Horoskopi i 2009!

Status
E mbyllur për postime të tjera.

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Horoskopi i 2009!

Shigjetari

Karriera – Jepini prioritet intuites tuaj profesionale. Ju do te ndjeni deshiren per te fituar para ekstra duke perdorur alternativa si ndonje pune part-time. Mundesite per te pasur sukses jane te shumta nese ke edukimin akademik te duhur. Mundesi te medha per te pasur benefite do te vijne ne doren tuaj por nuk do te keni aspak marredhenje te mira me eproret tuaj. Mundohuni te evitoni shpenzime te medha dhe te panevojshme.

Dashuria - Per te arritur ne brendesi te dashurise dhe romances, biseda te gjata prane oxhakut me bashkeshortin tuaj do te benin mbrekullira. Tregoni mbeshtetje te larte per partenerein tuaj nese eshte duke u perballur me probleme te cdo lloji.
Mundohuni te evitoni argumente te padeshiruara mes jush dhe bashkeshortit/bashkeshortes tuaj nese deshironi qe te vazhdoni te kini nje jete martesore plot harmoni.

Familja – Keqkuptime mes pjestareve te familjes mund te shkaktojne stres per ju. Mos jini shume paragjykues dhe mundohuni te perdorni dipllomacine per te shpetuar nga ndonje situate familjare e padeshiruar. Do te keni situata festimi ku do te mund te fitoni harmonine dhe lumturine tuaj familjare. Ndiqni hobit tuaja qe ju stimulojne kreativitetin. Mos e teproni me udhetime te gjata me miqte. Merrni kurse qe do tju ndihmojne per te zgjeruar horizontin tuaj. Miqte e mire do tju japin keshilla te zgjuara per shqetesimet tuaja.

LOL.......vec ktu ke forumi kam epror un mesa di..un skam faj ta dini,paraprakisht.:D
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Titulli: Horoskopi i 2009!

Bianka, virgjeresha dhe ti? :kercim:

Zizine, mos ta kishe vene kete te dytin, se ai i pari me doli me bukur :p
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Titulli: Horoskopi i 2009!

I vura ti krahsoni, e te zgjidhni ate qe ju pershtatet me mire:p
 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Titulli: Horoskopi i 2009!

Sipas kesaj qe thua sme mbetet tjeter pos te ulem kembkryq e te pres duarthapur 2009 -nten :kercim:dhe veq te bej peshoren gati :gjujpeshk:qe te mas me kile befasit :kercim:
 

korado

President
Titulli: Horoskopi i 2009!

Ujori
Karriera:
Ujorët do të fillojnë një vit përplot me fat – përkundër faktit se yjet do të jenë në një pozicion mjaft të qetë. Sidoqoftë, ujorët kanë arsye për gëzim sepse planeti i fatit, këtë vit ndodhet në shtëpinë e tyre – dhe kanë shumë gjasa që ëndrrat e tyre t’i shndërrojnë në realitet. اdo projekt që do ta nisin është i gjykuar të ketë sukses – andaj është mirë të shfrytëzojnë këtë dhuratë nga Perëndia. Pra, një periudhë fantastike për suksese në karrierë dhe për financa. Megjithatë, qysh në vjeshtë, edhe për ujorët do të paraqiten problemet e herë pas hershme me planetin e Saturnit. Por, për dallim nga shenjat të tjera, ky planet ujorëve do t’ju ofrojë dituri dhe durim për t’i kapërcyer kohërat e vështira. Me një fjalë, gjatë vitit 2009 ujorët duhet t’i shfrytëzojnë në maksimum të mirat që vijnë nga Perëndia – vetëm se për t’i gëzuar ato, duhet të jenë aktivë.

Partneri:
Gjatë vitit 2009 planeti i lumturisë dhe dashurisë do të mendojë mirë për Ujorin. Qysh në fillim të vitit 1-3 janar do të kalojnë momente të paharruara me partnerin. Po për shkak të ndikimit të planetit të Venerës, ujorët do të kalojnë çaste të paharrueshme me partnerin edhe në periudhat: 3 shkurt-11 pjeshke; 24 prill-6 qershor; 5 korrik-1 gusht. Periudhë të lumtur në dashuri mund të presin edhe gjatë këtyre datave: 13 tetor-8 nëntor dhe 1-25 dhjetor. Megjithatë, sikur edhe te shenjat të tjera, edhe ujorët do të përballen me periudha problematike në dashuri, të cilat janë: 6 qershor-5 korrik; 25 gusht - 20 shtator; 8 nëntor-1 dhjetor dhe 25 dhjetor. Këto ndjenja do t’i hetojnë një pjesë e ujorëve.

Personat e lirë:
Ujorët e lirë gjatë vitit 2009 do të mendojnë se janë shenja më e lumtur në botë. Dhe është e vërtetë, do të kenë shumë fat me njoftime të reja dhe shumica prej tyre do ta gjejnë personin e jetës. Edhe pse gjatë viteve të kaluara lidhja e tyre ka përfunduar pa ndonjë arsye, këtë vit do të kenë më shumë fat dhe mund të krijojnë lidhje stabile me bazament të shëndoshë.

Sweety,bere gabim qe e dergove,do na mbash me shpresa kot!:kercim:
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
Titulli: Horoskopi i 2009!

O njerez filloheni vitin 2009 ME KEMBE TE MBARE!
 

korado

President
Titulli: Horoskopi i 2009!

Ate do mundohemi te bejme!
 

Amoksiklavia

FiReFly^babe
Titulli: Horoskopi i 2009!

astro_ikona4.jpg
Gaforrja

Karriera:
Gaforret këtë vit do ta gjejnë veten. Planeti i fatit Jupiteri është në largim e sipër – por kjo nuk do të thotë mungesë të fatit – por qartësim i faktit se premtimet dhe pritjet e tyre janë më të vogla sesa kanë pritur. Deri në fund të tetorit, gaforret duhet të mbështeten më shumë te planeti i Saturnit, i cili do t’iu ndihmojë të rigjenerohen dhe të krijojmë më shumë siguri dhe stabilitet në karrierën e tyre. Pas muajit tetor, Saturni do të krijojë një pikë kritike në qiell – që do të ndikojë negativisht, sidomos te personat e lindur në dekadën e parë të kësaj shenje. Këtë sfidë do të mund ta përballojnë lehtë nëse e ruajnë gjakftohtësinë dhe duke vepruar pa panik. Të disa gaforre të tjera ndërkaq, Urani do të sjellë ndryshime – që janë një rast i mirë për të filluar një biznes të ri.

Partneri:
Për gaforret ky vit do të jetë shumë interesant në sferën e dashurisë. Do të veprojnë sipas intuitës – mirëpo edhe do ta ruajnë drejtpeshimin. Megjithatë, zhvillimi i ndjenjave të gaforreve, gjatë vitit 2009, do të varet shumë nga erotika. Pra, personat e kësaj shenje do të jenë goxha gjatë të ndikuar nga planeti i dashurisë, Venera. Ndikimi i këtij planeti do të vërehet sidomos në muajin qershor, që do të jetë një muaj i paharrueshëm për gaforret. Faza pozitive do të kenë edhe në janar, pjesën e dytë të prillit, qershor, gusht dhe nëntor.

Personat e lirë:
Gaforret e lira duhet t’i kenë parasysh periudhat kohore të cekura më lartë dhe në kohë të duhur të vihen në kërkim të partnerit. Madje, ky vit mund të jetë përcaktuar që gaforret e lira të përfundojnë para altarit.

