Horoskopi i 2009!

Status
E mbyllur për postime të tjera.

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Dashi

Karriera - Per Dashin, ne fushen e karrieres, horoskopi thote se suksesi eshte i siguruar. Statusi dhe reputacioni juaj do te rriten. Puna, inteligjenca dhe aftesia per te bere shume gjera te ndryshme ne te njejten kohe do te impresionohe jashtezakonisht bosin dhe parteneret tuaj. Pergatituni per ngritjen e shumepritur ne detyre qe do t’ju rise besimin ne vetevete dhe eutaziaznim. Evitoni investimet e medha dhe provoni investimet me kohezgjatje relativisht te gjate. Mundohuni te kontrolloni shpenzimet e medha ne menyre qe te kurseni parate.

Dashuria – Do te arrini energi te persosur per tu pershtatur me seksin e kundert. Horoskopin parashikon lajme te mira per te ghithe te shenjes dashit. Sukses ne fushen e dashurise dhe nje jete martesore te bekuar qe do te vazhdoje te kete harmoni ne lidhjet tuaja. Beni disa ndryshime ne sjellen tuaj dhe menyren e komunikimit. Prisni shume mbeshtetje nga bashkshorti/ja ose parteneri i lidhjes tuaj. Perralla me princin apo princeshen e enderrave do te behet realitet.

Familja- Ne atmosferen familjare do te mbreteroje lumturia dhe prosperiteti. Ju do te keni nje pozite te respektueshme ne rethin shoqeror. Pune zyrtare do te vijne me udhetime te gjata dhe te lodhshme. Beni perpjekje per te dale mire ne studimet tuaja. Nuk do te keni probleme te papritura shendetesore. Do te keni veshtirsi per te permbushur cdo kerkese te femijeve tuaj.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Demi

Karriera - Horoskopi parashikon ngritjr profesionale dhe finacjare. Do te fitoni zemren e eproreve tuaj dhe do te arrini pozicion te respektueshem ne kompani apo organizate. Mund te keni disa probleme te vogela ne fillim e vitit. Mos u frikesoni nga pengesat e vogela ne karrieren tuaj. Ngarkesa e tepert dhe stersi mund te behen nje pengese e vertete per te arritur aty ku deshironi. Ngritje te papritura ne detyre apo monetare do te jete nje eksperience e mbrekullueshme qe do tju motivoj gjate vitit.

Dashuria – Horoskopi parashikon tension ne jeten martesore, por me durim, mirkuptim dhe qeteso te metat mund te regullohen me bashkeshortin tua. Nderhyrjen e prindereve apo te vjerit/ vjerres mund te kene nje ingluence jo te kenaqshme ne lidhjen tuaj martesore. Jepini vetes pakes kohe dhe beni plane per te rifituar kohen e humbur me njeri-tjetrin dhe cdo gje do te regullohet. Takimet e papritura me nje te dashur gjate udhetimeve mund te jene te kendshme per beqaret.


Familja – Horoskopi parashikon konflikte dhe mosmarreveshje mes anetareve te familjes. Megjithate, duke krijuar atmosfera te kendshme dhe duke mbajtur harmonine e familjes do te keni nje jete familjare te qete. Komunikimi balle-per-balle eshte celesi i zgjidhjeve te problemeve ne cift. Mundohuni te beni nje pushim nga argetimet e shumta si muzika, filmat, udhetimet dhe kushtojini kohe studimeve tuaja per nje te ardhme te suksesshme.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Binjaket

Karriera - Horoskopi parashikon per binjaket aftesine per te ngritur suksesin e biznesit dhe poziten financiare kete vit. Rritje impresionante monetare qe do tju stabilizojne ekonomikisht dhe qe do te pasurojne mjaft llogarine tuaj bankare. Performanca juaj e shkelqyer dhe strategjia ne pune do tju ndihmojne te hyni ne listen e preferuar te shefit tuaj qe mund te pasohet me rritje rroge apo detyre. Bisnesmenet e rinje do te vazhdojne te kene sukses gjat gjithe vitit.

Dashuria – Per binjaket e martuar parashikohet te ndjejne monotoni ne martesen e tyre. Koha perfekte eshte per beqaret per te te filluar lidhje te reja. Lidhja martesore do te vijoje ne permiresim dhe do te merrni dashuri te pakushtezuar nga bashkeshorti apo bashkeshortja juaj. Ne pergjithesi parashikohet nje vit i mire ne jeten sentimentale.

Familja - Ne pergjithesi parashikohet nje vit i kenaqshem ne lidhjet tuaja me pjestaret e familjes. Ndiqni prioritetet tuaja dhe suksesi do te trokase ne deren tuaj. Per studentet parashikohet nje vit i suksesshem. Do te jeni te interesuar ne studimet tuaja dhe do te dilni mire me provime. Miqte do tju qendrojne afer dhe do tju ftojne ne argetime te ndryshme.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Gaforrja

Karriera – Qysh ne fillim te ketij viti duhet te keni kujdes ne pune dhe ne profesionin tuaj, ngase idete tuaja mund te marrin kah te gabuar. Merrni shtruar gjerat, analizoni dhe behuni me skeptik, pra mos besoni ne cdo pune qe ju ofrohet, dhe vetem ne kete menyre mund ti shmangeni rrezikut te papritur. Sigurisht se ky vit nuk do te jete pa suksese, por rruga drejt suksesit do te jete e gjate dhe e mundimshme. Nese ju ofrohet ndonje mundesi per ndryshim te punes, mos e pranoni menjehere- analizojeni situaten ne detaje ngase me pastaj do te bindeni se nuk keni gabuar pse nuk keni gabuar pse nuk keni dhene pergjigje te mengjehershme. Po ashtu mos nxitoni me nenshkrimin e kontratave qe ju ofrohen, lexojini ato me vemendje. Ne pergjithsi, yjet ju keshillojne te jeni me sycele.

Dashuria - Parashikohet tension dhe veshtiresi ne lidhjet tuaja. Probleme te ngarkuara emotivisht do tju stresojne se tepermi, por lidhja mes bashkeshorteve do te permisohet dhe do te keni nje jete sentimentale te lumtur. Ciftet e pamartuara mund te shkojne drejt marteses.

