Horoskopi 2008

Status
E mbyllur për postime të tjera.

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Dashi
Karriera:
Gjatë këtij viti do t’ju jepen shanse të llojllojshme, mirëpo duhet të keni kujdes dhe ta merrni kohën e nevojshme për t’i verifikuar gjërat. اdoherë duhet të siguroheni nëse vërtetë premtimet dhe punët që u japin - janë ato të duhura. Nuk duhet të pushtoheni nga euforia sa herë që duket se suksesi po troket në dyert tuaja – pra jeni më vigjilent dhe mos lejoni të tjerët t’ju udhëheqin. Rëndësi të posaçme duhet t’i kushtoni takimeve me kolegë, partnerë ose eprorët tuaj, dhe çdoherë të përpiqeni që të gjeni kompromis e mirëkuptim, sepse në këtë mënyrë do të shmangeni nga streset dhe mosmarrëveshjet. Në këtë mënyrë mund të arrini suksese të konsiderueshme dhe të jeni të lumtur.

Dashuria:
Për ta arritur lumturinë në dashuri gjatë këtij viti, respektivisht në lidhjen tuaj me partnerin, shumë gjëra do të varen vetëm nga ju. Duhet të tregoheni më tolerant dhe të kujdesshëm ndaj partnerit dhe çdoherë të gatshëm për kompromis. Këtë mund ta arrini duke hequr dorë nga dominimi juaj dhe në këtë mënyrë do të pengoni largimin e partnerit nga ju.
Personat e lirë të kësaj shenje do të fascinohen me persona të rinj që do t’i njoftojnë gjatë këtij viti, dhe më të cilët mund të fillojnë ndonjë dashuriçkë – por shtrohet pyetja sa gjatë do të zgjasë ky fascinonim dhe kjo lumturi. Yjet ju mbështesin për çaste të këndshme dashurie, por jo edhe për ndonjë lidhje afatgjate gjatë këtij viti.

Shëndeti:
Yjet ju këshillojnë që gjatë këtij viti të merreni më shumë më aktivitete sportive – respektivisht të keni një ritëm të caktuar të ushtrimeve fizike. Kujdes duhet të keni gjatë muajit mars të këtij viti, si dhe në stinën e vjeshtës, kur imuniteti juaj do të bie ndjeshëm. Konsumoni më shumë vitamina për ta mbajtur freskinë e trupit tuaj.
 
Last edited by a moderator:
Demi

Karriera:
Gjatë këtij viti yjet do t’ju japin dritën e gjelbër për suksese në punë, profesion dhe për përfitim financiar. Megjithatë duhet të keni një temp të matur – sidomos kur bëhet fjalë për punët fondamentale. Me pak fat dhe me ndihmën e planetit të Jupiterit, prej muajit prill e deri në korrik dhe prej nëntorit e tutje, karriera juaj do të jetë sensacionale. Po që se ju ofrohet ndonjë mundësi e ndryshimit të karrierës – nuk duhet të shmangeni nga ajo, por ta shqyrtoni me vëmendje, sepse mu aty mund të fshihet fati juaj i madh në jetë. Një gjë duhet ta keni parasysh – duhet ta shfrytëzoni pozitën e mirë të yjeve që do t’ju ndihmojnë gjatë këtij viti dhe ta merrni në dorë fatin tuaj, sepse mund të kalojë edhe shumë kohë, derisa t’ju ofrohet një mbështetje e tillë.

Dashuria:
Gjatë këtij viti mund të llogarisni në një periudhë të lumtur të jetës, bashkë me partnerin tuaj. Nuk do të ketë monotoni në lidhjen tuaj, ndërsa shumë gjëra do t’i bëni bashkë. Në këtë mënyrë, atmosfera jetësore do të jetë e mbushur me lumturi dhe do të mund t’i ktheheni normalitetit. Bashkë me partnerin do të planifikoni shumë gjëra në jetë – që po ashtu do t’ju sjell mjaft kënaqësi.
Personat e lirë të kësaj shenje, gjatë këtij viti mund ta takojnë personin e jetët, mirëpo duhet të kenë kujdes, sidomos deri në prill, sepse deri atëherë do t’ju mungoj vetëbesimi, sikur edhe besimi tek partneri.

