Horoskopi i verës

Status
E mbyllur për postime të tjera.

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Momentet “hot” për dashurinë. Takimet me fat. Ditët “top” për formën dhe look-un. Ja parashikimi, shenjë për shenjë

Dashi
Në përgjithësi kjo verë mund të mos duket shumë ekzaltuese, por me kalimin e javëve do të bëhet intriguese në të gjitha pikëpamjet. Deri në mes të korrikut do të vuani pak nga Afërdita, që do t’ju bëjë të dukeni e turpshme dhe jo veçanërisht simpatike me miqtë dhe personat që ju pëlqejnë sentimentalisht. Duke nisur nga gjysma e korrikut, yjet ju lejojnë të jepni më të mirën nga vetja dhe të rrezatoni sharm. E veçantë do të jetë java e parë e gushtit, gjatë së cilës edhe Mërkuri ndikon dhe ju bën komunikuese, inteligjente, tërheqëse. Por kujdes deri në fund të gushtit. Mos e ekzagjeroni. Marsi ju bind që mund të realizoni projekte që nuk janë në natyrën tuaj.
 
Demi
Stina e verës do t’ju shohë protagoniste gjatë gjithë muajve të saj. Gjatë gjithë korrikut, falë Afërditës dhe Mërkurit, do të keni një mënyrë të sjelli që frymëzon simpati dhe siguri, si me miqtë ashtu edhe me personat që mund t’ju tërheqin. Mënyra juaj e sigurt e të sjellit do të bëjë që të tjerët t’ju afrohen në mënyrë spontane dhe të privuar nga komplikimet. Në muajin gusht, prania e Marsit do të jetë shumë e rëndësishme për shenjën tuaj. Do të jeni plot me energji. Nëse keni një lidhje, do të përjetoni shumë momente të zjarrta. Nëse jeni në kërkim të një partneri, dikujt do t’i dukeni shumë seksi. Por kujdes. Mos bëni shpenzime në muajin shtator. Marsi do të vërë në rrezik financat tuaja.
 
Binjakët
Duhet të përfitoni nga pjesa e parë e stinës, nëse doni që të zbaviteni. Në fillim Mërkuri, planeti juaj mbrojtës, dhe më pas Afërdita ju lejojnë të krijoni miqësi të reja ose marrëdhënie sentimentale, nëse është kjo që dëshironi. Në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit, falë treshes të formuar nga Dielli, Mërkuri dhe Afërdita, do të jeni shumë komunikuese dhe do të arrini objektivat personale që dëshironi. Pas gjysmës së parë të gushtit duhet të bëni kujdes nga prania e Marsit në shenjë. Do të jeni pak tolerante ndaj atyre që kanë ide të ndryshme nga tuajat. Ata që ju pëlqejnë do t’ju shohin pak të çuditshme, sepse në disa momenti do të jeni kritike e ekzagjeruar. Qetësohuni!
 
Gaforrja
Parashikohet një stinë verore absolutisht e kënaqshme për ju të Gaforres. Pjesa e parë verës do të jetë e jashtëzakonshme. Gjatë gjithë korrikut do të shijoni praninë e yjeve në shenjë, që do t’ju bëjnë më pak të turpshme se zakonisht dhe do të ndikojnë që vëmendja të bjerë shpesh mbi ju. Nëse jeni në kërkim të dashurisë ose nëse doni që partneri t’ju shohë i magjepsur, kjo verë është koha e duhur. Por bëni kujdes në fund të gushtit. Disa yje ju bëjnë më pak konkrete. Mund të bëni zgjedhje personale ose profesionale pak si shumë optimiste. Keni nevojë për më shumë realizëm.
 
Luani
Dihet që vera është stina juaj. Dini të llogarisni mirë momentet se kur duhet të jepni maksimumin tuaj për të qëndruar në mes të skenës ashtu siç ju pëlqen. Momentet më të mira do të jenë ata të fillimit të gushtit, kur të kemi tre yje në shenjën tuaj. Kush ka dëshirë të rinovojë çfarëdolloj aspekti të jetës, duhet të lëvizë në këtë hark kohor. Takimit që mund të sjellë fati dhe mundësitë që shfaqen janë të jashtëzakonshme. Mos i lini hapësirë përtacisë që vjen nga vapa. Mos u kurseni! Vetëm se kursimi në sensin ekonomik duhet të përdoret në pjesën e dytë të gushtit, deri në shtator. Në këtë periudhë do të keni Marsin dhe Afërditën në shenjë. Do të jeni të prirur të bëni marrëveshje, pa u menduar mjaftueshëm.
 
