HOROSKOPI i vitit 2017: Nga paratë dhe fati tek shëndeti, puna dhe dashuria

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Nga Dashi tek Peshqit, perspektiva sipas parashikimit të yjeve për vitin 2017.

Pika kthese, mosmarrëveshje, ndryshime emocionesh.

Konsultohuni me horoskopin e vitit 2017 të përgatitur nga ekspertët.
dashi-1.jpg

HOROSKOPI për vitin 2017 i shenjës së Dashit

Të lindurit në shenjën e Dashit karakterizohen nga kokëfortësia, vendosmëria dhe janë gjithnjë të gatshëm të arrijnë objektivat e tyre. Shenja e parë e zodiakut udhëhiqet nga Marsi, ambicioz dhe luftarak, nga i cili Dashët kanë marrë vendosmërinë për të arritur qëllimet.

Periudhat më të mira dhe më të këqija të vitit

2017-a do jetë një vit shumë interesant për të lindurit e kësaj shenje, në shumë aspekte. Periudha më e mirë për të arritur rezultate, si: në shkollë, punë, apo në dashuri, është pjesa e parë e vitit, që do të jetë e favorshme falë tranzitëve planetarë të shkëlqyer.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se pjesa e dytë e vitit do të jetë negative. Por, mund të përkufizohet si më pak produktive në krahasim me semestrin e parë.

Dashuria për beqarët

Në shkurt dy planetë të rëndësishëm do të hyjnë në konstelacionin e Dashit: Marsi dhe Afërdita. Bëhet fjalë për dy planetë thelbësorë për sa i përket ndikimit që ata kanë në çështjet sentimentale. Keni kaluar dy vite, ku Marsi dhe Afërdita nuk gjendeshin në të njëjtën kohë në konstelacionin e Dashit.

Kjo do të thotë se si për beqarët, ashtu edhe për çiftet, jeta sentimentale do të ketë zhvillime mjaft interesante. Për beqarët në veçanti parashikohen takime interesante gjatë gjithë vitit, duke qenë se dy planetët do të qëndrojnë afër mes tyre. Do të rikthehen sërish sëbashku në shtator dhe nëntor.

Dashuria për çiftet

Edhe për çiftet dashuria do të ketë zhvillime të reja: do të shtohen mundësitë për martesë, apo lidhje zyrtare, sidomos me shenjat e Luanit dhe Shigjetarit.

Por kujdes, nuk duhet të bëni gabimin të mendoni se 2017-ta do të jetë një fushë me lule. Mund të ketë keqkuptime me partnerin, por periudha pozitive do ju ndihmojë të kaloni gjithçka me lehtësi.



Kombinimet e shenjave

Dashi shkon mirë me pothuajse të gjithë shenjat e tjera. Por, nëse merren në konsideratë ekskluzivisht dashuria dhe puna, vitin e ardhshëm do të jeni më të dhënë pas disa shenjave specifike. Përveç të lartpërmendurve, Luani dhe Shigjetari, me të cilët shihet marrëdhënie të shkëlqyera nga pikëpamja sentimentale, një bashkëpunim të mirë në fushën profesionale mund të keni edhe me Peshqit.

Parashikimi për punëtorët

Edhe në aspektin profesional, 2017 parashikohet si viti i mundësive të mëdha. Nga karakteri, Dashi është një punëtor serioz dhe i zellshëm prandaj rrallë nuk vlerësohet puna e tij.

Gjysma e parë e vitit parashikon nga pikëpamja profesionale lajme interesante që do të kulmojnë në maj, në një periudhë intensive gjatë së cilës mund të korrni frytet e asaj që keni mbjellë në dimër.

Pavarësisht nga rezultatet e marra nga kjo periudhë me shumë aktivitet, do të jetë e nevojshme të shijoni një pauzë të gjatë verore, në mënyrë që të qetësoni mendjen dhe të rinisni me entuziazmin e duhur dhe me shumë energji periudhën e vjeshtës.

Parashikimet për ata që kërkojnë punë

Edhe pse periudha nuk është nga më të mirat përsa i përket punës, kush është në kërkim të një pune, apo kërkon një përmirësim të pozicionit të tij, gjatë këtij viti do të ketë mundësi të mira, edhe pse jo gjithçka do të jetë e thjeshtë dhe e menjëhershme.

Për të rinjtë që kërkojnë punë sezonale, mundësitë janë shumë të larta. Ndërsa ata që kërkojnë diçka më të qëndrueshme, do të kenë nevojë të përdorin këmbënguljen tipike që i karakterizon për të arritur objektivat.

Paratë dhe fati

Mundësia për të përmirësuar financat në 2017-ën janë të lidhura ngushtë me tipin e aktivitetit që zhvillohet. Për shkak të pozitivitetit që karakterizon këtë vit, me siguri do të arrini rezultate edhe në këtë sektor delikat.

Edhe fati do të shoh me simpati të lindurit në shenjën e Dashit, të cilët sidomos gjatë stinës së verës mund të korrin frytet e punës së dimrit, të qetësohen dhe të presin që ngjarjet me fat të shfaqen.

Nëse është e vërtetë ajo që thonë se fati ndihmon të aftët, do të jetë mirë t’i jepni dhe ju një dorë fatit duke dalë nga shtëpia dhe jo të prisni në mënyrë pasive që ai të shfaqet.

Udhëtimet

Dimri do ta shohë shenjën e Dashit të impenjuar mes punës dhe studimeve, por gjatë verës do të keni shumë kohë për t’iu dedikuar aktiviteteve fizike të çdo lloji dhe ndonjë udhëtimi.

Për këtë shenjë të horoskopit preferohen destinacionet aventureske, ku mund të njihni persona me të cilët të ndani pasione dhe interesa.

Shëndeti

Shëndeti është një “pasuri” që kultivohet me kujdes ndaj vetes në mënyrë të përditshme. 2017 do ju mësojë të zbatoni këtë këshillë dhe sa më shumë ta aplikoni, aq më mirë do të ndjeheni.

Në kompleks nuk do të jetë një vit i disfavorshëm, por mund të përjetoni momente tensioni.
 
HOROSKOPI për vitin 2017 i shenjës së Demit
demi.jpg


Kjo shenjë e horoskopit zakonisht karakterizohet nga një temperament i përgjegjshëm dhe shumë i besueshëm. Karakteristika të tilla ndikohen sidomos nga Afërdita që drejton shenjën e Demit dhe ndikon në çështjet kryesore të jetës së tij.

Për këtë 2017, shenja e Demit do të ketë një fillim viti të shënjuar nga një intensitet i lartë pune, që fillimisht do të sjellë ndonjë telash, por që do t’i shijoni frytet pas muajit qershor. Gjatë vitit marrëdhëniet ndërpersonale do të jenë shumë të mira me pothuajse të gjitha shenjat e Zodiakut.

Periudhat më të mira dhe më të këqija

2017 e Demit nuk do të karakterizohet nga periudha që mund të përkufizohen si më të mirat, apo më të këqijat, por do të ketë një ecuri me tendencë pozitive, e karakterizuar tek-tuk nga pengesa të vogla. Megjithatë, nuk është asgjë e rëndë, edhe pse mund të shfaqen periudha ku karakteri gazmor i Demit do të zbehet nga përqendrim i lartë për të kapërcyer këto pengesa.

Kjo do të bëjë që të largoheni paksa nga personat e afërt. Por, më mirë evitoni këto lloj gabimesh, duke qenë se pikërisht personat e afërt do të jenë ata që do të lejojnë kapërcimin e pengesave në mënyrë më të shpejtë.

Dashuria për beqarët

2017-a do të jetë një vit shumë interesant nga pikëpamja e njohjeve. Beqarët mund të gjenden në marrëdhënie shumë intensive që më vonë mund të rezultojnë në një marrëdhënie afatgjatë.

Nëse Demi do të ketë nevojë për më shumë liri, sidomos gjatë periudhës së verës, atëherë mos u shqetësoni sepse njerëzit që do të njihni gjatë verës mund të rishfaqen edhe në vjeshtë. Zgjedhja për të vazhduar apo jo këto frekuentime, ju përket juve.

