Hong-Kongun “e përpiu” smogu

Tuana

Nada é por acaso!
f1_04-smog-1-jpg1344068540.jpg


Hong Kong, 4 gusht – Hong-Kongu është zhytur në smogun më të rëndë që e mban në mend ky qytet. Autoritetet kanë konstatuar se ndotja e ajrit ndodhet në nivelin rekord që nga viti 1999, që kur bëhen statistika rreth këtij fenomeni. Ndonëse moti është i mirë dhe me diell, shumëkatëshet e Hong-Kongut janë të mbuluara nga smogu i dendur helmues, derisa qielli ka ngjyrë hiri. Autoritetet kanë lutur qytetarët që të qëndrojnë nëpër shtëpi, po qe se nuk e kanë të detyrueshme të dalin. ثshtë bërë apel i veçantë që personat me sëmundje kronike kardiologjike dhe respiratorike, më të moshuarit dhe fëmijët të zvogëlojnë aktivitetet fizike.

Zyrtarët theksojnë se ndotja e ajrit është përkeqësuar me veprimin e tajfunit “Saola”, që ka rezultuar me vdekjen e katër personave në Tajvan, rreth 700 kilometra në lindje të Hong Kongut.

Masa ajrore e jashtme e tajfunit thuhet se ka shkaktuar ngritje të temperaturave në Hong Kong dhe ka nxitur rritjen e nivelit të ozonit.

Aktivistët për mbrojtjen e natyrës theksojnë se qyteti nuk duhet që të fajësojë vazhdimisht kushtet atmosferike apo fabrikat kineze për shkak të problemeve me ndotje, të cilat po paraqiten vazhdimisht.

Erica Chan, shefe e organizatës ambientaliste “Rrjeti për ajër të pastër” thekson se kushtet atmosferike nuk do të mund ta përkeqësonin ndotjen e Hong Kongut, po qe se në vetë qytetin të mos liroheshin gazrat që e ndotin ambientin.

Chan po ashtu ka theksuar se një prej problemeve kryesore janë automjetet lokale, që përdorin motorë të stërvjetruar.

Zyrtarët në Hong Kong gjatë janarit të këtij viti e kishin paralajmëruar rishikimin e rregullave rreth cilësisë së ajrit, rishikimi ky i pari që bëhet pas 25 vjetësh, pasi një hulumtim në Universitetin e këtij qyteti ka treguar se prej sëmundjeve të lidhura me ndotjen e ajrit vdesin mbi 3 000 banorë për çdo vit./koha/
f1_04-smog-2-jpg1344068565.jpg
 
Titulli: Hong-Kongun “e përpiu” smogu

Shum keq per banoret si tja bejn te ken te gjitha maska a jetohet ne ato kushte se?
 
Re: Hong-Kongun “e përpiu” smogu

Mjer mushkerite e ketyre :(
 
Titulli: Hong-Kongun “e përpiu” smogu

Jo po ankohuni se ne shqiperi ska pasterti etj , shi ca bohet ne boten e civilizume :P nami , kshu qe mund te themi qe ne jetojm ne lluks.

Gjyna per banoret e hong-kongut , zoti i ruajt.
 
Pe: Hong-Kongun “e përpiu” smogu

Dhe tirana aty afer eshte
 
Back
Top