Shëndeti:
Më në fund keni para vetes një periudhë kohore kur do të jenë në top formë fizike e psikike. Sigurisht se shëndetin tuaj mund ta përsosni duke u marrë me aktivitete rekreative, si shëtitje në natyrë dhe duke konsumuar ushqim të shëndoshë.
 
Last edited by a moderator:
Binjakët

Karriera:
Në lidhje me punë, karrierë e financa, yjet ju këshillojnë që të mos prisni shumë, por të ndërmerrni veprime të duhura. Janë disa gjëra që kërkojnë zgjidhje dhe kontroll. Do të ishte mirë sikur çdo punë të merrni përsipër dhe mos të prisni shumë nga të tjerët, sepse ende nuk ka dalë në shesh se kush ka bërë gabime. Po ashtu duhet të insistoni që, çdo propozim ose premtim të bëhet me shkrim – ngase prej premtimeve gojore, vështirë se mund të realizohet ndonjë gjë. Sidoqoftë, ofertat dhe kontratat që do t’ju ofrojnë, duhet t’i lexoni me vëmendje, para se të gaboni me vendime, ngase gjatë këtij viti do të ballafaqoheni me ndryshime të papritura. Megjithatë mos harroni, përkundër problemeve që keni pasur gjatë viteve të fundit në sferën e biznesit, mund do t’ju shpaguhet gjatë viteve në vijim – kur do të arrini suksese sensacionale.

Dashuria:
Gjatë këtij viti do të kenë shumë tema të hapura, për t’i diskutuar me partnerin. Shumë herë do të nevojiten bisedat sqaruese për t’i përballuar krizat me të cilat mund të ballafaqoheni. Përkundër faktit se ju nuk i pëlqeni diskutimet, gjatë vitit në vijim duhet të jeni të kujdesshëm ndaj partnerit, ngase ai mund të largohet nga ju. Mos harroni se mosmarrëveshjet e vogla mund të çojnë edhe deri të zyrtarizimi i ndarjes, nëse një gjë e tillë nuk parandalohet me kohë.
Personat e lirë të kësaj shenje mund të kalojnë çaste të këndshme intime dhe të argëtimit, mirëpo jo edhe për të filluar ndonjë lidhje serioze, sepse nuk do ta kenë mbështetjen e yjeve për një gjë të tillë. Thjesht, shumë herë do të mendoni se keni takuar personin e duhur, mirëpo më vonë do të kuptoni se ai person vetëm sa ju bën të vuani.

Shëndeti:
Para se të përballeni me problemet psikike duhet të ndërmerrni diçka për shëndetin tuaj. Gjatë këtij viti do të ballafaqoheni me ngarkesa psikike, andaj për të penguar një gjë të tillë, duhet të dilni me shpesh me shoqëri, të shëtitni në natyrë, të relaksoheni dhe shpeshherë edhe të bëni ndonjë udhëtim të vogël. Të gjitha këto gjëra do të ndikojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj dhe në balancimin tuaj shpirtëror. Nëse nuk jeni në gjendje t’i ofroni ndihmë vetvetes, atëherë duhet të kërkoni ndihmën profesionale.
 
Last edited by a moderator:
Gaforrja

Karriera:
Qysh në fillim të këtij viti duhet të keni kujdes në punë dhe në profesionin tuaj, ngase idetë tuaja mund të marrin kah të gabuar. Merrni shtruar gjërat, analizoni, dhe bëhuni më skeptik, pra mos besoni në çdo punë që ju ofrohet, dhe vetëm në këtë mënyrë mund t’i shmangeni rrezikut të papritur. Sigurisht se ky vit nuk do të jetë pa suksese, por rruga drejt suksesit do të jetë e gjatë dhe e mundimshme. Nëse ju ofrohet ndonjë mundësi për ndryshim të punës, mos e pranoni menjëherë – analizojeni situatën në detaje ngase më pastaj do të bindeni se nuk keni gabuar pse nuk keni dhënë përgjigje të menjëhershme. Po ashtu mos nxitoni me nënshkrimin e kontratave që ju ofrohen, lexojini ato më vëmendje. Në përgjithësi, yjet ju këshillojnë të jeni më syçelë. Natyrisht do të keni edhe të ardhura financiare, mirëpo edhe këtu duhet të jeni të kujdesshëm, dhe mos të bini në situatë, kur më shumë do të jepni se që do të merrni.

