Horoskopi gourmet 2018: Më thuaj ç’shenjë je të të them ç’të hash

Jetmira

V.I.P
gouco-696x348.jpg

Parashikmet kulinare për 2018: ا’ti lejosh e ç’ti privosh vetes?

Dashi
Ky vit kërkon një program Detox pas një 2017-e me shumë tundime e ‘mëkate’. ثshtë momenti të vendosni gjërat në vijë. Saturni në kuadraturën e Bricjapit kërkon të eleminoni në mënyrë drastike gjërat e tepruara dhe t’i riktheheni formës ideale, por jo në mënyrë drastike. Duhet të hani ushqime të lehta, shumë peshk, perime të freskëta dhe për drarkë supëra me perime dhe supëra kremoze.


Demi
Në vitin 2018 do të duhet të bëni një ekuilibrim shqisash. Një kureshtje e fortë në fushën gastronomike do t’ju shtyjë të provoni ushqime të pazakonta. Do të provoni kuzhina alternative dhe do të zgjeroni horizontet tuaja kulinare duke testuar veten me receta të kuzhinave të vendeve të largëta. Si shpërblim për mundin dhe kurajon, do ta përkëdhelni veten me ca ‘teprica kalorike’ për të mbajtur lart humorin dhe për të vrarë urinë. Ju këshillohet një dietë me bazë peshku, oriz basmati, pulë, erëza orientale dhe çaj jeshi. Edhe pak çokollatë e zezë herë pas here.


Binjakët
ثshtë koha t’i vendosni gjërat në vijë dhe t’i nënshtroheni një regjimi ushqimor korrekt e të shëndetshëm. Për tipa frenetikë dhe të çrregullt si ju këshillohet të shqyrtoni disa rituale kulinare. Pas një 2017-e të çrregullt dhe me luhatje, do të duhet të mësoni se si të kujdeseni për veten duke filluar nga një dietë e ekuilibruar. Për tipa kreativë dhe argëtues si Binjakët, ideale është një dietë e gjallë dhe variabël, bazuar tek smoothie-t, lëngjet e frutave të shtrydhura, perimet e stinës, ushqimet e freskëta dhe pjatat e lehta që do t’ju shërbejnë si stimul për t’u përkëdhelur me ëmbëlsi dhe në të njëjtën kohë të hidratoni dhe të riaktivizoni trupin tuaj në mënyrë të ekuilibruar.



Gaforrja
2018-a do të jetë një vit i gjithi për t’u shijuar. Jupiteri në Akrep, i pozicionuar në trininë e shkëlqyer të shtëpisë së kënaqësive, do t’ju stimulojë të jeni në sintoni me vetveten duke filluar nga të shijuarit. Kreativiteti i gjerë në kuzhinë është një gëzim i ri që do të gjeni. Përpiquni të gjeni kënaqësinë dhe të shmangni tepricat, duke i lejuar vetes ushqime kalorike dhe të shijshme, por në dozën e duhur dhe vetëm në raste të veçanta. Krijoni një dietë të bazuar në perimet e sezonit, supa me bishtaja dhe mish të bardhë. Gjithashtu mund të shijoni verëra të shkëlqyera, djathra të rafinuar dhe pjata të para me 5 yje.


Luani
Duhet të vendosni gjërat në vijë. 2017-a ka qenë një vit ‘i shijshëm’ dhe shpërhtyes në të gjitha këndvështrimet, duke përfshirë edhe atë gastronomike, por nga janari i vitit 2018, melodia duhet të ndryshojë dhe do të jetë e rëndësishme ndjekia e një diete korrekte. Duhet të ndiqni një dietë që ka dhe vaietet dhe shije me bazë mishin e bardhë të piekur ( jo të skuqur), djathra dhie e sallata të shijshme, duke e alternuar me pasta dhe oriz integral. Ju rekomandohet të pini një litër e gjysmë ujë në ditë.