Dashuria për çiftet

Ata që jetojnë në çift do të kenë stabilitet gjatë periudhës së dimrit (fillim-viti) falë pozicionit të veçantë të yjeve që pasqyrohet në jetën në çift.

Intensiteti i raportit dhe mirëkuptimi që do të keni me partnerin në këtë periudhë të parë të vitit, do të jenë të një niveli të lartë dhe do ju lejojnë të kapërceni problemet që mund të jenë shfaqur në fund të 2016-ës. Vera do të sjellë shqetësime të vogla në familje, me partnerin, ose me të afërm të tjerë.

Fundi i verës dhe fillimi i vjeshtës do të jenë periudhat më të mira për të rigjetur harmoninë dhe të rijetoni dashurinë e pjesës së parë të vitit.

Kombinimet e shenjave

Nuk ka dyshime që këtë vit Demi do të ketë marrëdhënie shumë të mira pothuajse me të gjitha shenjat, por vetëm me disa mund të ketë bashkëpunime profesionale të gjata, apo histori dashurie që mund të evoluojnë në diçka më të rëndësishme se sa një takim sporadik.

Përsa i përket punës në veçanti kjo 2017-të mund të sjellë bashkëpunime të shkëlqyera me shenjën e Peshores dhe të Ujorit. Ndërsa përsa i përket dashurisë, do të keni qasje të mrekullueshme me shenjën e Akrepit, Demit dhe Gaforres.

Parashikimi për punëtorët

Puna në këtë 2017 parashikon ulje dhe ngritje. Pavarësisht se aktiviteti vazhdon jo gjithmonë mund të merren përgjigje të kënaqshme nga ambienti i punës, edhe nëse keni praninë e Afërditës.

Vetëm nga fundi i prillit mund të keni një periudhë më me ngjyra nga pikëpamja e rezultateve dhe nëse do të ketë një rënie të lehtë të forcave gjatë vjeshtës, fundviti do të mbyllet me suksese, edhe financiare.

Parashikimet për ata që kërkojnë punë

Që në fillim të vitit, Afërdita do të kalojë në shenjën e Demit duke sjellë ulje dhe ngritje në të gjitha aspektet, nga ato sentimentale, deri te ato profesionale.

Pikërisht për këtë, ata që janë në kërkim të një pune nuk mund të presin për këtë 2017 një periudhë të favorshme, por periudha të luhatshme pak a shumë të favorshme në varësi të periudhës së vitit.

Kjo ecuri me luhatje do t’i interesojë si atyre që janë në kërkim të punës së parë dhe atyre që duan të bëjnë ndryshime në sferën profesionale.

Paratë dhe fati

Financat si çdo aspekt tjetër i jetës së Demit, gjatë kësaj 2017-e do të karakterizohen nga luhatje pothuajse gjatë gjithë vitit. Megjithatë, bëhet fjalë për luhatje të lehta. Nuk parashikohen “tronditje” financiare as në anën pozitive dhe as atë negative.

Ata që dëshirojnë të vënë baste apo të luajnë këtë 2017 duhet të kenë shumë kujdes, sepse edhe fati është me luhatje.

Asgjë nuk është e sigurt dhe në të njëjtën ditë mund të keni mundësinë të fitoni dhe menjëherë më pas të humbni gjithçka. Prandaj më mirë mos e ekzagjeroni në asnjë sektor, por sidomos në rast fitoreje, arkëtoni menjëherë paratë.

Udhëtimet

Ajo që me siguri është diçka pozitive për shenjën e Demit në 2017-ën është mundësia për të udhëtuar. Qoftë për pushimet dimërore apo edhe ato veroret, do të ndjeheni plotësisht të lirë sepse udhëtimet do të jenë karakteristika dominuese e pushimeve të Demit në këtë vit të ri.

Energjitë e rinovuara do të shërbejnë për të përballuar më mirë provat e këtij viti kaq të veçantë.

Shëndeti

Vit shumë i mirë për shëndetin tuaj. Do të riktheheni në formë dhe do të mësoni të kujdeseni për mirëqenien tuaj çdo ditë, duke praktikuar sport, apo duke ndjekur dietën e duhur. Rezultatet e përpjekjeve tuaja do të jenë të dukshme.
 
HOROSKOPI për vitin 2017 i shenjës së Binjakëve
binjaket.jpg

Nga paratë dhe fati tek shëndeti, puna dhe dashuria
Për binjakët yjet parashikojnë një 2017-të me “dy fytyra”. Në fakt Binjakët do të vihen në provë të vështirë në pjesën e parë të vitit, por gjërat do të shkojnë shumë më mirë në muajin qershor. Mërkuri që udhëheq këtë shenjë të horoskopit, do të ndjehet në muajt e verës duke sjellë përmirësime si nga pikëpamja profesionale ashtu dhe ajo sentimentale.

Periudhat më të mira dhe të më të këqija

Shenja e Binjakëve do të ketë një 2017 shumë ndryshe në aspektin sentimental dhe profesional. Nëse dashuria do të favorizohet për gjysmën e parë të vitit, duke përmirësuar raportet mes miqve dhe të afërmve dhe duke arritur një mirëkuptim perfekt me partnerin, puna do të ketë periudhën e saj më të mirë në pranverë. Nëse do të kishit mundësi të zgjidhnit do të ishte ideale të zgjidhni pushimet dimërore dhe t’i dedikoheni më pas punës sapo të ktheheni.

Dashuria për beqarët

Siç u tha dhe më sipër, marrëdhëniet do të jenë pika e fortë e Binjakëve për këtë 2017. Ata që janë beqar mund të gjejnë mundësi të ndryshime për të takuar dikë me të cilin do të krijoni një marrëdhënie pak a shumë të qëndrueshme. Megjithatë pavarësisht rrugës së shtruar gjatë gjithë vitit, në muajin gusht yjet do të mbështesin njohjet e reja dhe interesante.

Dashuria për çiftet

Ndryshe nga beqarët, Binjakët që jetojnë tashmë në çift do të kenë një periudhë stabiliteti në raport, sidomos gjatë gjysmës së parë të vitit. Ndonjë problem i vogël, që është normale në një ccift, mund të kalohet lehtë falë ndjeshmërisë dhe inteligjencës që e dallon këtë shenjë. Mërzia nuk do të jetë një ndjenjë që do të shfaqet në 2017-ën.

Përqasja me shenjat e tjera

2017-ta parashikon marrëdhënie sentimentale shumë të forta me shenjat e Demit, Peshores dhe Akrepit. Favorizohen miqësitë dhe bashkëpunimet profesionale me shenjat e Ujorit dhe të Virgjëreshës. Më pak të favorshme por që nuk duhen shmangur janë marrëdhëniet me shenjat e tjetra.

Parashikimet për punonjësit

Edhe përsa i përket punës periudha e dimrit do të jetë shumë e lodhshme. Pikërisht gjatë këtyre muajve Binjakët do të përballen me një sërë pengesash, pengesa të cilat do të sjellin gjatë pranverës dhe verës shumë përfitime. Në vjeshtë do të gjenden ekuilibra të reja që do ju lejojnë të përballoni pjesën e fundit të vitit në mënyrë të qetë dhe produktive.

Parashikimet për ata që kërkojnë punë

Ata që janë në kërkim të punës së parë apo të një pune sezonale, do ta kenë më të lehtë gjatë pranverës dhe verës. Ndërsa ata që janë në kërkim të një pune tjetër, për të përmirësuar pozicionin e tyre profesional, mund të gjejnë mundësi interesante në vjeshtë.

Paratë dhe fati

Financat personale do të karakterizohen nga momente të ndera dhe momente rritjeje, të lidhura sidomos me ecurinë në punë. Në çdo rast këtë vit duhet t’ia dedikoni investimeve të ardhshme, afatmesme dhe afatgjata, në vend që të kërkoni fitime të vogla e të menjëhershme. Përsa i përket fatit për Binjakët nuk do të shkëlqejë këtë vit. Megjithatë yjet parashikojnë një sërë influksesh pozitive sidomos gjatë fundit të vitit. Pra mundësitë e një ngjarje me shumë fat gjatë kësaj periudhe janë shumë të larta dhe duhet të kapen fluturimthi.

