Horoskopi: Parashikimi Serioz

Peshqit
Aspekti profesional paraqitet në gjendje mjaft të mirë, por jeni përfshirë në gjendje pesimizmi që duhet tejkaluar sa më parë. Sa i përket aspektit sentimental, do të jeni në gjendje të krijoni një lidhje të fortë me një person që do të hyjë në jetën tuaj.

@SpaceGirl qe ma ka than dhe horoskopi se vec ti ma bane zemnen
Shiko fotografinë 1780271
??????
Un vdes per unicornat
Sidomos ato psiko fare
 

Horoskopi për ditën e sotme, 20 mars 2021​



Dashi
Jeni i talentuar në mënyra që as vetë nuk i dini. Sot mund ta zbuloni një dhunti të veçantë në mënyrë të papritur. Sa i përket aspektit sentimental, ajo paraqitet në formë pozitive.
Demi
Një udhëtim në një muze ose galeri mund t’ju sjellë disa njohuri interesante. Një marrëdhënie e re paraqitet në sfond për personat që nuk janë në një lidhje. Përpiquni të kaloni më shumë kohë në një projekt financiar.
Binjakët
Një telefonatë nga një mik i largët mund të ndërpresë një projekt financiar. Përpiquni të tregoheni më i fokusuar te çështjet e parave. Sa i përket aspektit sentimental, jo gjithçka do të shkojë sipas planit.
Gaforrja
Nëse keni dashur të përfshiheni në një lloj projekti vullnetar, sot mund ta realizoni duke mbështetur një kauzë të denjë. Pavarësisht nëse është një bamirësi mjedisore, ju e kuptoni që të punosh për të përmirësuar planetin është një element i rëndësishëm që ka munguar në jetën tënde.
Luani
Karriera juaj është gati të marrë një kthesë për mirë. Mundësi të reja profesionale mund të vijnë në rrugën tuaj sot. Jini të gatshëm për çdo ftesë ose ofertë. Përparimi juaj nuk mund të vijë në mënyrën më tradicionale, prandaj duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe.
Virgjëresha
Kjo ditë parashikohet të jetë shumë e ngarkuar për ju në aspektin profesional. Nëse nuk tregoni aftësi organizative, mund të përballeni me probleme. Në raport me partnerin duhet të tregoni më shumë kujdes sa i përket tonit.
Peshorja
Çështjet e së kaluarës mund të sjellin shumë nostalgji për ju. Përpiquni të fokusoheni tek e tashmja dhe të përmirësoni ato gjëra që kanë nevojë për vëmendjen tuaj. Me paratë do të keni një raport jo shumë të mirë sot.
Akrepi
Romanca do të jetë në ajër, duke ju filtruar me një dritë rozë. Ju jeni dashuruar me botën sot, dhe jeni veçanërisht e dashuruar me partnerin tuaj. Nëse nuk keni tashmë një partner, mund ta takoni atë sot. Sigurohuni që të dukeni sa më mirë gjatë gjithë ditës.
Shigjetari
Të gjitha llojet e ndryshimeve të mrekullueshme janë në ajër në shtëpi dhe në punë. Në frontin personal, një person ka të ngjarë të hyjë në jetën tuaj dhe ta ndryshojë atë për mirë. Shijojeni këtë energji të mbarë qiellore.
Bricjapi
Ju keni punuar shumë dhe meritoni një shpërblim. Nëse nuk mund të merrni pushim tani, të paktën kontaktoni një agjent udhëtimesh ose bëni disa hulumtime në internet. Edhe pse e dini që nuk mund të udhëtoni tek ata tani, ju e dini që do të arrini atje së shpejti.
Ujori
Sot, ka të ngjarë të ndërmerrni disa projekte në dukje urgjente. Mund të ndodhë që disa blerje të vogla janë gjithçka që nevojitet. Do të jeni të rraskapitur, por të kënaqur deri në fund të ditës. Me partnerin do të kaloni momente intensive.
Peshqit
Sot do të kaloni një ditë pozitive pranë familjes. Edhe pse mund të jetë pak e zhurmshme, ju tashmë jeni mësuar me këtë ritëm. Me partnerin do të ndani momente shumë interesante dhe me surpriza.
 