Familja – Pjestare te familjes do tju kerkojne me shume kohe dhe do duan te ndajne emocionet e tyre me ju. Mund te jete e domosdoshme qe te tregoni sekrete tuajat personave me te vertet te besueshem. Parate do te jene nje debat i nxehte qe do te diskutohet brenda mureve te shtepise tuaj. Udhetimet afatgjata apo te lergeta nuk jan te mundeshme ne fillimin e vitit. Kushtojini vemendje te vecante shendetit tuaj duke u munduar te evitoni sa me shume te jete e mundur problemet shendetesore.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Luani

Karriera – Do te keni mundesi me te mira per te fitua para kete vit, sidomos mbas muajit qershor. Horoskopi sjell lajme te mira per bisnesmenet apo investitoret financiare. Kontrata fitimpruerse do te trokasin ne deren tuaj dhe ju do te keni sukses ne cdo tentative tuajen. Komunikimi dhe konfidencaa juaj jane shume impresive kete vit. Parteneret apo edhe autoritetet e larta te organizatave qe ju punoni do te tregojne mbeshtetje te vecante kete vit. Do te nderoheni nga nje performance e shkelqyher nga eproret tuaj. Parashikohet nje permiresim financiar i kenaqshem.

Dashuria – Nese jeni ne lidhje, atehere shancet jane qe ju do te perfundoni te martuar. Luanet beqare do te takojne burrin apo gruan e enderrave te tyre. Te dashurit tuaj do te mundohen te marrin masa drastike per te terhequr vemendjen tuaj. Nese jeni ne dilema apo mendime te ngaterruara, flisni me bashkeshortin apo bashkeshorten tuaj. Mos e lejoni veten te shpertheje ne reagime te ekzagjeruara nese deshironi qe te keni nje jete bashkeshortore te lumtur.

Familja – Parashikohet nje vit i favorshem ne lidhje me familjen tuaj. Tregoni mbeshtetje ndaj prindereve tuaj dhe te partenerit, dhe vellezereve e motrave tuaj. Mos shkaktoni mosmarreveshje qe mund te prishni harmonine ne shtepine tuaj. Dikush qe nuk e prisni do te mundohet qe tju coje ne rrugen e gabuar. Mos tregoni sekretet e besuara nga te tjeret sepse do te prishni reputacionin e mikut te mire. Udhetimet zyrtare do te jene frutdhenese. Kujdesuni per shendetin tuaj.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Virgjeresha

Karriera – Ata qe i perkasin shenjes te virgjereshes do te lumturohen kur te shohin zgjerimin e biznesit te tyre. Rritje financiare te papritura do te permirsojne situaten tuaj financjare. Per te pasur sukses ne karrieren tuaj , mos i perzieni problemet personale me punen. Evitoni thashthemet mes bashkepunetoreve per te mbajtur nje reputacion te mire. Besoni ne vetevete dhe ne aftesite tuaj kreative per te arritur aty ku deshironi. Perqendrohuni ne investimet tuaja financjare qe parashikohen ne permirsim ne kete vit.

Dashuria – Mbani qetesine nese deshironi qe lidhja juaj te vazhdoje. Per te gjithe ciftete e dashuruara parashikohet te kurorezohen ne martese. Kujdes! Mund te beheni konfuz nga ndjenjat e perzjera qe mund tju shkaktoje ndonje bashkepunetor qe mund te behet nje penges e vertet ne lidhjen tuaj.

Familja – Do te keni lidhje te mira me familjen tuaj. Sdq ndonjehere mund te perballeni me ndonje problem te vogel emotiv qe do te lekunde qetesine familjare. Mos u hapni se tepermi. Kujdes nga shpenzimet e lluksit. Evitoni debate te panevojshme me pjestaret e familjes tuaj. Eshte nje vit i mire per studentet.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Peshorja

Karriera- Parashikohet nje vit premtues ne fushen e karrieres dhe te financave. Kontakte me njerez intelektuale dhe te ditur do te jete nje eksperience e vlefshme. Permiresimi juaj profesional do te beje qe te respektoheni me shume dhe te beheni me i njohur ne rrthin tuaj te punes. Keshillohuni dhe mendohuni mire para se te beni investime apo te merrni vendime te rendesishme.

Dashuria – Tregoni mbeshtetje ndaj bashkeshortit apo bashkshortes tuaj dhe nese jane ne gabim. Bashkepunimi dhe mirekuptimi mes jush eshte celesi i nje jete te lumtur martesore. 2009 do te jete i favorshem per te zbukuruar lidhjen tuaj me dhurata romantike, qirinj apo udhetime vetem ju te 2. Mos i hyni nje lidhjeje me nje person qe shef dike tjeter. Kur terheqja apo pelqimi nuk jane reciproke te ndjellin vetem dhimbje zemre.

Familja – Per peshoren parashikohet nje atmosfere e lumtur ne familjen tuaj. Kur jeni konfuz, merrni mendimim e motrave/vllezerve tuaj. Ndihmoni miqte qe kane nevoje per ndihmen tuaj dhe do te perfitoni mirenjohje. Ju jeni shume i/ e dashur dhe deshironi me te miren per njerzit qe ju rethojne. Evitoni stresin dhe tensionin sepse mund te kene efekte negative per shendetin tuaj.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Akrepi

Karriera- Parashikohen financa te mire per akrepet. Perqendrohuni ne projektet tuaja qqe keni ndermend te investoni. Besojini intuites tuaj dhe ndiqni enderrat tuaja. Mos u influenconi nga gjykimi i te tjereve dhe lejoni punedhenesit tju japin nje dore ne planet tuaja me keshillat e tyre. Ndonje bashkepunetor mund te mundohet te marre kredi per punen tuaj, por ju mos dilni ne perfundime te nxituara pa pasur te gjitha informacionet e nevojshme ne dore. Tregoni sensibilitet ne tranzakcionet financjare. Mos u angazhoni ne biznese te rezikshme.

Dashuria – Horoskopi parashikon nje jete sentimentale interesante per akrepat. Parteneri juaj do te ket nevoje per vemendje speciale nga ana juaj. Jepini mbeshtetje te pakushtezuar bashkeshortit apo bashkeshortes tuaj. Kini kujdes ne gjysmen e dyte te vitit pasi mund te perplaseni me gjera negative.

Familja - Jeta familjare do te jete me prosperitet. Do te keni fame dhe reputacion te mire ne rrethin shoqeror. Ekskursione, apo aktivitete sportive jashte shtepise do tju mbajne aktiv. Do te keni nje sukses te garantuar ne fushen akademike qe do tju siguroje nje te ardhme te mire. Kini kujdes me ngitjen e makines pasi mund te pesoni demtime te vogla. Probleme shendetsore, keshilla proderore, investime dhe edukacioni do te jene temat qe krysojne vitin 2009.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Shigjetari

Karriera – Jepini prioritet intuites tuaj profesionale. Ju do te ndjeni deshiren per te fituar para ekstra duke perdorur alternativa si ndonje pune part-time. Mundesite per te pasur sukses jane te shumta nese ke edukimin akademik te duhur. Mundesi te medha per te pasur benefite do te vijne ne doren tuaj por nuk do te keni aspak marredhenje te mira me eproret tuaj. Mundohuni te evitoni shpenzime te medha dhe te panevojshme.