Udhëtimet

Yjet ju sugjerojnë t’i bëni pushimet gjatë periudhave të ndryshme në varësi të stilit të jetës: Ata që mund të menaxhojnë punën në mënyrë autonome, ose të pavarur duhet të fokusohen te udhëtimet dimërore duke qenë se mundësitë më të mëdha në punë për Binjakët gjatë vitit të ardhshëm parashikohen pas qershorit. Në të gjitha rastet e tjera udhëtoni dhe pushoni në muajin gusht për të qenë të relaksuar në shtator. Destinacionet? Nuk ka rëndësi, mjafton të jeni me personat me të cilët ndjeheni mirë dhe me të cilët mund të argëtoheni dhe të relaksoheni në të njëjtën kohë.

Shëndeti

Ky nuk do të jetë viti i energjive të mëdha, prandaj do të ndjeheni shpesh të lodhur. Jini më të kujdesshëm, duajeni veten. Jupiteri që ndodhet në shenjën e Peshores do ju mbrojë, por nuk duhet të abuzoni me shëndetin.
 
HOROSKOPI për vitin 2017 i shenjës së Gaforres
gaforrja.jpg

Nga paratë dhe fati tek shëndeti, puna dhe dashuria
Shenja e Gaforres udhëhiqet nga Hëna, që këtë vit do të ndikojë më shumë se zakonisht në karakterin emotiv dhe të ndjeshëm të kësaj shenje. Pikërisht kjo ndjeshmëri e lartë nuk do të lejojë të lindurit e kësaj shenje të shijojnë plotësisht këtë 2017-të, që do të jetë një vit i mbushur me pengesa sidomos në sektorin profesional. Më i qetë do të jetë sektori sentimental dhe ai i miqësisë që karakterizohet nga më shumë energji pozitive.

Periudhat më të mira dhe më të këqija

Në 2017-ën Gaforrja do të ketë alternime të vazhdueshme të momenteve pozitive sidomos në marrëdhëniet shoqërore dhe momente të tjera më të vështira në veçanti përsa i përket punës. Megjithatë jo për këtë Gaforrja duhet të dorëzohet. Përkundrazi, në fillim të vitit do të jetë e rëndësishme të impenjohet shumë në fushën profesionale për të marrë vlerësimin e eprorëve. Momente të vështira do të hasen edhe në fundin e vitit. Shumë më pozitiv do të jetë sektori i dashurisë. Praktikisht gjatë gjithë vitit do të keni marrëdhënie të qëndrueshme dhe të sinqerta.

Dashuria për beqarët

Beqarët do të kenë mundësi të ndryshme për të realizuar ëndrrën e tyre në dashuri, sidomos në periudhat e pranverës dhe verës gjatë të cilave mund t’i dedikohet një jete sociale intensive. Megjithatë nuk duhet të mendoni se bëhet fjalë për histori pasionante, por për takime romantike të karakterizuara nga ndarja e interesave të përbashkët.

Dashuria për çiftet

Ata që janë çift do të kenë një 2017 të qetë, sidomos gjatë pjesës së parë të vitit. Kjo situatë do të sjellë një rimëkëmbje të rëndësishme si të jetës në çift dhe të jetës sociale që në dimër dhe gjatë fillimit të pranverës ishte lënë mënjanë për shkak të dembelizmit. Siç ndodh shpesh, pranvera do të zgjojë ndjenjat, por edhe dëshirën për të përjetuar plotësisht të gjitha mundësitë e ofruara nga miqtë dhe të afërmit.

Kombinimet me shenjat e tjera

Gaforrja ka aftësinë të gërshetojë marrëdhëniet ndërpersonale me të gjitha shenjat. Gjatë 2017-ës parashikohen bashkëpunime interesante me shenjën e Demit. Edhe përsa i përket jetës në çift të vetmit që do të dinë të bëjnë për vete shenjën e Gaforres do të jetë Demi.

Parashikimet për punëtorët
Kryefjala e këtij viti është: Asnjë punë në shtëpi. Impenjimet profesionale do të jenë të shumta dhe shpesh mund të hasni probleme që edhe pse nuk janë të rënda me siguri do të sjellin ngadalësime dhe nuk do ju lejojnë të respektoni programet. Dhe nëse mendoni ta vazhdoni punë në shtëpi, yjet nuk ua këshillojnë: Shtëpia këtë vit është vetëm për familjen.

Parashikimet për ata që kërkojnë punë

Kërkimi i punës për të lindurit në shenjën e Gaforres do të jetë pak i frytshëm në fillim të vitit, por më me fat duke filluar nga dhjetëditëshi i dytë i prillit. Si për ata që kërkojnë punë sezonale dhe ata që kërkojnë një aktivet më afatgjatë, mund të mbështeten tek pozitiviteti që kjo shenjë merr në pranverë. Favorizohen edhe aktivitetet sipërmarrëse.

Paratë dhe fati

2017 do të jetë një vit i qetë edhe përsa i përket financave: luhatjet e vogla nuk do të ndikojnë shumë në ekonominë e përditshme. Gaforrja do të jetë protagonist i një vitit shumë të qetë që nuk sheh zhvillime të mëdha. Ata që pëlqejnë të luajnë dhe të tentojnë fatin nuk do të kenë sukses, por nuk do të kenë as humbje të mëdha.

Udhëtimet

Edhe pse pranvera dhe vera parashikohen si periudha ku Gaforrja do të ketë më shumë mundësi për njohje dhe për të jetuar pa shqetësime, yjet sugjerojnë të mos ndërmerrni udhëtime të gjata dhe të largëta por të zgjidhni pushime të qeta dhe çlodhëse.

Shëndeti

Ushqimi i tepërt dhe emocionet e tepërta do të jenë pika juaj e dobët. 2017-ta do të jetë një vit impenjativ kështu që mos lini pas dore shëndetin dhe përpiquni të jini të ekuilibruar shpirtërisht dhe fizikisht.
 
HOROSKOPI për vitin 2017 i shenjës së Luanit
luani.jpg

Nga paratë dhe fati tek shëndeti, puna dhe dashuria
Për shenjën e Luanit yjet parashikojnë një 2017 të suksesshme përsa i përket marrëdhënieve ndërpersonale. Shumë prej këtyre marrëdhënieve do të sjellin shumë mundësi të shkëlqyera edhe në sektorin profesional, sidomos gjatë vjeshtës. Gjatë kësaj stine, do të verifikohen disa ndryshime pozitive që do të përfshijnë edhe punën. Dielli do të favorizojë kapërcimin e vështirësive, të cilat edhe pse do të jenë të rralla do t’i hasni këtë 2017-të.

Periudhat më të mira dhe më të këqija

Këtë vit mund ta keni të vështirë të përcaktoni se cilat janë prioritetet dhe objektivat. Duke mos ditur se në cilin drejtim duhet të fokusoheni, do ta gjeni veten të hallakatur për të çuar përpara shumë interesa njëkohësisht, dhe kjo do të thotë një shpërdorim i madh energjish. Nga pikëpamja e marrëdhënieve, prej muajit marsi do të realizoni shumë takime dhe do ju paraqiten mundësi që çojnë në rilidhjen e miqësive të vjetra, por edhe në krijimin e të rejave. Pranvera është një nga periudhat më produktive, edhe nga pikëpamja profesionale. Ndërsa në vjeshtë intensiteti i punës do të bëjë që të humbni kontaktet me personat që ishin pjesë e jetës së Luanit gjatë verës.