Ujori
Sot, ka të ngjarë të ndërmerrni disa projekte në dukje urgjente. Mund të ndodhë që disa blerje të vogla janë gjithçka që nevojitet. Do të jeni të rraskapitur, por të kënaqur deri në fund të ditës. Me partnerin do të kaloni momente intensive.
@Senseo po mu ca do me blesh meqe do besh shopping? Nersa partnerit jepi valium se fundjave asht pushim hahhaha
 
  • Haha
Reactions: D.

Horoskopi për ditën e sotme, 30 mars 2021​



Dashi
Ju mund të duhet të lini me vetëdije disa nga planet tuaja dhe thjesht t’ia lini gjërat rastit. Elementi i së papriturës mund t’ju ndihmojë shumë, prandaj punoni me të në vend që të përpiqeni ta mbani larg. Rrjedha natyrore e ngjarjeve duhet t’ju çojë drejt një vendi me liri më të madhe.

Demi
Mos lejoni që energjia pozitive e ditës t’ju kalojë pa përfitime. Ju jeni në gjendje ta kapni dhe ta përdorni më shumë se shumica, prandaj mos hezitoni të filloni herët dhe të vazhdoni deri vonë. Merrni aspektet më të mira të secilës anë të çështjes në vend që të ndiheni sikur jeni të kufizuar në njërën anë ose në tjetrën.

Binjakët
Ju mund të tundoheni të krijoni rregullat tuaja, sepse me të vërtetë nuk jeni të kënaqur me ato para jush. Nëse ndiheni sikur disa gjëra thjesht nuk janë të përshtatshme, ndërmerrni hapa për t’i ndryshuar ato. Nuk ka asnjë arsye që ju duhet të qëndroni brenda kufizimeve tradicionale.


Gaforrja
Veprimet tuaja mund të jenë të paqëndrueshme dhe spontane sot, por gjithashtu do të jenë të fuqishme. Ju mund të drejtoheni nga një mendje e mprehtë intelektuale. Ndoshta është dikush afër jush që ka një dinakëri të madhe. Ju mund të ndiheni më I zgjuar se zakonisht..


Luani
Merrni pak kohë për të dalë nga rutina juaj normale dhe shikoni se çfarë po ndodh në botën përreth jush. Ju mund të jeni shumë të përqendruar dhe të shtyrë drejt një qëllimi specific. Aspekti shëndetetësor duhet të ketë të gjithë vëmendjen tuaj sot.

Virgjëresha
Vetëm sepse dikush dëshiron që ju të bëni diçka nuk do të thotë që ju duhet ta bëni këtë. Liria është një fjalë operative për ju, prandaj sigurohuni që ta përdorni këtë të drejtë në çdo aspekt të jetës tuaj. Askush tjetër nuk do ta bëjë atë për ju. Aspekti sentimental paraqitet në formë të shkëlqyer.


Peshorja
Ju mund të jeni duke vepruar në mënyrë të pavetëdijshme. Papritmas ju jeni në gjysmën e një pune dhe po pyesni se çfarë shpresonit të realizonit duke e filluar atë. Jini më të vetëdijshëm për energjinë tuaj dhe mënyrën se si e përdorni atë. Aspekti financiar kërkon vëmendjen tuaj të plotë sot.


lg.php

Akrepi
Ju mund të mbështeteni në fatin tuaj të mirë për t’u larguar nga situatat e vështira sot. Kjo është një ditë kur ju mund të dilni pa u shqetësuar shumë për rezultatin. Ka një energji pozitive në anën tuaj që ju nuk mund të jeni në gjendje ta shihni tani. Besoni se gjithçka që ndërmerrni do të funksionojë.


Shigjetari
Kini kujdes për vendosjen e mureve shumë të mëdha, sepse nuk do të jeni në gjendje të shikoni të gjithë pamjen. Sa I përket aspektit sentimental, ai paraqitet mjaft mire. Nëse jeni në kërkim të partnerit, ai do të paraqitet në formën e një miku.


Bricjapi
Një element i mistikut dhe fantazisë do të luajë një rol të rëndësishëm në botën tuaj sot. Kjo energji ka të ngjarë të vijë tek ju papritur dhe reagimi juaj i parë mund të jetë të largoheni prej saj. Besoni në fuqinë e mendimit dhe qëllimit. Ndiqni gjithçka që dëshironi të arrini në botën tuaj.