Virgjëresha
Vera juaj do të jetë fantastike. Nuk mund të gjendet asnjë periudhë më pak me fat se tjetra. Do të jetë e gjitha e mbizotëruar nga fati nga fillimi deri në fund. Në javët e para, Afërdita ju sjell energji të reja në fushën sentimentale. Do të dukeni interesante dhe do të zbaviteni me miqtë e vjetër e të rinj që do t’ju shoqërojnë. Në javën e parë të gushtit do të rrini pak në qetësi, por pastaj aktivitetet e këndshme do të rifillojnë fuqishëm. Me Marsin, Afërditën dhe Mërkurin në shenjë, do të keni raste të të gjitha llojeve për t’u zbavitur. Miqtë do tregojnë afërsinë e tyre dhe do të keni rast të njihni edhe të tjerë. Me seksin e kundërt, zbavitja është e garantuar.
 
Peshorja
Kujdes në pjesën e parë të korrikut, nëse nuk doni të ndryshoni ndonjë gjë që mund t’ju shkatërrojë verën. Keni Afërditën dhe Diellin në pozicione të vështira. Nuk do të jeni shumë perceptuese, nëse ndokush do të të lërë të kuptosh se ka ndërmend të jetë miku juaj ose nëse ka ndërmend që t’ju afrohet me qëllime sentimentale. Nga gjysma e korrikut e andej, yjet do të bëhen më të favorshëm. Afërdita hyn në shenjë dhe ju bën më tërheqëse, madje dhe më të kujdesshme ndaj atyre që duken më të interesuar ndaj jush. Forma fizike do të përmirësohet falë Diellit. Domethënë të gjitha situatat do të vijnë për mirë. Pjesa e fundit e verës do të jetë më në fund e jashtëzakonshme. Planetët në shenjë ju bëjnë protagoniste në të gjitha fushat: profesionale, personale, sentimentale.
 
Akrepi
Nga personazhe alternativë dhe tërheqës që jeni, ju të Akrepit do të përjetoni një verë të ndryshme nga të tjerat. Në fakt momentet më të mira të verës nuk do të jenë ata klasikët që shohin shenjat e tjera protagoniste. Periudhat e favorshme për ju nuk do të jenë javët e gushtit kur dielli, Mërkuri dhe Afërdita do t’ju bëjnë fodullë dhe do t’ju pengojnë të njihni njerëz të rinj dhe të këndshëm. Do të jetë korriku, që falë yjeve në shenjën tuaj, do t’ju bëjë sensuale. Do të godisni pozitivisht mbi miqtë dhe ata që ju pëlqejnë nga pikëpamja sentimentale. Në shtator kujdes, mos merrni iniciativa financiare që do t’ju sugjerohen nga njerëz që nuk i njihni mirë! Marsi nuk do t’ua falte këtë!
 
Shigjetari
Kjo verë do të jetë shumë zbavitëse nga pikëpamja sentimentale ose më mirë sensuale. Të gjithë do ta vënë re sjelljen tuaj shumë seksi dhe do të tërhiqen. Nëse keni një partner fiks, do të shihni se do të kalojë në intimitet më shpesh se zakonisht. Nëse jeni në gjuajtje të një partneri të ri, do të jetë parfumi që do ta provokojë sensin tuaj. Por situata ekonomike mund të jetë më pak rozë. Me ndikimin e Marsit, ndjekur nga Afërdita dhe nga Mërkuri, në pjesën e dytë të verës do të keni një vizion pak të shtrënguar të biznesit dhe do të humbisni rastin që të fitoni një shumë të madhe parash.
 
Bricjapi
Përveç periudhës së parë të verës, kur do të vuajë për shkak të kundërshtimit të Afërditës, kjo do të jetë një verë për t’u kujtuar. Jupiteri vazhdon të qëndrojë në shenjën tuaj, duke ju sjellë shumë fat. Në korrik do të keni Marsin në shenjë. Ndaj do të fillojë gjallëria në raport me personat më inteligjentë e sidomos me ata me të cilët do të donit të fillonit një raport të privilegjuar. Kush është në kërkim të një partneri, do ta kenë në më shumë se një rast. Kush ka një lidhje, do të ndihet më e kënaqur se zakonisht. Më muajin shtator mund të ndiheni më e sigurt. Mos u tregoni kurrë superiore dhe fati juaj në raportet ndërpersonale nuk do t’ju lërë në baltë
 
Ujori
Këtë verë duhet të impenjoheni pak nëse doni të argëtoheni sa më mirë nëse i keni vënë vetes ndonjë qëllim në fushën sentimentale. Deri pjesën e parë të korrikut do të jeni e favorizuara e Mërkurit në shenjë, që ju bën të këndshme teksa flisni me të tjerët, në punë dhe në ndjenja. Më pak ndikimi i Afërditës dhe i Diellit do ta bëjë sjelljen tuaj më pak interesante. Jeni formale dhe nëse nuk ndryshoni pak në karakter, ata që kanë synime sentimentale ndaj jush do ta kenë vërtet shumë të vështirë që t’ju bëjnë për vete. Por, në shtator, me ndikimin e yjeve në shenjë, do të jeni sërish në gjendje që t’u pëlqeni të gjithëve në të gjitha rrethanat.
 