E kisha nje "gut feeling" qe do ishte vit i mbar ky 2009 ahhahah , go cancer! Kancer jam anglisht ska kure ore ahhaha
 

vlora

PeJaNeZe
Titulli: Horoskopi i 2009!

virgjeresha

karriera – ata qe i perkasin shenjes te virgjereshes do te lumturohen kur te shohin zgjerimin e biznesit te tyre. Rritje financiare te papritura do te permirsojne situaten tuaj financjare. Per te pasur sukses ne karrieren tuaj , mos i perzieni problemet personale me punen. Evitoni thashthemet mes bashkepunetoreve per te mbajtur nje reputacion te mire. Besoni ne vetevete dhe ne aftesite tuaj kreative per te arritur aty ku deshironi. Perqendrohuni ne investimet tuaja financjare qe parashikohen ne permirsim ne kete vit.

dashuria – mbani qetesine nese deshironi qe lidhja juaj te vazhdoje. Per te gjithe ciftete e dashuruara parashikohet te kurorezohen ne martese. Kujdes! Mund te beheni konfuz nga ndjenjat e perzjera qe mund tju shkaktoje ndonje bashkepunetor qe mund te behet nje penges e vertet ne lidhjen tuaj.

familja – do te keni lidhje te mira me familjen tuaj. Sdq ndonjehere mund te perballeni me ndonje problem te vogel emotiv qe do te lekunde qetesine familjare. Mos u hapni se tepermi. Kujdes nga shpenzimet e lluksit. Evitoni debate te panevojshme me pjestaret e familjes tuaj. Eshte nje vit i mire per studentet.

ishallaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!!!
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
DASHI (Aries) 21 mars - 21 prill

MOTOJA E TIJ (E SAJ): Unë jam...
KARAKTERISTIKAT: Aksionar, i vendosur, guximtar, impulsiv, kokëfortë, dinamik. Ka energji të fortë, por nuk ka vullnet të qëndrueshëm. Disponon bukuri fizike. E do sportin dhe të gjitha llojet e aktiviteteve fizike
PLANETI: Marsi
PROFESIONET: Politikan, inxhinier, avokat, komik, ushtar, kimist, astronom, kirurg, mishtar, floktar.
DOBثSITث: Arrogant. Nuk i peshon fjalët.

Përgjithshme: Vjen nga një vit jo shumë brilant, në të cilin mania jote për t‘u dukur është frenuar shpesh, e bllokuar nga transiti i dyshimtë i Jupiterit. Edhe Dashi më fatlum është gjendur përpara shqetësimeve të tipit ekonomik, si dhe ndonjë mërzi në fushën profesionale. Nëse lumturia është objektivi kryesor i vitit, 2009-a do të dhurojë atë që gjithmonë ke ëndërruar, ose pothuajse, ëndrrat dhe shpresat do të realizohen njësoj sikur të kishe në dorë një shkop magjik. Shumë planetë janë në anën tënde.
Në radhë të parë, Jupiteri i mrekullueshëm do të mbështesë pjesën e njëmbëdhjetë të diellit. Miqësitë, raportet me të tjerët dhe e gjithë bota do të jenë një burim i madh rritjeje dhe force. Nëse dëshiron të shumosh avantazhet, duhet të njohësh sa më shumë njerëz dhe të shpërthesh në horizonte të reja për të zgjeruar rrezen tënde të aksionit drejt vendeve të largëta. Kurrë dhe për asnjë arsye nuk duhet të ndalosh. Mos u ndalo nga pritat e sferës afektive, jeta është e jotja: shijoje. Afërdita, planeti i dashurisë dhe kreativitetit, në të gjitha format do të mbështesë shenjën tënde, duke u nisur nga shkurti deri më 5 qershor. Kjo do të jetë një periudhë kur do të bësh një udhëtim fantastik në universin e dashurisë. Objektivi i vitit: rritja e suksesit, duke synuar në ndihmën e miqve të fuqishëm, si dhe të harrohesh në krenarinë tënde.

Karriera - Për Dashin, në fushën e karrierës, horoskopi thotë se suksesi është i siguruar Statusi dhe reputacioni juaj do te rriten. Puna, inteligjenca dhe aftësia për te bere shume gjera te ndryshme ne te njëjtën kohe do te impresionohe jashtëzakonisht bosin dhe partneret tuaj. Përgatituni për ngritjen e shumëpritur ne detyre qe do t’ju rris besimin ne vetvete dhe entuziazmin. Evitoni investimet e mëdha dhe provoni investimet me kohëzgjatje relativisht te gjate. Mundohuni te kontrolloni shpenzimet e mëdha ne mënyrë qe te kurseni paratë.

Dashuria -
Do te arrini energji te përsosur për tu përshtatur me seksin e kundërt. Horoskopin parashikon lajme te mira për te gjithë te shenjës dashit. Sukses ne fushën e dashurisë dhe një jete martesore te bekuar qe do te vazhdoje te kete harmoni ne lidhjet tuaja. Beni disa ndryshime ne sjelljen tuaj dhe mënyrën e komunikimit. Prisni shume mbështetje nga bashkëshorti/ja ose partneri i lidhjes tuaj. Përralla me princin apo princeshën e ëndrrave do te behet realitet.

Familja -
Ne atmosferën familjare do te mbretëroje lumturia dhe prosperiteti. Ju do te keni një pozite te respektueshme në rrethin shoqëror. Pune zyrtare do te vijnë me udhëtime te gjata dhe te lodhshme. Beni përpjekje për te dale mire ne studimet tuaja. Nuk do te keni probleme te papritura shëndetësore. Do te keni vështirësi për te përmbushur çdo kërkese te fëmijëve tuaj.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
DEMI (Taurus) 21 prill - 20 maj

MOTOJA E TIJ (E SAJ): Unë kam...
KARAKTERISTIKAT: Stabil, i durueshëm, i qëndrueshëm, inert. Ka vullnet të jashtëzakonshme. Dëshiron shtëpinë dhe familjen. Anon kah situata materiale. Nuk heq dorë lehtë. Adhuron gjërat luksoze, stolitë, veshmbathjet elegante. Mund të jetë jashtëzakonisht i bukur ose i shëmtuar.
PLANETI: Venera
PROFESIONET: Artet e bukura, kreator moide, kultivues i luleve[, ëmbëltori, tregtar, ekonomist, piktor, muzikant, mjek, skulptor, shkencëtar.
DOBثSITث: Posesivja (pronor). Eksplodon lehtë.

Përgjithshme - Pas disa vitesh të vështira nga aspekti emocional në të cilën të është dashur të modifikosh disa ngjarje të pakëndshme, viti 2008 për demin ka qenë viti i fitoreve të mëdha. Hyn në vitin 2009 në një formë të mirë, përveç rasteve të rralla për të lindurit në dhjetëditëshin e dytë. Nisja e mbarë do të manifestohet në aspektin ekonomik si sigurime, apo një llogari bankare më solid.
I gjithë ky bagazh do të shërbejë për të mbajtur qëndrueshëm pozicionet e tua gjatë muajve të ardhshëm. Në mënyrë sintetike, 2009-ta do të jetë një vit pune i fortë, por që nuk do të shkojë kot. Do të shërbejë për të bërë atë kërcim cilësor që nuk ke pasur kurajën ta bësh deri tani. Planeti mbështetës do të vazhdojë të jetë Saturni, në veçanti për të lindurit nga data 6 deri në 20 maj. I mençuri i zodiakut do të vazhdojë ta përqendrojë vëmendjen te kreativiteti. ثshtë periudha ideale për të vënë në qendër të vëmendjes talentet e tua artistike, por edhe për të kuptuar më mirë atë që dëshiron të bësh në jetë. Puna dhe ndjenjat do të kenë nevojë për një pikë referimi. Urani i paparashikueshëm ofron mundësi të mira për të kryer ndryshime harmonike në jetën e demave të lindur gjatë fazës së fundit kohore të kësaj shenje. Objektivi i vitit: të pranosh pa frikë e kushtëzime përgjegjësi të reja.

