Horokopi Kinez

QENI
Kryesisht jeni të tërhequr dhe me kënaqësi zgjidhni shoqëri të vogël në të cilën i përkushtoheni bashkëbiseduesit me një kujdes të veçantë. Jeni të këndshëm për shoqëri derisa keni vullnet të mirë, mirëpo kur ndokush ju hidhëron bëheni cinikë. Brengoseni për gjithçka, kurse në rastet kur harroni të bëni ndonjë gjë bëheni nervozë dhe zemërakë. Jeni besnikë në miqësi, të gatshëm që gjithnjë të viheni në shërbim.

Dashuria: Në dashuri jeni të lidhur, mirëpo, megjithatë, vështirë e gjeni partnerin ideal. Nuk shprehni besim lehtë dhe nevojitet më shumë kohë për t’ju njohur. Mirëpo, kur e mposhtni frikën fillestare, bëheni të sinqertë, të ngrohtë dhe të këndshëm. Në marrëdhëniet me partnerit jeni tepër të kujdesshëm, ndërsa partnerin tuaj ndonjëherë e lodhni së tepërmi me këtë. Do të duhej të tregonit më pak kujdes, por edhe heqja dorë nga standardet tuaja të larta, për shkak të së cilës ndonjëherë e humbni personin e dashur, nuk duhet të merret parasysh.

Puna: Për shkak të themelësisë së lindur mund të bëheni të suksesshëm pothuajse në çdo punë që filloni. Jeni këmbëngulës dhe të shtruar në punë, ashtu që nuk e njihni fjalën "e pamundur”. Kolegët ju vlerësojnë dhe ju respektojnë për shkak të punës suaj dhe përkushtimit që keni për të. Mosgatishmëria për ta marrë barrën e rrezikut, në kombinim me panikun, ju frenon.

Ngjyra: vjollce
Kafsha: delja
Ushqimi: ëmbëlsirat
Lulja: tulipani
Pija: kafeja e fortë
Numri: 27
DERRI
Meqenëse për ju familja do të thotë shumë, energji të shumta angazhoni për edukimin e fëmijëve dhe për kultivimin e lidhjeve familjare. Megjithëse e keni një rreth të gjerë të miqve dhe të të njohurve, vetëm disa prej tyre kanë qasje në jetën tuaj emocionale. Keni dëshirë t’u lini hapësirë të mjaftueshme privatësisë suaj dhe përjetimeve të vogla, që janë të rezervuar për persona shumë të dashur. Jeni shumë të ndjeshëm dhe paksa me prirje ëndërrimtare, por, megjithatë, në çdo situatë, e vëreni botën përreth jush dhe ngjarjet e saj.

Dashuria: Nga partneri kërkoni standarde të larta morale, pikërisht të tilla sikundër i keni edhe ju. Jeni të hapur dhe të kthjellët, ashtu që nuk ngurroni ta kërkoni atë që dëshironi. Ju përgjigjet partneri me vetëbesim dhe intelekt të lartë. Kënaqeni në bisedat dhe diskutimet provokuese. Të dashurit tuaj do të mund t’jua shihnin për të madhe kryeneçësinë dhe mosgatishmërinë për kompromise. Nëse dëshironi të kënaqeni në dashuri, duhet të jeni të gatshëm për kompromise të vogla dhe zgjidhje të përbashkëta.

Puna: Jeni persona ambiciozë, por e keni shumë të vështirë që ta ndani jetën private nga ajo e punës. Megjithëse frenat e jetës familjare dhe të biznesit i mbani mirë në duar, gjërat nganjëherë ju dalin nga kontrolli. Jo rrallëherë ju ngjet që të ndodheni në situatën kur njëkohësisht i bëni edhe disa punë! Mundësi të mëdha për fitime gjeni në gjuhët e huaja, drejtësi dhe në muzikë.