Ujori
Ju mund të kuptoni se veprimet përreth jush ushqehen nga motive egoiste. Ju mund të jeni i vetmi që shikoni me të vërtetë se çfarë po ndodh. Ju e kuptoni politikën e situatës, megjithatë nga ndiheni të pafuqishëm për të zbatuar ndryshime efektive. Mblidhi të dhëna tani dhe veproni më vonë.


Peshqit
Merrni masa që do t’ju ndihmojnë të gjeni liri më të madhe në jetën tuaj. Përdorni çdo mundësi për t’u çliruar nga disa zinxhirë në aspektin sentimental. Sa i përket aspektit profesional, sot mund të përballeni me disa pengesa që si pasojë e kokëfortësisë së eprorëve tuaj.

(BalkanWeb)
 
Ujori
Ju mund të kuptoni se veprimet përreth jush ushqehen nga motive egoiste. Ju mund të jeni i vetmi që shikoni me të vërtetë se çfarë po ndodh. Ju e kuptoni politikën e situatës, megjithatë nga ndiheni të pafuqishëm për të zbatuar ndryshime efektive. Mblidhi të dhëna tani dhe veproni më vonë.
 
Peshqit
Merrni masa që do t’ju ndihmojnë të gjeni liri më të madhe në jetën tuaj. Përdorni çdo mundësi për t’u çliruar nga disa zinxhirë në aspektin sentimental. Sa i përket aspektit profesional, sot mund të përballeni me disa pengesa që si pasojë e kokëfortësisë së eprorëve tuaj.
Sqekam anku kot paskam qene i lidh ne zinxhire ???
 
  • Haha
Reactions: D.

Horoskopi i datës 31 Mars 2021​



DASHI

Ka rrezik që Hëna t’iu bëjë më të mbyllur sot dhe të keni frikë të tentoni. Ju të dashuruarit mund të keni keqkuptime me partnerin dhe në momentet më të papritura mundet edhe te hidhni hapa të nxituara. Dëgjojini miqtë sepse do ju flasin për mirë.

Ju beqarët do joshni, por pa u nxituar. Në fakt mënyra juaj e të vepruarit do jetë e mirë dhe do sjellë rezultatet e pritura. Në punë, edhe pse qetësisht, do mundoheni të bëni gjithçka për të arritur më të mirën. Të gjithë do habiten si do arrini aq lart. Në planin financiar nuk do ju mungojë maturia dhe do e mbani gjendjen nen kontroll.

DEMI

Tregohuni shumë të matur gjatë kësaj dite dhe mos hidhni hapa të pamenduara mirë. Nëse keni një lidhje mos pranoni çdo propozim të partnerit edhe sikur te jeni marrëzisht të dashuruar pas tij. Mendohuni për gjithçka me detaje dhe më pas vendosni.

Nëse jeni beqarë do keni më shumë siguri në vetvete dhe do arrini të bëni për vete personin që pëlqeni. Në punë më në fund do ju hapen portat për një projekt që e keni dëshiruar prej shumë kohësh. Sipas Horoskopi.vip financat nuk do jenë të këqija, megjithatë për të siguruar edhe të ardhmen mirë është të shpenzoni me kursim.

BINJAKËT

Të nxitur edhe nga planetët sot do jeni gati për çdo gjë vetëm për të avancuar me ritme të shpejta kudo. Nëse keni një lidhje do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme si ju ashtu edhe ai që keni në krah. Do dini çfarë të bëni që marrëdhënia juaj të kalojë në ekstazë.

Ju beqarët duhet ta mbroni pak veten nga disa persona intrigues dhe të bëni më shumë përpjekje për të joshur personat e qetë dhe pak të turpshëm. Në punë mund të rrini edhe me orë shtesë dhe të jeni më të ngarkuar, por rezultati final do ju kënaqë pafundësisht. Gjendja financiare do jetë goxha e kënaqshme.



GAFORRJA

Sot nuk duhet ta ulni kokën për asnjë moment dhe nuk duhet të dorëzoheni pavarësisht pengesave. Hëna dhe Plutoni do ju ndihmojnë të vendosni më shumë rregull. Nëse jeni në një lidhje do jeni më bujarë me partnerin dhe do arrini te të merreni vesh më mirë. Do doni të kënaqni dhe të kënaqeni njëkohësisht.