Karriera -
Horoskopi parashikon ngritur profesionale dhe finacjare. Do te fitoni zemrën e eproreve tuaj dhe do te arrini pozicion te respektueshëm ne kompani apo organizate. Mund te keni disa probleme te vogla ne fillim e vitit. Mos u frikësoni nga pengesat e vogla ne karrierën tuaj. Ngarkesa e tepërt dhe stresi mund te bëhen një pengese e vërtetë për te arritur aty ku dëshironi. Ngritje te papritura ne detyre apo monetare do te jete nje eksperience e mrekullueshme qe do t’ju motivoj gjate vitit.

Dashuria - Horoskopi parashikon tension ne jetën martesore, por me durim, mirëkuptim dhe qetëso te metat mund te rregullohen me bashkëshortin tua. Ndërhyrjen e prindërve apo te vjerit/ vjerres mund te kenë një influence jo te kënaqshme ne lidhjen tuaj martesore. Jepini vetes pakës kohe dhe bëni plane per te rifituar kohen e humbur me njeri-tjetrin dhe çdo gje do te rregullohet. Takimet e papritura me nje te dashur gjate udhëtimeve mund te jene te këndshme per beqaret.

Familja -
Horoskopi parashikon konflikte dhe mosmarrëveshje mes anëtareve te familjes. Megjithatë, duke krijuar atmosfera te këndshme dhe duke mbajtur harmoninë e familjes do te keni një jete familjare te qete. Komunikimi balle-për-balle është çelësi i zgjidhjeve te problemeve ne çift. Mundohuni te bëni një pushim nga argëtimet e shumta si muzika, filmat, udhëtimet dhe kushtojini kohe studimeve tuaja për një te ardhme te suksesshme.
shenja
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
BINJAKثT (Gemini) 23 maj - 21 qershor
MOTOJA E TYRE ثSHTث: Unë mendoj...
KARAKTERISTIKAT: Të shpejtë, të shkallët, kureshtar, komunikues, të shoqërueshëm, të zgjuar. Bëjnë shumë punë në të vyejtën kohë. Në fytyrë kanë maskë, dëshirojnë të jenë të dishëm vetëm për vetvete. Kanë dukje dhe shpirt djaloshare.
PLANETI: Mërkuri
PROFESIONET: Jurist, ekonomist, matematikan, shkencëtar, poet, shahist, basketbollist, artist, spiker, argjendar, postier, tregtar, nëpunës, mjeshtër, botues.
DOBثSITث: I cekët dhe jomirnjohës.

Përgjithshme - Pjesa më e madhe e të lindurve në shenjën e binjakëve vijnë prej një periudhe impenjative, të rënduar e tepër kufizuese për një shenjë fleksibël që i pëlqejnë kontaktet me të tjerët. Të lindurit në 15 ditët e para të kësaj shenje janë gjendur të bllokuar nga detyra e impenjime, nga shpenzime të paparashikuara, nga ndryshime në vendet e punës apo të partnerëve. Gjatë vitit të ardhshëm të gjithë do të ndihen shumë më mirë. Në fakt, 2009 paralajmërohet si vit mjaft i mbarë, me ringjallje e zgjerim të gjithanshëm. Dhe në rast se i ke kaluar pengesat, në vend që t‘i kesh anashkaluar, do të gjendesh i çliruar, do të ndihesh i lirë, i rilindur e do mund të nisësh ngjitjen finale drejt sipërmarrjes mbi të cilën po punon prej kohësh. Të lindurit mes datave 13,14,15,16,17 nën goditjet tinëzare të Uranit do bëjnë mirë t‘i shmangin kthesat e forta dhe vendimet e marra befas, sidomos kur bëhet fjalë për çështje kaq të rëndësishme sa ç‘janë shtëpia apo vendi i punës.
Objektivi i vitit: rilindja, arritja e synimeve ekzistenciale të niveleve më të larta, duke qenë i përqendruar tek ajo që do e dëshiron më shumë për të mos shpenzuar energji të tepërta e pa e lënë veten të biesh në kurthin e shantazheve lidhur me ndjenjat.

Karriera -
Horoskopi parashikon për binjaket aftësinë për te ngritur suksesin e biznesit dhe pozitën financiare ketë vit. Rritje impresiononte monetare qe do t’ju stabilizojnë ekonomikisht dhe qe do te pasurojnë mjaft llogarinë tuaj bankare. Performanca juaj e shkëlqyer dhe strategjia ne pune do t’ju ndihmojnë te hyni ne listën e preferuar te shefit tuaj qe mund te pasohet me rritje rroge apo detyre. Biznesmenët e rinj do te vazhdojnë te kenë sukses gjatë gjithë vitit.

Dashuria - Për binjaket e martuar parashikohet te ndjejnë monotoni ne martesën e tyre. Koha perfektë është për beqaret për të të filluar lidhje te reja. Lidhja martesore do te vijoje ne përmirësim dhe do te merrni dashuri te pakushtëzuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja juaj. Ne përgjithësi parashikohet një vit i mire ne jetën sentimentale.

Familja - Ne përgjithësi parashikohet një vit i kënaqshëm ne lidhjet tuaja me pjesëtaret e familjes. Ndiqni prioritetet tuaja dhe suksesi do te trokasë në derën tuaj. Për studentet parashikohet një vit i suksesshëm. Do te jeni te interesuar ne studimet tuaja dhe do te dilni mire me provime. Miqtë do t’ju qëndrojnë afër dhe do t’ju ftojnë ne argëtime te ndryshme.
shenja
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
GAFORRJA - (Canser) 22 qershor – 22 korrik

MOTOJA E TIJ( E SAJ): Unë ndjej...
KARAKTERISTIKAT: Senzual (me shumë epshe), misterioz, besnik, ka imagjinatë të pasur. ثshtë trashëgimtar i hijshëm. E do shtëpinë, familjen. Nuk ka shumë vullnet, është i përkushtuar pijes. Zakonisht edhe nënën e ngushton me ndjeshmëri të tepërt. Kjo është shenja më emotive në astrologji.
PLANETI: Hëna
PROFESIONET: Fotograf, aktor, marinar, historian, shkrimtar, piktor, moler, tregtar, ekonomist, udhëtar, arsimtar, psikoterapeut.
DOBثSITث: Tepër i ndjeshëm, koprrac.

Përgjithshme - Në vitin që sapo kaloi nuk do kenë munguar mundimet e vështirësitë për të lindurit në shenjën e gaforres. Jupiteri kundërshtues sigurisht që nuk të ka dhuruar situata entuziazmuese, ndoshta jo katastrofike, por sigurisht që ndonjë ngjarje të pakëndshme do ta kesh ndeshur rrugës. Nëse ke qenë furnizuar me masa mbrojtëse nga Saturni e Urani duhet të dish që edhe këtë vit që të dy do të vazhdojnë të të mbështesin. Yjet të shohin ta rimarrësh veten në masë të konsiderueshme, ndoshta të duhet të rinisesh e mbase disa çështje janë ende për t‘u formësuar, por më e keqja ka kaluar. Do të gëzosh mbështetjen e energjive pozitive të ardhura nga yjet, të cilat këtë vit do të dinë të të mbushin me vendosmërinë për t‘i shkuar në fund synimeve të tua personale.
Për ta jetuar qetësisht Vitin e Ri duhet më shumë se kurrë të gjesh dhe të mbash një ekuilibër të qëndrueshëm brenda vetes, pasi do të mjaftonte një shkëndijë e vogël për të të shtyrë në krizë. Do jesh para nevojës për shumë garanci, për pika referimi, për dikë tek i cili të mund të hapesh sinqerisht dhe pa frikë.
Objektivi i vitit: të mësosh nga gabimet dhe përvojat e vështira e vitit të mëparshëm dhe të punosh me vetveten për të pasuruar botën shpirtërore.