Ngjyra: e purpurta
Kafsha: balena, luani i detit
Ushqimi: ëmbëlsirat
Lulja: luledielli
Pija: pije nga xhumbiri
Numri: 14
 
Titulli: Horokopi Kinez

Miu ( 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008 )
Shume nga ju besojne pa te drejte qe viti 2010 do te jete nje vit ters. Por kjo nuk eshte e vertete. Ky vit do te jete i mbushur me lajme te mira dhe mundesi. Kjo eshte nje periudhe perfekte per ju qe t’i beni enderrat tuaja realitet. Mos mendoni qe endrrat tuaja nuk mund t’i arrini, pasi ju, me aftesite tuaja do te arrini cdo qellim tuajin. Mbajeni zemren dhe mendjen tuaj te hapur. Mbani mend se nuk ka rendesi se sa ju perkrahin yjet, ju duhet te beni pjesen tuaj qe te arrini rezultatin e deshiruar. Ne anen tjeter te medaljes, do te kete me shume zenka, tradheti, keqkuptime kete vit per ju. Mundohuni te tregoheni te qete dhe objektiv gjate gjithe kohes. Gjerat do te shkojne mire. Gjithashtu duhet te mos lejoni qe t’ju perpije stresi. Duhet te tregoni shume te kujdesshem se mos keni shqetesime shendetesore dhe do ju duhet te shkoni ne spital, t’i nenshtroheni nje nderhyrje ose te pesoni ndonje aksident.


Bualli ( 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009 )

Horoskopi i 2010 per ju thote qe do te keni marredhenie stabel dhe te lumtura. Partneret e bizneseve do te rriten ne karrieren e tyre. Ju keshilloheni qe te bashkepunoni me partneret tuaj dhe te minimizoni sa te mundeni rrezikun e zenkave, dhe keshtu do te keni fat gjate gjithe vitit. Ne Marsin, Qershorin, Shtatorin, dhe Dhjetorin Henor, duhet te keni kujdes te vecante per dieten tuaj. Kete vit nuk duhet te hezitoni qe te kapni mundesite qe ju ofrohen. Keto mundesi do ju lejojne te ngriheni ne detyre dhe te permiresoheni. Te lindurit ne vjeshte dhe dimer duhet te bejne kujdes para se te ndermarrin nje hap te ri ne karriere dhe ne marredhenie personale. Duhet te mundoheni te mos tregoheni kokeforte. Gjithashtu eshte e rendesishme qe te lini menjane pak kohe qe te merreni me aktivitete sociale. Miqte do te luajne nje rol shume te rendesishem kete vit per ju duke ju siguruar mbeshtetje dhe momente te bukura. Pra, pergjithesisht viti 2010 do te jete nje vit me fat per ju duke ju sjelle shtim ne te ardhurat tuaja dhe dhurata te papritura.


Tigri ( 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010 )

Viti 2010 per ju do te jete nje vit i mbushur me levizje. Do te perjetoni nje nderrim shtepie ose zyre. Ka edhe shume mundesi qe ju te udhetoni jashte shtetit per arsye biznesi ose kenaqesie. Tigrat e lindur ne pranvere ose ne vere do te kene fat ne vitin 2010. Ndersa ata ate lindur ne vjeshte ose ne dimer do te rrethohen pak nga nje fat i keq. Shkurtimisht ata te lindur ne vere dhe pranvere, do te jene me me fitim ne krahasim me ate te lindur ne vjeshte dhe dimer. Ju duhet te mendoheni thelle dhe me kujdes perpara se te merrni nje vendim te lidhur me karrieren tuaj. 2010 nuk eshte viti i duhur per te nderruar pune, ndryshe mund te rrezikoni qe situata juaj te kthehet nga keq ne me keq akoma. Ne anen tjeter, Tigrat qe jane te vetepunesuar do te kene perfitime te mira nga puna e tyre. Megjithate, ju duhet te punoni shume qe te merrni shperblimet e duhura. Duken ne horizont udhetime dhe ndryshime. Gjithashtu ju keshillohet qe te zgjidhni disa ceshje shendetesore. Mund te ndiheni pak te vetmuar. Romanca do te lulezoje per ju ne periudhen midis Korrikut dhe Tetorit. Pra, 2010 do te jete nje vit ku fati i mire me fatin e keq perziehen bashke per ju.