Dashuria për beqarët

Jupiteri u sjell të lindurve në shenjën e Luanit një sërë mundësish që duhen kapur fluturimthi, si në fushën profesionale, por sidomos atë sentimentale. Beqarët mund të përfitojnë nga alegria dhe dëshira për jetë sociale që do të jenë tipar i Luanit këtë 2017-të. Mes të tjerash ardhja e Afërditës në shenjë gjatë periudhës së verës do të favorizojë njohjet e reja, për një verë të mbushur me pasion. Kujdes, kthimi i Saturnit në shenjë gjatë muajit shtator do t’i vështirësojë pak gjërat.

Dashuria për çiftet

Ata që jetojnë në çift duhet t’i bëjnë llogaritë dyfish këtë 2017-të: nga njëra anë është dëshira për jetë sociale dhe nga ana tjetër, nevoja për qetësi. Për këtë arsye, për të mos hasur probleme në bashkëjetesë është e rëndësishme t’i jepni hapësire daljeve me miqtë, si në çift ashtu dhe vetëm, por pa harruar momentet e intimitetit. Vera do të arrijë të rindezë pasionin që mund të gjejë më shumë hapësirë gjatë pushimeve. Në vjeshtë kthimi në përditshmëri mund të sjellë një moment tjetër të nderë edhe pse më pak evident se ai i fillim-vitit.

Kombinimet e shenjave

Luani është zakonisht një shenjë autoritare që arrin të shkojë mirë me të gjithë edhe pse ka një farë dominimi mbi njerëzit. Kjo 2017 sheh shenjën e Luanit shumë të gjallë dhe alegro, karakteristikë që do të shihet në shumë marrëdhënie që në vite te tjera mund të kishin evoluar në mënyra të tjera. Me Dashin në veçanti Luani do të jetë në gjendje të ndërtojë raporte të rëndësishme dhe afatgjata sidomos nëse lindin në verë.

Parashikimet për punëtorët

Edhe puna duhet të planifikohet në një mënyrë që të përqendroni impenjimit më të rëndësishme gjatë periudhës së pranverës dhe verës. Ata që kanë ditur “të mbjellin” mirë gjatë verës do të dinë të “korrik” në muajit e fundit të vitit. Do të shfaqen disa mundës të cilat nuk duhet t’i shpërdoroni, sepse mund të sjellin një përmirësim të pozicionin tuaj profesional.

Parashikimet për ata që kërkojnë punë

Ata që janë në kërkim të një eksperience të parë pune mund të fokusohen pa dyshim në punët sezonale, në veçanti ato verore. Pikërisht në këtë periudhë të vitit yjet do të jenë më të favorshëm ndaj çdo lloj aktiviteti. Periudha më e mirë për të nisur një aktivitet është fillimi i vitit. Edhe pse mund të duket e vështirë, në këtë kohë aktivitetet do të kenë evoluime interesante dhe në fund të vitit do të merrni më shumë kënaqësi.

Paratë dhe fati

Përsa i përket financave Luani mund të mbështetet në mundësitë që vijnë në fund të vitit. 2017-a hapet me disa vështirësi, të cilat do të zgjidhen në një kohë të shkurtër. Kjo ju mundëson të shijoni pushimet dhe të qëndroni në pritje të lajmeve të bukura që do të sjellë fundi i vitit. Kur flitet për fatin, Luani e di që nuk është një nga shenjat që e kanë me bollëk. Pavarësisht kësaj edhe për të lindurit e kësaj shenje 2017 do të sjellë diçka. Megjithatë që të përfitoni nga fati duhet të dilni dhe të mos nënvlerësoni asnjë mundësi.

Udhëtimet

Për 2017-ën yjet e sugjerojnë Luanin që të lëvizë dhe t’i dedikojë një pjesë të verës udhëtimeve në toka ekzotike. Në këtë mënyrë mund të rigjeni ekuilibrin për të përballuar vjeshtën që nuk do të fillojë në mënyrën më të mirë, por që falë energjive të akumuluara gjatë verës mund të vijojë në mënyrën e duhur.

Shëndeti

2017-a do të jetë një vit inkurajues për shëndetin. Viti i shkëlqyer për t’u rikthyer në formë, t’i dedikoheni mirëqenies dhe bukurisë fizike. Do të merrni rezultate të shkëlqyera nga sforcimet tuaja dhe do të ndjeheni të inkurajuar të bëni gjithnjë më shumë dhe më mirë.
 
HOROSKOPI për vitin 2017 i shenjës së Virgjëreshës
virggjerash.jpg

Nga paratë dhe fati tek shëndeti, puna dhe dashuria
Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës janë zakonisht njerëz me shumë respekt për punën. Kjo 2017 do të sjellë pikërisht në sektorin e punës lajme interesante, sidomos në fillimit të vitit që parashikohet shumë intensiv dhe pozitiv.

Alternimi i uljeve dhe ngritjeve që regjistrohet këtë vit si në drejtimin profesional dhe atë sentimental do të sjellë një farë lodhjeje gjatë fundit të pranverës. Për të rikuperuar do të jenë të nevojshme pushimet e qeta. Vetëm kështu mund të mund të përballoni muajt e fundit të vitit.

Periudhat më të mira dhe më të këqija

Edhe për Virgjëreshën kjo 2017 do të jetë pozitive sidomos gjatë gjysmës së parë të vitit. Megjithatë momentet negative do të jenë gjithnjë prezente. Edhe pse nuk mund të flitet për periudha më të mira dhe më të këqija, Virgjëresha e 2017-ës duhet të përballet me një sërë të papriturash si në punë ashtu dhe në drejtimin sentimental, sidomos gjatë pjesës së parë të vitit. Megjithatë pikërisht nga kjo pjesë e parë e vitit do të vijnë edhe kënaqësitë më të mëdha, prandaj nëse i vëmë në peshore mund të themi se aspektet pozitive do të jenë më të shumta.

Dashuria për beqarët

Ata që janë në kërkim të shpirtit binjak mund të mbështeten te Marsi dhe Afërdita në shenjë gjatë periudhës verë-vjeshtë. Dimri dhe pranvera, edhe pse parashikohen takime shumë interesante, do të dominohen nga puna duke mos i lënë kohë jetës sentimentale.

Dashuria për çiftet

Dimri dhe pranvera do të jenë të qëndrueshme, por të kushtëzuara nga një impenjim më i madh profesional që do t’i lërë pak hapësirë jetës private.

Prania e Saturnit në shenjë gjatë verës do ju japë qëndrueshmëri në marrëdhënie, të cilat do të gjallërohen akoma më shumë gjatë verës falë hyrjes së Marsit dhe Afërditës në shenjë, dy planetë që stimulojnë dashurinë dhe pasionin në kostelacionin ku ndodhen.

Kombinimet me shenjat e tjera

Zhytja e thellë në punë do ju izolojë më shumë. Qasjet më të mira do të jenë në ambientin e punës në veçanti me Binjakët me të cilët do të ndani pasionin dhe interesat për projekte të reja dhe stimuluese.

Nga pikëpamja sentimentale të lindurit në shenjën e Virgjëreshës mund të krijojnë lidhje të qëndrueshme edhe pse ndonjëherë konfliktuale me një tjetër Virgjëreshë, me Demin, Peshoren dhe Akrepin.

Parashikimet për punëtorët

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës do të kenë punë intensive gjatë pjesë së parë të 2017-ës. Mundësitë për ndryshime në zyrë ose në ndërmarrje janë të shumta, dhe kjo mund të sjellë shtimin e turneve të punës. Megjithatë ajo që do të bëhet mirë do të vlerësohet jo vetëm nga yjet që do të sjellin një verë argëtuese dhe relaksuese por edhe nga eprorët.

Parashikimet për ata që kërkojnë punë

Nëse jeni në kërkim të punës do të gjeni atë pozicion që kënaqë plotësisht nevojat tuaja. Megjithatë jo gjithnjë realizimi i një ëndrre bëhet aq thjesht si në një film. Fillimi i një pune të re duhet të shënjohet nga shumë përkushtim.

