Horoskopi iu thotë se cili është hobi ideal për ju

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Horoskopi iu thotë se cili është hobi ideal për ju

harki.jpg


Zbuloni cili është hobi juaj më i përshtatshëm, për çdo shenjë dhe i shkruar në yje

Sot të kesh kohë të lirë është bërë pothuajse luks që jo të gjithë e kanë: do të na pëlqente të kishim më shumë kohë në dispozicion për t’ia kushtuar hobeve tona. Në bazë të shenjës zodiakale është e mundur të kuptosh se cilat janë hobet më të përshtatshme për secilin prej nesh. Kush qëndron më shumë ulur do të ketë hobe të ndryshme nga ato që duan të lëvizin gjatë gjithë kohës, si nëpërmjet trupit, ashtu edhe nëpërmjet mendimeve. Yjet na japin informacione të çmuara!

DASHI – Dashi është një shenjë që nuk i pëlqen të qëndrojë duarkryq dhe është gjithmonë i gatshëm të përjetojë aventura të reja në shoqërinë e miqve të tij. Ka nevojë të provojë gjithmonë emocione të forta, duke vënë në provë kurajën dhe forcën e tij fizike. Mes hobeve të tij të preferuara sigurisht mund të jenë artet marciale dhe luftimet, madje edhe duke i shikuar në televizor. Edhe hedhjet bungy mund t’i japin atij adrenalinën e nevojshme për ta bërë atë që të ndjejë një energji të re nëpër vena.

DEMI – Nëse të hash mund të konsiderohet një hobi sigurisht do të ishte i preferuari nga shenja e demit, bashkë me seksin. Demi, pavarësisht se është një shenjë e përkushtuar ndaj punës, ka tendencën të jetë një person dembel dhe i dashuron komoditetet dhe kënaqësitë e jetës, të cilave nuk u reziston dot. “Jo” për sportin dhe “po” çdo gjë që e lejon të relaksohet, si për shembull një masazh total trupor, ose terapi në një qendër spa.

BINJAKثT
– Shenja e binjakëve jeton në sajë të hobeve, të cilat janë të panumërta dhe rriten nga dita në ditë. Edhe puna e tij, në shumë raste, ka nisur si hobi. Idetë e binjakëve janë në lëvizje të vazhdueshme, nuk mund t’i ndalë ato dhe kështu ai fillon shumë aktivitete që nuk mund t’i përfundojë. ثshtë një shenjë që i pëlqen të luajë dhe të argëtohet edhe në një marrëdhënie dashurie, dhe shpesh dashuritë e tij janë thjesht kalim kohe. Biblioteka e tij është plot me libra dhe përpiqet t’u kushtojë vëmendje më shumë se çdo gjëje tjetër.

GAFORRJA – Në kohën e lirë gaforrja dëshiron të qëndrojë në shoqërinë e familjes, shpesh edhe duke parë ndonjë film të bukur, ose më mirë përballë një opere ose seriali televiziv që kërkon vazhdimësi. Historitë dramatike dhe romantike janë padyshim të preferuarat tuaja. E rëndësishme është që hobet tuaja jetohen brenda mureve të shtëpisë. Një gaforre mund ta kalojë gjithë ditën në divan duke përkëdhelur macen e saj dhe duke i larë qimet e saj të buta.

LUANI – Egocentrizmi i luanit është aq i madh saqë hobet e tij duhet të rrjedhin patjetër nga personaliteti i tij. ثshtë një person shumë kreativ: ai pëlqen të pikturojë, dhe nuk është e rrallë të bëjë portrete të artistëve të vegjël dhe të mëdhenj. Ndonjëherë hobet e tij lidhen edhe me botën e spektaklit, gjë që i lejon atij t’i ketë të gjitha dritat mbi të. Politika gjithashtu është një fazë e mirë, por vetëm prania e skenës nuk është e mjaftueshme për të arritur me sukses idealet e tij.

VIRGJثRESHA
– Pastrimi i shtëpisë është një nga hobet e preferuara të virgjëreshës, që i pëlqen të jetojë në ambiente të rregullta dhe të pastra. ثshtë një shenjë intelektuale dhe për këtë arsye tërhiqet nga lloje të ndryshme të dokumentarësh televizivë. Kureshtja e tij lejon të thellojë studimin e shumë disiplinave, të tilla si vetitë e bimëve dhe efektin e tyre në trupin e njeriut. Një zë i brendshëm shpesh e shtyn virgjëreshën për të mbledhur ndonjë objekt, duke u përpjekur të frenojë fanatizmin pa e vërejtur atë.