Peshqit
Ju keni nevojë që të shfrytëzoni të gjitha ditët e korrikut për t’u zbavitur këtë verë. Në këtë periudhë do të keni Afërditën, Diellin dhe Mërkurin në pozicion më shumë sesa pozitiv. Mënyra juaj e të sjellit, me miqtë dhe me ata me të cilët mund të kishit një lidhje sentimentale, do të kthehet me të njëjtën monedhë, domethënë me respekt reciprok, por edhe me më shumë sensualitet dhe me dëshirën për t’ju qëndruar më pranë. Në gusht dhe në pjesën e parë të shtatorit, për faj të yjeve, do të jeni paksa selektive në zgjedhjen e personave me të cilët do të shoqëroheni. Mund të jeni pak kritike kundrejt atyre që ju duan. Këshillat e tyre ndonjëherë duhen ndjekur. Mos u bëni kokëfortë.
 
Shigjetari
Kjo verë do të jetë shumë zbavitëse nga pikëpamja sentimentale ose më mirë sensuale. Të gjithë do ta vënë re sjelljen tuaj shumë seksi dhe do të tërhiqen. Nëse keni një partner fiks, do të shihni se do të kalojë në intimitet më shpesh se zakonisht. Nëse jeni në gjuajtje të një partneri të ri, do të jetë parfumi që do ta provokojë sensin tuaj. Por situata ekonomike mund të jetë më pak rozë. Me ndikimin e Marsit, ndjekur nga Afërdita dhe nga Mërkuri, në pjesën e dytë të verës do të keni një vizion pak të shtrënguar të biznesit dhe do të humbisni rastin që të fitoni një shumë të madhe parash.
Me pelqen!
 
upp me duket se qeka per goca
 
Titulli: Horoskopi i verës !!

ly horoskopi e parashikon dot se ku do e bej plazhin peshorja sivjet ?
 
Titulli: Horoskopi i verës !!

Peshqit

Ju keni nevojë që të shfrytëzoni të gjitha ditët e korrikut për t’u zbavitur këtë verë. Në këtë periudhë do të keni Afërditën, Diellin dhe Mërkurin në pozicion më shumë sesa pozitiv. Mënyra juaj e të sjellit, me miqtë dhe me ata me të cilët mund të kishit një lidhje sentimentale, do të kthehet me të njëjtën monedhë, domethënë me respekt reciprok, por edhe me më shumë sensualitet dhe me dëshirën për t’ju qëndruar më pranë. Në gusht dhe në pjesën e parë të shtatorit, për faj të yjeve, do të jeni paksa selektive në zgjedhjen e personave me të cilët do të shoqëroheni. Mund të jeni pak kritike kundrejt atyre që ju duan. Këshillat e tyre ndonjëherë duhen ndjekur. Mos u bëni kokëfortë.

Tu ja lyp tash 1 muj, tesh po mvjen edhe mu rradha nver :D

C'fare ishte kjo e fundit keshille apo urdher? "Mos u beni kokforte."-Nuk asht keq me e kujt naj heran ket
 
Ujori
Këtë verë duhet të impenjoheni pak nëse doni të argëtoheni sa më mirë nëse i keni vënë vetes ndonjë qëllim në fushën sentimentale. Deri pjesën e parë të korrikut do të jeni e favorizuara e Mërkurit në shenjë, që ju bën të këndshme teksa flisni me të tjerët, në punë dhe në ndjenja. Më pak ndikimi i Afërditës dhe i Diellit do ta bëjë sjelljen tuaj më pak interesante. Jeni formale dhe nëse nuk ndryshoni pak në karakter, ata që kanë synime sentimentale ndaj jush do ta kenë vërtet shumë të vështirë që t’ju bëjnë për vete. Por, në shtator, me ndikimin e yjeve në shenjë, do të jeni sërish në gjendje që t’u pëlqeni të gjithëve në të gjitha rrethanat.

Te shofim....ketu jemi :D
 
Peshorja
Kujdes në pjesën e parë të korrikut, nëse nuk doni të ndryshoni ndonjë gjë që mund t’ju shkatërrojë verën. Keni Afërditën dhe Diellin në pozicione të vështira. Nuk do të jeni shumë perceptuese, nëse ndokush do të të lërë të kuptosh se ka ndërmend të jetë miku juaj ose nëse ka ndërmend që t’ju afrohet me qëllime sentimentale. Nga gjysma e korrikut e andej, yjet do të bëhen më të favorshëm. Afërdita hyn në shenjë dhe ju bën më tërheqëse, madje dhe më të kujdesshme ndaj atyre që duken më të interesuar ndaj jush. Forma fizike do të përmirësohet falë Diellit. Domethënë të gjitha situatat do të vijnë për mirë. Pjesa e fundit e verës do të jetë më në fund e jashtëzakonshme. Planetët në shenjë ju bëjnë protagoniste në të gjitha fushat: profesionale, personale, sentimentale.

Upssss :) sa keq mu ne muajin e pushimit paskam parashikime jo te mira :uffa::gjujpeshk:
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top