Paratë dhe fati

Shenja e Virgjëreshës do të jetë e vetmja që duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi financave sidomos nëse jeton në familje. Në pranverë duhet të organizoni buxhetin, për shkak të shpenzimeve të parashikuara gjatë sezonit të pushimeve. Me siguri nuk do të jetë aspekti më i favorizuar.

Më mirë do të jenë beqarët që mund të menaxhojnë ndryshe të ardhurat dhe shpenzimet. Fati do të ketë luhatje të lehta për shenjën e Virgjëreshës, prandaj mos u mbështesni te fati për të zgjidhur ndonjë problem ekonomik.

Udhëtimet

Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës duhet të fokusohen tek pushimet rigjeneruese gjatë verës. Nuk këshillohen udhëtimet gjatë pjesës së parë të vitit, të cilat janë ekskluzivisht për punë.

Shëndeti

Relaks dhe argëtim është kryefjala e këtij viti për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Në një periudhë që parashikohet e lodhshme dhe impenjative në shumë pikëpamje do të jetë e rëndësishme të mësoni të shkëputeni. Të largoni mendjen nga tensionet do ju bëjë shumë mirë.
 
HOROSKOPI për vitin 2017 i shenjës së Peshores

Nga paratë dhe fati tek shëndeti, puna dhe dashuria
Planeti që udhëheq shenjën e Peshores, gjatë 2017-ës do të jetë shpesh në pozicione të paqëndrueshme dhe kjo situatë mund të detyrojë të lindurit në këtë shenjë të përballojnë periudha me ulje dhe ngritje.

Pavarësisht kësaj 2017-a do të jetë një viti i karakterizuar nga pozitiviteti, prandaj edhe nëse stresi do të jetë i madh, në fund impenjimet do të sjellin shumë kënaqësi, sidomos në pranverë, stinë ku mund të merren frytet e para të punës së fortë të dimrit.

Periudhat më të mira dhe më të këqija

Edhe pse kjo 2017 mund të ketë shumë lëkundje për shenjën e Peshores, do të jetë e qartë që pikërisht kjo ecuri do të sjellë shumë kënaqësi. Fillimi i vitit për shembull do të karakterizohet nga energjitë e fortë në sektorin e ndjenjave, që do të vihet përballë një periudhe të fortë stresi në sektorin e punës.

Diçka do të ndryshojë në pranverë. Ndryshe nga shenjat e tjera Peshorja nuk do të ketë një verë relaksi përkundrazi do të jetë e ngarkuar me punë. Më i qetë parashikohet fundi i 2017-ës.

Dashuria për beqarët

Peshorja do të ketë pak kohë për dashurinë. Vetëm në fillim të vitit yjet do lejojnë beqarët të kenë njohje të reja. Megjithatë ruajtja e një raporti të fortë do të jetë e vështirë për shkak të punës intensive që do të karakterizojë shenjën e Peshores.

Dashuria për çiftet

Kush po përjeton një marrëdhënie duhet të përdorë inteligjencën dhe fantazinë për ta mbajtur raportin të gjallë. Rrezikoni të përfshiheni nga impenjimet dhe nga çështjet financiare duke lënë në plan të dytë jetën sentimentale.

Kombinimi me shenjat e tjera

Peshorja gjithnjë arrin të krijojë marrëdhënie me të gjitha shenjat e horoskopit. Në mënyrë të veçantë këtë vit do të krijoni raporte interesante në çift dhe në punë me Demin, Binjakët dhe Virgjëreshën.

Parashikimet për punëtorët

Siç e thamë, puna do të jetë tema qendrore e Peshores këtë 2017. Do të jetë pikërisht puna që do të krijojë variacione të ritmit të jetës suaj, duke sjellë tensione, stres, por edhe shumë kënaqësi sidomos gjatë pranverës.

Këto ndryshime nuk do të jenë të përqendruara në një periudhë të caktuar, por do të regjistrohen gjatë muajve të ndryshme të 2017-ës.

Parashikimet për ata që kërkojnë punë

Nëse jeni në kërkim të një pune do të keni më shumë mundësi suksesi gjatë pranverës, kur yjet janë më të favorshëm ndaj aktivitetit profesionale. Më të pakta mundësitë gjatë verës, përveç rasteve kur kërkoni punë sezonale. Gjendja përmirësohet sërish në vjeshtë.

Paratë dhe fati

Impenjimet e shumta do të sjellin edhe një përmirësim të financave, por mos shpresoni në shuma të mëdha.

Ndërsa për disa të tjerë, rezultati i sforcimeve mund të përkthehet në një përmirësim të pozicionit si dhe një rritje rroge. 2017 nuk do të jetë një vit me shumë fat për Peshoren. Edhe pse parashikohen ndryshime, nuk do të jenë falë fatit, por falë punës së organizuar.

Udhëtimet

Peshorja është një shenjë që pëlqen të udhëtojë, por për këtë vit edhe përsa i përket udhëtimeve duhet të kënaqet me spostimet e vogla. Impenjimet janë të shumta dhe nuk do ju lejojnë të shijoni plotësisht pushimet. Më shumë mundësi udhëtimi gjatë fundit të vitit.

Shëndeti

Mundohuni të shpreheni hapur dhe të çlironi ndjesitë dhe emocionet. Edhe pse mes uljeve dhe ngritjeve, në kompleks nuk do të ankoheni për asgjë përsa i përket shëndetit.
 
HOROSKOPI për vitin 2017 i shenjës së Akrepit

Nga paratë dhe fati tek shëndeti, puna dhe dashuria
2017-ta paraqitet për Akrepin me shumë përfitime: Viti do të jetë i mbushur me aktivitete profesionale, i pasur me aventura dhe njohje të reja. Planeti që dominon këtë shenjë është Plutoni që do ju lejojë të kaloni një sërë pengesash, duke garantuar arritjen e të gjitha objektivave që keni paracaktuar.

Të mbushur me energji pozitive, të lindurit e kësaj shenje do të kenë mundësinë të përjetojnë një seri të gjatë marrëdhëniesh ndërpersonale, që do të sjellim ngjarje të reja si në fushën e marrëdhënieve dhe atë profesionale.

Periudhat më të mira dhe më të këqija

Fillimi i 2017-ës do të karakterizohet nga një energji e lartë që do ju lejojë të përballoni sa më mirë pengesat që mund të shfaqen si në punë edhe në raportet me partnerin.

Gjatë gjithë vitit aspektet pozitive do të jenë në rritje edhe pse nuk do të mungojnë problemet, në mënyrë të veçantë gjatë periudhës së vjeshtës. Kënaqësi të mëdha do të merrni në të gjitha fushat.

Dashuria për beqarët

Pozitiviteti që karakterizon 2017-ën do të japë frytet e tij në fushën sentimentale. Akrepi është shenja më pasionante e horoskopit prandaj mund të merrni me mend sa e lehtë do të jetë të gjeni një person me të cilin të ndani jetën tuaj për periudha të gjata.

Sidomos në verë Akrepi do të dijë të përdorë hijeshinë e tij për të rënë në sy dhe të krijojë marrëdhënie të reja.

Dashuria për çiftet

Ata që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme duhet të presin nga ky vit një forcim të mëtejshëm të marrëdhënies, sidomos pas pushimeve.

Akrepi është shumë pasionant, por as ëmbëlsia dhe butësia nuk i mungojnë, kështu që do të dijë t’i përdorë këto “armë” me një partner që i jep siguri. Në disa periudha të caktuara është e rëndësishme të kini durim dhe të prisni partnerin, i cili jo gjithnjë arrin të qëndrojë pas vullkanit Akrep.

Kombinimet me shenjat e tjera

Akrepi ka aftësinë të shkojë mirë me të gjitha shenjat, por këtë duhet ta dojë me të vërtetë. Edhe pse është në gjendje të ndezë pasionin me të gjithë, ndërtimi i një marrëdhënie afatgjatë në ccift mund të jetë e vështirë.

Gjatë 2017-ës do të shfaqen shumë mundësi për të krijuar raporte të gjata me Demin, Peshqit, Binjakët dhe Virgjëreshën. Edhe me Akrepin mund të keni shumë shanse, por vetëm nëse ka dialog të vazhdueshëm.