Karriera - Qysh ne fillim te këtij viti duhet te keni kujdes ne pune dhe ne profesionin tuaj, ngase idetë tuaja mund te marrin kah te gabuar. Merrni shtruar gjerat, analizoni dhe bëhuni me skeptik, pra mos besoni ne çdo pune qe ju ofrohet, dhe vetëm ne ketë mënyre mund ti shmangeni rrezikut te papritur. Sigurisht se ky vit nuk do te jete pa suksese, por rruga drejt suksesit do te jete e gjate dhe e mundimshme. Nëse ju ofrohet ndonjë mundësi për ndryshim te punës, mos e pranoni menjëherë- analizojeni situatën ne detaje ngase me pastaj do te bindeni se nuk keni gabuar pse nuk keni gabuar pse nuk keni dhënë përgjigje te menjëhershme. Po ashtu mos nxitoni me nënshkrimin e kontratave qe ju ofrohen, lexojini ato me vëmendje. Ne përgjithësi, yjet ju këshillojnë te jeni me syçelë.

Dashuria - Parashikohet tension dhe vështirësi ne lidhjet tuaja. Probleme te ngarkuara emotivisht do t‘ju stresojnë se tepërmi, por lidhja mes bashkëshorteve do te përmirësohet dhe do te keni një jete sentimentale te lumtur. اiftet e pamartuara mund te shkojnë drejt martesës.

Familja - Pjesëtare te familjes do t’ju kërkojnë me shume kohe dhe do duan te ndajnë emocionet e tyre me ju. Mund te jete e domosdoshme qe te tregoni sekrete tuajat personave me te vërtet te besueshëm. Paratë do te jene një debat i nxehte qe do te diskutohet brenda mureve te shtëpisë tuaj. Udhëtimet afatgjata apo te largëta nuk janë te mundshme ne fillimin e vitit. Kushtojini vëmendje te veçante shëndetit tuaj duke u munduar te evitoni sa me shume te jete e mundur problemet shëndetësore.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
LUANI (Leo) 23 korrik – 22 gusht

MOTOJA E TIJ (E SAJ): Unë dua...
KARAKTERISTIKAT: Dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, në ballë të aksionit. E do jetën, fëmijët, pushtetin. Dëshiron të komandoj, bezdisë. ثshtë atoritativ, shpirtmadh dhe fisnik (bujar). Sharron gjatë komplimenteve. Me vite e humb edhe elanin jetësor. Nëse hyn në rrugë religjioze, është ekskluziv dhe dogmat.
PLANETI: Dielli
PROFESIONET: Organizator, shef, politikan, artist, aktor, bankar, argjendar.
DOBثSITث: Snobizmi

Përgjithshme - Vjen prej një viti që nuk të ka ofruar as gëzime të mëdha e as dëshpërime të mëdha: një 2008 e qetë me ndonjë përjashtim të vogël. Në vitin 2009 Jupiteri do hyjë brenda Ujorit dhe do jetë mirë mos ta ngarkosh menjëherë egon personale me shumë qëllime ambicioze, pasi mund të të shkaktohet një ndjesi se nuk po merr shpërblimin e duhur. Motoja e vitit të ardhshëm mund të jetë: lum ai që kënaqet me atë që i ofrohet. Raportet bashkëshortore dhe ato me bashkëpunëtorët e afërt do të kenë nevojë për rishikim, ekziston edhe mundësia e ndarjeve, largimeve, ndoshta për shkak të transferimeve për motive pune. E rëndësishme është të mos lejosh të tërhiqesh nga situatat e mbushura me pengesa që në të vërtetë mund të të shkaktojnë edhe pakënaqësi. Në rast se do të mbetesh optimist duhet të analizosh më së miri atë që po të ndodh. Do të zbulosh se gjërat nuk janë aq keq sa ç‘mund të të duken në një moment të parë.
Shpirti luftarak i Marsit do të të transformojë në një luftëtar energjik të aftë të kalojë çdo lloj pengese. Nga gjysma e tetorit në jetën tënde do të nisë një fazë e gjatë tranzicioni që do të marrë fund në qershorin e vitit 2010: energjia nuk do të pakësohet dhe do të jesh në progres të pandërprerë.
Objektivi i vitit: të mos lejosh të ngadalësosh hapin prej pengesave që të vë përpara Jupiteri dhe të ndash gjithçka me ata që të rrethojnë.

Karriera - Do te keni mundësi me te mira për te fitua para ketë vit, sidomos mbas muajit qershor. Horoskopi sjell lajme te mira për biznesmenët apo investitorët financiare. Kontrata fitimprurëse do te trokasin ne derën tuaj dhe ju do te keni sukses ne cdo tentative tuajën. Komunikimi dhe konfidenca juaj janë shume impresive ketë vit. Partneret apo edhe autoritetet e larta te organizatave qe ju punoni do te tregojnë mbështetje te veçante ketë vit. Do te nderoheni nga një performance e shkëlqyer nga eproret tuaj. Parashikohet një përmirësim financiar i kënaqshëm.

Dashuria - Nëse jeni ne lidhje, atëherë shanset janë qe ju do te përfundoni te martuar. Luanët beqare do te takojnë burrin apo gruan e ëndrrave te tyre. Te dashurit tuaj do te mundohen te marrin masa drastike për te tërhequr vëmendjen tuaj. Nëse jeni ne dilema apo mendime te ngatërruara, flisni me bashkëshortin apo bashkëshorten tuaj. Mos e lejoni veten te shpërtheje ne reagime te ekzagjeruar nëse dëshironi qe te keni një jete bashkëshortore te lumtur.

Familja - Parashikohet një vit i favorshëm ne lidhje me familjen tuaj. Tregoni mbështetje ndaj prindërve tuaj dhe te partnerit, dhe vellezereve e motrave tuaj. Mos shkaktoni mosmarrëveshje qe mund te prishni harmoninë ne shtëpinë tuaj. Dikush qe nuk e prisni do te mundohet qe t’ju çoje ne rrugën e gabuar. Mos tregoni sekretet e besuara nga te tjerët sepse do te prishni reputacionin e mikut te mire. Udhëtimet zyrtare do te jene frutdhënëse. Kujdesuni për shëndetin tuaj.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
VIRGJثRESHA (Virgo) 22 gusht – 22 shtator

MOTOJA E TIJ (E SAJ): Unë analizoj...
KARAKTERISTIKAT: I përpiktë, i ndërgjegjshëm, pedant, racional, i pasigurt (s’i beson askujt). Bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm, në të cilin mund të keni mbështetjen. Më shumë beson në arrëse se sa në intuitë. I është përkushtuar shëndetësisë, bujqësisë, port edhe artit. Jeton nga puna e vet.
PLANETI: Merkuri
PROFESIONET: Farmaceut, tregtar, shkrimtar, linguist, pianist, piktor, aktor, sportist, jurist.
DOBثSITث: Vesvesja (hipohondria) shpirtvogëlsia

