së treguar kohët e fundit. Po vazhduat njësoj do të mbeteni pa para.




Ahahahhaahahaahhahhaha
Mire.
Shiko fotografinë 1920642
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top