HOROSKOPI i Pushimeve - Shijet sipas shenjave të zodiakut

Love

βeℓℓe â๓e
Pushimet po trokasin!
Dhe para se të bëni gati rrobat e banjës, kapelen apo syzet, mos harroni të konsultoheni më parë me parashikimin e yjeve, se cilat lloje pushimesh janë më të denjat për ju ..

276-300x147.jpg


Dashi:

Zakonisht shumë aventurierë, të guximshëm dhe dinamikë, keni dashuri për të eksploruar vende të reja, larg nga rutina dhe monotonia. Këtë verë jepuni pas sporteve të detit apo volejbollit në plazh, në vend të ekskursioneve. Tokat e largëta si Australia, do të jenë në mesin e rrugëve turistike të preferuara prej jush këtë verë. Tipa të shoqërueshëm dhe të gjallë, që lëshoni një energji të veçantë, përpiquni t’iu shmangni situatave statike dhe me mërzi, që ju i urreni.


Demi:

Shumë të qetë dhe të kujdesshëm, por edhe plot pasion, këtë verë jeni për male dhe liqene, në vend të zgjedhjes së të ndenjurit mes shumë njerëzve në plazhe. Atje ju do mund të meditoni në natyrë, ndoshta dhe me familjen dhe miqtë. Realistë dhe të rafinuar në të njëjtën kohë, ju të lindurit në këtë shenjë, jeni krijesa të zakonit dhe dashamirësit e paqes, prandaj pëlqeni të zgjidhni pushime në një vend të qetë, larg nga ngutjet dhe stresi.


Binjakët:

Përherë të shqetësuar, nuk mund të qëndroni në monotoni, e prandaj edhe ndjeni nevojën e pushimeve argëtuese e të ndryshme, një tjetër element i veçantë ky për ju. Kështu, për natyrën tuaj, përshtaten pushime nëpër qytete, me udhëtime të gjalla, në kërkim të aventurës, shoqëruar me koncerte në natyrë, dhe disko deri në orët e vona të natës. Të gjitha, ideale për këtë shenjë emocionale dhe racionale në të njëjtën kohë, që kërkon stimulim intelektual dhe situata me më shumë relaksim dhe qetësi, se shenjat e tjera të zodiakut.


Gaforrja:

Shumë emocionalë dhe në të njëjtën kohë, shumë të rezervuar, të turpshëm dhe sentimentalë, ju pëlqen të zgjidhni vende dhe qytete që ju frymëzojnë. Gjithmonë jeni të kujdesshëm për të shmangur gabimet me shpenzimet, jeni zakonisht ekonomikë në këtë aspekt. Keni intuitë të çuditshme për ta nuhatur se ku do shpenzoni dhe ku jo. Shumë romantikë dhe të bashkangjitur me traditat, vende historike dhe qoshet antike janë ndër preferencat tuaja, e duke pasur parasysh këtë dashuri për të kaluarën, të lindurit e kësaj shenje, preferojnë pushime të thjeshta dhe të qeta.


Luani:

Duke kërkuar për cilësinë, ata përgjithësisht janë shumë konservativë, ndaj e kanë vështirë të gjejnë paqe me pushimet e tyre. Selektivë, nuk i përgjigjen natyrës bujare dhe preferojnë më mirë pushime në një qytet të bukur, apo kryeqytet, si Parisi, Londra apo Berlini, sesa pushime në një fshat të varfër. Ata e urrejnë mjerimin dhe nëse kanë mundësi, kthehen në shpenzues të çmendur. Ndaj priren drejt udhëtimeve të gjata, deri në Kaliforni apo Brazil, mundësisht në shoqërinë e miqve ose partnerëve, nuk e duan fare vetminë.


Virgjëresha:

Shumë kritikë, të organizuar dhe të vështirë në shije, të lindurit e Virgjëreshës, e duan thjeshtësinë e qetësinë. Para se të nisen me pushime, kujdesen për çdo detaj. Higjienë, bukuri dhe relaksim, kryefjala e pushimeve të tyre, si një shenjë e prirur për ta luftuar stresin, ankthin dhe punën jashtë orarit. Pra, zgjedhja e tyre turistike do të jetë e orientuar drejt një qëllimi: Gjithçka e rregullt estetikisht!


Peshorja:

Shumë estetikë dhe të rafinuar, ata janë zakonisht mjaft kreativë, edhe pse në dukje të prirur ndaj qetësisë. Krijojnë mundësi gjithmonë për një party apo mbrëmje, ku mund të harrojnë shqetësimet. U pëlqen një pushim diku në det, në një hotel të bukur me të gjitha komoditetet. Kanë shumë shije të mira dhe ndjenjë të lartë estetike, ndaj janë të prirur për udhëtime turistike në vende si Roma, Firencja apo Vjena. Peshoret nuk nisen kurrë me pushime, pa marrë edhe libra me vete ...