Parashikimet për punëtorët

Siç e thamë më lartë Akrepi karakterizohet nga forca e vullnetit dhe pikërisht për këtë dhe falë energjive pozitive që do të merrni gjatë vitit, do të arrini të çoni deri në fund një sërë projektesh profesionale shumë interesante që do ju lejojnë të përmirësoni pozicionin tuaj në punë.

Megjithatë jo gjithmonë rrugëtimi profesional do të jetë një fushë me lule, parashikohen edhe momente të vështira dhe komplekse që edhe pse do të kapërcehen në mënyrë brilante, do ju konsumojnë energji.

Parashikimet për ata që kërkojnë punë

Për ata që janë në kërkim të një pune, mundësitë janë të shumta, sepse kjo shenjë do të dijë të bëjë gjithçka derisa të gjejë atë që realisht kërkon.

Mundësitë më të mira për punë do të vijnë në muajt e parë të vitit dhe në muajt e vjeshtës. Ata që kërkojnë një punë sezonale do të kenë shumë mundësi për ta gjetur, sidomos pranë lokaliteteve bregdetare.

Paratë dhe fati

Akrepi është gjithnjë shumë i kujdesshëm në administrimin e financave dhe këtë 2017 do të dijë të menaxhojë shumë mirë të ardhurat dhe shpenzimet. Sido që ta keni jetën, vetëm, në familje apo me partnerin, do të keni mundësi të përmirësoni gjendjen tuaj ekonomike.

Nga ana tjetër, të lindurit e kësaj shenje kanë qenë gjithnjë me fat, por fati do të shfaqet më shumë në jetën e përditshme dhe rrallë herë në lojë, apo në sektorë të tjerë ku për të fituar është mjaft i rëndësishëm fati.

Udhëtimet

Akrepi është një shenjë shumë kureshtare dhe pëlqen udhëtimet dhe aventurat. Për të çdo moment është i mirë për t’u nisur në udhëtim dhe të zbulojë botë dhe mënyra të reja të të jetuarit. Gjatë këtij viti, beqarët do të organizojnë disa udhëtime, do të njihni persona dhe vende të ndryshme.

Për ata që janë çift më mirë zgjidhni udhëtimet më pak aventureske, por tërheqëse: kryeqytete evropiane, apo plazhe të famshme.

Shëndeti

Do të jeni shumë të kujdesshëm….por jo ndaj vetes. Ndoshta e keni harruar se edhe ju jeni qenie njerëzore dhe keni nevojë për të njëjtat përkedheli dhe vëmendje që me aq bujari ua dhuroni personave të afërt.

Duajeni më shumë veten dhe kujdesuni më shumë për trupin tuaj. Mirëqenia kërkon vëmendje të vazhdueshme për trupin dhe për ekuilibrin shpirtëror.
 
HOROSKOPI për vitin 2017 i shenjës së Shigjetarit

Nga paratë dhe fati tek shëndeti, puna dhe dashuria
Shigjetari do të ketë një 2017 shumë të qëndrueshme si nga pikëpamja profesionale ashtu dhe sentimentale. Kjo falë ndikimit të Jupiterit, planet rregullator i kësaj shenje.

Vetëm nga fundi i vitit për shkak të një pozicioni më pak të qëndrueshëm të yjeve mund të ketë surpriza të pakëndshme.

E rëndësishme është të dini të rregulloni gjithmonë ritmet e jetës suaj duke u dhënë peshën dhe hapësirën e duhur si punës ashtu edhe dashurisë.

Periudhat më të mira dhe më të këqija

Fillimi i vitit do të jetë i qetë dhe do t’i shfrytëzoni sa më mirë energjitë në tentativën për të ndihmuar ata që mund të gjenden në vështirësi. Në pranverë për shkak të impenjimeve në punë do të duhen të sakrifikoni pak nga koha e lirë.

Për të mos e transformuar këtë periudhë në një periudhë stresi, është thelbësore të organizoni sa më mirë ritmet tuaja: relaksi është esencial për të marrë maksimumin në çdo sektor. Kujdes sepse do të rrëmbeheni aq shumë nga puna saqë do të largoheni nga njerëzit e afërt.

Për më tepër yjet parashikojnë një vjeshtë dhe një fundvit shumë impenjativ, prandaj është e domosdoshme të shkëputeni pak në vetë për të rikuperuar energjitë që ju duhen për të përballuar fundin e vitit.

Dashuria për beqarët

Dy planetët që do të rregullojnë rrugëtimi e Shigjetarit gjatë 2017-ës janë Jupiteri, planet dominues në shenjë dhe Saturni. Bëhet fjalë për dy planetë kundërt, i pari sjell qetësi dhe ngjarje pozitive, i dyti pak ankth dhe shqetësime.

Ndikimi i planetit të parë do të ndjehet sidomos në pjesën e parë të vitit dhe pikërisht në këtë periudhë beqarët mund të kenë mundësi të njohin shpirtin binjak, me të cilin mund të ndërtojnë një marrëdhënie të qëndrueshme.

Dashuria për çiftet

Qetësia që karakterizon pjesën e parë të vitit për shenjën e Shigjetarit pasqyrohet edhe në jetën në çift. Momentet e pasionit do të lihen mënjanë për një raport të bazuar tek dialogu dhe në forcimin e ndjenjave. Më shumë hapësirë për ndjenjat do të keni gjatë periudhës së verës.

Ndërsa në vjeshtë duhet të prisni dhe disa keqkuptime, kjo për shkak të Saturnit që do ju bëjë të paqëndrueshëm. Yjet rekomandojnë dialog me partnerin dhe durim.

Kombinimi me shenjat e tjera

2017 e Shigjetarit është një vit që hapet me qetësi dhe kjo ndjenjë do të pasqyrohet edhe në marrëdhëniet me shenjat e tjera. Në punë dhe në jetën private raportet do të jenë gjithnjë shumë të qëndrueshme.

Në çdo rast yjet favorizojnë nisjen e raporteve afatgjata mes Shigjetarit dhe Dashit dhe më pak të gjata me shenjën e Akrepit dhe Bricjapit.

Parashikimet për punëtorët

Puna do të ndikohet nga Jupiteri dhe Saturni: i pari do të garantojë siguri dhe sukses gjatë pjesës së parë të vitit ndërsa i dyti do të sjellë një sërë problemesh gjatë verës.

Rruga që do të bëni para stinës së verës mund t’ju duket e gjitha malore, prandaj është thelbësore të organizoni pushime që do ju lejojë të rikarikoni energjitë. Fundi i vitit do të jetë kthim në normalitet.

Parashikimet për ata që kërkojnë punë

Do të hasni ndonjë vështirësi për të gjetur punën e ëndrrave tuaja. Stabiliteti që karakterizon fillimin e vitit nuk do të sjellë lajme interesante dhe duhet të kënaqeni me atë që ofron tregu. Edhe vjeshta nuk do të ndryshojë situatën, ndërkohë që mundësi të më mëdha do të shfaqen gjatë fundit të vitit.

Paratë dhe fati

Financat e Shigjetarit nuk do të kenë “tronditje” të mëdha gjatë vitit të ardhshëm. Nuk parashikohen shpenzime, përveç shpenzimeve të domosdoshme që duhet të bëni për pushime. Ndërsa përsa i përket fatit, në fillim të 2017-ës Shigjetari do të ketë disa periudha fati.

Fitorja e një lotarie mund të jetë më e mundshme se sa e mendoni. Por kujdes, mos tentoni fatin në vjeshtë, sepse mund të humbisni atë që keni fituar në fillim të vitit.

Udhëtimet

Edhe pse dëshira për të udhëtuar do jetë e madhe gjatë gjithë vitit këshillohet që të pushoni gjatë periudhës së verës. Do të keni një nevojë absolute për të karikuar energjitë, prandaj ideja për pushime çlodhëse nuk duhet përjashtuar.