Lepuri ( 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011 )

Ju do te keni nje vit te mbare persa i perket marredhenieve romantike. Ju do te lulezoni persa i perket ceshtjeve te zemres. Ekziston mundesia qe shume nga ju do te martohen kete vit. Kete vit ju do te merrni shume dashuri nga te gjithe te afermit dhe te dashurit tuaj. Por duhet te tregoheni shume te kujdesshem kur zgjidhni partneret e biznesit. Ju keshillohet qe te mundoheni te kuptoni se kush ju do te miren dhe kush te keqen. Ata qe punojne si te vetepunesuar, pritet te kene fitime te medha kete vit. Ne anen tjeter, ata qe punojne per llogari te dikujt tjeter do te ndiejne nje shtim te presionit ne pune por pa rritje ne rroge. Gjithsesi duhet te punoni shume, pasi nuk i dihet asnjehere se si vijne punet. Ju qe keni lindur ne vjeshte dhe ne dimer, do te perballeni me fat te keq, keshtu qe me mire te mos nderroni pune. Ne fund te vitit duhet te keni kujdes me shpenzimet tuaja. Kurse ne mes te vitit duhet te keni kujdes per fjalet dhe thashethemet qe vertiten per ju. Eshte e keshillueshme qe te mos merrni ndonje vendim me rrezik gjate ketij viti. Megjithate, ky vit rezulton te jete shume gallate dhe nga ana shoqerore shume aktiv per ju.


Dragoi ( 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012 )

Ju do te shijoni nje marredhenie dashurie stabel dhe frutdhenese ne vitin 2010. Megjithate duhet te tregoheni te kujdesshem ne muajt Mars dhe Shtator pasi mund te sjellin torture te padukshme ne jeten tuaj. Duhet te tregoheni te kujdesshem edhe ne marredhenien tuaj gjate ketyre dy muajve. Per shume nga ju, persa i perket jetes profesionale, ka mundesi rritjeje ne detyre dhe ne status. Ky vit eshte viti qe duhet te shijoni rezultate ne punen tuaj. Ju qe jeni te vetepunesuar do te keni nje rritje ekonomike. Dragonjte e lindur ne pranvere dhe ne vere do te fitojne me shume nga ana financiare ne krahasim me ata te lindur ne vjeshte dhe ne dimer. Marredheniet tuaja nderpersonale do te jene ne me te miren e tyre gjate gjysmes se pare te vitit. Pra, ju keshilloheni qe te merrni vendime gjate gjysmes se pare te vitit qe te merrni rezultate sa me te mira. Ju do te fitoni shume dhe do te shpenzoni pak. Statusi juaj social do te permiresohet. Ju mund te ndiqni endrren tuaj kete vit. Pritet nje ngritje ne karriere ndermjet muajit Mars dhe Maj. Do ju jepet shume kohe per te kaluar me familjen tuaj. Udhetimi eshte gjithashtu nje karte per shumicen e personave qe i perkasin kesaj shenje. 2010 eshte nje perzierje fati i mir dhe fati i keq per ju.


Gjarpri ( 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013 )