Përgjithshme - Pas disa vitesh jo të lehtë gjatë 2008-ës vërejte avantazhe të konsiderueshme. Shumë të lindur nën shenjën e virgjëreshës do të kenë mësuar të mendojnë pozitivisht, t‘u gjejnë zgjidhje problemeve që kanë të bëjnë me lidhje të dikurshme apo situatave të pakëndshme në punë. Nëse je mes atyre që kanë ditur t‘u përshtaten ndryshimeve të nevojshme për të përmirësuar vetveten, gjatë vitit 2009 nuk do të të duhet të bësh tjetër veç ta vazhdosh edhe më tej atë proces rritjeje personale, pjekjeje, gjetjes së stilit më pak përzgjedhës e kritik të të jetuarit.
Nuk do të mungojë sensi i përgjegjësisë e kjo do të lejojë t‘u shkosh në fund planeve të tua. I vetmi aspekt negativ (përveç atyre periudhave të shkurtra të ndikuara nga planetët e shpejtë) do të jetë ai i përcaktuar nga kundërshtitë e Uranit. Ky planet i paparashikueshëm mund të shkaktojë një dëshirë të papërmbajtshme për çlirim brenda teje, por gjëja më e mençur do të ishte kujdesi, nuk duhet të reagosh menjëherë ndaj provokimeve të tij me lëvizje të vrullshme. Muajt e fundit të vitit të ardhëm do të jenë më të mirët kur vjen fjala për të ndërmarrë vendime të rëndësishme në jetën dhe karrierën tënde.
Objektivi i vitit: të shqetësohesh më pak në gjykimin e të tjerëve dhe të mos lësh të shpëtojnë rastet e mira për sukses në fushat praktike e sportive.

Karriera - Ata qe i përkasin shenjës te virgjëreshës do te lumturohen kur te shohin zgjerimin e biznesit te tyre. Rritje financiare te papritura do te përmirësojnë situatën tuaj financiare. Për te pasur sukses ne karrierën tuaj , mos i përzieni problemet personale me punën. Evitoni thashethemet mes bashkëpunëtoreve për te mbajtur një reputacion te mire. Besoni ne vetvete dhe ne aftësitë tuaj kreative për te arritur aty ku dëshironi. Përqendrohuni ne investimet tuaja financiare qe parashikohen ne përmirësim ne ketë vit.

Dashuria - Mbani qetësinë nëse dëshironi qe lidhja juaj te vazhdoje. Për te gjithë çiftet e dashuruara parashikohet te kurorëzohen ne martese. Kujdes! Mund te bëheni konfuz nga ndjenjat e përziera qe mund t’ju shkaktoje ndonjë bashkëpunëtor qe mund te behet një pengesë e vërtet ne lidhjen tuaj.

Familja - Do te keni lidhje te mira me familjen tuaj. Sdq ndonjëherë mund te përballeni me ndonjë problem te vogël emotiv qe do te lëkundë qetësinë familjare. Mos u hapni se tepërmi. Kujdes nga shpenzimet e luksit. Evitoni debate te panevojshme me pjesëtaret e familjes
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
PESHORJA (Libro) 23 shtator – 21 tetor

MOTOJA E TIJ (E SAJ): Unë kam maturi...
KARAKTERISTIKAT: I kujdesshëm, i matur, i hareshëm, kalon mirë me shokët. ثshtë estet i madh. Disponon bukurinë, madhështinë, me ten të ndritshëm (rrezatues). Në punë është diplomat, në shtëpi joskofiar. Dëshiron punën grupore. Elegant, shije të mirë.
PLANETI: Venera
PROFESIONET: Jurist, studiues, aktor, këngëtar, politikan, piktor, pianist, diplomat, arkitekt, edukator, arsimtar.
DOBثSITث: Kapricioz, shpenzon shumë

Përgjithshme - Pas një 2008-te të trazuar e të mbushur me ngjarje të pakëndshme ja tek vjen 2009-a, viti i ringritjes. Astrologjikisht bëhet fjalë për një vit shumë të mirë, me kreativitet, dashuri, seks, fëmijë, ku dëfrimi do jetë në plan të parë. Do të të duhet ende të sistemosh disa çështje të lëna pezull, por pas kësaj mund ta shijosh suksesin tënd sa të duash. Me pak fjalë, duket se ka mbërritur çast yt: jetoje me madhështi dhe mos lejo askënd të ta ulë moralin.
Jupiteri do të jetë pro teje për të 12 muajt dhe premton atë kthesë që e kërkoje me aq ngulm. Gjendja shpirtërore, truri e mendja nuk do të frenohen më nga ajo egoja e errët e tinëzare, dhe më në fund do kesh mundësinë të shprehësh pjesën tënde më aktive.
Edhe Neptuni do të jetë i favorshëm ndaj teje. Venusi, planeti yt udhëheqës do të jetë për një fazë të gjatë disi kundërshtues (gjatë verës) dhe këto do të shohësh edhe ndonjë përplasje me ata që të ndodhen pranë. Mund të ketë edhe tensione, pengesa të bartura nga e shkuara që ndofta do të të pengojnë disi ta jetosh dashurinë tënde në mënyrë të shpenguar. Por në vjeshtë do të zgjidhet diçka si për mrekulli e gjërat do të marrin për mbarë.

Karriera - Parashikohet një vit premtues ne fushën e karrierës dhe te financave. Kontakte me njerëz intelektuale dhe te ditur do te jete një eksperience e vlefshme. Përmirësimi juaj profesional do te beje qe te respektoheni me shume dhe te bëheni me i njohur ne rrethin tuaj te punës. Këshillohuni dhe mendohuni mire para se te bëni investime apo te merrni vendime te rëndësishme.

Dashuria - Tregoni mbështetje ndaj bashkëshortit apo bashkëshortes tuaj dhe nëse janë ne gabim. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes jush është çelësi i një jete te lumtur martesore. 2009 do te jete i favorshëm për te zbukuruar lidhjen tuaj me dhurata romantike, qirinj apo udhëtime vetëm ju te 2. Mos i hyni një lidhjeje me nje person qe shef dike tjetër. Kur tërheqja apo pëlqimi nuk janë reciproke te ndjellin vetëm dhimbje zemre.

Familja - Për peshoren parashikohet një atmosfere e lumtur ne familjen tuaj. Kur jeni konfuz, merrni mendimin e motrave/vëllezërve tuaj. Ndihmoni miqtë qe kane nevoje per ndihmën tuaj dhe do te përfitoni mirënjohje. Ju jeni shume i/ e dashur dhe dëshironi me te mirën për njerëzit qe ju rrethojnë. Evitoni stresin dhe tensionin sepse mund te kenë efekte negative për shëndetin tuaj.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
AKREPI (Skorpio) 22 tetor – 21 nëntor
MOTOJA E TIJ (E SAJ): Unë veçohem...
KARAKTERISTIKAT: Posedon vullnet të madh, është dinamik, i koncentruar, këmbëngulës dhe serioz. E tërheqin provokimet. ثshtë misterioz, enigmatik, i errët. Bënë çdo gjë për miqtë, por gjinisë së kundërt nuk i beson. Deviza e tij/ saj është “krejt ose hiç” . është dashnor dhe shkencëtar i madh.
PLANETI: Plutoni
PROFESIONET: Financier, psikiatër, detektiv, avokat, spiun, speleolog, tregtar, okultist.
DOBثSITث: Xhelozia, hakmarrja

Përgjithshme - Për shumë njerëz që kanë lindur nën shenjën e akrepit ky vit ka shënuar një etapë të rëndësishme të jetës së tyre. Ishin aq të shumtë planetët në favor të tyre sa në një mënyrë a në një tjetër do t‘ua kenë lehtësuar gjërat me influencën e tyre pozitive. Bëhej fjalë për atë rikompensim që e prisje prej kohësh e që mund të jetë manifestuar në formën e parave, dashurisë, miqve, sukseseve profesionale.
Do hysh në vitin 2009 i sigurt që problemet e pengesat nuk do jenë në gjendje të ta cenojnë atë që ke arritur. Mund të ketë mbetur ende ndonjë gjë për t‘u shpënë në fund, sidomos për ata që kanë lindur gjatë ditëve të fundit të shenjës, por në vija të trasha do kesh mundësinë të shijosh sa duhet të gjitha ato që ke arritur.
Ndërkaq, Jupiteri do jetë më pak bujar me ty, por ndikimi i tij negativ nuk do jetë aq i fortë. Influenca e tij mund të të shtyjë të ndërrosh shtëpi, të shkosh të jetosh në një qytet tjetër, ndoshta të shesësh e të blesh. Duhet të veprosh në të gjitha rastet brenda caqeve të ligjit dhe të lexosh me vëmendje çdo klauzolë të kontratave që do nënshkruash.
Objektivi i vitit: të mbash fort pozitat që ke arritur, të mbash në jetë atë që vlen vërtet e të ndahesh nga njerëzit pa vlera e nga realitetet subjektive.