Dashuria - Per te arritur ne brendesi te dashurise dhe romances, biseda te gjata prane oxhakut me bashkeshortin tuaj do te benin mbrekullira. Tregoni mbeshtetje te larte per partenerein tuaj nese eshte duke u perballur me probleme te cdo lloji.
Mundohuni te evitoni argumente te padeshiruara mes jush dhe bashkeshortit/bashkeshortes tuaj nese deshironi qe te vazhdoni te kini nje jete martesore plot harmoni.

Familja – Keqkuptime mes pjestareve te familjes mund te shkaktojne stres per ju. Mos jini shume paragjykues dhe mundohuni te perdorni dipllomacine per te shpetuar nga ndonje situate familjare e padeshiruar. Do te keni situata festimi ku do te mund te fitoni harmonine dhe lumturine tuaj familjare. Ndiqni hobit tuaja qe ju stimulojne kreativitetin. Mos e teproni me udhetime te gjata me miqte. Merrni kurse qe do tju ndihmojne per te zgjeruar horizontin tuaj. Miqte e mire do tju japin keshilla te zgjuara per shqetesimet tuaja.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Bricjapet

Karriera – Me ndihmem dhe mbeshtetjen e proreve tuaj do te arrini te ngjisni shkallet e suksesit dhe te shkoni perpara me projektet tuaja te bisnesit kete vit. Do te keni mundesine e perfaqsimit te bisnesit apo organizaten ku punoni ne mledhje shume rendesishme te cilat do te shenojne sukses ne karieren tuaj. Jeta juaj profesionale dote ndryshoje kete vit duke pasur sukses, prosperitet dhe sigurisht pasurim te llogarive tuaja bankare.

Dashuria - Diferencime ose diskutime per shkak te veshtirsise ne komunikim mes bashkeshorteve do te sjelle nje krize martesore kete vit per bricjapet. Duke I treguar partenerit tuaj se ju besoni tek ata do tju sjelle me afer dhe do te beje qe dashuria juaj te rritet. Beqaret mund te takojne candidate per te kaluar jeten ne grupe vullnetare. Ka shume rendesi qe ju te gjeni njerun perfekt. Te dashurit per nje kohe te gjate mund te shkojne drejt kurorezmit gjat ketij viti.

Familja – Horoskopi parashikon keqkuptime dhe zenie mes anetareve te familjes gjate gjysmes te dyte te vitit. Ne keto sitauata mundohuni te kontrolloni veten ne menyre qe te mos lendoni te dashurit tuaj. Dikush afer jush do te mundohet qe tju coje ne argumente te forta. Shihni situaten de mundohuni te evitoni argumenta te panevojshme. Mos lejoni askend qe te perfitoje nga gjerezoteti juaj. Ndihmoni femijet me perfundimin e puneve te tyre dhe cojini ata ne aktivitete te ndryshme jashte shtepise. Pergatituni mire para se te paraqiteni e intervista pune apo ditet e provimeve per studentet.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Peshqit

Karriera – Do te duatrrokiteni per aftesite dhe inteligjencen tuaj nga bashkepunetoret dhe nga eproret. Per te gjithe te papunesuarit apo ata qe jane duke kerkuar pune te tjerea parashikohen mundesi te reja dhe shume shpejt do te gjejne punen qe deshirojne. Ju do te shkelqeni ne zyren tuaj duke vene standarde pune te reja dhe duke perfunduar detyrimet tuaja para afatit te caktuar. Pergatituni per te punuar ne ambiente strike te cilat mund te kthehen ne lodhje mendore shpeshhere. Mos harroni se celesi i suksesit tuaj eshte qe te mbeshtesni dhe te ndihmoni bashkpunetoret tuaj.

Dashuria – Jeta juaj sentimentale do te jete e shkelqyher kete vit. Per te gjithe ata qe jane ne lidhje serioze shtohet mundesia e marteses kete vit. Mund te arrini te ndiheni konfuz ne idhje me partenerin tuaj por cdo gje do te qartesohet dhe ju do te shihni dashurine me sy tjeter.

Familja – Lajme te mire dhe festime si datelindje, lindje, dasma apo aktivitete te organizates ku punoni do tju mbajne gjalle gjate gjithe vitit. Lidhja me familjen parashikohet shume e mire. Mos u mundoni te dukeni para shoqerise tuaj.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Virgjeresha

Karriera – Ata qe i perkasin shenjes te virgjereshes do te lumturohen kur te shohin zgjerimin e biznesit te tyre. Rritje financiare te papritura do te permirsojne situaten tuaj financjare. Per te pasur sukses ne karrieren tuaj , mos i perzieni problemet personale me punen. Evitoni thashthemet mes bashkepunetoreve per te mbajtur nje reputacion te mire. Besoni ne vetevete dhe ne aftesite tuaj kreative per te arritur aty ku deshironi. Perqendrohuni ne investimet tuaja financjare qe parashikohen ne permirsim ne kete vit.

Dashuria – Mbani qetesine nese deshironi qe lidhja juaj te vazhdoje. Per te gjithe ciftete e dashuruara parashikohet te kurorezohen ne martese. Kujdes! Mund te beheni konfuz nga ndjenjat e perzjera qe mund tju shkaktoje ndonje bashkepunetor qe mund te behet nje penges e vertet ne lidhjen tuaj.

Familja – Do te keni lidhje te mira me familjen tuaj. Sdq ndonjehere mund te perballeni me ndonje problem te vogel emotiv qe do te lekunde qetesine familjare. Mos u hapni se tepermi. Kujdes nga shpenzimet e lluksit. Evitoni debate te panevojshme me pjestaret e familjes tuaj. Eshte nje vit i mire per studentet.

Sa qejf...:D
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

O sweet po ujorin ku ma cove moj apo na ke inat ne te ujorit ti :p
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Me fal Hostel...kam haruar ta postoj

Ujori

Karriera – Ju do te punoni shume gjate ketij viti per te manifestuar aftesite dhe vizionin tuaj ne jeten profesionale. Kete vit duhet te mendoni per te kerkuar mundesi me te mira per kareieren tuaj. Planifikoni nje derdhje tjeter paraje per te stabilizuar financat tuaja. 2009 do te kete mundesi te reja si per ju qe jeni te punesuar edhe ata qe jan te papunesuar. Aftesite tuaja te komunikimit do tju ndihmojne per te arritur ne kontakte sociale me te pasurit dhe te famshmit. Mos lejoni bashkepunetoret tju nderhyjne ne gjykimet tuaja per te ardhmen.