Ju beqarët duhet të reflektoni me kujdes para se të bëni një zgjedhje sepse ajo do ndikojë gjithë të ardhmen. Për punën nuk do jetë një ditë delikate, megjithatë mos prisni as ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Financat duhet t’i keni më shumë nën kujdes dhe keni për ta parë që gjithçka do stabilizohet.

LUANI

Dielli dhe Mërkuri do ju ndihmojnë të përdorni fjalët për të arritur çdo gjë që dëshironi. Nëse keni një lidhje do bëni deklarata akoma më të forta dhe mund të mendoni edhe për ndonjë mbrëmje romantike. Në sytë tuaj jeta juaj në çift do jetë prioritet.

Ju beqarët do ndiheni më të lirë dhe do keni edhe teknikën e duhur për të joshur cilindo që do pëlqeni. Në punë do keni argumentet e duhura për të marrë atë që dëshironi. Për ju asgjë nuk do jetë e vështirë. Në planin financiar do keni këshillues shumë të mirë dhe situata ka për t’u përmirësuar goxha.

VIRGJËRESHA

Nuk do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të keni edhe probleme të vogla. Nëse keni një lidhje mund të kërkoni gjëra të pamundura dhe nuk do keni durim as të prisni një shpjegim të arsyeshëm nga ai që keni në krah. Marrëdhënia mes jush gjërat nuk do ecin gjërat si duhet.

Ju beqarët do iu tejçoni mesazhe personave që pëlqeni dhe ka mundësi që disa gjëra të fillojnë të ndryshojnë. Sido që të jetë duhet të bëni durim. Në punë do i arrini që të gjitha objektivat që keni pasur dhe do ndërmerrni edhe iniciativa të reja. Gjendja e financave ka për te qene shume herë më e mirë.

PESHORJA

Sjellja juaj do lërë për të dëshiruar gjatë kësaj dite dhe kjo gjë mund të sjellë herë pas here probleme. Nëse keni një lidhje Dielli dhe Mërkuri do bëjnë të pamundurën për t’iu bërë të logjikoni, por ju sërish do ecni me mendjen tuaj. Debatet do fillojnë në mesditë dhe do vazhdojnë deri në mbrëmje.

Sipas Horoskopi.vip , ju beqarët nuk do e gjeni dot partnerin e jetës edhe pse do bëni të gjitha përpjekjet e mundshme. Në punë do qëndroni në qetësi dhe nuk do kërkoni as meritat që do ju takojnë. Ky në fakt do jetë gabim i rëndë. Financat nuk do jenë specialiteti juaj, megjithatë do arrini do arrini t’i mbani nën kontroll.

AKREPI

Sot do i mendoni gjërat më seriozisht dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Nëse keni një lidhje flisni sa më shumë me partnerin tuaj dhe ndani edhe brengat që do ndieni në zemër. Nëse anashkaloni gjithçka keni për të vuajtur pasojat më vonë.

Ju beqarëve do ju ecë jeta edhe më mirë nga më parë falë një takimi interesant të nxitu nga disa familjarë. Në punë do përballeni edhe me xhelozinë e kolegëve edhe me intrigat e tyre, megjithatë eprorët do dinë t’iu vlerësojnë. Në planin financiar do ndiqni procedura strikte dhe do arrini ta stabilizoni ndjeshëm gjendjen.

SHIGJETARI

Sot duhet të bëni çdo përpjekje të mundshme që jeta të ecë sa më mirë. Nëse keni një lidhje mos kërkoni sakrifica ekstreme nga partneri dhe as premtime boshe. Më mirë merrini gjërat sa më shtruar dhe qëndroni me këmbë në tokë.

Nëse ende nuk keni një partner në krah përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet sot sepse kjo do jetë dita juaj. Në kompaninë ku punoni do jeni ju ata që do keni arritjet më të mëdha dhe lavdërimet e shefave do ju bëjnë shume krenarë për veten. Buxheti ka për të qeni i mjaftueshëm sa për të mos pasur vështirësi.

BRICJAPI

Sapo të bëni një zgjedhje sot do jeni kokëfortë dhe nuk do e ndryshoni për asnjë lloj arsyeje. Nëse keni një lidhje ka rrezik t’iu lindin dyshime për partnerin dhe çfarëdo që t’iu thonë të tjerët ju nuk do rrini të qetë derisa të zbuloni të vërtetën. Nuk do e lëshoni veten sot e nuk do dashuroheni ashtu si do e ndieni.

