Horoskopi i të Ngrënit – Shijet Tona Sipas Shenjave Zodiakale

Love

βeℓℓe â๓e

Dashi:

Për të lindurit e kësaj shenje, kur është fjala për ëmbëlsira, dhe bollëk janë gati të harrojnë se sapo kanë ngrënë. Janë veçanërisht të pangopur, ndryshe nga shenjat e tjera të zodiakut. Një tortë e bukur me çokollatë apo një ëmbëlsirë e veçantë, mund t’i bëjë ata më të lumturit e botës.

Demi:

Kjo është një shenjë tradicionalisht e babëzitur, që nuk njeh ngopje. Kjo bën që ata të kenë tendencë për të fituar peshë. Edhe të lindurit e kësaj shenje joshen nga ëmbëlsirat. U shijojnë veçanërisht vaktet e kaluara me familjen dhe miqtë e mirë-zgjedhur.

Binjakët:

Shumë kureshtarë, imagjinativë dhe gjithmonë në kërkim të stimulimit, të lindurit e kësaj shenje preferojnë ushqimet e kripur. Ata janë njerëz që nuk mund të kënaqen kollaj me të ngrënit, pasi shijet e tyre janë tepër të sofistikuara.

Gaforrja:

Të lindurit e kësaj shenje janë të prirur ndaj gjërave shumë të shijshme. Karamelet dhe akulloret janë ndër preferencat e tyre, veçanërisht në qoftë se konsumohen në familjen e me njerëzit që ata pëlqejnë. Specialitetet tradicionale dhe ëmbëlsirat elegante shërbyer me një gotë shampanjë, vërtetë mund t’i bëjë ata të lumtur.

Luani:

Cilësia dhe vlera e asaj që të lindurit e kësaj shenje hanë, është e domosdoshme. Edhe kur ata bëjnë Pazar, bredhin tërë ditën në kërkim të gjërave më të zgjedhura. Kekët dhe ëmbëlsirat, janë ndër preferencat e tyre.

Virgjëresha:


Virgjëresha në përgjithësi preferon ushqim të shëndetshëm dhe perimet. Por gjithashtu edhe picat. Megjithatë, kanë tendenca ekzagjerimi dhe për këtë duhen të kenë kujdes për mbajtjen në formë të trupit të tyre.

Peshorja:

Të lindurit e kësaj shenje, në përgjithësi janë shumë të rafinuar në shije, dhe rrallë e teprojnë me të ngrënin. Edhe në tryezë, e duan çdo gjë të rregulluar si duhet. Nuk është e lehtë të hash me një Peshore, e do çdo gjë strikte.

Akrepi:

I tërhequr shumë për çdo gjë që është misterioze. Më shumë kurioz se i pangopur, më shumë dashamirës i mishit sesa i ushqimeve pikante. Pëlqen gjithashtu shumë edhe erëzat.

Shigjetari:

Të bollshëm, pëlqejnë tryezat plot dhe janë partizanët e shprehjes “Ta hajë syri”. Kjo është për shkak të pasionit të tyre për ushqim të mirë. اdo ushqim i shoqëruar me disa gota vere, është ndër preferencat e tyre kryesore.

Bricjapi:

Të lindurit e kësaj shenje ashpër dhe i matur, mendojnë se nuk është e nevojshme të mohosh kënaqësitë e ushqimit të mirë. As kur je në shkretërirë dhe nuk ke as një pikë ujë për të pirë. Edhe ata janë shumë kërkues, e gjeujnë ushqimin e mirë dhe në fund të dheut …

Ujori:

Origjinalë dhe të çuditshëm. Kur vjen puna për të ushqyer të lindurit e kësaj shenje, duhet të dimë se ata pëlqejnë shumë specialitetet tilla ekzotike si të ëmblat e Lindjes së Mesme apo erëzat e Lindjes së Largët. Ata i tërheq gjithmonë diçka e ndryshme në ushqim.

