Horoskopi, jeni tip që pëlqeni qytetin apo fshatin?

Jetmira

V.I.P
Në bazë të shenjës së Zodiakut, Yjet na ndihmojnë të kuptojmë se cili habitat është më i përshtatshmi për nevojat tona
Kur flitet për qytet ose fshat jo të gjithë e mendojnë në të njëjtën mënyrë: ka nga ata që preferojnë ngjyrat, aromat dhe ajrin e pastër të fshatit dhe ka të tjerë që nuk mund të jetojnë pa të gjitha komoditetet që ofron qyteti, pavarësisht smogut apo kaosit. Në bazë të shenjës zodiakale, Horoskopi na ndihmon të zbulojmë se cili habitat është më i përshtatshmi për nevojat tona. Nën drejtimin e Yjeve, të zgjedhësh midis fshatit dhe qytetit mund të jetë më argëtuese!

DASHI – Për ju është argëtuese të kaloni disa ditë në natyrën e egër, por nëse ju duhet të zgjidhni një vend që i përshtatet nevojave tuaja, atëherë zgjidhni qytetin. Jeta në një metropol të madh mund të jetë më shumë aventureske sesa të ngjitesh në një mal. Përveç kësaj, nuk mund të heqësh dorë që t’i mbyllësh ditët e tua me miqtë, për të festuar për arritje të reja që nuk mungojnë çdo ditë. Nuk keni frikë nga trafiku e aq më pak nga rrugët e mbushura me njerëz.

DEMI – Për një person, si ju, që do një stil jete relaksues dhe të qetë, jeta në qytet mund të jetë tepër e vështirë dhe kjo është arsyeja pse preferoni të jetoni në fshat, mundësisht në një shtëpi të bollshme, të rehatshme si dhe me një kopsht të harlisur. Megjithëse kjo shpesh do të thotë që duhet të udhëtosh çdo ditë për të shkuar në punë, në kohën tuaj të lirë mund t’i kushtoheni kujdesit për një kopsht të vogël perimesh, që është burim gëzimi dhe humori të mirë. Të jetosh në mes të natyrës është me të vërtetë një arritje e madhe për ju!

BINJAKثT – Jeta në fshat për ju, pas njëfarë kohe, mund të bëhet e mërzitshme: ju keni nevojë të jeni i lirë në krijimtarinë tuaj, të zgjoheni në mëngjes dhe të vendosni të nisni një hobi të ri dhe kjo është e mundur vetëm duke jetuar në qytet, në një qytet të madh. Ju pëlqen ideja për të pasur një bar në katin e poshtëm për të takuar miq ose për të biseduar me ndonjë të njohur. Dhe atëherë nuk do ta duroni idenë e lidhjes së internetit shumë të ngadaltë.

GAFORRJA – ثndrra juaj është që të keni një familje të madhe, e cila gjithashtu mund të përfshijë shumë kafshë shtëpiake dhe do të kujdeseshit për ta sikur të ishin fëmijë. Ju pëlqen ideja e shpenzimit të ditëve të tëra në shtëpi, në divan, në pizhame dhe para televizorit. Pa dyshim, është fshati që mund t’i plotësojë më mirë nevojat tuaja. Jeta në qytet mund të jetë në fakt tepër frenetike dhe mund t’ju detyrojë të kapërceni përtacinë tuaj dhe të hiqni dorë nga zakonet tuaja të dashura.

LUANI – Nuk e harroni jetën në qytet, por keni nevojë për më shumë hapësirë dhe prandaj zgjedhja juaj bie te fshati. Ju pëlqen ideja e të pasurit të një vile madhështore të zhytur në natyrë dhe e rrethuar nga peizazhe që të lënë pa frymë. ثshtë e rëndësishme që shtëpia juaj të mos jetë e izoluar dhe e lidhur mirë me qytetin, në mënyrë që miqtë tuaj lehtësisht mund të arrijnë që të organizojnë një festë në kopsht ose në pishinë. Për më tepër, në fshat me siguri ju mund të shijoni më mirë rrezet e ngrohta të diellit.

VIRGJثRESHA – Për ju, jeta në qytet është shumë e shpërndarë. Ju e urreni smogun dhe preferoni të jetoni në fshat, në mes të natyrës së gjelbër, luleve dhe bimëve aromatike, për të cilat kujdeseni me shumë dashuri. Jeta në fshat për ju është kryesisht sinonim i shëndetit të mirë. Në fakt, ju lejoni rritjen e produkteve organike, thelbësore për dietën tuaj të shëndetshme dhe të ushqyerit e mirë. Ju gjithashtu pëlqen të bini në gjumë me sfondin e këngës së gjinkallave dhe të zgjoheni me cicërimat e zogjve.