Nëse jeni beqarë nuk do keni konkretizim të dëshirave përkundrazi do kaloni një ditë të zakonshme. Në punë do reflektoni me shumë kujdes dhe do hidhni hapa të menduara me shume kujdes. Edhe në planin financiar do jeni të matur dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

UJORI

Sot do jeni më të përshtatshëm me gjithçka dhe më dinamikë. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos jeni posesivë, të mos kërkoni nga partneri gjëra të jashtëzakonshme dhe nga ana tjetër mendoni të bëni disa gjëra të veçanta për të ndezur atmosferën.

Ju beqarët d gjendeni përballë personat me tipare të ndryshme dhe nuk do dini cilin të përzgjidhni. Në punë do jeni më kompetentë dhe stimulues. Edhe pse ne disa momente mund të lodheni nuk do e lëshoni veten. Financat do i shpenzoni me më shumë maturi dhe gjendja kë për të mbetur e mirë.

PESHQIT

Fatin duhet ta kërkoni pasi nuk mund t’iu vijë si me magji. Këtë do e mësoni gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje duhet të përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet për ta bërë lidhjen tuaj edhe më të veçantë. Tentoni edhe gjëra të reja në dukje të paarritshme sepse mundësitë do jenë shumë më të mira.

Ju beqarët do korrni gjithë ato që keni mbjellë. Nëse keni ditur si të joshni do arrini të filloni një lidhje të fortë. Në punë, disiplina dhe përpjekjet që do bëni do ju çojnë në rrugën e duhur. Serioziteti gjithashtu nuk do ju mungojë. Gjendja e financave ka për të mbetur e njëjtë edhe sot.
 
PESHQIT

Fatin duhet ta kërkoni pasi nuk mund t’iu vijë si me magji. Këtë do e mësoni gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje duhet të përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet për ta bërë lidhjen tuaj edhe më të veçantë. Tentoni edhe gjëra të reja në dukje të paarritshme sepse mundësitë do jenë shumë më të mira.

Ju beqarët do korrni gjithë ato që keni mbjellë. Nëse keni ditur si të joshni do arrini të filloni një lidhje të fortë. Në punë, disiplina dhe përpjekjet që do bëni do ju çojnë në rrugën e duhur. Serioziteti gjithashtu nuk do ju mungojë. Gjendja e financave ka për të mbetur e njëjtë edhe sot.
Vallahi krejt grate i kam ngacmu po asnjana sma ka var ???????
 

Horoskopi për ditën e sotme, 1 prill 2021​



Dashi​

Edhe pse ndiheni më rehat kur gjërat janë të organizuara dhe të përpikta, do të duhet të jeni fleksibël. Lini vend për befasi dhe aventura. Lëshoni një frymë aventureske. Njerëzit dhe situatat që vijnë përreth sot ka të ngjarë të jenë të huaj, por miqësorë.


Demi​

Zgjimi ka të ngjarë të jetë pjesa më e vështirë e ditës, por sapo të arrini diçka të pabesueshme, do të ndiheni mirë. Provoni të bëni një dush të ftohtë në vend të një të ngrohti këtë mëngjes. Kjo do të shërbejë për të hapur mendjen tuaj.

Binjakët​

Ju mund të ndiheni sikur çështja më e vogël është papritmas një situatë jete ose vdekje. Mund të mendoni se jeni në prag të një katastrofe të plotë, por në minutën tjetër rrini lart mbi re. Drama që ju rrethon është më shumë produkt i reagimit tuaj ndaj mjedisit.


Gaforrja​

Gjërat mund të vijnë te ju më lehtë se zakonisht sot. Kjo është një shenjë se jeni në rrugën e duhur dhe po i bëni gjërat në mënyrë korrekte. Jeta nuk duhet të jetë e mbushur me stres dhe dhimbje zemre. Nëse diçka nuk rrjedh mirë, duhet të merrni parasysh një qasje të re.


Luani​

Kontrolloni shpesh mesazhet tuaja. Dikush po përpiqet të kontaktojë me ju dhe ju mund të vazhdoni të humbni njëri-tjetrin me minuta. Është e rëndësishme të lidheni me këtë person për t’u kujdesur për disa çështje.