Keto persona do te marrin ndihme nga te tjeret pa ndonje komplikacion te papritur dhe per shkak te kesaj ata do te marrin rezultate frytdhenese pa u lodhur shume. 2010 nuk eshte vit shume i mire per ata persona qe duan te nisin nje marredhenie. Ju mund te prisni disa ndryshime ne gjysmen e pare te vitit 2010 dhe kjo ndodh sepse do te jeni akoma te influencuar nga yjet e vitit te kaluar. Ju keshillohet mos merreni shume per te larguar thashethemet kete vit, pasi ato do te zhduken vete. Periudha midis Korrikut dhe Nentorit do te jete periudhe shume e mire per te socializuar. Persa i perket javes profesionale, te lindurit ne pranvere dhe vere do te kene shume fat. Ju qe punoni si te vetepunesuar do te keni nje rritje te klienteles kete vit. Ju qe kerkoni nje pune te re, keshilloheni qe te jeni me fleksibel qe te shfrytezoni ne maksimum mundesite qe ofrohen. Ju qe keni lindur ne pranvere dhe ne dimer duhet te tregoheni me te kujdesshem kete vit, ka shume mundesi qe ju te humbisni punen. Por ylli juaj me fat do ju ndihmoje te ecni perpara pa shume problem. Per kete arsye ju do te dilni i pademtuar nga cdo gje. Udhetimi nuk perben planet tuaja kete vit, por per ndonje arsye te papritur ju ndoshta udhetoni jashte shtetit. Keshilloheni te jeni te kujdesshem me ceshtjet financiare kete vit. Familja dhe miqte do ju mbeshtesin plotesisht dhe do te jene me fat per ju kete vit. Pra, viti 2010 pergjithesisht do te jete vit shperblyes per ju.


Kali ( 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014 )

Parashikohet nje vit mjaft frytdhenes persa i perket te ardhurave financiare , sidomos ne gjashte mujorin e pare. Te lindurit e kesaj shenje qe kane lindur ne vjeshte ose ne dimer, pritet te kene me shume fat kete vit se ata te lindur ne pranvere ose ne vere. Pergatituni per nje vit te mbushur me te reja dhe te papritura. Persa i perket javes profesionale, edhe per te lindurit ne vere do te shfaqen mjaft te mira. Nuk duhet ta lodhni vetem me idera te teperta, sidomos te lindurit ne dimer, pasi kjo jo vetem qe do ju bente te shpenzonit shume kohe, por edhe te ndiheni pa qejf. Gjeja me e mire qe mund te beni eshte qe t’i merrni gjerat me qetesi dhe pa nerva. Persa i perket marredhenieve ne cift, ky vit nuk parashikohet edhe shume i mbare per ju; nese jeni vetem, nuk parashikohet qe te gjeni personin e duhur, dhe nese jeni ne nje marredhenie parashikohen grindje te vazhdueshme. Periudha ndermjet Shkurtit dhe Korrikit eshte periudha e duhur per ju qe te nisni nje pune te re apo aktivitet te ri, pasi ne kete periudhe energjite tuaja jane ne qiell. Duhet te kenaqeni me gjithshka ju ofrohet dhe mos shpenzoni kohen tuaj duke u ankuar. Pra, pergjithesisht viti 2010 nuk eshte nje vit jashtezakonisht i mire per ju, por nuk duhet te merziteni, pasi dhe i keq nuk eshte. Le te themi qe do te jete nje vit i zakonshem.


Delja ( 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015 )

Duket se ju vitin e ri 2010 do ta nisni me shume qejf dhe shume entuziazem. Beni mire, pasi ky parashikohet te jete nje vit i bukur dhe me te reja interesante sidomos per te lindurit ne muajt e veres. Qe ne fillim ky vit tregohet shume i mire me ju, duke ju ofruar te reja tunduese ne sferen profesionale. Me pas ne muajt e veres, viti 2010 ju jep shume mundesi njohjesh te reja, te cilat mund t’ju sherbejne ne raste apo arsye te ndryshme. Persa i perket javes sentimentale, mos u shqetesoni , pasi ky vit per ju ka menduar edhe per te. Ne vjeshte ose ne dimer, parashikohen disa takime shume interesante te cilat mund t’ua bejne zemren te rrahe fort. Me te favorizuar ne kete fushe jane te linurit ne stinen e praveres , por edhe te lindurit ne vere, vjeshte ose dimer, nuk do te ngelen pa gje. Megjithate, muajt e fundit te vitit nuk do te jene shume te lehte, pasi duhet te punoni me shume per te arritur te mbani statusin professional qe keni fituar. Pra, pergjithesisht mund te thuhet qe viti 2010 do te jete nje vit shume i bukur per ju.