Karriera - Parashikohen financa te mire për akrepat. Përqendrohuni ne projektet tuaja qe keni ndërmend te investoni. Besojini intuitës tuaj dhe ndiqni ëndrrat tuaja. Mos u influenconi nga gjykimi i te tjerëve dhe lejoni punedhenesit t’ju japin një dore ne planet tuaja me këshillat e tyre. Ndonjë bashkëpunëtor mund te mundohet te marre kredi për punën tuaj, por ju mos dilni ne përfundime te nxituara pa pasur te gjitha informacionet e nevojshme ne dore. Tregoni sensibilitet ne tranzakcionet financiare. Mos u angazhoni ne biznese te rrezikshme.

Dashuria - Horoskopi parashikon një jete sentimentale interesante për akrepat. Partneri juaj do te ketë nevoje për vëmendje speciale nga ana juaj. Jepini mbështetje te pakushtëzuar bashkëshortit apo bashkëshortes tuaj. Kini kujdes ne gjysmën e dyte te vitit pasi mund te përplaseni me gjera negative.

Familja - Jeta familjare do te jete me prosperitet. Do te keni fame dhe reputacion te mire ne rrethin shoqëror. Ekskursione, apo aktivitete sportive jashtë shtëpisë do t;ju mbajnë aktiv. Do te keni një sukses te garantuar ne fushën akademike qe do t’ju siguroje një te ardhme te mire. Kini kujdes me ngritjen e makinës pasi mund te pësoni dëmtime te vogla. Probleme shëndetësore, këshilla proderore, investime dhe edukacioni do te jene temat qe kryesojnë vitin 2009.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
SHIGJETARI ( Segitarius) 22 nëntor – 22 dhjetor

MOTOJA E TIJ (E SAJ): Unë kuptoj...
KARAKTERISTIKAT: E do lirinë, është entuziast, gaztor, mendjembreht, spirituoz, mendjehollë. Tip sportiv, ka energji të jashtëzakonshme, organizëm të fortë. I do udhëtimet, filozofinë, edukimin. Ka fat. Mburravec, snob, por gati gjithmonë në anën e ligjit.
PLANETI: Jupiteri
PROFESIONET: gazetarët, ambasadorët, juristët, filozofët, shtegtarët botëror, studimet, mjekët, religjioni, drejtësia, kishat, përkatës i institucioneve shtetërore.
DOBثSITث: I mungon guximi

Përgjithshme - Viti që sapo kaloi thuajse të ka shndërruar në automat që veç i përsërit vetvetes përgjegjësitë: punë, impenjime të pafundme, më shumë energji e ndoshta edhe para të vëna në dispozicion të detyrimeve të shumta. Të gjitha këto rendje e impenjime duhet të të kenë shkaktuar një stres jo të vogël.
Por për shumë prej të lindurve në këtë shenjë, Viti i Ri do të thotë largim prej gjithë këtyre situatave të lodhshme e kthim te interesi për lumturinë vetjake. Nuk do të mungojë ndonjë shpërqendrim apo devijim nga objektivat e rëndësishëm, por dora e fatit do të të udhëheqë drejt rezultateve të shkëlqyera.
E megjithatë, jo gjithë qielli do të jetë tërësisht pozitiv. Në fakt, Saturni do të jetë i ashpër me të lindurit mes datave 8 dhe 21 dhjetor. Planeti racional do të të kërkojë të punosh shumë, të heqësh dorë nga teprimet e veprimet impulsive.
Të lindurit gjatë ditëve të fundit të shenjës do të përballen me shtysa të forta rebelimi, sidomos në kuadrin familjar. Do të jetë mirë që kjo gjë të mbahet shumë parasysh, që do të thotë të mendohesh mirë para se të veprosh, pasi kthimi prapa do jetë më i vështirë nga sa mund të mendosh.
Objektivi i vitit: eksperimentimi me më shumë impulsivitet e me më shumë shpirt përpara mundësive që të shfaqen përpara.

Karriera - Jepini prioritet intuitës tuaj profesionale. Ju do te ndjeni dëshirën për te fituar para ekstra duke përdorur alternativa si ndonjë pune part-time. Mundësitë për te pasur sukses janë te shumta nëse ke edukimin akademik te duhur. Mundësi te mëdha për te pasur benefite do te vijnë ne dorën tuaj por nuk do te keni aspak marrëdhënie te mira me eproret tuaj. Mundohuni te evitoni shpenzime te mëdha dhe te panevojshme.

Dashuria -
Për te arritur ne brendësi te dashurisë dhe romancës, biseda te gjata pranë oxhakut me bashkëshortin tuaj do te bënin mrekullia. Tregoni mbështetje te larte për partnerin tuaj nëse është duke u përballur me probleme te çdo lloji.
Mundohuni te evitoni argumente te padëshiruara mes jush dhe bashkëshortit/bashkëshortes tuaj nëse dëshironi qe te vazhdoni te kini nje jete martesore plot harmoni.

Familja -
Keqkuptime mes pjesëtareve te familjes mund te shkaktojnë stres për ju. Mos jini shume paragjykues dhe mundohuni te përdorni diplomacinë për te shpëtuar nga ndonjë situate familjare e padëshiruar. Do te keni situata festimi ku do te mund te fitoni harmoninë dhe lumturinë tuaj familjare. Ndiqni hobit tuaja qe ju stimulojnë kreativitetin. Mos e teproni me udhëtime te gjata me miqtë. Merrni kurse qe do t’ju ndihmojnë për te zgjeruar horizontin tuaj. Miqtë e mire do t’ju japin këshilla te zgjuara për shqetësimet tuaja.
 