Virgjëresha​

Ju do të shkoni shumë më larg sesa mendoni sot, edhe me përpjekje minimale. Ka shumë rrugë për të marrë tani, kështu që, edhe nëse një është e bllokuar, ka gjithmonë një tjetër që mund ta arrini lehtë. Së shpejti do të arrini në destinacionin tuaj.


Peshorja​

Mos u ni shumë nga ana emocionale e jetës sot. Mbani gjëra të lehta dhe mbajini ato në lëvizje. Një gur që rrokulliset nuk mbledh myshk. Fatkeqësisht, ju mund të keni mjaft nga ato gjëra të ‘gjelbra’ që rriten tani mbi ju. Çohuni dhe lëvizni.


Akrepi​

Mundohuni të mos mbingarkoheni nga aktiviteti i tërbuar përreth jush. Mund të përfshiheni në disa aspekte financiare të pakëndshme nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Në dashuri mund të merrni disa sinjale interesante.


Shigjetari​

Është koha për të sjellë më shumë zjarr në jetën tuaj. Konsideroni të thërrisni një mik nga e kaluara që nxit pasionin brenda jush. Frymëzoni dëshirën tuaj të brendshme për ngazëllim dhe aventurë. Hani ushqime pikante dhe zbukurohuni me ngjyra të ndritshme.


Bricjapi​

Kjo është një nga ato ditë në të cilat mund të kërkoni pesë minuta për të përfunduar një detyrë të caktuar. Mbani në mend se kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Gjërat po ju marrin më shumë nga sa pritej jo sepse jeni joefikasë, por sepse jeni më të apasionuar se zakonisht në atë që po bëni.

Ujori​

Mos kini frikë nga zjarri sot. Në vend të kësaj, përqafojeni atë dhe përfshijeni më shumë në jetën tuaj. Disa njerëz mund t’ju frikësojnë në fillim, por kjo nuk do të thotë që duhet të largoheni prej tyre. Kjo ndjenjë frikësimi është një sinjal se ka diçka që ju duhet të mësoni nga ai person ose situatë.

Peshqit​

Trajtoni gjëra që kërkojnë energji të lartë sot. Kjo është dita juaj për të bërë një punë të shkurtër. Durimi është gjëja që do t’ju mungojë, por mos u shqetësoni, sepse pikat tuaja të forta qëndrojnë diku tjetër.

lg.php
 

Peshqit​

Trajtoni gjëra që kërkojnë energji të lartë sot. Kjo është dita juaj për të bërë një punë të shkurtër. Durimi është gjëja që do t’ju mungojë, por mos u shqetësoni, sepse pikat tuaja të forta qëndrojnë diku tjetër.
Punen e shkurte e kreva po ato pikat e forts ku qendron fortesia ?????
 
  • Haha
Reactions: D.

HOROSKOPI / Parashikimi i astrologut PAOLO FOX, e mërkurë 7 prill 2021​



Dashi

Eshtë e rëndësishme të filloni përsëri, është e rëndësishme të përfshiheni dhe gjithashtu të jeni të vetëdijshëm për atë që mund të bëni. Gjithashtu pranoni që koha ka ndryshuar, se aftësitë tuaja janë të ndryshme. Sot është e pamundur të pretendosh të bësh të njëjtat gjëra siç ke bërë vite më parë. Mos harroni dashurinë me Venusin në shenjë.

Demi

Hëna pak e shtrembër mund të krijojë tensione dhe probleme për ju. Në këto dy ditë do të keni gjëra për të thënë dhe do të donit të kapërceni disa provokime. Demi është shenja zodiakale e të vërtetave dhe ju nuk mund të mbani asgjë brenda. Por përpiquni të keni një qëndrim më të relaksuar dhe indiferent. Pastaj nga data 14 do të ketë tranzite të reja që do t’ju ndihmojnë të gjeni atë energji dhe kushtet e duhura për t’u rikthyer në lëvizje.

Binjakët

Jupiteri dhe Saturni janë në një aspekt të mirë, dhe Hëna gjithashtu ju mbështet. Aq më tepër që për horoskopin e Paolo Fox mund të merrni edhe një konfirmim të bukur. Ju jeni gjithashtu filozofikë, por gjithmonë shumë të kthjellët, dhe dini të mbroni veten mirë dhe gjithashtu të mbroni të tjerët që doni. 48 orët e ardhshme janë interesante për dashurinë.