PESHORJA – Prioriteti juaj është që të keni një jetë të pasur dhe intensive sociale dhe mendoni se kjo është më e mundur duke jetuar në qytet. Ju pëlqen ideja e jetesës në një lagje të mbushur me njerëz të qytetit, me shumë pube, restorante dhe klube të modës për të takuar miqtë tuaj dhe për të bërë miq të rinj. Edhe palestra është lehtësisht më e arritshme nëse jetoni në qytet. Qytetet tuaja ideale janë qytetet e artit, të cilat ju japin mundësinë për të kënaqur etjen tuaj të përhershme për bukurinë.

AKREPI – Nga fshati ju pëlqen atmosfera e zymtë që krijohet natën, por ju preferoni të shkoni atje në mënyrë sporadike, por të jetoni në qytet. Në fakt, mendoni se qyteti është më i pasur me mistere dhe me vende të fshehta për të zbuluar. Por nuk ju pëlqejnë qytetet që janë shumë të mbushur me njerëz dhe preferoni të mbani një marrëdhënie të shkëputur nga fqinjët tuaj, në mënyrë që të mos rrezikoni që ata të bëhen shumë ndërhyrës në jetën tuaj private. Idealja për ju është të gjeni privatësinë brenda qytetit, duke vizituar restorante pak të njohura dhe të modës.

SHIGJETARI – Kur vjen puna për të udhëtuar, ju nuk bëni shumë dallime midis qytetit dhe fshatit. Megjithatë, për jetën e përditshme, preferoni qytetin. Ju jeni një person kurioz dhe vital: keni nevojë të keni pranë vende të afërta publike si bibliotekat, qendrat sportive, agjencitë e udhëtimit, kinematë, qendrat tregtare dhe kështu me radhë. Gjithashtu është e rëndësishme që stacioni i trenit ose aeroporti të mos jenë shumë larg, sepse do të ndiheshit si në një kafaz. Idealja për ju është një shtëpi në qytet me kopsht për qenin tuaj besnik.

BRICJAPI – Ju jeni një person shumë privat dhe i vetmuar. Ideja e jetesës në një vend të izoluar nga gjithçka dhe të gjithë nuk ju duket keq. Zgjedhja midis fshatit dhe qytetit është shumë e thjeshtë për ju: fshatrat. Gjatë mbrëmjes ju pëlqen ideja që t’iu bëjnë shoqëri yjet, që në fshat duket se shkëlqejnë më shumë se në qytet. Disavantazhi i vetëm do të ishte ky që jeni shumë larg me punën, por është zakoni juaj për të punuar nga shtëpia, pa stresin që duhet të bashkëveproni me kolegët.

UJORI – Ju pëlqen të jetoni në mes të kaosit dhe nëse vërtet duhet të kërkoni qetësi, preferoni ta kërkoni atë brenda dhe jo jashtë jush. Prandaj, zgjedhja juaj mund të bjerë përsëri në qytet. Në mes të kaosit, dritave, tingujve dhe ngjyrave ju mund të gjeni ide interesante për t’i bërë ditët tuaja më interesante. Ju pëlqen të shëtisni e vetme nëpër rrugët e mbushura me njerëz, me kufje në vesh. Jeta në qytet ju lejon të bëni diçka të ndryshme çdo ditë.

PESHQIT – Atmosfera e fshatit, e zhytur në ngjyrat dhe aromat e natyrës, duket më romantike sesa jeta në qytet. Më shumë sesa të jetosh në fshat, megjithatë, ju pëlqen ideja e jetesës në vendpushimet bregdetare ose gjithsesi afër një rruge të ujit, elementit tuaj. Ju pëlqen të thithni ajër të pastër dhe ideja për të qëndruar larg qyteteve të mbushura me shumë njerëz, ju bën të ndiheni më shumë në harmoni me universin. Në fshat ose në det, ngjyra e qiellit është një blu më e thellë dhe frymëzon imagjinatën tuaj më shumë.
 
DEMI – Për një person, si ju, që do një stil jete relaksues dhe të qetë, jeta në qytet mund të jetë tepër e vështirë dhe kjo është arsyeja pse preferoni të jetoni në fshat, mundësisht në një shtëpi të bollshme, të rehatshme si dhe me një kopsht të harlisur. Megjithëse kjo shpesh do të thotë që duhet të udhëtosh çdo ditë për të shkuar në punë, në kohën tuaj të lirë mund t’i kushtoheni kujdesit për një kopsht të vogël perimesh, që është burim gëzimi dhe humori të mirë. Të jetosh në mes të natyrës është me të vërtetë një arritje e madhe për ju!

EEehhh,... :p
 
po pse ere akrepi e dinka me mire se ca pelqej un ne fshat e ne qytet a si?? allah allah
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top