Majmuni ( 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016 )

Viti i ri ju gjene te lodhur. Pa ndonje arsye konkrete ju ndiheni te lodhur dhe teper te stresuar. Ndoshta do t’ju ndihmonte te degjonit qe viti i ri per ju do te shkoje mire, dhe kjo periudhe stresi dhe lodhje nuk do te zgjase pergjithmone. Por kjo ama nuk varet vetem nga yjet, pasi e keni edhe ju ne dore. Duhet te tregoheni optimiste dhe te mos e leshoni veten. Nuk keni arsye per tu treguar pesimiste pasi gjithshka pritet te shkoje mire per ju kete vit te ri. Ne gjashte muajt e pare te vitit duhet te merreni me shume gjera qe duhen vene ne vend, por kjo nuk duhet te jete e veshtire per ju duke qene se duhet te mendoni per lehtesimin qe do te vije me pas. Me partnerin pritet qe te keni nje marredhenie te mrekullueshme gjate gjithe vitit dhe ai do te jete mbeshtetja juaj kryesore ne cfaredo pune apo aktiviteti qe do te ndermerrni. Ne muajt e fundit te vitit, nje miku juaj do ju shprehe mirenjohjen per dicka qe keni bere ne te mire te tij. Ne fund te vitit te jeni te sigurt qe do te ndiheni krenare nga vatja juaj. Dhe beni mire, pasi gjate gjithe vitit do te punoni shume per rezultatet qe do te mund te mblidhni ne fund. Pra, ky vit per ju, megjithese nuk do ta nisni me entuziazem, parashikohet nje vit shume i mbare.


Gjeli ( 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017 )

Ky nuk do te jete nje nga vitet me te kendshem per ju. Qe ne muajt e pare te vitit ju presin disa probleme shendetesore. Jo probleme te medha, por gjithsesi shqetesuese. Sidomos per te lindurit ne stinen e pranveres. Ju duhet te tregoheni me te kujdesshem me shendetin tuaj sepse gjithshka ndodh per shkak te mungeses se kujdesit nga ana juaj. Por mos u shqetesoni, se me kalimin e fillim-vitit gjerat do vijne duke u permiresuar. Priten oferta te mira per pune per ata qe jane te papune, dhe ngritje rroge ose ngritje ne detyre per ata qe e kane nje pune. Muajt e veres do duhet te gjeni kohe per veten tuaj qe te qetesoheni dhe te merrni veten plotesisht nga pasojat qe ju kane lene problemet me shendetin. Ne marredheniet ne cift dhe ato familjare, nuk keni asgje per tu shqetesuar, pasi gjithshka do te shkoje me se miri. Mund te priten disa probleme apo debate te vogla ne periudhen tetor dhe nentor, por debate keto pa ndonje rendesi te madhe dhe qe do te zgjidhen shume shpejt. Pra, viti 2010, pervec ndonje problemi te vogel me shendetin, te cilin mund te mundoheni ta evitoni, do te jete nje vit i begate per ju.


Qeni ( 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018 )

Ky vit i ri pritet te niset me lajme te mira per te linurit ne vere dhe ne dimer, qe ne muajin e pare te tij. Te linurit ne pranvere dhe ne vjeshte, lajmet e mira kete vit duhet t’i presin andej nga muaji shtator. Kete vit, ju shfaqeni tek koleget dhe tek miqte tuaj shume i disponueshem dhe i kuptueshem, dhe ata shohin tek ju dike tek i cili mund te qajne hallet apo tu kerkojne ndere. Kjo eshte gje e mire por duhet te keni kujdes se mos kalohet masa, pasi vertet eshte mire qe t’i ndihmoni te tjeret,por po u kalua kufiri i duhur, lini veten tuaj pasdore dhe ju duhet te evitoni qe te beni kete gabim. Mundohuni qe te mesoni t’i balanconi gjerat dhe marredheniet dhe mos u beni me altruist nga sa duhet. Gjithashtu duhet te kujtoni qe edhe partneri juaj ka nevoje per vemendje dhe aq me teper per perkedhelje. Marredhenia juaj dashurore pritet te jete e zjarrte gjate gjithe vitit por me ndonje ulje ngritje te vogel per shkak te mosvemendjes tuaj ndaj parterit. Duhet te keni gjithashtu pak kujdes me shpenzimet e parave, sidomos ne muajt e veres pasi do te ndiheni shume te tunduar per te bere shpenzime. Mundohuni te permbaheni. Pra, per kete vit nuk mund te thuhet se do te jete nje vit i keq, por vetem qe eshte nje vit ne te cilin ju duhet te tregoheni te kujdesshem.


