Horoskopi i verës 2016: اfarë thonë yjet për dashurinë dhe paratë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Horoskopi i verës 2016: اfarë thonë yjet për dashurinë dhe paratë

Horoskopi-i-ver%C3%ABs-2016%C3%87far%C3%AB-thon%C3%AB-yjet-p%C3%ABr-dashurin%C3%AB-dhe-parat%C3%AB.png


Më poshtë mund të lexoni horoskopin e verës 2016 shenjë për shenjë: Këshillat e yjeve për një verë të paharrueshme.

Dashi: Do të dini të doni dhe t’ju duan nëpërmjet Venusit

Venusi do të bëjë diferencën dhe cilësia e sezonit veror sapo ka filluar. Falë saj, në fakt, ju gjithmonë do të dini kur të argëtoheni dhe kur të punoni. Planeti i ëmbëlsisë do t’ju ndihmojnë gjithashtu për të dashur të tjerët dhe të ndiheni të dashur nga të tjerët. Do të shtyni veten në aktivitete që ju pëlqejnë.

Demi: Do kaloni të gjitha vështirësitë nëse keni besim te vetja

Do të jetë një sezon prove për Demin dhe vetëm nëse do të keni shumë besim tek vetja do të arrini t’ia dilni duke tejkaluar të gjitha sfidat. Besojini me optimiëm ideve tuaja. Vetëm kështu mund të sfidoni Marsin dhe tensionet e saj, do me thënë njerëzit dhe situatat që do të testojnë diplomacinë tuaj. Buzëqeshni dhe kini besim te vetja. Inteligjenca e Mërkurit dhe optimizmi i Jupiterit janë dy aleatë të çmuar për ju.

Binjakët: Hëna do t’ju rilindë

gemelli_oggi_hpYjet do ju rilindin që në ditët e para të kësaj vere, kur Hëna të rilindë në shenjën tuaj duke ju dhënë dëshirën dhe aftësinë për të kaluar një sezon shumë të mirë. Përdorni energjinë tuaj për t’i bërë gjërat si duhet , dhe zgjidhni një vend që ju pëlqen për të kaluar pushimet.

Gaforrja: Përfitoni nga fati që do ju sjellë Jupiteri

Miqësia e thellë e disa planetëve do t’ju lejojë të jetoni një verë në varësi të yjeve. Për gaforren është një moment force: jeni më shumë se kurrë të vendosur të përdorni çdo energji të vetes për të mbajtur atë që doni dhe ju pëlqen. Kujtoni se fati i Jupiterit do t’ju ndihmojë deri në shtator.


Luani:
Lëreni veten të udhëhiqeni nga yjet

Kjo do të jetë një stinë e mbushur me sfida dhe mundësi, një kohë kur ju do të dini në qoftë se ju jeni me fat dhe a do të bëni zgjedhjet e duhura. Pranoni këshillat nga të tjerët. Me pak fjalë lërjani timonin e jetës suaj yjeve që kanë filluar të ndikojnë që nga pranvera.

Virgjëresha: Qielli juaj e merr seriozisht

Më në fund qielli juaj fillon ta marrë seriozisht. Keni përpara disa muaj ku personat dhe situatat që do përballeni do t’ju ndihmojnë të kuptoni se nuk po e shpenzoni kot energjinë dhe kohën tuaj. Duhet të mësoni të sfidoni rregullat dhe kufijtë e panevojshëm që tani ju mbajnë nga rritja juaj si person. Imagjinoni një të ardhme ndryshe, ndoshta shtatori do t’jua japë.

Peshorja:
E ardhmja e juaj është më afër

Do të jetë një sezon që do të mësoni nga Venusi dhe ëmbëlsia e tij, si dhe ngjyrat e tij, dhe nga dëshira për të jetuar. Planeti do të jetë miku juaj për një kohë të gjatë, një fenomen që do t’ju bëjë që ju të fortë dhe të suksesshme, sidomos në dashuri. Të jeni protagonist gjatë gjithë verës sepse nga shtatori Jupiteri do t’ju ndihmojë të rriteni si person.

Akrepi: Tani mund të bëni realitet ëndrrat tuaja

Pse nuk mendoni se jeni ju ato që do të bëni realitet ëndrrat tuaja? Në javët e ardhshme Jupiteri do t’ju shtyjë shumë të besoni se me të vërtetë mund të arrini gjithçka keni menduar dhe të bëni gjithçka në momentin më të përshtatshëm për ju, për nevoja tuaja, për dëshirat dhe pasionet. Dashuria do të jetë më e lehtë në korrik dhe në gusht.

Shigjetari: Hëna do të të ndihmojë në dashuri

Nëse pranvera juaj ishte një garë e gjatë kundër kohës për shkak të Saturnit dhe pa besim në të ardhmen për shkak të Jupiterit, tani çdo gjë duket të jetë përsëri më e lehtë. Përdorni verën për të treguar se kush jeni, sepse në vjeshtë duhet të veproni me bindje e vetëdije. Vendosni dorën në dashuri duke i kërkuar ndihmë Hënës në ditët e para të korrikut.

Bricjapi:
Përjetoni diçka ndryshe

Ju kurrë nuk keni pasur nevojë të jeni në qendër të vëmendjes së diçkaje, nuk jeni një person që doni ta shihni emrin tuaj të njihet. Përkundrazi, dini të jeni të rëndësishëm dhe decizivë pa rënë shumë në sy. Do të kaloni një verë prove falë Jupiterit dhe Marsit, planetët që do t’ju japin energji dhe optimizëm.

Ujori: Përgatituni të fluturoni

Ka disa momente në jetë që ndodhin për t’ju treguar se ajo që kaluat nuk ishte dhe aq e rëndësishme sa mendonit. Duhet të mundoheni të zgjidhni pasiguritë e juaja dhe më pas të filloni të përmirësoni veten tuaj. Do të pranoni lodhjen e këtij udhëtimi, por me siguri do të jetë rruga e duhur.

Peshqit:
Qielli ju premton gjëra të mëdha

Si mund t’i thuhet Jo një qielli që nuk ju kërkon gjë tjetër veçse pak durim. Ai ju premton gjëra të mëdha, por jo menjëherë dhe juve ju duhet të prisni pak. Mos u bëni kapriçiozë, dhe provoni të bëni verën tuaj më të mirë, por mos kërkoni gjëra të pamundura. Prisni yjet t’jua realizojnë.
thealbanian
 
Titulli: Horoskopi i verës 2016: اfarë thonë yjet për dashurinë dhe paratë

Edhe kte ver vetem do jem :P
 
Back
Top