Jo domosdoshmërish, çlodhje do të thotë det apo mal, edhe ndonjë qytet i madh evropian, ku mund të jetoni tërësisht ndryshe nga e zakonshmja, mund t’ju ndihmojë.

Shëndeti

Një vit i mirë për të rimarrë veten nga problemet e mëparshme. Do të gëzoni ekuilibër dhe mirëqenie dhe energjitë do të jenë konstante. Për t’u ndjerë akoma më mirë, kujdesuni vazhdimisht për trupin tuaj dhe kujtoni të argëtoheni: buzëqeshja shpesh herë është ilaçi më i mirë.
 
HOROSKOPI për vitin 2017 i shenjës së Bricjapit

Nga paratë dhe fati tek shëndeti, puna dhe dashuria
Për Bricjapin 2017-a do të shfaqet si një vit shumë produktiv nga pikëpamja profesionale, por më pak interesant për marrëdhëniet ndërpersonale. Megjithatë viti nuk do të jetë pozitiv vetëm për punën. Do të jeni për një kohë të gjatë në kërkim të vetvetes dhe në fund të vitit do të keni një ekuilibër të ri, thelbësor për të krijuar marrëdhënie të reja.

Periudhat më të mira dhe më të këqija

Këtë vit Bricjapi nuk do të ketë periudha të ndara pozitive dhe negative. Megjithatë nuk mund të përkufizohet si një vit i sheshtë, pasi një sërë eventesh do të karakterizojnë sektorë të ndryshëm të jetës, në të cilat do të ketë momente gëzimi dhe të tjera… që duhen harruar. Nëse nga njëra anë, puna do të shkojë shumë mirë gjatë gjithë vitit, ato që do të vuajnë një farë negativiteti do të jenë marrëdhëniet ndërpersonale. Në këtë aspekt duhet të punoni gjatë, për të mos rrezikuar të mbeteni të izoluar.

Dashuria për beqarët

Saturni, planeti që rregullon jetën e Bricjapit, këtë vit nuk do të sjellë shumë mundësi në fushën sentimentale. Kush është beqar do ta ketë të vështirë të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme gjatë 2017-ës. Pavarësisht kësaj nuk duhen përjashtuar takimet interesante që do të rizgjojnë, edhe pse përkohësisht, ndjenjat e Bricjapit.

Dashuria për çiftet

Më komplekse shfaqet panorama për ata që janë çift. Periudha e krizës që do të kalojë bricjapi gjatë 2017-ës do të ndjehet sidomos në jetën në çift, që do të karakterizohet nga distancime dhe një mungesë interesi ndaj partnerit. ثshtë e rëndësishme të shpjegoni arsyet tuaja dhe nevojën për më shumë hapësirë personale për të kaluar këtë moment krize jo të çiftit, por tuajën. Fatmirësisht bëhet fjalë për një situatë të përkohshme, që drejt fundit të vjeshtës do të ketë tendencën të zhduket duke sjellë harmoni dhe qetësi në familje.

Kombinimet me shenjat e tjera

Bricjapi që zakonisht ka harmoni me pjesën më të madhe të kostelacioneve të Zodiakut, këtë vit do të lidhet me shenja të caktuara për periudha të shkurtra. Mund të ndërtoni raporte më afatgjata me të tjerë persona të Bricjapit dhe me ndonjë Akrep, që kupton plotësisht humorin e luhatshëm të bricjapit.

Parashikimet për punëtorët

Ata që do të jenë në gjendje te menaxhojnë ndjenjat, nuk do ta kenë të vështirë të përballojnë krizën e identitetit që ka kapur bricjapin këtë vit dhe do të përqendrojnë të gjithë energjitë e tyre tek puna, e cila do të sjellë shumë përfitime. Gjatë vjeshtës dhe sidomos gjatë muajve të fundit të vitit mund të çlodheni pak nga puna, pa humbur asnjë prioritet.

Parashikimet për ata që kërkojnë punë

Kërkimi i një pune mund të rezultojë e komplikuar, jo për shkak të mungesës së kompetencave por për shkak të empatisë së pakët që shfaqni me njerëzit, që do ju bëjë të largoheni nga mundësitë profesionale që parashikojnë bashkëpunime.

Paratë dhe fati

Do të dini si të menaxhoni financat tuaja. Do të jeni kursimtar të zotë dhe do të arrini të vini mënjanë të kapital të caktuar, frut i një pune të madhe dhe një jetë të dobët sociale. Këtë vit do të evitoni të tentoni fatin, dhe në fakt bëni mirë sepse nuk do të jetë me ju.

Udhëtimet

Udhëtimi më i gjatë që bricjapi do të bëjë në 2017-ën do të jetë ai brenda vetes, në kërkim të një harmonie të brendshme. Megjithatë ky kërkim mund të kanalizohet edhe përmes udhëtimeve në orient.

Shëndeti

Jo gjithnjë do të jeni energjik dhe do të hasni luhatje emocionale, për shkak të tensioneve të shkaktuara nga të papriturat familjare dhe nga moskujdesi për shëndetin tuaj. Përmirësoni të ushqyerin, praktikoni sport dhe ndaloni herë pas here: nuk mund të mendoni vetëm për punën.
 
HOROSKOPI për vitin 2017 i shenjës së Ujorit

Nga paratë dhe fati tek shëndeti, puna dhe dashuria
Ujori do të jetë e vetmja shenjë që do të ketë një 2017 shumë komplekse dhe jo gjithnjë të lehtë. Urani, planeti dominues në shenjë, do të ndikojë me sensibilitetin e tij dhe shpesh do të jetë bartës i momenteve negative. Në fushën profesionale do të merrni kënaqësi, kjo për shkak të sakrificave që do të bëni.

Periudhat më të mira dhe më të këqija

Pas një viti mjaft të trazuar, kulmi i problemeve do të paraqitet në muajt e nëntorit dhe dhjetorit. Megjithatë bëhet fjalë për probleme të zgjidhshme nëse jeni vazhdimisht të vëmendshëm në punën tuaj. Më pozitive shfaqet Pranvera, kur Ujori do të gjejë energjitë e duhura për t’iu dedikuar ndjenjave dhe punës. Pikërisht nga mënyra se si do të strukturohet puna në këtë periudhë do të varet ecuria e muajve të vjeshtës dhe të dimrit, ku yjet këshillojnë kujdesin maksimal.

Dashuria për beqarët

Nuk do të keni një vit brilant nga pikëpamja sentimentale, përkundrazi do të keni më shumë zhgënjime se sa gëzime. Ata që do të arrijnë të përfitojnë sa më shumë energji pozitive nga stina e pranverës, mund të kenë disa takime interesante mes të cilëve dhe ai me shpirtin binjak. Sekreti është të dini të menaxhoni sa më mirë jetën sentimentale, duke e mbajtur të ndarë nga jeta profesionale.

Dashuria për çiftet

Pas një dimri të kaluar në përgjumje, pranvera përfaqëson momentin më të mirë për ata që jetojnë në çift. Pasioni do të rikthehet dhe mund të programoni një udhëtim.

Kombinimi me shenjat e tjera

Ujori ka një karakter përgjithësisht shumë të ndjeshëm që i lejon të krijojë marrëdhënie të qëndrueshme me pothuajse të gjitha shenjat. Gjatë vitit të ardhshëm Ujori do të ketë marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjate me Demin, Binjakët, Peshoren dhe sidomos me një tjetër Ujor.

Parashikimet për punëtorët

Edhe për ju pjesa e parë e vitit do të jetë shumë impenjative, jo vetëm për shkak të sasisë së punës që duhet të kryeni por edhe për të gjetur mënyrën më të mirë për të zgjidhur një sërë problemesh të vogla që do të shfaqen edhe pse në mënyrë sporadike. Pranvera do ju japë pak qetësi, por mos u rehatoni shumë duke qenë se në këtë periudhë mund të hidhni bazat për ndërtimin e punës së vjeshtës që nëse nuk programohet mirë, mund të sjellë probleme të mëdha që do të arrijnë kulmin në fund të vitit.