Derri ( 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019 )

Mundohuni te mos jeni shume te hapur me te gjithe, pasi jo gjithkush ju do te miren. Kjo vlen me shume per te lindurit e stines se veres, pasi te linurit e stines se veres jane ata te cilet jane me te predispozuar per te qene me “llafazane”. Keshillohet qe te ndermerrni ndonje sport apo aktivitet fizik, per te shkarkuar stresin dhe per te mbajtur veten ne forme. Niseni qe ne muajt e pare te vitit, dhe ne vere do te filloni patjeter te shihni rezultatet dhe te ndieni kenaqesine e formes tuaj te re. Gjithshka ju duhet eshte vetem pak vullnet dhe durim. Ju e keni zakon t’i kerkoni rezultatet qe ne ditet e para pasi nuk shquheni per durim, por si thote ajo shprehja: “Roma nuk u ndertua per nje dite!”. Perseritjani vetes kete, here pas here dhe do ta keni me te lehte. Me familjaret duhet te tregoheni te durueshem pasi edhe ata kane problemet e tyre dhe ju nuk duhet qe gjithmone tu ngarkoni persiper edhe problemet tuaja . Por kur e keni te nevojshme nje ndihme prej tyre, mos hezitoni ta kerkoni, pasi ata jane te gatshem t’ju ndihmojne. Pra, nese nuk tregoheni mendjelehte dhe keni pak vullnet e durim, viti 2010 do te jete nje vit i mrekullueshem per ju.

infoal
 
Titulli: Horokopi Kinez

Gjarpri ( 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013 )

Keto persona do te marrin ndihme nga te tjeret pa ndonje komplikacion te papritur dhe per shkak te kesaj ata do te marrin rezultate frytdhenese pa u lodhur shume. 2010 nuk eshte vit shume i mire per ata persona qe duan te nisin nje marredhenie. Ju mund te prisni disa ndryshime ne gjysmen e pare te vitit 2010 dhe kjo ndodh sepse do te jeni akoma te influencuar nga yjet e vitit te kaluar. Ju keshillohet mos merreni shume per te larguar thashethemet kete vit, pasi ato do te zhduken vete. Periudha midis Korrikut dhe Nentorit do te jete periudhe shume e mire per te socializuar. Persa i perket javes profesionale, te lindurit ne pranvere dhe vere do te kene shume fat. Ju qe punoni si te vetepunesuar do te keni nje rritje te klienteles kete vit. Ju qe kerkoni nje pune te re, keshilloheni qe te jeni me fleksibel qe te shfrytezoni ne maksimum mundesite qe ofrohen. Ju qe keni lindur ne pranvere dhe ne dimer duhet te tregoheni me te kujdesshem kete vit, ka shume mundesi qe ju te humbisni punen. Por ylli juaj me fat do ju ndihmoje te ecni perpara pa shume problem. Per kete arsye ju do te dilni i pademtuar nga cdo gje. Udhetimi nuk perben planet tuaja kete vit, por per ndonje arsye te papritur ju ndoshta udhetoni jashte shtetit. Keshilloheni te jeni te kujdesshem me ceshtjet financiare kete vit. Familja dhe miqte do ju mbeshtesin plotesisht dhe do te jene me fat per ju kete vit. Pra, viti 2010 pergjithesisht do te jete vit shperblyes per ju.