Akrepi:

Misteriozë dhe të rezervuar, ata janë njerëz që mërziten lehtë, ndaj duhet të kenë kujdes me zgjedhjen e vendit ku do kalojnë pushimet e tyre. U pëlqejnë dritat e qendrave turistike të mëdha, dhe jo një plazh i izoluar apo një fshat i largët malor. Për një Akrep, nuk paraqet rëndësi një vend turistik bregdetar, por u pëlqen më shumë një vend i zhurmshëm, i mbushur me njerëz.


Shigjetari:

Shigjetari pëlqen aventurën dhe është impulsiv, pëlqen ekskursionet, sportin në natyrë e madje edhe ato ekstreme, duke përfshirë këtu të gjitha ato sporte që nënkuptojnë kurajo dhe dinamizëm. Ndërsa me pushime, do të pëlqenin, si edhe në jetën e përditshme, atmosferat e qeta dhe larg depresionit nervor.


Bricjapi:

Rigoroz e i rreptë, edhe në argëtim. Bricjapi, ka tendencë të kalojë pushime relaksuese dhe të moderuara, duke preferuar të largohet nga iniciativat e papritura dhe të çmendura. Ai preferon vende të izoluara dhe jo shumë të mëdhenj. Mali dhe liqeni, janë ndër destinacionet e preferuara të kësaj shenje te Tokës.



Ujori:

Të çuditshëm dhe shumë socialë, Ujorët janë gjithmonë të gatshëm si Binjakët dhe Shigjetarët, për surpriza dhe aventurat e reja. Kundër rutinës, kjo shenjë është e gjallë dhe e paparashikueshme. I pëlqen një stinë pushimesh me shumë miq, dhe çmenduria. Lokale, mbrëmje në plazhe, kampe jashtë vendit dhe ndoshta disa romancë plot me njerëz të rinj, duket se janë ideale për të lindurit e kësaj shenje, disi “të shthurur”.



Peshqit:

Shumë të thellë, materialistë, por edhe shpirtërorë, ata janë të pavendosur për pushimet. Kjo pasi, nuk u pëlqen të marrin vendime të mëdha. Por një gjë dihet mirë: U pëlqen një pamje të bukur për t'u admiruar në një ishull grek, apo në ndonjë vend i largët në Spanjë ose në Skandinavi, duke u tërhequr gjithmonë nga gjithçka që është e largët dhe misterioze.
 
Pe: HOROSKOPI i Pushimeve - Shijet sipas shenjave të zodiakut

Binjakët:

Përherë të shqetësuar, nuk mund të qëndroni në monotoni, e prandaj edhe ndjeni nevojën e pushimeve argëtuese e të ndryshme, një tjetër element i veçantë ky për ju. Kështu, për natyrën tuaj, përshtaten pushime nëpër qytete, me udhëtime të gjalla, në kërkim të aventurës, shoqëruar me koncerte në natyrë, dhe disko deri në orët e vona të natës. Të gjitha, ideale për këtë shenjë emocionale dhe racionale në të njëjtën kohë, që kërkon stimulim intelektual dhe situata me më shumë relaksim dhe qetësi, se shenjat e tjera të zodiakut.

LOL Eh cpo i bejme discos kete vere me aman,ujin e zi do i nxjerrim LOL
 
Titulli: HOROSKOPI i Pushimeve - Shijet sipas shenjave të zodiakut

sipas shenjes Gaforres ............. i bie qe ..me mire mos te bej fare pushime :p
 
Titulli: HOROSKOPI i Pushimeve - Shijet sipas shenjave të zodiakut

papapapa sa me pelqeu :) ka lezet
 
Pe: HOROSKOPI i Pushimeve - Shijet sipas shenjave të zodiakut

Per Bricjapin ja ka fut kot.
 
Titulli: HOROSKOPI i Pushimeve - Shijet sipas shenjave të zodiakut

Kenqem e me Albanine, ne vend te Australise:) Pushime te jene...
 
Titulli: HOROSKOPI i Pushimeve - Shijet sipas shenjave të zodiakut

un libra me vete , per pushime...?

as qe bohet llaf . ndonshta grepin dhe arken e birrave , nqs do ishte me nenkuptim ! lol
 
Titulli: HOROSKOPI i Pushimeve - Shijet sipas shenjave të zodiakut

Gaforrja:

Shumë emocionalë dhe në të njëjtën kohë, shumë të rezervuar, të turpshëm dhe sentimentalë, ju pëlqen të zgjidhni vende dhe qytete që ju frymëzojnë. Gjithmonë jeni të kujdesshëm për të shmangur gabimet me shpenzimet, jeni zakonisht ekonomikë në këtë aspekt. Keni intuitë të çuditshme për ta nuhatur se ku do shpenzoni dhe ku jo. Shumë romantikë dhe të bashkangjitur me traditat, vende historike dhe qoshet antike janë ndër preferencat tuaja, e duke pasur parasysh këtë dashuri për të kaluarën, të lindurit e kësaj shenje, preferojnë pushime të thjeshta dhe të qeta.
Interesante :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top