Dashuria:
Në përgjithësi, jeta me partnerin këtë vit do t’ju sjell lumturi. Megjithatë lumturinë do ta gjeni më shumë nëse ndërmerrni ndonjë punë personale, që do t’ju mundësoj të ikni nga realiteti. Sidoqoftë, ju patjetër do të ballafaqoheni me ndryshime në dashuri – por ato do të jenë pozitive për ju. Që nga muaji prill mund të llogarisni në kthimin e harmonisë dhe stabilitetit në lidhjen tuaj.
Personat e lirë të kësaj shenje, gjatë këtij viti mund ta takojnë personin e jetës. Ndërsa ata që tashmë kanë një lidhje të luhatshme dhe ende të pavendosur, ky vit do t’ju ofrojë mundësi që të zbulojnë, nëse ai person është i vërteti.

Shëndeti:
Gjendja juaj shëndetësore në përgjithësi do të jetë e mirë, mirëpo duhet të keni kujdes në ushqim, sidomos në pjesën e parë të këtij viti, kur edhe mund të shtoni peshë pa kontroll. Duhet të lëvizni më shumë, ndërsa të gjithë personat duhanpirës të kësaj shenje, do të kenë mundësi të heqin dorë nga ky ves në stinën e vjeshtës, kur edhe do ta kenë mbështetjen e yjeve për një gjë të tillë.
 
Last edited by a moderator:
Luani

Karriera:
Gjatë këtij viti do të arrini suksese shumë më të mëdha në sferën profesionale, se që kishit në vitin e kaluar, kur keni vuajtur shumë. Edhe pse sukseset nuk do të jenë të shpejta, do të jeni të lumtur, ngase do ta hiqni qafe kohën e tmerrshme të punës, që e keni përjetuar në 2 vite e gjysmë të kaluara, kohë që nuk do të kthehet më. Duhet t’i gëzoheni çdo projekti dhe çdo synimi që keni, dhe me përkushtim t’i përvisheni punës – sepse do të kuptoni edhe sukseset e vogla që duken në fillim, më vonë mund të shndërrohen në suksese të mëdha, dhe në projekte sensacionale. Sidoqoftë, duhet të keni parasysh se, duhet të ruheni nga imponimet e të tjerëve dhe iluzionet e tyre, që mund t’ju çojnë në rrugë të gabuar.

Dashuria:
Gjatë këtij viti duhet të jeni më të organizuar në jetën tuaj intime dhe t’ia bëni partnerit interesante lidhjen tuaj, sepse nuk e keni gjithaq mbështetjen e yjeve në këtë sferë. Jo që nuk do të keni fat dhe lumturi në sferën e dashurisë, mirëpo shumë pak yje prekin atë sferë të jetës tuaj – që do të thotë se fati është goxha shumë në duart tuaja.
Personat e lirë të kësaj shenje nuk do ta kenë kohën ideale për ta njoftuar personin e jetës, ose për të filluar ndonjë lidhje serioze. Ata duhet ta presin fundin e vitit, kur edhe do ta kenë mbështetjen e yjeve për një gjë të tillë.

Shëndeti:
Gjatë gjithë vitit, gjendja juaj shëndetësore do të jetë relativisht stabile – por duhet të keni kujdes dhe mos ta teproni me nikotinë dhe alkool. Nëse jeni të varur nga këto vese, do të duhej të hiqnit dorë prej tyre dhe do ta vëreni ndryshimin e gjendjes tuaj shëndetësore.
 
Last edited by a moderator:
Virgjëresha

Karriera:
Gjatë këtij viti do të kuptoni se të mirat nuk do t’ju vijnë vetvetja apo të dhuruara nga dikush, por vetëm me angazhimin tuaj personal. Do të ballafaqoheni më shumë punë, angazhime por edhe durim, por në fund, djersa juaj do të shpaguhet me një sukses të jashtëzakonshëm. Përkundër shumë vështirësive dhe pengesave me të cilat do të ballafaqoheni, suksesin nuk do të mund t’ua marrë askush. Qysh nga muaji korrik, e deri në dhjetor, do të keni përfitime të majme financiare.