jam me se dakord

---------- Post added at 18:35 ---------- Previous post was at 18:31 ----------

GJARPRI

Keni dëshirë që t’i kënaqni të tjerët, ndaj jeni shumë të popullarizuar në shoqëri. (FIKS FARE)Në diskutime merrni pjesë me kënaqësi, por kurrë nuk e humbni ndjenjën për mirësjellje dhe masë. Kur bashkëbiseduesi juaj fillon të përsërisë gjërat e humbni interesimin për diskutim. (SI GJITHMON...)Mos kultivoni simpati ndaj njerëzve të dyshimtë dhe ndaj atyre që shpesh e humbin kontrollin mbi sjelljet e tyre. Në të vërtetë konsiderojini të dobët. (NDODH... )

Dashuria: Jeni persona joshës dhe, kur të përcaktoheni për personin të cilin doni ta bëni për vete, nuk tërhiqeni lehtë. Megjithëse kënaqeni në flirt, e keni shumë të qartë kufirin të cilin nuk mund ta kaloni në rast se nuk dëshironi që ta humbni atë që tashmë e keni. Për ju dhe për partnerin tuaj shpesh vlejnë rregullat e kundërta; ju duhet hapësirë dhe mundësi e lëvizjes pa i dhënë kujt llogari, përderisa në të njëjtën kohë dëshironi të dini se çka po ngjet me partnerin tuaj. Mirëpo, kur dashuroni, jepni çdo gjë nga vetja! ( TAMAM)

Puna: Keni aftësinë e marrjes së vendimeve të shpejta, gjë që ju sjell shumë raste të mira për fitime. Situatat e punës i vlerësoni me lehtësi, reagoni në mënyrë të duhur dhe me kokë të ftohtë. Bashkëpunëtorët, të cilët duan t’jua bëjnë varrin, i hetoni dhe nënshtroni me kohë. Puna shpesh ju rrëmben, ashtu që nganjëherë nuk keni kohë për familjen dhe për shoqëri të personave të dashur. ( DHE KJO ESHTE E VERTET...)

Ngjyra: e kaltra indigo (NCUQ....E VERDHA :) )
Kafsha: pëllumbesha ( LUANI )
Ushqimi: të brendshmet
Lulja: kameliet
Pija: lëngjet
Numri: 16 (13)
 
Titulli: Horokopi Kinez

Edhe une jam gjarper...por spara me pershtaten te gjitha
 
Titulli: Horokopi Kinez

edhe une futem te gjarperi................po nuk do ta besoja kurre.............
 
Pe: Horokopi Kinez

Te lindurit nen shenjen e Miut, jane persona shume simpatike dhe jane gjithmone te rrethuar nga miq te besuar dhe nga nje partner qe eshte ne lartesine e tyre, te zote per te ndare kenaqesite e rafinuara te jetes, qe Miu deshiron tju jape.
Kapaciteti per te kontrolluar nervat edhe ne situatat me te veshtira ju garanton shpesh nje karriere shume te shpejte ne sektorin e punes.
Pasioni per udhetimet dhe deshira per te provuar dhe per te pasur gjithmone eksperienca te reja, e ben Miun trasgresiv ne moshe te re dhe te mencur ne moshe te rritur.
I vetmi rrezik per Miun eshte mos kontrollimi I vetvleresimit dhe mos dhenia e hapesires se duhur te atyre qe ka rrotull tij
Partneri Ideal: Dragoi ose Majmuni
MINJTE me te Njohur: Louis Armstrong, Marlon Brando, Doris Day, Clark Gable, Hugh Grant, Charlton Heston, Gene Kelly, Sean Penn, Burt Reynolds, Olivia Newton-John, Donna Summer, Kim Wilde.
Numerat me Fat: 1, 4, 5, 10, 11, 14, 41, 45, 51, e 54.

Ehe...Dicka...

---------- Post added at 15:26 ---------- Previous post was at 15:24 ----------

MIU
Jeni persona joshës, komunikues dhe gaztorë. Jeni të vlerësuar dhe të kërkuar në shoqëri. Gjatë njohjes, megjithëse jeni tërheqës, shpesh lini përshtypjen se jeni arrogantë, sado që nën atë maske, në të vërtetë, ndodhet një person i ndjeshëm. Kur jeni të trishtuar kërkoni një dëgjues të mirë! Në konflikte jeni të ngutshëm, impulsivë, ndaj në situata të tilla do të duhej të kishit kujdes për temperamentin tuaj.

