Horoskopi ditor 4 nentor :p....po ndiqni horoskopin

sensuu

sweet
V.I.P
Dashi

Ne planin sentimental nuk do jete nje dite shume e mire. Do ndiheni te bllokuar dhe nuk do perjetoni shume kenaqesi. Ata qe jane ne nje lidhje duhet te mundohen mjaft per te ruajtur stabilitetin. Beqaret do zhgenjehen se tepermi nga takimet qe do bejne. Nese keni mundesi mos i pranoni ftesat qe do iu behen. Ju nuk e prisnit por financat do rriten ndjeshem gjate kesaj dite.



Demi


Dashuria per ciftet do shkoje mjaft mire. Do bini dakord per cdo gje dhe do beni gjithcka per te kaluar nje dite te bukur. Bravo per iniciativen! Edhe per beqaret dashuria duket premtuese. Do takoni dike me te cilin do keni shume gjera te perbashketa. Perfitoni nga kjo. Hena do iu mbeshtese ne sektorin e financave. Perfitoni sa me shume per te rregulluar problemet qe kishit!



Binjaket

Marsi, planeti i deshirave do iu beje te keni nje jete seksuale me te mire. Ne bashkepunim edhe me Plutonin ai do provokoje edhe disa takime eksplozive. Kujdes, nese jeni beqare perfitoni, por nese jeni ne nje lidhje kjo mund te sjelle pasoja te renda. Shfrytezojeni kete dite me diell per te zgjidhur problemet ne planin financiar. Situata do jete e mire, vetem se iu duhet pak maturi.



Gaforrja

Ne dashuri do tregoheni mjaft autoritare sot. Nese ai qe keni ne krah e pranon do kaloni nje dite te kendshme dhe te mbushur me ngrohtesi. Beqaret do kene takime me shumice, flirtime dhe nuk do mungojne as aventurat. Disa nga deshirat tuaj do te realizohen me ne fund. Sektori financiar do jete gjate gjithe kohes i mbrojtur. Do keni edhe disa surpriza qe do e permiresojne me shume ate.



Luani

Perkushtojuni me shume lidhjes suaj sot sepse e keni lene pak pas dore. Edhe partneri do iu perkedhele me shume dhe do kaloni disa ore te paharrueshme. Beqaret do jene me te zotet se kurre per t’i bere te tjeret per vete. Disa mund te koleksionojne edhe zemra dhe me pas te zgjedhin te duhuren. Me financat kerkohet shume maturi. Vetem keshtu situata do jete e qendrueshme.



Virgjeresha

Marredhenia juaj me partnerin do jete me e ngrohte dhe me e mire sesa kohet e fundit. Do flisni me shume me njeri tjetrin dhe kjo do iu ndihmoje ta coni lidhjen me tej. Beqareve do iu duhet te bejne zgjedhje shume te rendesishme. Mendohuni mire para se te thoni fjalen e fundit. Financat nuk do jene shume te mira por planetet do iu ndihmojne per ta stabilizuar. Beni pak me shume durim.



Peshorja

Jeta ne cift nuk parashikohet te jete shume e qete. Urani do ndikoje negativisht dhe mund te sjelle edhe debate. Ato nuk do jene shume serioze por gjithsesi do ju bejne te ndiheni keq. Beqaret do i ndihmoje nje trio planetesh. Do keni mundesi te flirtoni dhe te mund te gjeni personin e zemres suaj. Do beni shpenzime te pamenduara mire sot dhe kjo do e pakesoje buxhetin. Kujdes!



Akrepi

Ka shume mundesi qe situata e tensionuar qe eshte krijuar ne lidhjen tuaj te zgjidhet. Do i sqaroni problemet qe keni patur dhe do ndiheni te cliruar. Beqaret do e lene veten te komandohen nga ana e tyre romaneske. Kujdes jeta nuk eshte as roman e as telenovele. Disa edhe mund te kene fat sot. Financat nuk do jene aspak te mira. Pergaituni per stuhi te fuqishme!



Shigjetari


Jeta juaj ne cift do jete e mbushur me momente te vecanta sot. Do bashkepunoni per cdo gje me njeri-tjetrin dhe do vendosni dialog. Bravo! Beqaret do takojne shume persona interesante, por do jene te pavendosur per te bere nje zgjedhje. Nuk do iu vije gjithmone kjo mundesi, keshtu qe mendojeni mire. Buxheti do jete mjaft delikat. Merrni masat e duhura per ta permiresuar.



Bricjapi


Ata qe kane nje lidhje do kene me shume nevoje per pavaresi dhe liri. Gjeni menyren e duhur per t’ia thene partnerit sepse perndryshe mund te lindin mosmarreveshje. Per beqaret, Venusi, planeti i dashurise do sjelle surpriza. Zemra juaj me ne fund do festoje. Shfrytezojeni diten! Situata financiare do jete e mire. Nese tregoheni te kujdesshem me shpenzimet ajo do te permiresohet me shume.



Ujori

Klima qe do mbizoteroje gjete kesaj dite do e trazoje paksa jeten tuaj sentimentale. Kontrollojeni veten ne menyre qe gjerat mos acarohen edhe me shume. Ju beqare do vendosni ate qe iu thote zemra para asaj qe iu thote mendja. Kujdes sepse mund te pendoheni shpejt. Neptuni dhe Saturni do influencojne sektorin financiar. Nga mesi i dites do kete edhe permiresim te buxhetit.



Peshqit

Ata qe kane kohe qe jane ne nje lidhje, jane merzitur nga rutina dhe do kerkoje dike tjeter. Kujdes, pasojat mund te jene shume te renda! Beqaret sot do mund te realizojne disa nga ambiciet e tyre ne dashuri. Do takoni dike qe do i permbushe te gjitha kerkesat qe iu keni. Gjate dites se sotme do iu jepet nje mundesi shume e mire per te permiresuer buxhetin. Perfitoni!
 
Pe: Horoskopi ditor 4 nentor :p....po ndiqni horoskopin

yyyyyy vertet do vije nje stuhi neser ketej nga mua....per reston no koment :D
 
Pe: Horoskopi ditor 4 nentor :p....po ndiqni horoskopin

Nje :kiss per Venusin LOL
 
Back
Top