Virgjëresha
Duhen zbuluar kënaqësitë e tavolinës. Më në fund, ka ardhur një vit i bollshëm për ju nga të gjitha këndvështrimet. Do të ndiheni më në formë e mi vitalë dhe do të ndjeni nevojën për të ndarë me të tjerët pasionin e një tavoline të mirë, duke përgatitur pjata të sofistikuara dhe në të njëjtën kohë të shëndetshem e të shijshme. Shtojini jetës suaj një dozë luksi duke u shpërblyer herë pas here me ndonjë gotë verë ose ndonjë ëmbëlsirë të rafinuar. Krijoni një dietë më të zgjeruar me mishra cilësorë, peshk të freskët, goca deti, verëra, por edhe ëmbëlsira e pasta. 2018-a duhet shijuar dhe duhet jetuar…

Peshorja
Pas një 2017-e mundane, plot me evente sociale për t’u shijuar, ju pret një 2018-ë më shtëpiake, ku do të duhet të mos stresoheni shumë, të ruani një stil jetese dhe ushqimi të ekuilibruar duke rizbuluar kënaqësitë e të qenit në kuzhinë. Jupiteri në shtëpinë e dytë do t’ju stimulojë shqisat dhe shijen. Do të mirëprisni miq dhe të afërm në shtëpinë tuaj. Kujdesuni të mos shmangni vaktet. Do të keni nevojë për një dietë të bazuar në ushqime të thjeshta dhe në të njëjtën kohë të shijshme të përbëra prej bishtajoreve, orizit, xhenxhefilit, mishit të kuq dhe të bardhë.


Akrepi
ثshtë viti i ‘mëkateve’. Do t’ju presin shumë tavolina festive. Do të ndjeni nevojën për të eksperimentuar me shije të reja dhe kombinime të ndryshme, me kërkesa për kënaqësitë gastronomike. Mund të shijoni ushqime të shëndetshme me bazë erëzash pikante e aromatike të shoqëruara nga kokteile alkoolike e afrodiziake për të zgjuar shqisat e për t’u ndier më të gjallë. Ndihuni të lirë të krijoni pa barrier. Rrisni përdorimin e piperit, shafranit të Indisë dhe kerrit duke i kombinuar me disa burger veganë të shijshëm, shijoni peshkun dhe verëra me fruta ose çajra me erëza.


Shigjetari
Do të jetë një vit shumë konkret 2018-a, ku do të punoni fort në shumë fusha, duke nisur nga ushqimi. Duhet të vendosni rregull në rutinën e përdistshme dhe të kujdeseni për trupin tuaj në mënyrë të vazhdueshme dhe me metoda afatgjata. Do të jeni të detyruar të braktisni gjithë ritualet e këqija dhe të ruani një stil jete kulinar më të shëndetshëm e të ekuilibruar. Ju këshillohet një dietë ku duhet të llogarisni karbohidratet dhe proteinat, pa e tepruarme sheqerna e pije alkoolike. Duhet të provoni vakte të lehta, sallata të shijshme dhe djathra të freskëta. Për darkat duhet të preferoni supat me drithëra e bishtaja, mish të bardhë e perime të pjekura.


Bricjapi
Saturni në Bricjap do të shoqërojë gjithë vitin, do t’ju shtyjë t’i përkushtoheni vetes më shumë dhe më me riogorzitet. Do të jetë e rëndëishme të riorganizoni dietën dhe të mbani një linjë të balancuar të regjimit ushqimor duke u ushqyer si duhet. Ju rekomandohet një dietë që bazohet në orizin Venera, makaronat integrale, peshkun dhe perimet e freskëta duke ju ndihmuar të kontrolloni peshën në mënyrën e duhur. Ju propozohen specialitete të kuzhinës japoneze. Për mbrëmjet, ju rekomandojmë supat me perime dhe lëngjet e shtrydhura të frutave.


Ujori
Ekzotik, por dhe pak vegan. Në vitin 2018 duhet të mbani një stil jetese të rregullt. Duhet të shmangni tejkalimin e vakteve dhe të eksperimentoni me trende të reja gastronomike për të mbajtur gjallë interesin në tavolinë. Një dietë me bazë frutash ekzotike, drithërash, sanduiçësh vegana e makaronash kamtu do të jetë ideale për t’ju mbajtur të gjallë, të kënaqur dhe në të njëjtën kohë në formë perfekte.


Peshqit
2018-a do të jetë viti ku do të shpaguani ‘mëktatet’ e së kaluarësh. Pas gati dy vitesh grindje me peshoren dhe një sens faji të vazhdueshëm, është moment të braktisni ca kënaqësira. Ideale do të ishte një dietë që alternon ushqimet e shijshme me ato që kanë pak kalori. Makaronat, oriz dhe mish në sasi të moderuar, por edhe peshk e butakë me verë të bardhë, ps jo dhe patëllxhan me parmixhan ose ndonje picë gurmet herë pas here, për të kënaqur plotësisht oreksin tuaj?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top