Dashuria:
Në pjesën e parë të këtij viti nuk duhet të demoralizoheni dhe duhet të përpiqeni që të mendoni pozitivisht – sidomos deri në muajin gusht. Duhet të kuptoni se ka periudha kohore kur raportet e dashurisë nuk janë gjithaq të lakmueshme, prandaj përpiquni që nga vetja të largoni vetinë tuaj të pesimizmit. Provoni që t’i sqaroni gjërat, para se ato të eskalojnë në mosmarrëveshje. Vetëm në këtë mënyrë mund ta krijoni një bazament të mirë për ardhmen tuaj të përbashkët. Personat e kësaj shenje që kanë lindur në periudhën, 10-21 korrik, mund të mos ballafaqohen me këto probleme dhe të kenë një periudhë relativisht të lumtur në dashuri.
Personat e lirë të kësaj shenje do të kenë mundësi të fillojnë ndonjë lidhje serioze, vetëm nëse e lejojnë atë të zhvillohet ngadalë dhe pa nguti. Kujdes të shtuar me personat që njoftoni, sepse veçmë mund të jenë në ndonjë lidhje serioze të dashurisë me dikë tjetër.

Shëndeti:
Yjet ju këshillojnë që gjatë këtij viti të përpiqeni të pushoni më shumë, ngase do të jenë të prirë t’i nënshtroheni stresit në punë, deri në rraskapitje. Po ashtu përpiquni që të dilni më shpesh në natyrë, të lëvizni më shumë dhe të konsumoni ushqim të pasur me vitaminë C.
 
Last edited by a moderator:
Peshorja

Karriera:
Gjatë këtij viti nuk duhet të jetoni në iluzione. Nuk është kohë ideale për të ëndërruar, por për t’u kthjellur dhe t’i përvisheni punës me zell dhe seriozitet. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të ulni kokën, por të jeni më realist dhe në këtë mënyrë të ndërtoni një bazament të shëndosh për punën dhe karrierën tuaj. Yjet ju preferojnë që të ruheni nga premtimet dhe kontratat që do t’ju ofrohen – sepse në vend të suksesit mund t’ju dezorientojnë dhe t’ua humbin vullnetin për punë.

Dashuria:
Që nga muaji shkurt e gati deri në fund të vitit do të keni mosmarrëveshje të herë pas hershme me partnerin. Prandaj për t’iu shmangur acarimit të situatës duhet të jeni më të kujdesshëm në jetën bashkëshortore dhe t’i sqaroni gjërat mu ashtu siç kërkohen. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndikoni që lidhja juaj të jetë funksionale – sepse ndryshe do të mund t’ju kaploj monotonia dhe t’i ftohni raportet, që madje do të mund të çonin në ndarjen tuaj. Yjet ju këshillojnë më shumë përkushtim, pasi që jeni person i cili vështirë mund të jetoj pa partner.
Për personat e lirë të kësaj shenje, ky vit nuk është ideal për të filluar ndonjë lidhje serioze apo për ta njoftuar personin e jetës. Ekziston mundësia që ju çdoherë të njoftoni personat që nuk ju përshtaten.

Shëndeti:
Sfera e shëndetit mund të jetë ajo më pozitive në jetën tuaj – pasi që do të keni një vit stabil para jush. Vetëm një gjë duhet ta keni parasysh – ushqimin, sepse nëse konsumoni ushqim pa kontroll mund të shtoni peshë të padëshiruar. Pak rekreacion, lëvizje dhe ajër të pastër do t’ju bënte mirë.
 
Last edited by a moderator:
Akrepi

Karriera:
Gjatë këtij viti mund të arrini shumë, sepse e keni mbështetjen e yjeve për një gjë të tillë. Hidhuni në zhvillimin e perspektivave dhe ideve tuaja sensacionale do të shihni se nuk keni gabuar – do të korrni suksese enorme, sidomos në pjesën e dytë të vitit. Do ta kuptoni se jeni në rrugë të drejt dhe se askush nuk mund t’ju pengoj në realizimin e synimeve tuaja. Po që se keni ndërmend të bëheni zot i vetvetes atëherë është koha ideale ta mblidhni guximin dhe ta nisni biznesin personal. Do të arrini përfitim të majmë financiar. Me një fjala është vitit juaj – shfrytëzojeni.