Dashuria – Dashuria dhe romanca po cel per ujoret. Nese jeni beqare, pergatituni per lidhje te reja te shpeshta nga fundi i ketij viti. Ka shume mundesi per propozime martesash nese akoma zemra juaj eshte e thyher, pergatituni per nje dashuri te re qe do tju sjell lumturi ne jeten tuaj. Per te pamartuarit parashikohet nje vit i qete. Do te mesoni si te shpehni ndjenjat tuaja dhe te gezoni momentet e bukura ne cift.

Familja – Do te shkoni mire me familjen dhe miqte tuaj. Pergjgjesite familjare do te kene prioritet gjate gjithe vitit dhe koha juaj me e madhe do tu kushtohet atyre.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Me fal Hostel...kam haruar ta postoj

Ujori

Karriera – Ju do te punoni shume gjate ketij viti per te manifestuar aftesite dhe vizionin tuaj ne jeten profesionale. Kete vit duhet te mendoni per te kerkuar mundesi me te mira per kareieren tuaj. Planifikoni nje derdhje tjeter paraje per te stabilizuar financat tuaja. 2009 do te kete mundesi te reja si per ju qe jeni te punesuar edhe ata qe jan te papunesuar. Aftesite tuaja te komunikimit do tju ndihmojne per te arritur ne kontakte sociale me te pasurit dhe te famshmit. Mos lejoni bashkepunetoret tju nderhyjne ne gjykimet tuaja per te ardhmen.

Dashuria – Dashuria dhe romanca po cel per ujoret. Nese jeni beqare, pergatituni per lidhje te reja te shpeshta nga fundi i ketij viti. Ka shume mundesi per propozime martesash nese akoma zemra juaj eshte e thyher, pergatituni per nje dashuri te re qe do tju sjell lumturi ne jeten tuaj. Per te pamartuarit parashikohet nje vit i qete. Do te mesoni si te shpehni ndjenjat tuaja dhe te gezoni momentet e bukura ne cift.

Familja – Do te shkoni mire me familjen dhe miqte tuaj. Pergjgjesite familjare do te kene prioritet gjate gjithe vitit dhe koha juaj me e madhe do tu kushtohet atyre.

Sheqyr qe do gjenkam pune dhe do eci mire.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Dashi

Karriera - Per Dashin, ne fushen e karrieres, horoskopi thote se suksesi eshte i siguruar. Statusi dhe reputacioni juaj do te rriten. Puna, inteligjenca dhe aftesia per te bere shume gjera te ndryshme ne te njejten kohe do te impresionohe jashtezakonisht bosin dhe parteneret tuaj. Pergatituni per ngritjen e shumepritur ne detyre qe do t’ju rise besimin ne vetevete dhe eutaziaznim. Evitoni investimet e medha dhe provoni investimet me kohezgjatje relativisht te gjate. Mundohuni te kontrolloni shpenzimet e medha ne menyre qe te kurseni parate.

Dashuria – Do te arrini energi te persosur per tu pershtatur me seksin e kundert. Horoskopin parashikon lajme te mira per te ghithe te shenjes dashit. Sukses ne fushen e dashurise dhe nje jete martesore te bekuar qe do te vazhdoje te kete harmoni ne lidhjet tuaja. Beni disa ndryshime ne sjellen tuaj dhe menyren e komunikimit. Prisni shume mbeshtetje nga bashkshorti/ja ose parteneri i lidhjes tuaj. Perralla me princin apo princeshen e enderrave do te behet realitet.

Familja- Ne atmosferen familjare do te mbreteroje lumturia dhe prosperiteti. Ju do te keni nje pozite te respektueshme ne rethin shoqeror. Pune zyrtare do te vijne me udhetime te gjata dhe te lodhshme. Beni perpjekje per te dale mire ne studimet tuaja. Nuk do te keni probleme te papritura shendetesore. Do te keni veshtirsi per te permbushur cdo kerkese te femijeve tuaj.

mire me duket :p thnx sweet
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Eshte shume optimist ky horoskopi:) Te gjithe do kemi nje2009 te mbar:)
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Ja dhe nje Horoskop tjeter per 2009!

astro_ikona1.jpg
Dashi

Karriera:
Në ditët e para të janarit planeti i fatit Jupiteri kalon në Ujor, prandaj, personat e lindur në shenjën e Dashit kanë para vetes një vit me shumë fat. Edhe planeti Neptun, që është planet i lidhur me inspirim dhe institucione është në anën e tyre. Po ashtu edhe planeti Uran – që njihet për ndryshime – do të jetë në anën e deshve, mirëpo kërkohet më shumë aktivitet, për t’i arritur ato. Madje edhe personat që do të përpiqen t’i rezistojnë ndryshimit, do të ballafaqohen me risi. Në fillim të tetorit, Saturni do të hyjë në një pozicion tjetër – në shigjetën e Peshores – dhe këtë ndryshim do ta vërejnë sidomos ata të lindur në dekadën e parë të shenjës së Dashit. Pra, deri në muajin tetor duhet të jeni në gjendje të gjeni sigurinë dhe stabilitetin që karriera juaj të jetë stabile. Problemi mund të paraqitet kur planeti Pluton merr pozicionin disharmonik me planetin Saturn – gjë që do ta vërejnë më së shumti personat e lindur në periudhën e parë të shenjës së Dashit. Duhet treguar një kujdes këtu, sepse me fanatizëm nuk do të arrijnë gjë. Sidoqoftë, ka vend për gëzim – sepse viti 2009 për personat e lindur në shenjën e Dashit, do të jetë shumë më i mirë se viti që e lamë pas.

Partneri:
Planeti i Venerës, që paraqet dashurinë dhe lumturinë, gjatë shumë periudhave të vitit 2009 do të përshkojë rrugë të kthyeshme – gjë që personave të kësaj shenje do t’ju dhurojë shumë çaste të lumtura me partnerin. Pra, të gjithë personat e kësaj shenje, që më herët kanë pasur konflikte dhe mosmarrëveshje me partnerin, do të mund të presin ditë me të mira dhe mundësi për t’i përmirësuar raportet e tyre. Megjithatë, duhet përmendur edhe tri faza kritike në lidhjen e tyre – periudhën prej datës 1 deri më 26 gusht, 15 tetor deri më 9 nëntor dhe periudhën prej 25 deri më 31 dhjetor. Pra, gjatë këtyre periudhave duhet t’i shmangeni konflikteve me partnerin.