Parashikimet për ata që kërkojnë punë

Do të keni shumë mundësi për të gjetur një punë si sezonale siç kërkohet më shumë nga të rinjtë ashtu edhe fikse. Por në më të shumtën e rasteve bëhet fjalë për punë impenjative, që nuk do të përkojnë me atë çfarë ju kërkonit.

Paratë dhe fati

Financat e Ujorit në 2017 do të jenë mjaft të rregullta dhe nuk parashikohen shpenzime të mëdha dhe as fitime mëdha. Ujori në përgjithësi është një shenjë me fat, edhe pse vitin e ardhshëm nuk do të gjejë shumë veten në këtë fushë.

Udhëtimet

Me një vit të ngarkuar me puna, bëhet e domosdoshme të mos harroni se shëndeti është në vend të parë prandaj nuk këshillohet të stresoheni shumë për të arritur perfeksionin. Edhe pse udhëtimet do të sjellin disa problematike është e rëndësishme të merrni pushime sidomos gjatë periudhës pranverore ose në pjesën e parë të verës. Mund të zgjidhni një destinacion të afërt, në mënyrë që të mos ndjeheni shumë larg punës. Ndërsa nëse arrini të shkëputeni totalisht, yjet sugjerojnë destinacionet ekzotike.

Shëndeti

Përsa i përket shëndetit do të jetë një vit i mirë. Do të hiqni qafe ndonjë problem shëndetësor dhe do të ktheheni në formë të mirë fizike. Por prej tetorit kujdes peshën.
 
HOROSKOPI për vitin 2017 i shenjës së Peshkut

Nga paratë dhe fati tek shëndeti, puna dhe dashuria
Natyra shumë e ndjeshme e kësaj shenjë që drejtohet nga Neptuni do të garantojë një 2017 plot suksese, si përsa i përket marrëdhënieve ndërpersonale dhe në fushën profesionale. Pas një viti të sheshtë, 2017-a do të paraqitet e pasur me lajme që mund t’ju çojnë drejt ndryshimeve të vazhdueshme në punë, në marrëdhënie por edhe në… look. Megjithatë jo gjithmonë këto ndryshime do të shoqërohen me harmoni shpirtërore dhe shpesh do të përpiqeni të ktheheni në identitet, por pa ia arritur.

Periudhat më të mira dhe më të këqija

Për shkak të lajmeve të shumta që do të sjellë ky vit, do të ketë alternime të momenteve të bukura dhe të tjerave më konfuze. Por pjesa më e madhe e ndryshimeve do të çojë drejt një përmirësimi të situatës. Në veçanti do ta keni të nevojshme të bëni ndryshime në punë, gjë që mund të ndodh në fillim të vitit. Duhet nënvizuar se nuk do të jetë kaq e lehtë të merrni këtë vendim dhe duhet të prisni pranverën për të kuptuar se çfarë ju leverdis të bëni. Prandaj muajt e parë do të jeni të paqëndrueshëm emocionalisht, tipike e periudhave të tranzicionit. Pas verës yjet do të sjellin sërish harmoni dhe qetësi.

Dashuria për beqarët

Paqëndrueshmëria që karakterizon pjesën e parë të vitit të peshqve nuk do të lejojë të krijoni marrëdhënie të qëndrueshme. Megjithatë kërkimi për një ndryshim mund të sjellë njohje të reja, shpesh shumë interesante, disa prej të cilave do të përfshijnë peshqit në marrëdhënie të shkurtra. Ata që kërkojnë shpirtin binjak duhet të kenë durim deri në fund të vjeshtës kur yjet të bëhen më të qëndrueshëm dhe të garantojnë ekuilibër dhe qetësi.



Dashuria për çiftet

Ata që kanë një partner duhet të bëjnë shumë kujdes të mos krijojnë pakënaqësi. Ndryshimet me të cilat do të përballeni jo gjithnjë do të mirëkuptohen nga partneri, prandaj do bëhet i domosdoshëm dialogu i vazhdueshëm. Në fakt rrezikoni të lini mënjanë marrëdhënien në çift për të kërkuar një ekuilibër të ri vetëm. ثshtë një zgjedhje e nxituar, që me siguri do të pasohet nga pendesa. Sapo të stabilizohen yjet, do të kuptoni gabimin e kryer.

Kombinimet me shenjat e tjera

Ndryshimet e vazhdueshme që Peshqit do të kërkojnë sidomos gjatë pjesës së parë të vitit nuk do të lejojnë të keni një qasje të mirë me shenjat e tjera të horoskopit. Por kur të rigjeni ekuilibrin do të krijoni marrëdhënie të mira me Dashin dhe Akrepin.

Parashikimet për punëtorët

Do të kaloni një periudhë të paqëndrueshme: Dëshira për ndryshime do të bëjë që të kërkoni një punë të re, por jo gjithmonë do të keni mundësi të realizoni një ndryshim të tillë. Megjithatë nuk duhet të mendoni se kërkimi për një punë të re është i lidhur me nevojën ekonomike por më shumë me ankthin që karakterizon këtë shenjë gjatë muajve të parë të vitit. Më impulsivët do të rrëmbehen nga ky ankth, ndërsa më të mençurit do të dinë të presin për kohë më të qeta për të vlerësuar nevojën reale për ndryshim pune.

Parashikimet për ata që kërkojnë punë

Ata që janë në kushtet e kërkimit të punës së parë gjatë 2017 nuk do të marrin kënaqësi në asnjë nga aktivitetet e nisura mes janarit dhe prillit. Më mirë fokusohuni tek punët sezonale, të paktën derisa yjet të stabilizohen.

Paratë dhe fati

Peshqit zakonisht nuk janë administratorë të mirë të financave të tyre. Do të ketë alternime të periudhave ku do t’i kushtoni vëmendje maksimale të ardhurave dhe të tjerave kur do t’i injoroni tërësisht. Në pjesën e parë të vitit është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm me shpenzimet. Në mënyrë të veçantë ata që gjenden në një moment tranzicioni për shkak të një ndryshimi në punë është mirë t’ju kujtojmë se jo gjithmonë një punë e re mund të sjellë përmirësimin ekonomik që kishit shpresuar. Edhe fati do të jetë shumë i paqëndrueshëm. Në pjesën e parë të vitit të paktën deri ne pranverë mos tentoni të sfidoni fatin. Më shumë fat do të keni në pjesën e dytë të vitit.

Udhëtimet

Duhet të bëni pushime verore të dedikuara relaksit. Ndryshimet e fillim-vitit do të çojnë në një farë lodhjeje dhe do të jetë e nevojshme të rikarkikoni energjitë dhe të gjeni qetësinë e duhur për të shijuar pushimet pa shumë aventura. Det, mal dhe kryeqytetet e mëdha europiane mund të jenë destinacioni ideal.

Shëndeti

Në pjesën më të madhe të vitit do të jeni si në gjumë letargjik. Prandaj largoni dembelizmin dhe kujdesuni më shumë për shëndetin, duke evituar ankthin, mendimet negative, duke u çlodhur, ushqyer mirë, duke bërë dashuri dhe duke u përkëdhelur nga ata që ju duan.

tiranaobserver
 
Per mua po thote qe kam per ta pas me hove - hove :zinxh:ulje dhe ngritje :snob:
 
Prap pa dashuri edhe kete vit, jo se vitet e tjera na ka ec mire
po i cike sevap ky 2017 , me tingellonte dhe bukur dymijeeshtatembedhjeteeeee

Nje vit me shume ne zbulim/njohje te vetvetes...nje vit me shume per te ndertuar versionin me te mire tonin, qe te kete edhe ça te dashuroj ai boti lol
 
Redaktimi i fundit:
Prap pa dashuri edhe kete vit, jo se vitet e tjera na ka ec mire
po i cike sevap ky 2017 , me tingellonte dhe bukur dymijeeshtatembedhjeteeeee

Dhe te mendosh qe 2017 eshte viti i beqarve....po ti dhitja horoskopit o goc...behu perjashtimi :P
 
Back
Top