Dashuria:
Edhe në sferën e dashurisë, do të jeni fatlum. Nëse në të kaluarën keni pasur vërejtje, respektivisht nuk keni qenë të kënaqur me lidhjen tuaj, këtë vit do të jetë krejt ndryshe. Madje edhe nëse dëshironi që bashkë me partnerin të ndërmerrni ndonjë udhëtim të përbashkët, ose të hapni ndonjë biznes të përbashkët, suksesi nuk do t’ju mungojë. Harmonia dhe lumturia janë para jush.
Personat e lirë të kësaj shenje do të kenë shumë mundësi të mira për t’u takuar me personin e ëndrrave, e madje edhe ta kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Shëndeti:
Aspektit pozitiv në dy sferat e sipërpërmendura të jetës, i bashkohet edhe sfera e shëndetit. Në përgjithësi nuk do të keni arsye për brengosje, pasi që do të jeni në top-formë psiko-fizike.
 
Last edited by a moderator:
Shigjetari

Karriera:
Gjatë këtij viti nuk duhet të mbështeteni shumë të fati, sepse ai nuk do të vije vetvetiu, por duhet të jeni më aktiv për të arritur më tepër. Sigurisht, ju jeni adhurues i sukseseve të shpejta – por yjet nuk do t’i mbështesin ato, së paku jo deri në muajin gusht, deri kur duhet të tregoheni më të durueshëm, preciz, dhe të përkryer në punë. Vetëm kështu mund ta arrini qëllimin tuaj. Po ashtu, gjatë këtij viti mund të ballafaqoheni me ndryshime të papëlqyera – të cilat mund t’ua vështirësojnë jetën, dhe mos të jenë gjithmonë në anën tuaj.

Dashuria:
Gjatë këtij viti duhet të tregoni më shumë durim ndaj partnerit. Në momentet kur do të mendoni se nuk do të jeni në gjendje t’i zbatoni urdhrat dhe obligimet e partnerit dhe dëshironi të largoheni, do të ishte mirë sikur ta frenoni vetën, ta merrni kohën e nevojshme për sqarim. Kështu do të shihni se partneri do të bëhet më tolerant dhe do të jetë në anën tuaj.
Personat e lirë të kësaj shenje do të kenë mundësi për shumë takime e dëfrime – por jo edhe të fillojnë ndonjë lidhje serioze të dashurisë. Edhe atëherë kur të mendoni se e keni gjetur personin e duhur, do të kuptoni se ai ju ka tradhtuar.

Shëndeti:
Sigurisht se ky vit nuk do të jetë gjithaq i përkryer për shëndetin tuaj – sepse shpesh mund të ankoheni nga tensioni, infektimet, imuniteti – megjithatë, fjala e urtë: “Sporti është mjekësia më e mirë, do t’ju përshtatet shumë.
 
Last edited by a moderator:
Bricjapi

Karriera:
Para jush është një vit që do t’ju sjellë shumë ide dhe synime, të cilat keni shans t’i realizoni. Në përgjithësi është një vit i mbarë që ju t’i realizoni synimet tuaja, për të cilat keni punuar që një kohë të gjatë. Do ta keni mbështetjen e madhe të yjeve, sidomos të planetit Jupiter – i cili jo vetëm që është në shenjën tuaj, por edhe ju përkrah në të gjitha aspektet e jetës. Megjithatë nuk duhet të prisni që rezultatet të vijnë vetvetiu. Përvishuni punës dhe profesionit tuaj dhe do të arrini shumë dhe atë në mënyrë maestrale. Edhe në aspektin material do të jeni të suksesshëm, pasi që do të keni një periudhë me fitim të mirë financiar.

Dashuria:
Nëse në të kaluarën keni menduar se jeta juaj bashkëshortore, ose ajo e lidhjes me partnerin, ka qenë e vështirë – atëherë gëzohuni, sepse para vetes keni një vit stabil përplot me lumturi. Po ashtu, gjatë vitit në vijim mund t’i sqaroni shumë gjëra me partnerin dhe të zgjidhni çdo problem, duke mos e ofenduar njëri-tjetrin.
Personat e lirë të kësaj shenje – sidomos ata që e dëshirojnë një lidhje serioze – kanë një vit të suksesshëm përpara, pasi që është viti i stabilitetit për ta, e ndoshta edhe i kurorëzimit të dashurisë me martesë.