Personat e lirë:
Fatmirësisht, viti 2009 do të jetë një vit i ëndrrave për personat e lirë të kësaj shenje – do të kenë shumë oferta, shumë përzgjedhje, ndërsa pjesa më e madhe e tyre mund të gjenden para altarit.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

astro_ikona2.jpg
Demi

Karriera:
Siguria dhe stabilizimi në një anë dhe një stuhi e fatit dhe e qartësisë nga ana tjetër, janë gjërat që i nevojiten personave të lindur në shenjën e Demit gjatë vitit 2009. Këto do t’i nevojiten Demit për të qenë i lumtur. Me një fjalë, personat e kësaj shenje kanë një vit tjetër të mirë para tyre, gjatë të cilit asgjë nuk do t’iu mungojë. Deri në muajin nëntor, Saturni do të qëndrojë në anën pozitive, ndërsa pozicion të mirë për një kohë të gjatë do të kenë edhe planetët Urani dhe Plutoni. Një pjesë e njerëzve të lindur në këtë shenjë duhet të përcjellin pozicionin e Neptunit, i cili herë herë mund t’ua mjegullojë karrierën. Po ashtu edhe pozicioni i Jupiterit në Ujor, thotë të kenë kujdes kur bëhet fjalë për mendjelehtësi dhe përfitime të shpejta materiale. Kujdes duhet të tregojnë sidomos gjatë muajve gusht dhe dhjetor – kur nuk duhet të rrëmbehen nga euforia, sepse në këtë kohë takohen Neptuni dhe Jupiteri. Pra, kërkohet më shumë të analizojnë gjërat më të cilat merren, që të mos përfundojnë me humbje.

Partneri:
Sigurisht planeti Venera – që njihet për argëtim, dashuri e lumturi – këtë vit do të jetë në anën e demave, dhe atë duke filluar që nga 3 janari e deri më 3 shkurt, kur do të kenë mundësi të shumta dëfrimi dhe kohë të mirë me partnerin. Një periudhë krize mund të shfaqet në periudhën prej 11 deri më 24 prill, mirëpo maji, qershori dhe korriku, sërish do të ofrojnë qetësi dhe shumë dashuri në jetën e demave. Në këtë periudhë Venera dhe Marsi do t’iu sjellin momente të paharrueshme në jetën intime. Dhe dikur prapë paraqitet një krizë e vogël dhe atë në periudhën fundi i gushtit – 20 shtator dhe 16 tetor-8 nëntor, kur kërkohet më shumë kujdes sepse mungon harmonia në lidhjen e tyre.

Personat e lirë:
Këta persona duhet të kuptojnë se ky vit është i tyre. Ata duhet të lirohen nga lidhjet gjysmake të cilat i bartin prapa vetes dhe që u humbasin kohë dhe të hapin dyert për partnerë të rinj – që mund të pushtojnë zemrën e tyre dhe të kurorëzojnë dashurinë.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

astro_ikona3.jpg
Binjakët

Karriera:
Personat e kësaj shenje duhet të orientohen kah fati. Do të arrijnë përparime në karrierë, por jo gjithçka do të shkojë pa probleme. Fat do të kenë pasi Jupiteri do të ketë përputhje të mirë me Dielli – gjë që garanton zhvillim të mirë. Megjithatë, Saturni do të këtë disharmoni të keqe me Virgjëreshën në tetor, gjë të cilën do ta hetojnë binjakët, sidomos ata të lindur në dy dekadat e fundit të kësaj shenje. Ata të lindur në dekadën e parë, mund ta kenë kaluar këtë problem gjatë vitit 2008. Megjithatë, po në muajin tetor planeti i Saturni do t’ju dërgojë siguri dhe stabilitet, por në një mënyrë tjetër – vetëm nëse jeni të durueshëm dhe të përkushtuar në punë. Fatmirësisht, gjatë tërë vitit binjakët nuk do të jenë të ballafaquar me konfrontime të mëdha – dhe me një fjalë viti 2009 do të jetë i mbarë për ta.

Partneri:
Viti 2009 do të jetë një vit përplot harmoni për jetën sentimentale të binjakëve. Prej muajit shkurt deri kah mesi i prillit do ta kenë periudhën e parë fatlume, ndërsa faza tjetër fillon kah fundi i prillit dhe vazhdon deri në fund të qershorit, dhe faza e tretë është komplet muaji korrik. Periudha të lumtura në dashuri do të jenë edhe komplet shtatori, mesi i tetorit, dhe fillimi i nëntorit. Kujdes duhet të kenë në janar, në pjesën e dytë të muajit prill dhe prej fundit të shtatorit deri kah mesi i tetorit. Më pak kujdes duhet të kenë në muajin dhjetor.

Personat e lirë:
Këta persona duhet të besojnë te fati i tyre dhe të përgatiten për të. Edhe pse shumë prej tyre në fillim mund të mendojnë se personi me të cilin janë njoftuar, nuk është ai i duhuri, me kalimin e kohës do të kuptojnë se kanë gabuar. Personat lindur në periudhën e dytë dhe të tretë të kësaj shenje duhet të kenë kujdes të shtuar sepse mund të njoftohen me personat të cilët veçmë janë në lidhje të dashurisë me dikë tjetër.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

astro_ikona4.jpg
Gaforrja

Karriera:
Gaforret këtë vit do ta gjejnë veten. Planeti i fatit Jupiteri është në largim e sipër – por kjo nuk do të thotë mungesë të fatit – por qartësim i faktit se premtimet dhe pritjet e tyre janë më të vogla sesa kanë pritur. Deri në fund të tetorit, gaforret duhet të mbështeten më shumë te planeti i Saturnit, i cili do t’iu ndihmojë të rigjenerohen dhe të krijojmë më shumë siguri dhe stabilitet në karrierën e tyre. Pas muajit tetor, Saturni do të krijojë një pikë kritike në qiell – që do të ndikojë negativisht, sidomos te personat e lindur në dekadën e parë të kësaj shenje. Këtë sfidë do të mund ta përballojnë lehtë nëse e ruajnë gjakftohtësinë dhe duke vepruar pa panik. Të disa gaforre të tjera ndërkaq, Urani do të sjellë ndryshime – që janë një rast i mirë për të filluar një biznes të ri.

Partneri:
Për gaforret ky vit do të jetë shumë interesant në sferën e dashurisë. Do të veprojnë sipas intuitës – mirëpo edhe do ta ruajnë drejtpeshimin. Megjithatë, zhvillimi i ndjenjave të gaforreve, gjatë vitit 2009, do të varet shumë nga erotika. Pra, personat e kësaj shenje do të jenë goxha gjatë të ndikuar nga planeti i dashurisë, Venera. Ndikimi i këtij planeti do të vërehet sidomos në muajin qershor, që do të jetë një muaj i paharrueshëm për gaforret. Faza pozitive do të kenë edhe në janar, pjesën e dytë të prillit, qershor, gusht dhe nëntor.