Gaforrja

Jeni duke pritur ngjarje dhe jeni më të mençur se në të kaluarën. Ju nuk jeni më subjekt i Hënës që ju bën shumë emocionalë, por jeni më të qëndrueshëm. Në pjesën e dytë të prillit dhe në maj do të keni kushte më të mira për të zgjedhur dhe vepruar. Por për horoskopin e të Mërkurës 7 Prill mund të mbështeteni në një ditë mjaft të qetë.

Luani

Keni një qiell të mrekullueshëm këtë javë, por një Hënë e kundërt mund t’ju bëjë të mërziteni. Sidoqoftë, mbetet një kohë e mirë për marrëdhëniet ndërpersonale dhe sentimentale. Ju jeni në një pikë pa kthim, nëse jeni të ndarë, është koha për dashuri të reja. Ka një garë në punë dhe pavarësisht se jeni të zemëruar, ju keni një borxh mirënjohje dhe po prisni të mblidhni diçka që është e juaja.

Virgjëresha

Të kesh perspektivë dhe të jesh në gjendje të veprosh drejtpërdrejt është e rëndësishme. Tani për tani ju jeni duke pritur për momentin e duhur për të folur. Nuk po përjetoni një periudhë negative, por tregoni pak interes për ndjenjat. Eshtë e vërtetë që jeta nuk ka referenca të qëndrueshme, por gjithashtu nuk doni t’i nënshtroheni kaosit të situatave që nuk janë paravendosur nga ju.

Peshorja

Ju keni energjinë e duhur, kushtet e mira për të vepruar dhe për të rivendosur madje mundësitë që i referohen të kaluarës. Tani jeni hezitues, por kjo është një karakteristikë e Peshores, dhe për këtë arsye është e vështirë për ju të bëni zgjedhje drastike, pa menduar më parë për një kohë të gjatë.

Akrepi

Hakmarrja më e mirë është falja. Mos u shqetësoni nga njerëzit që ju kanë shqetësuar. Jeni të kujdesshëm dhe këto ditë vëzhgoni njerëzit përreth jush dhe mbani distancën tuaj, veçanërisht nëse ata tashmë ju kanë zhgënjyer në të kaluarën. Ju qeveriseni nga Marsi i cili përfaqëson rrezikun, prandaj tregohuni më të guximshëm.

Shigjetari

Vëzhgimi i detajeve dhe emocioneve ka shumë rëndësi. Pjesa e parë e marsit është e komplikuar, por ju keni qenë në gjendje të rikuperoni, pa harruar të motivoni të tjerët dhe të shpërndani këshilla. Por tani fati është në anën tuaj.

Bricjapi

Viti i kaluar ishte i vështirë por edhe vendimtar. Dhe tani kaloni te themelet që keni ngritur. Tani zgjidhni miqësitë dhe ju pëlqen të bëni gjëra të dobishme për veten dhe për të tjerët. Ende nuk e keni të qartë se çfarë do të bëni, por nga maji Jupiteri i favorshëm do t’ju ndihmojë shumë.

Ujori

Tashmë keni perspektiva të reja për jetën, por momenti është kritik dhe duhet të prisni për kushte më të mira për të vepruar. Ujori dëshiron të ndryshojë dhe ju do të dëshironit që të tjerët të ishin në gjendje të rinovohen si ju, por kjo nuk ndodh pothuajse kurrë. Dhe këtu mund të lindin pretendime dhe pakënaqësi, sepse nuk është e lehtë për të tjerët të ndjekin prirjen tuaj paksa të çmendur.

Peshqit

Eshtë një periudhë e luhatshme, ka situata në të cilat nuk mund të gjeni një pikë referimi, të tjerët përpiqen të kenë një qëllim të ri në punën e tyre, të tjerët përpiqen të rinovojnë mjedisin në të cilin ndodhen. Kur jeni duke përjetuar një krizë, ju doni të ndryshoni mjedisin për të bërë gjëra të reja. Edhe nëse ky moment shkakton kufizime të rënda, deri në fund të Prillit do të ketë kushte më të mira për të ardhmen tonë.
 
Ka një garë në punë dhe pavarësisht se jeni të zemëruar, ju keni një borxh mirënjohje dhe po prisni të mblidhni diçka që është e juaja.

Lol
Nje borxh mirenjohje.
Tall sumen dhe horoskopi.

Ik se u allnova
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top