Shëndeti:
Falë pozicionit të yjeve, këtë vit do ta filloni me mjaft vitalitet, që do t’ju përcjellë deri në fund të këtij viti.
 
Last edited by a moderator:
Ujori

Karriera:
Gjatë këtij viti do të kaploheni nga dëshira dhe synimi që ta keni një profesion dhe një vend pune të sigurt – megjithatë yjet nuk do të jenë gjithaq në anën tuaj. Mund të ndodhë që të ballafaqoheni me ndryshime, dhe për këtë gjë edhe mund ta keni mbështetjen e planetëve. Nuk duhet të frikësoheni nga ndryshimet, përkundër dëshpërimit që mund ta keni përjetuar në të kaluarën me këto ndryshime. Do të ishte mirë sikur të orientoheni në një pikë dhe ta keni një synim të caktuar – të sajoni ndonjë ide, e cila do të shpërthej vitin e ardhshëm. Edhe pse mund t’ju duket e pavërtetë, për shkak të përjetimeve të hidhura – viti 2009, definitivisht do të jetë viti juaj.

Dashuria:
Edhe në sferën e dashurisë, gjatë këtij viti, mund të ballafaqoheni me telashe të herë pas hershme, sepse yjet nuk do t’ju mbështesin gjatë gjithë kohës. Sido që të jetë, fati është në duart tuaja, andaj përgatituni për kompromise dhe mirëkuptim dhe do ta arrini lumturinë bashkë me partnerin tuaj.
Personat e lirë të kësaj shenje do të kenë një vit përplot flirte dhe takime dashurie, por jo edhe të lidhjeve serioze, të cilat shpesh mund të duken të tilla, por nuk fund do ta kuptoni se nuk janë stabile.

Shëndeti:
Në aspektin shëndetësor do ta keni një vit mesatar. Kujdes të shtuar duhet të keni ndaj problemeve psikike – për shkak të ngarkesave të shumta, andaj do të ishte mirë sikur të merreshit me ndonjë hobi, që do t’ju sillte dëfrimin e nevojshëm.
 
Last edited by a moderator:
Peshqit

Karriera:
Qysh nga fillimi i këtij viti do ta keni mbështetjen e yjve dhe, do t’ju hapen perspektiva të reja në karrierë dhe punë. Mos i bëni punët asgjë, por reagoni me shpejtësi. Duhet të analizoni më shumë dhe ta harmonizoni strategjinë tuaj me perspektivat që hapen para jush. Kuptoni cilat janë ato afatgjate, dhe përvishuni punës.
Natyrisht një gjë që duhet ta keni parasysh është se, nuk duhet t’i leni pas vetes obligimet e pakryera, të cilat do t’ua vështirësojnë suksesin. Angazhohuni më shumë dhe me përkushtim do t’i arrini fitoret në biznes, të cilat i keni merituar.

Dashuria:
Gjatë këtij viti do të keni mjaft periudha turbulente me partnerin – që duan kohë për t’u kthyer në normalitet. Janë disa mosmarrëveshje mes jush, që mund tua mbushin mendjen të merrni rrugë diku, vetëm e vetëm për ta ndier vetën të lirë. Sidoqoftë, keni mbështetjen e yjeve për një veprim të tillë – ndërsa gjatë udhëtimit edhe mundtë njoftoni personin e jetës tuaj dhe të filloni një jetë të lumtur e të begatshme. Personat e lirë të kësaj shenje, gjatë këtij viti do të kenë shumë njoftime e takime me partnerë të ndryshëm, por edhe mund të ndodhë që ndonjë prej këtyre njoftimeve të shndërrohet në dashuri jetësore.

Shëndeti:
Gjatë këtij viti vitaliteti juaj do të vihet shpesh në sprovë. Gjatë kohës së lirë merruni me aktivitete sportive, siç është noti, ndërsa për ta larguar stresin nga koka, do të ishte mirë sikur të shëtisni më shpesh përreth ujit.Telegrafi
 
Last edited by a moderator:
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top