Personat e lirë:
Gaforret e lira duhet t’i kenë parasysh periudhat kohore të cekura më lartë dhe në kohë të duhur të vihen në kërkim të partnerit. Madje, ky vit mund të jetë përcaktuar që gaforret e lira të përfundojnë para altarit.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

astro_ikona5.jpg
Luani

Karriera:
Viti 2009, i njohur si vit i Marsit, do të jetë fatlum për luanët. Prej fillimit të muajit janar në shenjën e luanëve planeti i fatit, Jupiteri, do të jetë në paralele me Diellin - kjo do të thotë se, luanët me ngulm do të kërkojnë ta vëjnë në pah synimin e tyre. Madje, për ta nuk është shumë e rëndësishme edhe nëse do të funksionojë ky synim. Megjithatë, kujdes duhet të kenë deri në fund të gushtit, sepse deri atëherë planetët Neptuni dhe Jupiteri formojnë aspekt për këtë shenjë - pra gjatë kësaj periudhe karriera e luanëve mund të stagnojë. Megjithatë, luanët nuk do ta çojnë kohën kot, dhe kah fundi i tetorit – energjinë e tyre të akumuluar – do ta zbrazin drejt angazhimeve dhe ideve të reja që do të mundojnë që ëndrra e tyre të bëhet realitet – dhe të shënojnë sukses shumë të madh në karrierë.

Partneri:Për shumicën e luanëve ky vit mund të mos jetë i lumtur në sferën e dashurisë, sidomos gjysma e parë e vitit. Pra, duhet të kenë kujdes sepse nuk do ta kenë mbështetjen e planetit të dashurisë, Venerës. Megjithatë, prej datës 5 korrik, e deri më 1 gusht, gjërat do të kthehen në normalitet – dhe do të kthehet harmonia mes partnerëve. Po ashtu faza të tjera të mira në jetën intime të luanëve janë periudhat: 26 gusht, deri më 20 shtator dhe 15 tetor deri më 8 nëntor dhe i gjithë muaji dhjetor. Ndërkaq, gjatë periudhave të tjera, që paraqiten si problematike, luanët duhet ta zbresin pak krenarinë e tyre.

Personat e lirë:
Edhe personat e lirë të kësaj shenje nuk kanë mbështetje të yjeve për të filluar një lidhje serioze në pjesën e parë të vitit 2009. Në këtë periudhë ata mund të njoftohen me personat të cilët tashmë janë në lidhje me dikë tjetër. Kohë ideale për njoftime është prej datës 5 korrik e deri në fund të vitit.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

astro_ikona6.jpg
Virgjëresha

Karriera:
Ky vit do të fillojë shumë më i lehtë për virgjëreshat. Me koncentrim, qetësi dhe të përkushtuar në planin e sajuar, personat e lindur në shenjën e virgjëreshës do të kenë mundësi të punojnë me elan të shtuar. Megjithatë, duhet të kenë kujdes në muajt shkurt, mars dhe prill, dhe të punojnë me një temp më të ulët – për të pushuar dhe për t’u kthyer sërish të freskët, kur për këtë paraqitet nevoja. Po ashtu, kujdes duhet të kenë edhe në periudhën 15-23 shtator – pasi që, deri në muajin tetor, Saturni do të gjendet në shtëpinë e tyre – që simbolizon bllokime dhe vështirësi në punë. Pjesa tjetër e vitit do t’i bind se janë në rrugë të drejtë dhe se do të kenë përfitime nga puna e tyre. Me një fjalë, virgjëreshat do të ballafaqohen me ndryshime të shpeshta në karrierë gjatë vitit 2009, mirëpo ato nuk do të ndikojnë keq në synimin e tyre. Pra, nëse janë të kujdesshëm në janar, shkurt dhe shtator, 2009 do të jetë një vit i mbarë për ta.

Partneri:
Prej datës 3 janar deri më 3 shkur planeti i Venerës do të gjendet përballë Diellit. Në këtë kohë ndjenjat e forta do të ekspozohen së tepërmi, gjë që, nga partneri i virgjëreshës mund të kuptohet si reagim i tepruar. Sidoqoftë, virgjëreshat do ta kenë të vështirë të përmbahen, sidomos në periudhën mars-prill, kur mosmarrëveshjet mund të përfundojnë me lot. Virgjëreshat këtë kohë duhet ta marrin si terapi dhe përvojë për t’u dhënë fund vuajtjeve të tyre dhe për të filluar një jetë të re, sidomos prej datës 6 qershor. Prej kësaj periudhe për virgjëreshat kthehet periudha e normalitetit dhe mund t’i kuptojnë më mirë ndjenjat e tyre dhe të arrijnë lumturinë e kërkuar.

Personat e lirë:
Virgjëreshat e lira nuk do të kenë mundësi të mira takimesh në gjysmën e parë të vitit 2009 – ndërsa problem për këtë mund të paraqiten lidhjet e tyre të mëhershme që ende nuk kanë marrë fund si duhet. Për t’i mos trazuar plagët e vjetra është mirë t’i sqarojnë punët dhe të presin kohën ideale për takime të reja, që është periudha prej 20 shtatorit deri më 15 teror, dhe, prej datës 8 nëntor, deri më 25 dhjetor.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

astro_ikona7.jpg
Peshorja

Karriera:
Nëse i referohemi planetit të fatit, Jupiterit, atëherë ky vit është i peshoreve. Gjatë vitit 2009 personat e lindur në këtë shenjë do t’i përcjellë fati, gëzimi dhe suksesi. Po ashtu sukses do të arrijnë edhe në financa. Pra, me një fjalë, këtë vit dëshirat e peshoreve mund të bëhen realitet. Megjithatë, sukseset nuk do të vijnë vetvetiu por kërkohet më shumë angazhim, respektivisht aktivitet. Kjo vlen sidomos për personat e lindur në dekadën e parë të kësaj shenje. Një gjë tjetër që duhet të kenë parasysh është se, kjo periudhë e fatit të madh përfundon në muajin tetor. Sidomos në kohën kur Saturni ndikohet nga Plutoni – peshoret do të ballafaqohen me mosmarrëveshje dhe kontradikta. Sidoqoftë, ata që kanë punuar me herët do të dinë të ballafaqohen edhe me ketë situatë, ndërsa ajo do të kalohet me lehtë nga personat e lindur prej datës 28 shtator, deri më 23 tetor. Marrë në tërësi, ky do të jetë një vit për mbamendje për peshoret.

