Horoskopi i mëkatit: Në ç’rreth të ferrit e ka vendin shenja jote?

Monique

With or Without u
1.
Ujori- Limbo (rrethi i parë)

Si njeri i pafajshëm dhe i ndershëm që je, Ujor, s’ke për të hequr shumë. I përket rrethit të parë, limbos që do të thotë “vendi i të harruarve”. Mëkati yt është se nuk ke dashur t’i bindesh asnjë lloj forme spiritualizmi. Tek rrethi i parë i “Ferrit” të Dantes ishin të dënuar të kalonin përjetësinë ateistët, si edhe ata që nuk ishin pagëzuar dot.

2
Dashi- Rrethi i epshorëve (i dyti)

Nëse diçka të bën të ndihesh mirë, do ta bësh patjetër. Nuk ke pasur ndonjëherë për qëllim të lëndosh ndokënd, thjesht s’i mendon gjërat dy herë. do të bësh qejf edhe pse kjo mund të të shtjerë në telashe. Por të paktën nuk do të mërzitesh: tek rrethi i epshorëve do të dëgjosh kaq shumë histori interesante, si përshembull ajo e Paolos me Francesca-n, që u dashuruan kur ajo ishte e martuar me vëllanë e tij.

3
Peshorja- Rrethi i grykësve (i treti)

Që Peshorja ka qejf të bëjë jetë të mirë, këtë e di dhe ti. Por ndonjëherë e tepron, sepse dëshirat e tua për ushqim, veshje, pasion, s’kanë të sosur. Nëse ka akoma vend për më shumë, mirë apo keq do ta marrësh.

4
Shigjetari- Rrethi i lakmitarëve (i katërti)

Pa marrë parasysh kë mund të kesh shkelur rrugës, s’të intereson sepse nuk mjaftohesh kurrë me jetë qejfi, pasioni, blerjesh… thjesht i do të gjitha. Nëse njerëz të tjerë e shikojnë jetën si dhuratë, ti e shikon si dhuratën tënde personale, ndaj do ta jetosh si të ta ketë ënda ty.

5
Gaforrja: Rrethi i zemërimit (i pesti)

Gaforre inatçore dhe grindavece, asnjë rreth nuk të pranon. Kështu që ky është i vetmi vend ku përshtatesh, me gjithë ato ulje-ngritjet acaruese të humorit. Aty do ta provosh mbi shpinën tënde atë që u ke bërë të tjerëve gjithë jetën.

6
Demi: Rrethi i heretikëve (i gjashti)

S’i je nënshtruar askujt dhe këtë e ke parë si përparësi tek vetja, por për ata lart, është e papranueshme. Flasim për ëngjëjt dhe gjyqtarët e ferrit, por edhe për drejtuesve të cilëve nuk u je bindur sepse ti je qeveri më vete. Mund të të ketë ndihmuar në jetë, por përtej saj nuk do t’ia kalosh edhe aq mirë.

7
Bricjapi: Rrethi i dhunuesve (i shtati)

S’e përmban dot karakterin që ke, ndaj Ferri do të të hidhte në një rreth me të gjithë të papërmbajtshmit si puna jote.

8
Luani: Rrethi i mashtruesve (i teti)

Je një njeri i programuar: dukesh në rregull dhe i ndershëm, por çdo gjë brenda teje është e bërë me skenar dhe gënjeshtra që i beson edhe vetë.

9
Akrepi: Rrethi i tradhtarëve (i nënti)

E luan aq mirë lojën sa askush nuk e kupton dot deri në fund. Ty s’të intereson kush lëndohet rrugës, mendon vetëm qëllimin tënd egoist dhe kaq. Të shikojmë sa mund të bësh të njëjtën gjë me Satananë, që do të torturojë në përjetësi.

10
Peshqit: Parajsa

Mos u gëzo, Peshkush i vogël. Je munduar tërë jetën të jesh i mirë dhe të dhurosh dashuri, ashtu si ëngjëllushët e tjerë që do të gjesh atje. Por si ëndërrimtar që je, do të fillosh të kërkosh të shikosh diçka më shumë sesa thjesht qiej të kaltër dhe luledele.

11
Binjakët: Pranë Satanasë

Parajsa nuk të do, Ferri jo e jo. Por ke një avantazh: mund të përshtatesh shumë mirë. Ndaj qenia e fundme e Ferrit, Satanai, do të donte të të kishte afër dhe do të shkonit shumë mirë me njëri-tjetrin. Me Luçiferin literalisht do ta digjni fare bashkë!