Dashuria: Në dashuri jeni romantikë, të ndjeshëm dhe të gatshëm që të dashurit tuaj t'i mbroni në çdo situatë. Keni në vete një dozë të caktuar të xhelozisë dhe të posesivitetit, gjë që partnerin tuaj mund ta sjellë në kufirin e çmendurisë. Me vështirësi i shprehni emocionet, por jeni shumë të përkushtuar, sensualë, plot afsh dashurie dhe besnikë kur e gjeni shpirtin tuaj binjak. Për ju është shumë i rëndësishëm aspekti seksual i dashurisë.

Puna: Në punë keni shumë suksese, jeni partnerë të mirë në biznes dhe shpesh i shpëtoni punët tuaja që kanë marrë tatëpjetën. Jeni të paracaktuar për arritjen e sukseseve të mëdha në financa dhe në veprimtaritë juridike. Gjithnjë dëshironi të jeni në rrjedhë të ngjarjeve, kështu që edhe gazetaria ju shkon për dore. Vija ndërmarrëse e personalitetit mund t'ju çojë deri te një pasuri e madhe.

Ngjyra: e verdha
Kafsha: derri i egër
Ushqimi: orizi
Lulja: zambaku
Pija: birra
Numri: 11

Kjo i ka rene dicka me shume...
 
Pe: Horokopi Kinez

un se kuptova 2nentor cfare eshte ne shenjen kineze ?
 
Pe: Horokopi Kinez

MIU
Jeni persona joshës, komunikues dhe gaztorë. Jeni të vlerësuar dhe të kërkuar në shoqëri. Gjatë njohjes, megjithëse jeni tërheqës, shpesh lini përshtypjen se jeni arrogantë, sado që nën atë maske, në të vërtetë, ndodhet një person i ndjeshëm. Kur jeni të trishtuar kërkoni një dëgjues të mirë! Në konflikte jeni të ngutshëm, impulsivë, ndaj në situata të tilla do të duhej të kishit kujdes për temperamentin tuaj.

Dashuria: Në dashuri jeni romantikë, të ndjeshëm dhe të gatshëm që të dashurit tuaj t'i mbroni në çdo situatë. Keni në vete një dozë të caktuar të xhelozisë dhe të posesivitetit, gjë që partnerin tuaj mund ta sjellë në kufirin e çmendurisë. Me vështirësi i shprehni emocionet, por jeni shumë të përkushtuar, sensualë, plot afsh dashurie dhe besnikë kur e gjeni shpirtin tuaj binjak. Për ju është shumë i rëndësishëm aspekti seksual i dashurisë.

Puna: Në punë keni shumë suksese, jeni partnerë të mirë në biznes dhe shpesh i shpëtoni punët tuaja që kanë marrë tatëpjetën. Jeni të paracaktuar për arritjen e sukseseve të mëdha në financa dhe në veprimtaritë juridike. Gjithnjë dëshironi të jeni në rrjedhë të ngjarjeve, kështu që edhe gazetaria ju shkon për dore. Vija ndërmarrëse e personalitetit mund t'ju çojë deri te një pasuri e madhe.

Ngjyra: e verdha
Kafsha: derri i egër
Ushqimi: orizi
Lulja: zambaku
Pija: birra
Numri: 11

Pupupu ..I ka gjet te gjitha ..vetem ate pijen se ka gjet ...duhet besu noj her

---------- Post added at 15:47 ---------- Previous post was at 15:45 ----------

un se kuptova 2nentor cfare eshte ne shenjen kineze ?

Me duket se eshte me vite ..un nga ajo e percaktova se mora vesh mir :P
 
Pe: Horokopi Kinez

as spo e gjej dot me se ciles shej i perkas ne kte horokopin kinez ,,sepse me ka humbur interesi ta di,,

kush do ta di per mua,,un kam lindur me 1 Shkurt,,,1983 :makine:
 
Back
Top