PESHORJA – Hobi i peshoreve është i lidhur ngushtë me jetën shoqërore, që është gjithmonë intensive dhe e gjallë. Nuk i pëlqen vetmia dhe kështu edhe në hobet e saj ka nevojë për dikë që t’i bëjë shoqëri. Sporti ideal mund të ishte vallëzimi së bashku me partnerin. Për peshoren mund të konsiderohet një hobi edhe kujdesi për vetë trupin e tyre, mundësisht në një qendër estetike. Disa peshore luftojnë që edhe shopping të konsiderohet një hobi: madje hobi i preferuar!

AKREPI – Shenja e Akrepit gjithmonë është tërhequr nga misteret dhe për këtë arsye mes hobeve të preferuara janë të tilla si astrologjia ose karamazhi ose tregimi i pasurisë dhe shumë të tjera. I pëlqen të vëzhgojë shpirtin e njerëzve për të zbuluar sekretet e fshehura dhe konfidenciale. Akrepi është gjithashtu shumë i hipnotizuar me temën e vdekjes dhe argëtohet duke lexuar ose studiuar biografinë e personazheve që kanë humbur në një mënyrë misterioze. Një hobi tjetër është të gjejë se si do të përfundojë një film.

SHIGJETARI
– Një person plot me interesa si shigjetari, kur flitet për hobet, zihet ngushtë nga zgjedhja! I pëlqen sporti, gjuajtjet me hark dhe shëtitjet me kalë. I pëlqen të udhëtojë dhe të vizitojë, edhe pse vetëm për një kohë të shkurtër, qytete të reja dhe të pashkelura duke mësuar gjuhët dhe zakonet e vendit. Ai e do jetën dhe thellon shpesh tema shpirtërore që e lejojnë atë të gjejë një kuptim më të thellë për ekzistencën e tij. I jeton hobet e tij me pasion dhe entuziazëm të madh!

BRICJAPI – Dikush duhet t’i shpjegojë bricjapit se orët e gjata në punë nuk mund të konsiderohen si hobi. Bricjapi e ka shumë të vështirë të menaxhojë kohën, dhe duke i kushtuar shumë orë rritjes profesionale, shpesh përfundon duke neglizhuar gjithçka tjetër. Sporti i pëlqen shumë, por më së shpeshti e ndjek në televizor, në vend se ta praktikojë atë. Hobet më të përshtatshme të shenjës tuaj janë ato që lidhen me gjëra “të bëra nga ti”. Ndërtimet dhe ligji janë një pasion i madh!

UJORI – Hobet e ujorit janë ndër më ekstravagantet: mund t’iu interesojë në çfarëdo lloj gjendje shpirtërore apo fizike për shembull një kurs për të mësuar sesi bëhet një kokteil. Ujori shpesh goditet nga gjithçka që nuk është “normale” nga masa. Kur keni kohë të lirë mund t’iu interesojë edhe studimi i teknologjive të reja për të mbrojtur mjedisin. Në shumë raste muzika transformohet me shpejtësi nga hobi në kohë të lirë në një punë me kohë të plotë.

PESHQIT – Të lindurit e kësaj shenje kanë një nevojë të madhe të çlirojnë imagjinatën dhe shpesh e bëjnë këtë në hobet e tyre. Nuk ka konstatim që çojnë përpara kurse që sjellin një angazhim javor, dhe ndonjëherë kushtëzohet nga ajo që bëjnë miqtë, pa ndjekur aspiratat e tij. Kur vendosni të ndiqni prirjet artistike, jepni më të mirën nga vetja. Mes hobeve të preferuara janë edhe noti dhe filmat romantikë (për t’u parë në mënyrë strikte në kompani).

(gazeta-Shqip.com)
 
DEMI – Nëse të hash mund të konsiderohet një hobi sigurisht do të ishte i preferuari nga shenja e demit, bashkë me seksin. Demi, pavarësisht se është një shenjë e përkushtuar ndaj punës, ka tendencën të jetë një person dembel dhe i dashuron komoditetet dhe kënaqësitë e jetës, të cilave nuk u reziston dot. “Jo” për sportin dhe “po” çdo gjë që e lejon të relaksohet, si për shembull një masazh total trupor, ose terapi në një qendër spa.


ahahhaah cja ka keput kottt tashiiii :p
 
SHIGJETARI – Një person plot me interesa si shigjetari, kur flitet për hobet, zihet ngushtë nga zgjedhja! I pëlqen sporti, gjuajtjet me hark dhe shëtitjet me kalë. I pëlqen të udhëtojë dhe të vizitojë, edhe pse vetëm për një kohë të shkurtër, qytete të reja dhe të pashkelura duke mësuar gjuhët dhe zakonet e vendit. Ai e do jetën dhe thellon shpesh tema shpirtërore që e lejojnë atë të gjejë një kuptim më të thellë për ekzistencën e tij. I jeton hobet e tij me pasion dhe entuziazëm të madh!

Vetem ktu gjeta cik nga vetja...kusuri kolloqifte me rigon ahahahha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top