12
Virgjëresha: Purgatori

Virgjëresha është vërtet një prej shenjave më bujare, por kur dikush ia shkel besimin dhe nuk e vlerëson, lëndohet dhe mund të bjerë pre e tundimit për t’u hakërryer. Do të ishte një ligësi jetëshkurtër: pjesa tjetër, pendesë. Kaq analitike sa je, Virgjëreshë, Purgatori nuk do të ishte aspak keq për ty sepse gjeje pak: do të kishe kohë plot për t’i analizuar të gjitha situatat e jetës, fundja a nuk e bën vazhdimisht?
Burimi: "Rebel Circus"
 
Une ne parajse???
lol

Edhe me zor te me fusin une do dal e do futem ne ferr, aty ky zjarri eshte me i fuqishem e te djeg me shume :D
 
Une ne parajse???
lol

Edhe me zor te me fusin une do dal e do futem ne ferr, aty ky zjarri eshte me i fuqishem e te djeg me shume :D

Peshku je ti...:)

Aman sa te mire qe jeni apapapapa lol

Une te rrethi i 4..mire mire :P
 
Po moj :D
Thjeshte luajme me nervat e tjetrit... provokojme gerricemi behemi bisha
Ama dhune jo. Terhiqemi pa e vene re kur situata kur sna perket me neve, si skuthe :P

llogarit faktin qe eshte e perkthyer nga ndonje anglisht foles i papame....fjales provokues i ka vendosur dhunues...imagjino te ishte perdhunes :P
 
Bricjapi rrethi i dhunes?
Ptu! Ta kap e ta djeg fare kete forum. Seshte e verteteeeee

Uaaaaa me sa qetesi, sa edukate, pale pastaj sa shume paqe permban ky postimi yt.
Dhe me e rendesishmja nuk permban akte dhune dhe vandalizmi lol
 
Nuk kuptova asgje sidomos ate "limbo"?!

Si njeri i pafajshëm dhe i ndershëm që je

Opo qe jam jam, kete se lun as topi vec disa disa qe s'kane ci bejne "peshkut te madh" i sulen "peshkut te vogel" lol
 
Lexo Dante Aligeri, Komedia hynore "Ferri" dhe do e kuptosh Limbon si shtjellim me te gjere!

Gjithsesi ne fjale te thjeshta eshte "Harrim"
 
llogarit faktin qe eshte e perkthyer nga ndonje anglisht foles i papame....fjales provokues i ka vendosur dhunues...imagjino te ishte perdhunes :P

Uaaaaa me sa qetesi, sa edukate, pale pastaj sa shume paqe permban ky postimi yt.
Dhe me e rendesishmja nuk permban akte dhune dhe vandalizmi lol

Flm flm te dyve. Ua di per nder.

Perpos kesaj kemi Legally shembulli i qarte i paqes. Ajo ka lind ne Tibet sipas meje :P
 
6
Demi: Rrethi i heretikëve (i gjashti)

S’i je nënshtruar askujt dhe këtë e ke parë si përparësi tek vetja, por për ata lart, është e papranueshme. Flasim për ëngjëjt dhe gjyqtarët e ferrit, por edhe për drejtuesve të cilëve nuk u je bindur sepse ti je qeveri më vete. Mund të të ketë ndihmuar në jetë, por përtej saj nuk do t’ia kalosh edhe aq mirë.

Eheee :P :P
 
Ca ehe....do pervelohesh lol
 
10
Peshqit: Parajsa

Mos u gëzo, Peshkush i vogël. Je munduar tërë jetën të jesh i mirë dhe të dhurosh dashuri, ashtu si ëngjëllushët e tjerë që do të gjesh atje. Por si ëndërrimtar që je, do të fillosh të kërkosh të shikosh diçka më shumë sesa thjesht qiej të kaltër dhe luledele.

AHAHAHHAHAHA

Luledele eee, heidiii heidiiiiii
 
O peshkush o dashuri lol
Nder te jem e rrethuar mes peshqish
Peshqur everiuer ......me te dashurit e shpirtit...

A do me mi?
 
O peshkush o dashuri lol
Nder te jem e rrethuar mes peshqish
Peshqur everiuer ......me te dashurit e shpirtit...

A do me mi?

Tema qenka per te nxjer ne pah cilesit me duke. Se vec po me lus ti e poshter lol

Ca do, pse po m'thua fjale te mira? Do gje? Futu edhe ti tek rrethi 10. lol
 
Tema qenka per te nxjer ne pah cilesit me duke. Se vec po me lus ti e poshter lol

Ca do, pse po m'thua fjale te mira? Do gje? Futu edhe ti tek rrethi 10. lol

Ti je nder peshqit ....ke fat cte te them lol
 
Kush JU? Une jam vetem nev. :P

Purgatori, dora vete. Booo

Normal si mund te mos ishe ti aty....ja shih averin dhe njih kuptimin e fjales Ambig lol

Edhe shpirtin neper kembe ta lini...as andej as ketej lol
 
Normal si mund te mos ishe ti aty....ja shih averin dhe njih kuptimin e fjales Ambig lol

Edhe shpirtin neper kembe ta lini...as andej as ketej lol

Si s'te vjen turp te me thuash Ambig!

P.s. Cfare dmth Ambig?
 
5
Gaforrja: Rrethi i zemërimit (i pesti)

Gaforre inatçore dhe grindavece, asnjë rreth nuk të pranon. Kështu që ky është i vetmi vend ku përshtatesh, me gjithë ato ulje-ngritjet acaruese të humorit. Aty do ta provosh mbi shpinën tënde atë që u ke bërë të tjerëve gjithë jetën.
(Sna don njeri ne jo :P).
 
Eh :))
 
Back
Top