Gazolina

Moskokecarese
Sweetzina interesante shenja ime...por me duket se ishin te njejtat gjera si ne fillim apo shtuar ka dhe karakteristikat?
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
BRICJAPI (capricornus) 23 dhjetor - 21 janar

MOTOJA E TIJ(E SAJ): Unë shfrytëzoj...
KARAKTERISTIKAT: Serioz, mendimtar, ambicioz, synon kah suksesi n[ vitet e mëvonshme. ثshtë i qëndrueshëm, ka vullnet të pathyeshëm, i zgjuar, spirituoz (shpirtëror), i pasigurt, por edhe materialist, egoist. Arrin çdo gjë që i përkushtohet. Nuk kërkon mirënjohje për vete. I kontrollon ndjenjat.
PLANETI: Saturni
PROFESIONET: Muratorët, kopshtarët, monarkët, të vetmuarit, policët, drejtorët, menaxhuesit, artistët, kompozitorët, piktorët, skulptorët, udhëheqësit e kontabilitetit.
DOBثSITث: Turpi

Përgjithshme - Një qiell bujar si ai i vitit 2008 sigurisht që do të ketë lënë një kujtim të bukur për shumë njerëz të shenjës së Bricjapit, edhe pse me këtë pesimizëm të thellë do të lodhesh për ta pranuar. Do të kesh mësuar që të jesh më pozitiv, më i pranueshëm dhe tolerant kundrejt të tjerëve dhe mbi të gjitha kundrejt vetë jetës. Do të ketë më shumë mundësi për të sistemuar llogarinë tënde bankare, si dhe për të rregulluar çështje të vjetra financiare. Logjika jote natyrale do të jetë një thirrje kundër iluzioneve që krijon Jupiteri në disa periudha dhe do të bëjë që të rriten shpenzimet tuaja.
Nëse ke lindur më 22, 23, 24 dhe 25 tranzitimi i tij këtë vit do të të interesojë drejtpërdrejt dhe mund të sjellë ato ndryshime ekzistenciale për të cilat aspiron që prej kohësh. Do të jetë një metamorfozë e gatshme që të amplifikojë perspektivën tënde pa të lënë që të burgosesh në atë vizion të mallkuar fiks që zakonisht ke mbi gjërat dhe jetën. I vetmi aspekt negativ do të prezantohet nga lëvizja e Venerës te dashi (nga 3 shkurti deri më 6 qershor). Kush përjeton dy histori dashurie (një zyrtare dhe një klandestine) do të gjendet shpesh në krizë dhe mes prillit dhe majit do të jetë i detyruar që të zgjedhë. Nga ana tjetër pjesëtarët e familjes tënde të origjinës do të kërkojnë shumë nga energjitë e tua.
Objektivi i vitit: Largo ndjenjën e fajit. Organizo punët në mënyrë që të përfitosh sa më shumë kohë të lirë.

Karriera - Me ndihem dhe mbështetjen e porreve tuaj do te arrini te ngjisni shkallet e suksesit dhe te shkoni përpara me projektet tuaja te biznesit ketë vit. Do te keni mundësinë e përfaqshmit te biznesit apo organizatën ku punoni ne mbledhje shume rëndësishme te cilat do te shënojnë sukses ne karrierën tuaj. Jeta juaj profesionale do te ndryshoje ketë vit duke pasur sukses, prosperitet dhe sigurisht pasurim te llogarive tuaja bankare.

Dashuria - Diferencime ose diskutime për shkak te vështirësisë ne komunikim mes bashkëshorteve do te sjelle një krize martesore ketë vit për bricjapet. Duke I treguar partnerit tuaj se ju besoni tek ata do t’ju sjelle me afër dhe do te beje qe dashuria juaj te rritet. Beqaret mund te takojnë kandidatë për te kaluar jetën ne grupe vullnetare. Ka shume rendësi qe ju te gjeni njeriun perfekt. Te dashurit për një kohe te gjate mund te shkojnë drejt kurorëzimit gjatë këtij viti.

Familja - Horoskopi parashikon keqkuptime dhe zënie mes anëtareve te familjes gjate gjysmës te dyte te vitit. Ne këto situata mundohuni te kontrolloni veten ne mënyrë qe te mos lëndoni te dashurit tuaj. Dikush afër jush do te mundohet qe t’ju çoje ne argumente te forta. Shihni situatën de mundohuni te evitoni argumenta te panevojshme. Mos lejoni askënd qe te përfitoje nga gjerezoteti juaj. Ndihmoni fëmijët me përfundimin e punëve te tyre dhe cojini ata ne aktivitete te ndryshme jashtë shtëpisë. Pergatituni mire para se te paraqiteni e intervista pune apo ditet e provimeve për studentet.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
UJORI (Aquarius) 22 janar – 20 shkurt

MOTOJA E TIJ(E SAJ):Unë di...
KARAKTERISTIKAT: Individualist, origjinal, jokonvencional, vërtetëdashës. ثshtë kontravers, i pakapshëm, sharlatan, bohem, bixhozçi. Plason ide të reja. Nuk e duron kontrollin.
PLANETI: Urani
PROFESIONET: Fotografët, inxhinierët, kompjuterët, regjisorët, aktorët (artistët), balerinat, shpikësit, hulumtuesit, fizikanët, antikët, gazetarët, mjekët e syve (okultistët), profesionet e reja.
DOBثSITث: Egoist ndaj të afërmve, ndërsa humanist ndaj të tjerëve

Përgjithshme - اdo vit yjet i dedikojnë favore të mëdha një shenje në mënyrë të veçantë dhe në 2009 i takon pikërisht ujorit një gjë e tillë.
Do të harroni kohën e vështirë, sakrificat dhe provat veçanërisht në fushën sentimentale që kaluat gjatë dyvjeçarit 2005-2007. Tanimë përmes një maturie të veçantë do të kesh rigjetur ekuilibrin, dhe një dëshirë të këndshme për të rihyrë në lojë. Planeti bujar do të dijë që të rrisë potencialet e tua, tërheqjen tënde dhe t‘i hapë vend entuziazmit. Do të përdorësh në mënyrë të frytshme frymën krijuese, idetë dhe projektet dhe rezultatet nuk do të zhgënjejnë. Do të mund t‘i lejosh vetes gjithçka që të është mohuar deri tani, sepse fati i mbarë do të jetë në krahun tënd. Por duhet të mësosh se Jupiteri është edhe një maestro i madh i iluzionit dhe pikërisht për këtë duhet të mbash parasysh këshillën që t‘i mbash këmbët në tokë. Kjo do të duhet gjithnjë. Neptuni në shenjë që prej vitesh do të influencojë kryesisht të lindurit nga 11 deri më 16 shkurt, duke i shtyrë drejt ndryshimeve të mëdha nga një impuls i brendshëm. Do të jetë i aftë që të të garantojë fitime të reja financiare, jo të marra nga një prekje fati, por si pasojë e një pune të kryer me impenjim.
Objektivi i vitit: Shfrytëzo momentet e lumtura dhe fatin.

Karriera -
Ju do te punoni shume gjate këtij viti për te manifestuar aftësitë dhe vizionin tuaj ne jetën profesionale. Ketë vit duhet te mendoni për te kërkuar mundësi me te mira për karrierën tuaj. Planifikoni një derdhje tjetër paraje për te stabilizuar financat tuaja. 2009 do te ketë mundësi te reja si për ju qe jeni te punësuar edhe ata qe janë te papunësuar. Aftësitë tuaja te komunikimit do t’ju ndihmojnë për te arritur ne kontakte sociale me te pasurit dhe te famshmit. Mos lejoni bashkëpunëtoret t’ju ndërhyjnë ne gjykimet tuaja për te ardhmen.

Dashuria -
Dashuria dhe romanca po çel për ujoret. Nëse jeni beqare, përgatituni për lidhje te reja te shpeshta nga fundi i këtij viti. Ka shume mundësi për propozime martesash nëse akoma zemra juaj është e thyer, përgatituni për një dashuri te re qe do t’ju sjell lumturi ne jetën tuaj. Për te pamartuarit parashikohet nje vit i qete. Do te mësoni si te shprehni ndjenjat tuaja dhe te gëzoni momentet e bukura ne çift.

