Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hodo Beg Dervishi

  • Nga Lauri
  • Start date Start date
  • - Personalite të shquara Shqiptare /boteror
Hodo Sokoli ishte veprimtar i shquar, patriot, me gradën kolonel në xhandarmerinë turke.
Hodo Beg Dervishi u bë i njohur në vitet 1878-79-80. Pasardhësit e Hodo Begut, ndër kohët e vona, e ndryshuan mbiemrin në "Sokoli". Familja Dervishej ishte e rënë nga mali Sumë i Dukagjinit, kryesisht nga lagja Bojej. Në kohën e vezirëve Bushatllinjë ndodhen t'instaluar në Durgut , Hodo beu arriti të gradohej gjeneral brigade (mirëliva). Në sajë të patriotizmit që tregoi në kohë të Lidhjes[2] dhe të Luftës së Miletit fitoi të drejtën të përmendet në historinë kombëtare në radhën e patriotëve të shquar shqiptarë. Populli i Shkodrës i ka thur këngë figurës së tij.

Hodo lindi më 17 nëntor 1834. I ati, Mahmut Begu e pagëzoi me emrin Et'hem-Hodo. Me kohën mundi të fitojë një kulturë të mirë nga ndjekja e shkollës "Ruzhdije". Ai ka qenë shumë i zgjuar dhe trim. I njohur për virtyte të larta dhe si një person i një familjeje me tradita të hershme në Shkodër, fitoi një vend nderi të merituar. U dallua për trimërinë dhe guximin e tij ndër luftimet në zona kufitare, që në ato kohëra shpesh herë provokoheshin nga armiqtë e Perandorisë Osmane. Për talentin e tij ushtarak qe emëruar kapiten i rojës së ishujve të liqenit, kufi me Malin e Zi. Ishte kapiten që në kohën kur ishte guvernator Abdi Pashë اekrezi, në vitin 1860. Më vonë gradohet major i xhandarmërisë ushtarake e formuar rishtas në atë kohë. Me rastin e ardhjes së Dervish Pashës vali në Shkodër më 1869, qe transferuar në formë internimi në Stamboll. Veprimtar i Lidhjes së Prizrenit. Kryetar i Lidhjes për degën e katolikëve malësorë me qendër Shkodrën. Që në 17 prill 1880 del hapur kundër vendimit të Portës së Lartë për dorëzimin Malit te Zi krahinat e Hotit dhe Grudës duke hedhur për tokë medaljet dhe nderimet që kishte fituar gjatë karrierës ushtarake në xhandarmëri, bashkë me uniformën gjatë një mbledhjeje të Lidhjes së Prizrenit në sy të 150 efektivave osman. Fakti që këmbeu uniformën me veshje tradicionale shqiptare në mbledhje, e forcon edhe më tepër këtë vepër simbolike. Dhe udhëheq 8,000 trupa në mbrojtje të Tuzit. Në dhjetor të 1880 Hodo Sokoli kapet nga Dervish Pasha dhe internohet në Stamboll, dhe më tej ekzekutohet në Erzinkan më 1883 ,,

hodo_zps8014fd10.png
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back