Peshku:

Të lindurit e kësaj shenje adhurojnë gjithçka që është e ëmbël, e sofistikuar dhe në të njëjtën kohë e bollshme dhe e shijshme. Tërhiqen shumë nga ushqimet pikante dhe cilësore, aspak sasiore. Francezë të vërtetë …
Burimi: NOA
 
Titulli: Horoskopi i të Ngrënit – Shijet Tona Sipas Shenjave Zodiakale

Po jo mo, se sjemi ashtu ne binjaket, edhe me buk e grosh, e pak revani pas buke te kenaqur jemi..:P LOL LOL LOL
 
Titulli: Horoskopi i të Ngrënit – Shijet Tona Sipas Shenjave Zodiakale


Peshorja:
Të lindurit e kësaj shenje, në përgjithësi janë shumë të rafinuar në shije, dhe rrallë e teprojnë me të ngrënin. Edhe në tryezë, e duan çdo gjë të rregulluar si duhet. Nuk është e lehtë të hash me një Peshore, e do çdo gjë strikte.
Burimi: NOA

Jo rasteisisht quhemi peshore. Publicitet :dance:
 
Titulli: Horoskopi i të Ngrënit – Shijet Tona Sipas Shenjave Zodiakale

Gaforrja:

Të lindurit e kësaj shenje janë të prirur ndaj gjërave shumë të shijshme. Karamelet dhe akulloret janë ndër preferencat e tyre, veçanërisht në qoftë se konsumohen në familjen e me njerëzit që ata pëlqejnë. Specialitetet tradicionale dhe ëmbëlsirat elegante shërbyer me një gotë shampanjë, vërtetë mund t’i bëjë ata të lumtur.
epo jemi tipa te shoqerueshem neve ne :P te pakten dime te shijojme LOL
 
Titulli: Horoskopi i të Ngrënit – Shijet Tona Sipas Shenjave Zodiakale

Dashi:

Për të lindurit e kësaj shenje, kur është fjala për ëmbëlsira, dhe bollëk janë gati të harrojnë se sapo kanë ngrënë. Janë veçanërisht të pangopur, ndryshe nga shenjat e tjera të zodiakut. Një tortë e bukur me çokollatë apo një ëmbëlsirë e veçantë, mund t’i bëjë ata më të lumturit e botës.
YYY sa genjeshter e madhe, sqenka per mua... Sma mer mendjen as nje choko e as nje embelsire e vecante, mendja ime do krip, qe te iki shetitje:P
 
Pe: Horoskopi i të Ngrënit – Shijet Tona Sipas Shenjave Zodiakale

Bricjapi:

Të lindurit e kësaj shenje ashpër dhe i matur, mendojnë se nuk është e nevojshme të mohosh kënaqësitë e ushqimit të mirë. As kur je në shkretërirë dhe nuk ke as një pikë ujë për të pirë. Edhe ata janë shumë kërkues, e gjeujnë ushqimin e mirë dhe në fund të dheut …

Dashuria per ushqimin eshte dashuria me e sinqerte. Kshu ka thene George Bernard Shaw kshu qe edhe une e dashuroj ushqimin :)
 
Titulli: Horoskopi i të Ngrënit – Shijet Tona Sipas Shenjave Zodiakale

Demi:

Kjo është një shenjë tradicionalisht e babëzitur, që nuk njeh ngopje. Kjo bën që ata të kenë tendencë për të fituar peshë. Edhe të lindurit e kësaj shenje joshen nga ëmbëlsirat. U shijojnë veçanërisht vaktet e kaluara me familjen dhe miqtë e mirë-zgjedhur.


Gjithcka e vertete, pervec qe joshem nga embelsirat..Me pelqen ti pergadis, por jo ti ha :D..

Nuk njeh ngopje :D I ka rene pikes me kete, shume e vertete LOL
 
Pe: Horoskopi i të Ngrënit – Shijet Tona Sipas Shenjave Zodiakale

Binjakët:

Shumë kureshtarë, imagjinativë dhe gjithmonë në kërkim të stimulimit, të lindurit e kësaj shenje preferojnë ushqimet e kripur. Ata janë njerëz që nuk mund të kënaqen kollaj me të ngrënit, pasi shijet e tyre janë tepër të sofistikuara.


