Hollanda teston rrugët vetë – ndriçuese

Arfenilla

Themelues i Forumit
Holanda ka filluar testimin e rrugëve vetë-ndriçuese, në mënyrë që të eliminojë dritat e rrugës, për të ulur koston e energjisë elektrike.
hollande-600x330.jpg

Ky projekt është ideuar nga Studio Roosegaarde dhe deri tani është testuar në 500 metra gjatësi rruge. Për momentin është thjesht në proces testimi dhe do të përdoret tek parqet për të parë se si do të funksionojë. Rrugët janë ngjyrosur me bojë neoni, e cila thith energjinë diellore gjatë ditës, dhe përdoret për të ndriçuar rrugët gjatë natës.
ndriqimi.jpg

Studio Roosegaarde ka në plan gjithashtu të krijojë vija të bardha në rrugë, të cilat janë të ngjashme me flokët e dëborës, dhe do të shfaqen vetëm në rastet kur ka akull në rrugë. Dritat, të cilat ndriçojnë vetëm kur makinat janë afër njëra tjetrës, është një tjetër nismë ekologjike, që do të përdoren për të kursyer energjinë.lajmi
 
Back
Top