Familja - Do te shkoni mire me familjen dhe miqtë tuaj. Përgjegjësitë familjare do te kenë prioritet gjate gjithë vitit dhe koha juaj me e madhe do tu kushtohet atyre.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Themelues
PESHQIP (Pisces) 22 shkurt – 20 mars

MOTOJA E TYRE: Na besoj...
KARAKTERISTIKAT: indirekt, enigmatik, romantikë, hipersenzitiv, selekcijonues...Edhe pse kuptojnë më mirë se sa tjerët,. Dëshiron të shtiret. Janë simbol i njeriut universal . Tolerantë, emocionues, për në punë janë lider. Jetojnë në botën imagjinatave. Kanë intuitë të fortë. Janë vizionar me diapazon të shkëlqyeshëm.
PLANETI: Neptuni
PROFESIONET: Entet sociale, të lidhura me spitale, okultizmi (shkenca mbi të fshehtën) arti, e posaçërisht piktura dhe rolet në teatër dhe filma.
DOBثSITث: Dyfytyrësia

Përgjithshme - Me Saturnin kundër dhe Jupiterin në favor, viti që u mbyll do të përshkruhet nga situata me ulje dhe ngritje të herëpashershme për shumë të lindur të peshqve. Kjo varet shumë nga data e lindjes personale dhe nga temperamenti bazë, por e sigurt është që ke kaluar shpesh nga apatia në sulm, nga sinqeriteti në trillim, nga realiteti në misticizëm. 29 tetori do të shënojë edhe rënien e kundërshtimeve ndaj teje. Nga kjo datë e që pas do të mund të mbledhësh shumat dhe të vazhdosh një rrugëtim të këndshëm të jetës. Urani, i paparashikueshëm dhe tronditës, do të qëndrojë për vitin e fundit në shenjë dhe do të ndikojë kryesisht mbi të lindurit mes 14 dhe 18 marsit. Nëse ke lindur në këto ditë mund të mbështetesh mbi një rritje të madhe të cilësive intuitive, krijuese dhe psikike dhe mbi një evolucion më të madh. Për fat të keq, përplasja me Saturnin, që koincidon me periudhën e verës mund të të shpjerë drejt një tjetërsimi të ekzistencës e shkaktuar nga ngjarje të paparashikuara. Sektorët në rrezik, jeta në çift, martesa dhe shoqëritë e biznesit. Objektivi i vitit: të bëhesh i ndërgjegjshëm për personalitetin tënd plot gërshetime, të kesh kujdes për trupin dhe shpirtin si të mira të çmuara dhe të pazëvendësueshme, të dish të dëgjosh zërin e tyre dhe të respektosh nevojat e dukshme.

Karriera - Do te duartrokiteni për aftësitë dhe inteligjencën tuaj nga bashkëpunëtoret dhe nga eproret. Për te gjithë te papunësuarit apo ata qe janë duke kërkuar pune te tjera parashikohen mundësi te reja dhe shume shpejt do te gjejnë punën qe dëshirojnë. Ju do te shkëlqeni ne zyrën tuaj duke vene standarde pune te reja dhe duke përfunduar detyrimet tuaja para afatit te caktuar. Përgatituni për te punuar ne ambiente strike te cilat mund te kthehen ne lodhje mendore shpeshherë. Mos harroni se çelësi i suksesit tuaj është qe te mbështesni dhe te ndihmoni bashkëpunëtoret tuaj.

Dashuria - Jeta juaj sentimentale do te jete e shkëlqyer ketë vit. Për te gjithë ata qe janë ne lidhje serioze shtohet mundësia e martesës ketë vit. Mund te arrini te ndiheni konfuz ne lidhje me partnerin tuaj por çdo gjë do te qartësohet dhe ju do te shihni dashurinë me sy tjetër.

Familja - Lajme te mire dhe festime si datëlindje, lindje, dasma apo aktivitete te organizatës ku punoni do t’ju mbajnë gjalle gjate gjithë vitit. Lidhja me familjen parashikohet shume e mire. Mos u mundoni te dukeni para shoqërisë tuaj.
 

gorgona

Goc Tironce
AKREPI (Skorpio) 22 tetor – 21 nëntor
MOTOJA E TIJ (E SAJ): Unë veçohem...
KARAKTERISTIKAT: Posedon vullnet të madh, është dinamik, i koncentruar, këmbëngulës dhe serioz. E tërheqin provokimet. ثshtë misterioz, enigmatik, i errët. Bënë çdo gjë për miqtë, por gjinisë së kundërt nuk i beson. Deviza e tij/ saj është “krejt ose hiç” . është dashnor dhe shkencëtar i madh.
PLANETI: Plutoni
PROFESIONET: Financier, psikiatër, detektiv, avokat, spiun, speleolog, tregtar, okultist.
DOBثSITث: Xhelozia, hakmarrja

Përgjithshme - Për shumë njerëz që kanë lindur nën shenjën e akrepit ky vit ka shënuar një etapë të rëndësishme të jetës së tyre. Ishin aq të shumtë planetët në favor të tyre sa në një mënyrë a në një tjetër do t‘ua kenë lehtësuar gjërat me influencën e tyre pozitive. Bëhej fjalë për atë rikompensim që e prisje prej kohësh e që mund të jetë manifestuar në formën e parave, dashurisë, miqve, sukseseve profesionale.
Do hysh në vitin 2009 i sigurt që problemet e pengesat nuk do jenë në gjendje të ta cenojnë atë që ke arritur. Mund të ketë mbetur ende ndonjë gjë për t‘u shpënë në fund, sidomos për ata që kanë lindur gjatë ditëve të fundit të shenjës, por në vija të trasha do kesh mundësinë të shijosh sa duhet të gjitha ato që ke arritur.
Ndërkaq, Jupiteri do jetë më pak bujar me ty, por ndikimi i tij negativ nuk do jetë aq i fortë. Influenca e tij mund të të shtyjë të ndërrosh shtëpi, të shkosh të jetosh në një qytet tjetër, ndoshta të shesësh e të blesh. Duhet të veprosh në të gjitha rastet brenda caqeve të ligjit dhe të lexosh me vëmendje çdo klauzolë të kontratave që do nënshkruash.
Objektivi i vitit: të mbash fort pozitat që ke arritur, të mbash në jetë atë që vlen vërtet e të ndahesh nga njerëzit pa vlera e nga realitetet subjektive.

Karriera - Parashikohen financa te mire për akrepat. Përqendrohuni ne projektet tuaja qe keni ndërmend te investoni. Besojini intuitës tuaj dhe ndiqni ëndrrat tuaja. Mos u influenconi nga gjykimi i te tjerëve dhe lejoni punedhenesit t’ju japin një dore ne planet tuaja me këshillat e tyre. Ndonjë bashkëpunëtor mund te mundohet te marre kredi për punën tuaj, por ju mos dilni ne përfundime te nxituara pa pasur te gjitha informacionet e nevojshme ne dore. Tregoni sensibilitet ne tranzakcionet financiare. Mos u angazhoni ne biznese te rrezikshme.

Dashuria - Horoskopi parashikon një jete sentimentale interesante për akrepat. Partneri juaj do te ketë nevoje për vëmendje speciale nga ana juaj. Jepini mbështetje te pakushtëzuar bashkëshortit apo bashkëshortes tuaj. Kini kujdes ne gjysmën e dyte te vitit pasi mund te përplaseni me gjera negative.

Familja - Jeta familjare do te jete me prosperitet. Do te keni fame dhe reputacion te mire ne rrethin shoqëror. Ekskursione, apo aktivitete sportive jashtë shtëpisë do t;ju mbajnë aktiv. Do te keni një sukses te garantuar ne fushën akademike qe do t’ju siguroje një te ardhme te mire. Kini kujdes me ngritjen e makinës pasi mund te pësoni dëmtime te vogla. Probleme shëndetësore, këshilla proderore, investime dhe edukacioni do te jene temat qe kryesojnë vitin 2009.

hmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm interesante
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top