Partneri:
Në planin sentimental peshoret i pret një vit përplot harmoni – përkundër faktit se në fillim të vitit mund të duken pak skeptik, por periudhat e mëvonshme do të dëshmojnë se ky vit është i tyre. Dëshira, dashuria dhe erosi, këtë vit do të jenë të shkruara me shkronja të arta për peshoret.

Personat e lirë:
Peshoret e lira gjatë vitit 2009 do t’i përcjellë karizma dhe njoftimet e reja nuk do të mungojnë. Datat e mira për ta takuar partnerin e jetës janë: 6-17 prill, 6 korrik deri më 28 shtator, 15 tetor–9 nëntor dhe, 4-25 dhjetor.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

astro_ikona8.jpg
Akrepi

Karriera:
Para akrepave gjendet një vit që do t’iu sjellë mjaft lumturi. Gjatë gjithë vitit Jupiteri do të jetë i pozicionuar në vijë të çrregullt me Diellin, prandaj kjo do të thotë se duhet të jenë të kujdesshëm kur japin dhe marrin. Të gjitha ato që i kanë arritur me vështirësi gjatë vitit të kaluar, këtë vit do të zhvillohet pothuajse vetvetiu. Madje, mund të krijohet përshtypja se çdo sfidë që iu del përpara do të ketë rrugëzgjidhje. Zhvillimin e mëtutjeshëm të akrepave në karrierë e garanton Saturni – i cili iu jep mbështetje për një gjë të tillë. Pra, përkundër angazhimit dhe disiplinës që kërkohet akrepat nuk do ta kenë të vështirë për t’i arritur synimet e tyre. Një gjë duhet ta kenë parasysh se, prej muajit tetor duhet ta ngadalësojnë tempin e punës, sepse mund të dërmohen me punë. Me një fjalë, duhet të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre.

Partneri:
Prej datës 3 janar akrepat do të jenë të rrethuar me një valë të sharmit dhe të lumturisë. Pra, jeta e tyre me partnerin këtë vit do të jetë e plotësuar me harmoni dhe lumturi dhe mund të jenë të bindur se partneri iu takon vetëm atyre dhe askujt tjetër. Po ashtu personat e lindur në ketë shenjë do ta kenë rastin dhe mundësinë t’i largojnë mendimet e këqija që i kanë preokupuar dhe të kuptojnë se jeta e tyre bashkëshortore ka marrë një pamje të re dhe një fillim të ri.

Personat e lirë:
Akrepat e lirë kanë mundësi të mira të gjejnë partnerin e jetës, në këto periudha të vitit 2009: 20 shtator-15 tetor dhe 8 nëntor-1 dhjetor. Natyrisht, edhe në pjesën e parë të vitit, dhe në periudha të tjera të tij, do të kenë mundësi të takojnë persona të rinj, mirëpo do të jenë të prirë të takojnë personat që veçmë janë në lidhje të dashurisë – do të thotë të martuar, fejuar, ose në lidhje serioze.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

astro_ikona9.jpg
Shigjetari

Karriera:
Shigjetarë do të kenë gjatë gjithë vitit 2009 pozicionin e mirë të Jupiterit, andaj edhe do të arrijnë suksese financiare – dhe do të shënojnë përparim në karrierë. Pra, Jupiteri në pozitë të mirë me Diellin, është garanci për plotësimin e dëshirave dhe se çdo gjë do t’u shkojë për dore personave të lindur në këtë shenjë. Megjithatë, për t’i arritur të gjitha këto, kërkohet më shumë angazhim dhe përkushtim në punë. Shigjetarët e lindur në periudhën prej 5 deri më 21 dhjetor – duhet të kenë kujdes - në kohën kur në shenjën e tyre paraqitet planeti i Saturnit. Ky planet mund t’i rrezikoj planet dhe t’ua heqë nga dora suksesin. Për t’i evituar problemet e tilla, shigjetarët e lindur në këtë periudhë duhet të tregohen të matur, të mos shkaktojnë konflikte në kolektiv dhe të përpiqen që puna e tyre të mos e marrë kahun e gabuar. Situata mund të eskalojë edhe në momentin kur paraqitet planeti i Uranit. Sidoqoftë varësisht se cilit planet i nënshtrohen, do të ishte mirë po që se kërkojnë ndihmë profesionale për ta tejkaluar krizën. Në momentin kur Saturni hiqet nga shenja e tyre, shigjetarët do të marrin frymë lirshëm dhe të ecin përpara me zhvillimin e karrierës së tyre.

Partneri:
Viti 2009 do të ishte një vit i përkryer në dashuri po që se planeti i Venerës të mos ishte në rrugë të kthimit. Pra, prej datës 3 janar – duhet të keni kujdes se si reagoni dhe silleni me partnerin. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se shigjetarët i pret një vit jo i lumtur në dashuri – por është vetëm një fazë kur mund të ndjehen ashtu, ndërsa realiteti edhe mund të jetë ndryshe prej asaj që ata pandehin. Prej datës 3 shkurt, gjendja do t’i kthehet normalitetit dhe njëkohësisht edhe afërsia me partnerin. Përkundër faktit se do të ballafaqohen me periudha herë herë të pasigurta, shigjetarët mund të llogarisin në një vit plor harmoni në dashuri – sidomos në pjesën e dytë të vitit, kur do ta kenë mbështetjen e yjve për një gjë të tillë.

Personat e lirë:
Pjesa dërmuese e shigjetarëve të lirë, gjatë vitit 2009 mund të gjinden para kurorëzimit të dashurisë. Megjithatë, duhet të kenë parasysh, se pjesa e dytë e këtij viti është shumë më e përshtatshme për ta kërkuar partnerin e jetës, se pjesa e parë.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

astro_ikona10.jpg
Bricjapi

Karriera:
Gjatë vitit 2009 bricjapët duhet të tregojnë çka kanë mësuar. Planeti i fatit, i cili i ka përcjell gjatë gjithë vitit të kaluar, fatkeqësisht në fillim të këtij viti do të largohet. Megjithatë, bricjapët, si të palëkundur që njihen, sigurisht se e kanë shfrytëzuar shanset e tyre dhe e dinë ku duhet kërkuar suksesin. Këtë do ta arrijnë me ndihmën e planetit të Saturnit – i cili do ta ndryshojë pozicionin e tij dhe në këtë mënyrë do të jetë korrigjues i gabimeve që mund të bëjnë bricjapët gjatë këtij viti. Me një fjalë, ata që kanë përgatitur një plan real të biznesit, nuk kanë arsye të frikësohen për karrierën e tyre. Ndryshimet pritet të ndodhin në dhjetor – kur bricjapët do të konfrontohen me probleme jo të papritura. Përkundër faktit se kjo sfidë mund të mos iu pëlqejë, ekziston mundësia që me anë të sinqeritetit të depërtojnë sërish në sipërfaqe, dhe të zbulojnë anët e tyre të forta, të cilat ndoshta edhe nuk i kanë njohur deri më tash.