I ka rene pikes kete here...Si ha embelsirat kurr,dhe nuk ha cdo gje...Kam pak naze ne ushqim,e sme pelqejne ushqimet e restauranteve,kam merak me thene te drejten te ha jashte...Me pelqejne ushqimet e gatuara ne shtepi,guzhina shqiptare dhe ka raste qe i perziej dhe me guzhina te tjera,por mjafton te jete e gatuar ne shtepi,mundesisht ne pranine time:P
 
Titulli: Horoskopi i të Ngrënit – Shijet Tona Sipas Shenjave Zodiakale

Dashi:

Për të lindurit e kësaj shenje, kur është fjala për ëmbëlsira, dhe bollëk janë gati të harrojnë se sapo kanë ngrënë. Janë veçanërisht të pangopur, ndryshe nga shenjat e tjera të zodiakut. Një tortë e bukur me çokollatë apo një ëmbëlsirë e veçantë, mund t’i bëjë ata më të lumturit e botës.


Ihaaaaa cfarr rrene askund s'ja paska qellu :p,n'fakt nuk i perdor shum un embelsirat! ;)
 
Titulli: Horoskopi i të Ngrënit – Shijet Tona Sipas Shenjave Zodiakale

A HAle po i besoni perrallave te horoskopit ! Per tu qudit kjo eshte' nje njeri qe kryen shkolle pak 'duhet te dije qka te besoj dhe te dalloj qka eshte e vertet dhe qka eshte per te besuar.
 
Titulli: Horoskopi i të Ngrënit – Shijet Tona Sipas Shenjave Zodiakale

Ujori:

Origjinalë dhe të çuditshëm. Kur vjen puna për të ushqyer të lindurit e kësaj shenje, duhet të dimë se ata pëlqejnë shumë specialitetet tilla ekzotike si të ëmblat e Lindjes së Mesme apo erëzat e Lindjes së Largët. Ata i tërheq gjithmonë diçka e ndryshme në ushqim.


Ne na terheq gjithe ushqimi sic eshte, s'kemi shume pretendime :p
 
Titulli: Horoskopi i të Ngrënit – Shijet Tona Sipas Shenjave Zodiakale

Gaforrja:

Të lindurit e kësaj shenje janë të prirur ndaj gjërave shumë të shijshme. Karamelet dhe akulloret janë ndër preferencat e tyre, veçanërisht në qoftë se konsumohen në familjen e me njerëzit që ata pëlqejnë. Specialitetet tradicionale dhe ëmbëlsirat elegante shërbyer me një gotë shampanjë, vërtetë mund t’i bëjë ata të lumtur.
:P Sa llupse qe jam
 
Titulli: Horoskopi i të Ngrënit – Shijet Tona Sipas Shenjave Zodiakale

Ujori:

Origjinalë dhe të çuditshëm. Kur vjen puna për të ushqyer të lindurit e kësaj shenje, duhet të dimë se ata pëlqejnë shumë specialitetet tilla ekzotike si të ëmblat e Lindjes së Mesme apo erëzat e Lindjes së Largët. Ata i tërheq gjithmonë diçka e ndryshme në ushqim.


Ne na terheq gjithe ushqimi sic eshte, s'kemi shume pretendime :p

Hahaha ma more nga gishtat :P ja ka fut pak kot :aku:
 
Titulli: Horoskopi i të Ngrënit – Shijet Tona Sipas Shenjave Zodiakale

Shigjetari:

Të bollshëm, pëlqejnë tryezat plot dhe janë partizanët e shprehjes “Ta hajë syri”. Kjo është për shkak të pasionit të tyre për ushqim të mirë. اdo ushqim i shoqëruar me disa gota vere, është ndër preferencat e tyre kryesore.

ahhhh yes yes , aty te vera jam totalisht yes lol
 
Back
Top