Partneri:
Gjatë vitit 2009 planeti dashurisë, Venera, bashkë me Diellin, do të jetë në pozicion të mirë për bricjapët. Kjo do të thotë se personat e lindur në këtë shenjë do të kenë shumë fat dhe harmoni në dashuri. اastet e lumtura dhe të paharruara me partnerin mund t’i përjetojnë në këto periudha: 3 janar-3 shkurt; 11-24 prill; 6 qershor-5 korrik; 8 nëntor- 1 dhjetor. Megjithatë, sikurse shenjat të tjera edhe bricjapët do të kenë disa periudha të vështira në dashuri – që do të shfaqen në këto intervale kohore: 1-26 gusht dhe 15 tetor-8 nëntor.

Personat e lirë: Bricjapët e lirë mund të fillojnë etapën e njoftimeve të reja qysh në periudhën 3 janar 3 shkurt. Po ashtu datat kur mund ta gjejnë partnerin e jetës janë: 11-24 prill; 6 qershor-5 korrik; 8 nëntor-1 dhjetor.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

astro_ikona11.jpg
Ujori

Karriera:
Ujorët do të fillojnë një vit përplot me fat – përkundër faktit se yjet do të jenë në një pozicion mjaft të qetë. Sidoqoftë, ujorët kanë arsye për gëzim sepse planeti i fatit, këtë vit ndodhet në shtëpinë e tyre – dhe kanë shumë gjasa që ëndrrat e tyre t’i shndërrojnë në realitet. اdo projekt që do ta nisin është i gjykuar të ketë sukses – andaj është mirë të shfrytëzojnë këtë dhuratë nga Perëndia. Pra, një periudhë fantastike për suksese në karrierë dhe për financa. Megjithatë, qysh në vjeshtë, edhe për ujorët do të paraqiten problemet e herë pas hershme me planetin e Saturnit. Por, për dallim nga shenjat të tjera, ky planet ujorëve do t’ju ofrojë dituri dhe durim për t’i kapërcyer kohërat e vështira. Me një fjalë, gjatë vitit 2009 ujorët duhet t’i shfrytëzojnë në maksimum të mirat që vijnë nga Perëndia – vetëm se për t’i gëzuar ato, duhet të jenë aktivë.

Partneri:
Gjatë vitit 2009 planeti i lumturisë dhe dashurisë do të mendojë mirë për Ujorin. Qysh në fillim të vitit 1-3 janar do të kalojnë momente të paharruara me partnerin. Po për shkak të ndikimit të planetit të Venerës, ujorët do të kalojnë çaste të paharrueshme me partnerin edhe në periudhat: 3 shkurt-11 pjeshke; 24 prill-6 qershor; 5 korrik-1 gusht. Periudhë të lumtur në dashuri mund të presin edhe gjatë këtyre datave: 13 tetor-8 nëntor dhe 1-25 dhjetor. Megjithatë, sikur edhe te shenjat të tjera, edhe ujorët do të përballen me periudha problematike në dashuri, të cilat janë: 6 qershor-5 korrik; 25 gusht - 20 shtator; 8 nëntor-1 dhjetor dhe 25 dhjetor. Këto ndjenja do t’i hetojnë një pjesë e ujorëve.

Personat e lirë:
Ujorët e lirë gjatë vitit 2009 do të mendojnë se janë shenja më e lumtur në botë. Dhe është e vërtetë, do të kenë shumë fat me njoftime të reja dhe shumica prej tyre do ta gjejnë personin e jetës. Edhe pse gjatë viteve të kaluara lidhja e tyre ka përfunduar pa ndonjë arsye, këtë vit do të kenë më shumë fat dhe mund të krijojnë lidhje stabile me bazament të shëndoshë.
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

Luani me doli mire ne karriere...por jo shume ne dashuri...sec nxjerr ca periudha si te zeza...duhet me i besu horoskopit apo jo???
 
Titulli: Horoskopi i 2009!

astro_ikona12.jpg
Peshqit

Karriera:
Për të vazhduar punën e vjetër ose për te filluar një punë të re, për peshqit do të jetë një vendim i vështirë gjatë vitit 2009. Pra, personat e kësaj shenje do të kenë para vetes një dilemë hamletiane – sepse planeti i Saturnit kërkon t’i mbajë gjërat e vjetra, ndërsa Urani kërkon gjëra të reja dhe të panjohura. Kjo dilemë që do t’i shoqërojë gjatë gjithë vitit, nuk do të zgjidhet të secili peshk njësoj, por do të varet nga energjia që posedojnë brenda vetes për t’u përballur me sfidat në karrierë. Zgjidhja po ashtu mund të lindë nga kombinimi i të vjetrës me të renë – mundësi kjo që mund të sjellë rregull në jetën e tyre profesionale. Sidoqoftë, peshqit duhet të jenë të përgatitur që të pajtohen me fatin dhe të mundohen t’i lëvizin gjërat më tutje edhe atëherë kur kjo gjë duket e pamundur.

Partneri:
Edhe pse në karrierë nuk do ta ketë lehtë, në dashuri peshqit do të kenë përparësi gjatë vitit 2009. Venera, planeti i dashurisë, shpesh do ta tregojë fytyrën romantike të peshqve, dhe nuk do të lejojë që ata t’i humbasin ndjenjat. Prej datës 3 janar e deri më 3 shkurt, pastaj 11-24 prill, 6 qershor-5 korrik, 1-26 gusht, 8 nëntor-1 dhjetor dhe 25 dhjetor e tutje, peshqit do të kalojnë faza shumë të lumtura të dashurisë. Ndërkaq datat problematike në dashuri janë periudhat: 5 korrik-1 qershor, 20 shtator-15 tetor dhe 1-25 dhjetor.

Personat e lirë:Gjatë gjithë vitit për këta persona do të paraqiten rastet e shumta për ta njoftuar partnerin e jetës. Megjithatë, një problem i shpeshtë që mund të lindë, është se peshqit e lirë do të jenë të prirë për të njoftuar personat që veçmë janë në lidhje të dashurisë, andaj duhet ta zgjedhin të duhurin.
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top